E Shtunë, 01.25.2020, 06:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
REQUIEM PËR IZET SHEHUN
Nga RESHAT KRIPA

E Martë, 11.27.2012, 07:53am (GMT+1)



Ike Izet i dashur! Ike dhe na le vetëm në rrugën tonë. Nuk besoja kurrë se do të isha unë ai që do të thoja këto dy fjalë të përmortëshme në përcjelljen tënde për në banesën e përjetëshme. Nuk besoja, se deshëm të të kishim gjithmonë pranë, gjithmonë në krye të rrugës që kishim nisur së bashku, sepse kishim nevojë për prezencën tënde, për mendimin tënd, për fjalën tënde. Por ti ike. Zoti kishte vendosur të të merrte pranë vetes dhe Zoti gjithmonë zgjedh më të mirët dhe ti ishe më i miri.

Çfarë të të kujtoj o vëlla? Ishe ende i ri kur u detyrove të përballeshe me përndjekjen më mizore të sistemit totalitar. Por ti kishe genin fisnik të fisit tënd. Ishte ky gen që të udhëhoqi në çdo hap të jetës tënde. Ndaj nuk u përule asnjëherë. Dallgët e jetës i përballove me krenari dhe dinjitet. Bijtë e një familje fisnike e tregojnë veten edhe në rrethana shumë të vështira. Po, Izet i dashur, ti i mbijetove asaj kohe barbare, i mbijetove sepse në venat e tua rridhte gjak fisniku dhe ky gjak nuk të mungonte ty, i dashur vëlla! Fisnikërinë e familjeve të mëdha nuk mund ta errësojnë klithmat e korbave të zinj.

Por së fundi kohët ndryshuan dhe ti ishe gjithmonë në rradhën e parë të atyre që iu kushtuan demokratizimit të vendit dhe në mënyrë të veçantë të atyre që i kishin hequr mbi supet e tyre tmerret e atij sistemi.. Për këtë arsye ata të zgjodhën si përfaqësuesin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë. Dhe nuk u gabuan. Ti e justifikove plotësisht besimin që të dhanë. Ti ishe gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar me të gjitha forcat e tua për demokratizimin e vendit dhe luftën kundër mentalitetit të përmbysur totalitar që ende sundonte në vendin tonë. Ti ishe gjithmonë përkrah shtresës tënde nacionaliste, së cilës i përkisje. Ne nuk do të harrojmë kurrë për tërë këta vite që do të jetojmë.

Kush ishe ti, Izet Shehu? Ishe poeti, ishe shkrimtari, ishe publicisti, ishe politikani. Këtë ti na e ke treguar nëpërmjet vargjeve të tua të arta :
Jam zjarri i zjarrit tim,
Më i hershëm se Prometeu,
Mos më shihni si hutinë!
U ndeza
Kur u ngjiz dheu.
Jam ushtari,
Që i binte bririt
Rrotull zjarreve pagane,
Me Teutën verë kam pirë,
Vallen hoqa mes taulntëve.

Ky ishe ti, i dashur Izet. Por të tilla vargje ne nuk do t’i dëgjojmë më.
Pushuan tingujt e magjepsur,
Ato nuk do t’i dëgjojmë më.

Shkruante dikur poeti i madh i madh Lermontov dhe mua sot më duken sikur këto vargje të kushtohen ty, Izet.
Ngriheni kokën lart e nderuar zonja Shehu! Ngriheni kokën lart të nderuar Agur Shehu, vajza, nipër e mbesa! Qëndroni krenarë. Ju keni me se mburreni. Krenaria, fisnikëria dhe dinjiteti i burrit dhe babajt tuaj ju bënë edhe juve krenarë si ai. Për njerëzit e mëdhenj nuk derdhen lot. Për ta thurren vargje dhe ngrihen këngë. Izeti ishte njeri prej tyre..

Ju humbët me të vërtetë njeriun më të dashur tuajin, por edhe ne nuk kemi humbur pak. Ne humbën mikun tonë të mirë. Humbëm njeriun që e kishim në krahun tonë. Ne sot po i falim tokës mëmë vetëm trupin e tij të drobitur, ndërsa shpirtin e tij e kanë marrë engjëjt dhe kanë fluturuar lart në qiell për ta shpënë te Zoti i madh i madhërishëm, në parajsën e përjetëshme. Ndërsa deri dje kishim në mes tonë Izetin tonë të dashur, tani e tutje do të kemi kujtimin e tij të paharruar.
Qoftë i lehtë dheu që i ka rënë përsipër!


RESHAT KRIPA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
E DREJTA E TRUQISË PËR VETËMBROJTJENga SHABAN MURATI (11.27.2012)
DIKTATURA KA KRYER PATRICID NDAJ BABALLARËVE TË KOMBIT - I KA VRARË, SYRGJYNOSUR, LËNË NË HARRIM E MALLKIM PËR 70 VJETNga ELIDA BUÇPAPAJ (11.26.2012)
PËR MIKUN TIM TRUGROPË - OSE SA GLOBALIZIM DURON SHQIPTARI?!Nga XHEMAL AHMETI (11.26.2012)
Letër e hapur kryeministrit të Shqipërisë z Sali BerishaNËSE ANASHKALOHET PRESIDENTI I KOSOVËS IBRAHIM RUGOVA, UNË NUK FESTOJ!Nga XHEVAT REXHAJ (11.25.2012)
Me rastin e 100-Vjetorit të PavarësisëTRASHËGIMIA E GJERGJ KASTRIOTIT - SKËNDERBEDIL EDHE NJËHERË E MBLIDHE KUVENDINNga FRANK SHKRELI (11.25.2012)
28 NËNTORI - TRIUMFI I FLAMURIT PA YLLNga RESHAT KRIPA (11.24.2012)
Ribotim përkujtimorXHEMAJL MUSTAFA DHE KOSOVANga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.23.2012)
PËRBALLË PËRKRENARES DHE SHPATËS SË SKËNDERBEUTNga VISAR ZHITI (11.23.2012)
DITA E FALENDERIMEVE NË AMERIKË - 2012Nga FRANK SHKRELI (11.22.2012)
FALËNDERIME NGA ZEMRA KRYEMINISTRIT BERISHANga Prof. dr. ESHREF YMERI (11.22.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Janar 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]