VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PAPA FRANÇESKU DHE BOTA MYSLIMANENga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 04:48pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
PAPA FRANÇESKU DHE BOTA MYSLIMANE
Nga FRANK SHKRELI

E Mërkurë, 08.14.2013, 06:31am (GMT+1)


Të djelën që kaloi, para dhjetëra mija romanësh the turistësh në Sheshin e Shën Pjetrit, me rastin e përfundimit të muajit të shënjët të agjërimit të Ramazanit, nga dritarja e Vatikanit, Papa Françesku u bëri thirrje të Krishterëve dhe Myslimanëve anembanë botës, që të promovojnë respektin e përbashkët midis njëri tjetrit, sidomos nepërmjet edukimit të brezave të ardhëshëm. Papa, me atë rast u dërgoi përshëndetjet e tia Myslimanëve në mbarë botën, të cilët ai i cilësoi si "vëllezër'', me rastin e festës së Bajramit.

Respekti për njëri tjetrin, ishte në të vërtetë, thelbi i një mesazhi personal që Papa Françesku i kishte dërguar, në fillim të gushtit, botës Myslimane, në të cilin tha: "Këtë vit, që është viti i parë i Pontifikatit tim, kam vendosur që këtë mesazh personal ta nënshkruaj vet dhe t'ua dërgoj ju miqëve të mi të dashur, si një shprehje e respektit dhe miqësisë time për të gjithë Myslimanët, veçanërisht për ata që janë udhëheqës fetarë", shtoi ai në mesazhin e njoftuar nga Vatikani.

Përveçse ai bëri thirrje për respekt të përbashkët midis të Krishterëve dhe Myslimanëve, Papa Françesku theksoi atë që ai tha se ishte, "tema që ai dëshironte të pasqyronte kësaj radhe.... Dmth, shqetësimi, si për Myslimanët ashtu edhe për të Krishterët, për të krijuar atmosferën për promovimin e respektit të përbashkët nepërmjet edukimit." Ky mesazh, tha Papa, u drejtohet të gjithë atyre që "respektojnë jetën, dinjitetin dhe të drejtat inividuale të çdo personi." Ai bëri thirrje edhe për respektimin e "reputacionit, pronës, identitetit etnik dhe kulturor, si dhe ideve dhe pikpamjeve politike të çdo personi." Drejtë realizimit të këtij objektivi, Papa bëri thirrje për kontributin e pazëvëndsueshëm të familjeve, shkollave, përfshirë ato fetare, dhe shtoi se të gjitha mediat e kanë për detyrë të luajnë rolin që u takon në arritjen e këtij objektivi.

Në lidhje me edukimin e rinisë së Krishterë dhe Myslimane, udhëheqësi i Kishës Katolike tha në mesazhin e tij drejtuar botës Myslimane me 2 gusht, se, "ne duhet të edukojmë rininë tonë, ashtuqë që ajo të mendojë dhe të respektojë fetë e ndryshme dhe pasuesit e tyre, dhe jo të tallet ose të denigrojë bindjet dhe praktikat e tyre." Ai shprehu posaçërisht dhëmbjen e tij kur dëgjon për sulme kundër qendrave fetare të njërës apo tjetrës fe.

Papa Françesku përfundoi mesazhin e tij, duke thënë se, "Të gjithë ne jemi të vetdijshëm se respekti i përbashkët është baza themelore e të gjitha marrëdhënjeve njerëzore, veçanërisht në radhët e atyre që praktikojnë fenë....Me këto ndjenja, ritheksoj shpresën time se të Krishterët dhe Myslimanët do të jenë promovuesit e vërtetë të respektit dhe miqësisë, veçanërisht nepërmjet edukimit", përfundoi Papa mesaxhin e tij dërguar botës Myslimane, me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit.

Vatikani e kishte bërë traditë ç'prej mesit të dekadës së 60-ave të shekullit të kaluar, që të dërgonte mesazhe të tilla solidariteti dhe vullneti të mirë botës Myslimane, por ato dërgoheshin në emër të Papës nga Këshilli i Vatikanit për Dialog Ndërfetar. Papa Françesku është i dyti Papë në histori që mesazhin e tij, drejtuar botës myslimane me rastin e muajit të Ramazanit, e dërgoi në emërin e tij personal. Tjetri ka qenë Papa Gjon Pali II.

Marrëdhënjet midis dy feve më të mëdha të botës kanë qenë shpesh të acaruara dhe me konflikte. "Por çfarë thotë ose nuk thotë Papa ka një rëndësi dhe pasoja të mëdha për marrëdhënjet midis dy feve", ka thënë për gazetën Hufington Post, Imami Feisal Abdul Rauf i Iniciativës Kordoba me qëndër në Nju Jork. Dhe Ibrahim Moosa, Profesor i Studimeve Islamike në universitetin e njohur amerikan, Duke është shprehur se, "Vatikani ka investuar për marrëdhënje të mira me botën Myslimane, dhe nën drejtimin e një pape te ri, nuk ka asnjë arsye që të ndodhë ndryshe."


Papa Françesku duke dhënë bekimin nga Dritarja e Vatikanit

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
'MAQEDONIA' NUK PUNON PËR EVROPËN, KOHA NUK PUNON PËR 'MAQEDONINË'Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.13.2013)
DREJTËSI PËR DREJTËSINËNë vend të një refleksioni për drejtësinë e munguarNga NAMIK SLEMANI (08.13.2013)
SHTETI E HARROI 25 VJETORIN E VRASJES TË HAVZI NELËS NGA DIKTATURANga ELIDA BUÇPAPAJ (08.12.2013)
A PO BËN AZERBAJXHANI LOJËN RUSE NË BALLKAN?Nga SHABAN MURATI (08.12.2013)
KËLMENDI, NDERI I KOMBITNga FRANK SHKRELI (08.11.2013)
ÇFARË DO ME THËNË MOSPËRFILLJA E OBAMËS PËR MARRËDHËNIET SHBA-RUSI?Nga IAN BREMMER, New York Times (08.11.2013)
25 VJET NGA VRASJA E POETIT HAVZI NELA DHE PAFUQIA PËR T'U NDARË NGA E KALUARANga AFRIM KRASNIQI (08.10.2013)
KUKËSI, QYTETI JASHTË ORBITËS SË KUFIJVE TANË!Nga AHMET SHQARRI (08.10.2013)
A DUHET TË KETË MORAL NË POLITIKËN E JASHTMENga FRANK SHKRELI (08.10.2013)
STRUGA IME E BUKUR...Nga LEBIT MURTISHI (08.08.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]