E Shtunë, 08.08.2020, 03:54pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
FRYMA E DAVOS-it
Nga FRANK SHKRELI

E Martë, 01.29.2013, 08:56am (GMT+1)



Takimi më i njohur në botë i udhëheqësve politikë dhe të biznesit -- Forumi Ekonomik Botëror 2013 në Davos të Zvicrës -- përfundoi punimet të djelën. Në atë forum morën pjesë javën që kaloi mbi 2500 veta ndër udhëheqësit më të dalluar të botës në fushën politike e qeveritare, biznesit, të shoqërisë civile dhe intelektualë të njohur botërorë. Përfshiheshin gjithashtu edhe aktivistë të lloj lloj kauzash, përfaqësues sindikatash, akademikë dhe biznesmenë në moshë të re dhe natyrisht një mbledhje e tillë nuk mund të përjashtonte qindra gazetarë nga e gjithë bota.

Forumi ndërkombëtar në Davos mund të jetë i vetmi takim botëror ku nuk negociohen as nuk arrihen marrëveshje të asnjë natyre, as nuk merren vendime për asgjë, por është sipas Profesorit Klaus Schwab -- cili themeloi Forumin Davos 43 vjetë më parë -- një platformë për të shkëmbimin e mendimeve dhe për gjetjen e zgjidhjeve në një atmosferë të izoluar dhe larg nga problemet dhe presionet e jetës së përditshme.

Në një kryeartikull në lidhje me mbledhjen e këtij viti, botuar në gazetën kombëtare amerikane USA Today, Profesori Schwab, duke folur për mbledhjen e parë të Forumit Davos, tha se, ''objektivi i themelimit të Forumit ishte për të sjellur në Evropën e pas luftës, idetë dhe aftësitë e intelektuale, industriale dhe të inovacionit të Shteteve të Bashkuara, me qëllim për të modernizuar sistemet evropiane shoqërore dhe të biznesit.'' Ai shtoi se ndonëse natyra e këtij forumi vjetor ndërkombëtar ka ndryshuar gjatë 43-viteve të kaluara, Profesori Schwab shkruan se objektivi kryesor i Forumit mbetet i njëjti si atëherë: ''Shkëmbimi i lirë i mendimeve, dialogu, si dhe ideja e lirisë dhe të shprehurit hapur e pa pengesa, cilësi këto për të cilat Amerika është një model për botën'', tha ai në kryertikullin për gazetën amerikane.

Natyrisht se sivjet në mbledhjet e Davos-it u bisedua dhe u shkëmbyen mendime mbi pothuaj të gjitha problemet me të cilat përballet sot bota. U diskutua mbi ekonominë botërore dhe mbi papunësinë, problem këto që u cilësuan si një burim shqetësimi serioz për shumë pjesëmarrës. U fol edhe mbi të ardhmen e Europës, pasi Kryeministri britanik David Cameron njoftoi mbajtjen e një referendumi mbi të ardhmen e antarësimit të Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian, duke thënë se, ''Evropa ka më shumë nevojë për vullnet politik dhe jo për më shumë institucione politike''.

Folësja kryesore në Forum, Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, duke folur për gjëndjen ekonomike në eurozonë, paralajmëroi kundër lehtësimit të masave të rrepta ekonomike në Evropë, duke shtuar se ''Përvoja politike tregon se shpeshëherë nevojitet bërja e presionit për të siguruar reforma strukturore politike.'' Ajo shtoi se, ''Nëqoftse Evropa sot është në një gjëndje të vështirë, atëherë ne duhet që sot të ndërmarrim reformat e nevojshme, ashtuqë të jetojmë më mirë nesër.''

Përveç problemeve ekonomike e financiare të botës, ndër shqetësimet kryesore për të cilat u bisedua sivjet në Davos ishin gjithashtu edhe problemet politike dhe të sigurisë ndërkombëtare, si për shembëll mundësia që Irani të zhvillojë armë bërthamore dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme, si rrjedhim i të ashtuqujturës ''Pranverë Arabe''.

Është e vërtetë se në këtë mbledhje vjetore tradicionalisht marrin pjesë kapitalistë të dalluar nga mbarë bota, përfaqsues dhe drejtues të firmave më të mëdha botërore, njerëz të fuqishëm dhe të njohur të politikës dhe ekonomisë e financave por edhe të fushave dhe aktiviteteve të ndryshme të shoqërisë, për të cilët shtrohen darka e dreka dhe kokteje ekskluzive për të ftuarit.
Por pjesmarrësve të rregulltë në Forumin Davos këtë vit iu bashkuan edhe udhëheqës dhe biznesmenë në mosh të re, të ftuar në frymën e shkëmbimit të lirë të mendimeve -- për të sfiduar përfaqsuesit e elitës politike, ekonomike dhe financiare të botës, jo vetëm ata nga Perëndimi por edhe nga vendet në zhvillim. Ndër këta përfaqsues të brezit të ri nën moshën 30-vjeçare, pëfshiheshin njëri prej udhëheqësve të protestave studentore në Kili, nipi i Warren Buffet, njeriut të tretë më të pasur në botë dhe vajza e ish-Presidentit Bill Clinton e Hillary Clinton. Të gjithë këta, në një mënyrë ose në një tjetër, janë të aktivizuar në përpjekje për një ''angazhim për të përmirësuar gjëndjen në botë'', e që është edhe motoja zyrtare e Forumit Davos.

Ndër subjektet kryesore për diskutim ishte papunësia në radhët e rinisë, sidomos në Evropën jugore por edhe në mbarë botën, si dhe mënyrat për të motivuar rininë për tu angazhuar në zgjidhjen e problemeve, ndërkohë që këjo rini përballet me një papunësi rreth 60-për qind në disa vende. Organizuesit e Forumit Davos bënë gjithashtu përpjekje që të komunikonin edhe me përfaqsues të protestave kundër Wall Street-it dhe të protestuesve nga Britania e Madhe dhe vendeve të tjera të Evropës.

Themeluesi i Forumi Davos, Profesori Klaus Schwab duke folur për problemet e shumëta me të cilat përballet sot Evropa dhe bota, si dhe për zgjidhjen e problemeve ekonomike botërore, ai e mbylli forumin me fjalët e fushatës së presidentit amerikan Barak Obama, ''Po, ne mund t'ia dalim.... por mendoj se kyçi është bashkpunimi global’’, tha ai para më shumë se 2500 pjesëmarrësve nga e mbarë bota.

Arritjet ose dështimet e këtij Forumi sivjet po debatohen dhe kritikohen nga media, gjë që është e natyrshme për një takim të tillë të nivelit botëror. Madje edhe Profesori Schwab, që nga natyra është tepër optimist, pranoi se ky ishte forumi më i zymtë që ai ka organizuar ndonjëherë. Por ai është gjithnjë optimist dhe mbështetës i dialogut për zgjidhjen e problemeve në nivele të ndryshme shqoërore, shtetërore dhe botërore, duke shkruar në gazetën amerikane USA Today se: ''Dialogu i vërtetë do të thotë bashkveprim dhe komunikim me ata me të cilët nuk je dakort, me fqinjët ose miqët si dhe me ata të cilët e shikojnë botën nga një përsepktivë krejt ndryshe, me njerëz të gjeneratave e kulturave të ndryshme si dhe me ata që mund të kenë misjone tjera në jetë. Ne të gjithë jemi pjesë e një komuniteti global''. Ky ishte nje mesazh i rendesishem per te gjithe pjesemarrsit dhe me gjere.
Pa marrë parasyshë analizat dhe komentet mbi përfundimet e Forumit në Davos të Zvicrës, pjesëmarrësit nga më shumë se 100-vende të botës janë larguar së andejmi me mendime dhe ide të ndryshme për problemet e shoqërive të tyre dhe të botës. Por cilat do qofshin vlerësimet e punimeve të Forumit të sivjetshëm në Davos nga analistët dhe pjesëmarrësit, nëqoftse ata marrin me vete këshillat e porositë e themeluesit të Forumit Davos se “të gjithë ne jemi pjesë e një komuniteti global” dhe se me dialog dhe respekt për njëri tjerin -- pa marrë parasyshë ndryshimet midis nesh -- mund të zgjidhen më lehtë problemet serioze me të cilat përballet sot shoqeria dhe mbare njerëzimi. Porosia për dialog dhe mirëkuptim e ''Frymës së Davos-it'' vlen edhe për marrëdhënjet dhe komunkimet në çdo nivel të jetës, në familje, në shoqëri, në politikë -- mundësia pra për tu ulur dhe biseduar mbi problemet dhe zgjidhjen e tyre nepërmjet shkëmbimit të lirë dhe të papenguar -- pa marrë parayshë ndryshimet në pikpamje -- me qëllim që të përallohen sfidat me të cilat mund të ndeshen individët dhe shoqëria në përgjithësi.


Klaus Schwab, Themeluesi dhe Presidenti i Forumit Ekonomik Boteror


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SINDROMI I ÇALLMXHINJVE TE DERZHAVNI IMAMËT!Nga ISUF BAJRAMI (01.29.2013)
RIDALJA GJEOPOLITIKE E RUSISË NË MESDHENga SHABAN MURATI (01.28.2013)
LUFTA E E PRITSHME BRENDA PARTISË DEMOKRATIKE: JOZEFINA TOPALLI VS LULZIM BASHANga REDAN BUSHATI (01.28.2013)
DOKTRINA HILLARY?Nga DAVID ROHDE, Reuters (01.27.2013)
HILLARI KLINTON PËRPLASET ME SENATORËTNga FRANK SHKRELI (01.24.2013)
THYEJI TË GJITHA RREGULLATNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (01.24.2013)
21 JANARI,PRESIDENTI OBAMA,LINKOLNI,MARTIN LUTHER KING JR.,RUGOVA, LIRIA, SHQIPTARËT E SERBËT -Nga ELIDA BUÇPAPAJ (01.22.2013)
Ç'JANË KËTA AMBASADORË ME SHTETËSI TË HUAJNga SHABAN MURATI (01.22.2013)
NË NDER TË PROFESOR ERNEST KOLIQITNga FRANK SHKRELI (01.21.2013)
PROFITERËT E RUGOVËS JANË ANTIRUGOVIANËNga ELIDA BUÇPAPAJ (01.21.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2020  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]