VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MARRËVESHJA E BRUKSELIT - KUSH ÇKA FITOI E ÇKA HUMBI?Nga ALBINOT MALOTI

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 05:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
MARRËVESHJA E BRUKSELIT - KUSH ÇKA FITOI E ÇKA HUMBI?
Nga ALBINOT MALOTI

E Enjte, 07.18.2013, 04:49pm (GMT+1)


Shtjellimin e kësaj teme e cila u mbajt në debatin e organizuar nga Qendra Mediale në Çagllavicë të Prishtinës, me të njëjtin titull, duhet lakuar në tre shtylla, të cilat do t'i ndaj në këtë diskutim. Paraprakisht, duhet thënë se dioptria ime për këtë problematikë niset nga prozhektorët neutral të një përcjellësi i cili mundohet të nxjerr më të mirën edhe nga më e keqja. 1. Nevoja për dialog apo dialogu i imponuar

Pas shumë përpjekjeve të popullit të Kosovës, dhe një rruge të gjatë prej çlirimit nga viti 1999, ajo me 17 shkurt të vitit 2008 shpalli pavarësinë e saj. Orvatjet e Serbisë pas kësaj date ishin nga më të ndryshmet, duke filluar nga deklarimi i Beogradit zyrtar për mosnjohjen e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur e sovran, ndezja e pikave kufitare në Leposaviq e Jarinje, ndezje këto të disa hershme, lobimi kundër njohjeve që po i bëheshin shtetit më të ri. Mirëpo, nuk ishin vetëm këto metodat që bëri Beogradi zyrtar për ta kundërshtuar pavarësinë e Kosovës. Serbia, konkretisht në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara kërkoi që të miratohej Rezoluta e saj për ta vendos para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë çështjen e shpalljes së pavarësisë. Kjo u pranua nga 77 vende anëtare të OKB-së. Çështja e shpalljes së pavarësisë u shqyrtua nga ana e GJND-së dhe Serbia morri përgjigjen e saj. GJND në opinionin e saj tha se "Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.". Jo shumë kohë nga ky moment, Beogradi zyrtar inicoi Rezolutë të re e cila pas intervenimeve të Brukselit u ndryshua dhe u përpilua një tjetër, ku tani iniciator ishin Serbia dhe Bashkimi Europian. Përmes kësaj Rezolute të drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u kërkua fillimi i një Dialogu të ri në mes të palëve siç thuhej në Rezolutë. Palët në këtë rast ishin Republika e Serbisë dhe Republika e Kosovës e njohur nga një numër i madh shtetesh anëtare të OKB-së.

Ky shpjegim na thotë se Prishtina zyrtare nuk ishte ajo e cila shprehu interesin për dialog, por si i tillë u imponua. Kjo është pika e parë të cilës duhet referuar kur flasim për Marrëveshjen e Brukselit. Cila ishte nevoja e dialogut të cilën e mësuam më vonë do ta shtjellojmë në vazhdim.

2. Dialogu teknik dhe dialogu politik vs. teknika e dialogut dhe politika e dialogut

Dialogu fillestar i njohur si dialogu teknik filloi në mars të vitit 2011 në mes të zëvendës kryeministres së Kosovës, Edita Tahiri dhe drejtorit politik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë dhe shef i kabinetit të ish-Ministrit të Jashtëm Vuk Jeremiq, Borisllav Stefanoviq, nën drejtimin e përfaqësuesit të BE-së, Robert Cooper. Teknika e dialogut ishte

e atillë që si tema kishin çështjet e interesit praktik në mes të palëve pa paragjykuar statusin në mes tyre. Tema të dialogut ishin: Librat amë e Shënimet kadastrale të Kosovës që i kishte marr Serbia me tu larguar nga Kosova në vitin 1999, Lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave në mes të palëve, ku përfshiheshin edhe tabelat e regjistrimit të veturave, Pranimin e dy anshme të diplomave universitare, Vulat doganore, Përfaqësimin dhe bashkëpunimin rajonal, IBM Menaxhimin e integruar të kufijve e çështje të tjera të cilat po vazhdojnë edhe sot në kuadër të këtij dialogu.

Më pastaj u çel dialogu politik në mes të dy kryeministrave të palëve në dialog. Nga njëra anë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe nga ana tjetër kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq. Në dialogun politik politika kryesore zhvillohej për Veriun e Kosovës. Duke parë mundësit e tija, kryeministri i Serbisë, Daçiq provoj kartën e nxjerrjes së maksimumit nga maksimumi që i ishte ofruar komunitetit Serb në Kosovë me pakon e Ahtisarit, që ishte plani mbi të cilin u themelua shteti i Kosovës. Në anën tjetër kryeministri i Kosovës, Thaçi provoj kartën e shtrirjes së sovranitetit të Prishtinës zyrtare edhe në pjesën veriore të vendit paqësisht përmes kësaj marrëveshje.

Teknika e dialogut ishte e vazhdon të mbetet ajo e cila prodhon pyetjet të shumta e të cilat duan përgjigje. Kryesorja është transparenca jo e mjaftueshme dhe liria e palëve për interpretim të konkluzave e marrëveshjeve të arritura, në formën të cilën ata e duan e ju konvenon. Politika e dialogut u bë e atillë që të dukeshin se Ivica Daçiqi dhe Hashim Thaçi edhe me mos pasjen e dëshirës për dialog, ata janë duke e bërë maksimumin që të vihet deri të një normalizim i marrëdhënieve në mes palëve. Edhe marrëveshja kur u votua nga Kuvendet e palëve iu lexua ndryshe deputetëve në Beograd, e ndryshe deputetëve në Prishtinë. 3. Kush u gëzua me arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë?

Gëzimin më të madh nga arritja e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë e pati përfaqësuesja e lartë e BE-së për politik të jashtme, Baronesha Catherien Ashton. Për qytetarët të cilët i gëzojnë ato të arritura nga dialogu teknik u mësua që edhe pse ishte imponim, doli të ishte edhe i nevojshëm, gjithherë duke i pa rrethanat në teren. Kur shohim dialogun politik dhe efektet që do të jep ai, nuk guxojmë të gëzohemi shumë, e sidomos nëse Prishtina zyrtare nuk i shtyn agjendat e saja për fuqizimin e shtetit të Kosovës. Ajo që brengos është sa zbatimi i marrëveshjes aq edhe frika se sa do të respektohet ajo nga palët. Nga përvoja kemi pa që nga konkluzat e arritura në dialogun teknik, Serbia lë për të dëshiruar.

Ana tjetër arritjes së marrëveshjes është se tanimë Prishtina zyrtare nuk ka arsye të le anash problemet tjera të brendshme të cilat po rriten duke pas vëmendjen te dialogu. Synim i marrëveshjes për Prishtinën zyrtare ishte edhe përshpejtimi i proceseve integruese në BE dhe liberalizimi i regjimit të vizave. Këto ngelet të shihen. Se kush fitoi e kush humbi nga kjo marrëveshje, mirëfilli dihet se Nobelisti për paqe, Bashkimi Evropian është fituesi gjithsesi.

Ndërsa më e mira do të ishte që Republika e Serbisë dhe Republika e Kosovës ta njihnin njëra tjetrën dhe të vendosnin marrëdhënie bilaterale e diplomatike, si mënyra më e mirë për t'iu shmangur problemeve që mund të prodhojë Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

ALBINOT MALOKU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËRTEJ DEBATIT MINISTËR vs DEPUTETNga AFRIM KRASNIQI (07.18.2013)
'TRAUMAT E TRANZICIONIT' TË ELIDA BUÇPAPAJT -  NJË DËNIM I TRANZICIONIT 20-VJEÇARNga FRANK SHKRELI (07.16.2013)
SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK: NUK KAM QËNË KURRË ANËTAR I PPSHNga SKËNDER BUÇPAPAJ (07.15.2013)
TIRANA - KRYEQYTETI I ANTILIGJIT OSE KRYEQENDRA E KORRUPSIONIT SHQIPTARNga ARTUR VREKAJ (07.15.2013)
IKE LARG HASHIM VËLLAI...Nga LEBIT MURTISHI (07.14.2013)
VAJZA QË SFIDOI TALEBANËT, IKONË GUXIMI DHE SHPRESE E FRYMËZUAR NGA NËNË TEREZANga FRANK SHKRELI (07.14.2013)
SA PËR KUJTESË AMBASADORIT RUS LEONID ABRAMOV - RUSIA DUHET T'I KËRKOJË NDJESË KOMBIT SHQIPTARNga ESHREF YMERI (07.13.2013)
NEVOJA PËR REMONT KAPITAL NË PDNga MENTOR KIKIA (07.12.2013)
TRAGJEDIA E ÇAMËRISË NË ANGLISHTNga FRANK SHKRELI (07.12.2013)
DY FJALË PËR SHPIRTIN E BARDHË TË ANTHONY ATHANAS - NGA ELIDA BUÇPAPAJ (07.10.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]