E Hënë, 10.14.2019, 11:44am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
50-VJETORI I VRASJES SË PRESIDENTIT XHON F. KENEDI
Nga FRANK SHKRELI

E Enjte, 11.21.2013, 08:56am (GMT+1)


50 vjet më parë, më 22 Nëntor1963, presidenti amerikan Xhon F. Kenedi u vra në Dallas të shtetit Teksas. Ishte ditë e Premte, ora 12:30 pas dreke kur plumbat qëlluan në qafë presidentin e ri amerikan Xhon Kenedi. Kombi amerikan po shënon 50-vjetorin e vrasjes së tij me evenimente dhe shërbime të ndryshme anë e mbanë vendit. Televizonet kanë parlajmëruar programe të posaçme dokumentarë, ndërsa media në përgjithësi është plotë e përplotë me shkrime e komente mbi jetën dhe veprimtarinë e tij në kujtim të vdekjes së tij tragjike. Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama bëri sot nderimet e tija duke vendosur një kurorë me lule tek varri i Presidentit Xhon Kenedi së bashku me ish-presidentin Bill Klinton në varrezat kombëtare në Uashington. Pak më heret, Presidenti Obama, duke hapur një koncert në këtë përvjetor, foli për “Jetën e pambaruar” të Presidentit Kenedi dhe shtoi se fjalët e tija me rastin e inaugurimit president, përfshirë thirrjen e tij drejtuar amerikanëve për t’i shërbyer atdheut, “na frymëzon dhe na ndriçon gjithnjë në udhën tonë.”

Xhon Kenedi qe zgjedhur president në një periudhë, plotë turbullira të mbrendshme dhe të jashtëme, të historisë së Shteteve të Bashkuara. Në politikën e jashtëme ai përballua me luftën e ftohët që po bëhej gjithnjë e më e ashpër midis vendeve demokratike perëndnimore dhe komunizmit ndërkombëtar. Mbrenda vendit, tensionet raciale kishin përfshirë shumë qytete dhe shtete anë e mbanë Amerikës, ku një numër gjithnjë më i madh zezakësh kërkonin, me anë të protestave, trajtim të barbartë me të bardhët.

Në këtë atmosferë pasigurie ndërkombëtare dhe tensionesh të mbrendshme, që karakterizonte Amerikën dhe botën në fillim të 1960-ave, Presidenti më i ri i Amerikës për nga mosha dhe i pari president katolik i këtij vendi me një shumicë protestane, ringjalli një frymë idealizmi dhe aktivizmi e angazhimi për bashkombasit e tij duke i frymëzuar ata që t'i shërbejnë, jo vetëm kombit të vet, por edhe botës. Thirrja e tij me rastin e inaugurimit si president i 35-të I Shteteve të Bashkuara, në Janar të vitit 1961, ''Mos pyet se çka mund të bëjë vendi ytë për ty, por pyet veten se çfarë mund të bëjshë ti për vendin tëndë", janë fjalë që kanë marrë tanimë përmasa biblike, dhe jo vetëm në Amerikë. Në atë fjalim, që konsiderohet një ndër 3 ose 4 fjalimet më të rëndësishme të inaugurimit, presidenti i ri Amerikës Xhon Kenedi angazhohet për një politikë të jashtëme në mbështetje të lirisë dhe demokracisë anë e mbanë botës. Në fjalimin drejtuar vendit dhe botës, ai theksoi rëndësinë që ai i jepte "mbrojtjes së lirisë kudo dhe në momentin kur asaj i kanoset rreziku më i madh." Me atë rast, ai njëkohësisht u kërkoi vendeve të botës që së bashku të luftojnë ato që ai i quajti, "armiqët e përbashkët të njerëzimit: tiraninë, varfërinë, sëmundjet dhe luftën", i vetdijshëm se këto ishin objektiva, që sipas tij, nuk mund të realizoheshin mbrenda një kohe të shkurtër, dhe "as në mandatin e administratës së tij dhe ndofta as në jetën e këtij planeti, por të pakën le të fillojmë", tha ai. Gjithnjë, duke iu drejtuar amerikanëve dhe popujve të botës, Presidenti i ri, Xhon Kenedi, tha se, qofshi ju qytetarë të Amerikës apo qytetarë të botës, ''Kërkoni prej nesh të njëjtat standarde të larta angazhimi dhe sakrificash, që ne kërkojmë prej jush." Politika e jashtëme e administratës së Xhon Kenediut ç'prej fillimit u karakterizua nga ballafaqimet me Bashkimin Sovjetik në fushën ndërkombëtare. Si një paralajmërim mbi faktin se në cilën anë të luftës së ftohtë do të ishte Amerika, dhe si një angazhim i Shteteve të Bashkuara për të mbështetur vendet që dëshirojnë liri e pavarësi, ai qe shprehur se "ne i përkrahim ato sepse edhe ne kemi themeluar një komb të ri lindur nga revolta kundër kolonializmit."

Kriza e raketave sovjetike në Kubë e pat sjellur botën në prak të luftës bërthamore, por më në fund arsyeja fitoi mbi arrogancën dhe si rrjedhim, Presidenti Kenedi fitoi kredibilitet dhe njëkohësisht edhe imazhi amerikan u përmirësua në botë. Historianët thonë se Xhon Kenedi mësoi shumë mbi luftën dhe paqën gjatë krizës së raketave në Kubë. Këjo vihet re edhe në njërin prej fjalimeve më me rëndësi të tij si president, fjalimi që ai mbajti në Universitetin Amerikan në Uashington, ku ai tha se dëshironte të fliste për paqën në botë, duke thënë se, "në një periudhë kur helmet vdekjeprurëse nga një shkëmbim bërthamor do të përhapeshin anë e mbanë botës nga era, toka dhe farërat dhe të afektonin gjenerata të tëra... unë dua të flasë për paqën së një qëllim i nevojshëm dhe racional i njerzëve të arsyeshëm". Ai shtoi se "paqa në botë, si dhe paqa në një komunitet, nuk nevojitë që çdo njëri të dojë të afërmin e vet, por vetëm nevojitë që ata të jetojnë së bashku duke toleruar njëri tjetrin.” Probleme tona, shtoi ai “janë krijuar nga njerëzit dhe si të tilla mund të zgjidhen nga vetë njerëzit."

Në fillim të luftës së ftohët kur komunizmi kishte robëruar Europën, Presidenti Kenedi me 26 Qershor, 1963, si udhëheqës i botës së lirë, shkoi në Berlinin Përendimor për të mbështetur Gjermaninë nga kërcënimet komuniste dhe nga agresioni sovjetik në lindje. Ai u prit nga më shumë se një milion banorë të Berlinit dhe gjatë fjalimit anti-komunist të rastit, që tani njihet si fjalimi, i titulluar "Edhe unë jam berlinas", ai kritikoi ndërtimin e Murit të Berlinit nga komunistët sovjetikë, duke e karakterizuar atë mur si asgjë tjetër veçse një shembull të dështimit të sistemit komunist. "Liria", tha ai me atë rast në Berlin, "ka shumë probleme dhe demokracia nuk është një sistem i përfeksionuar. Por ne nuk detyrohemi të ndërtojmë një mur si ky për të mbajtur popullin tonë të rrethuar ose për të ndaluar njerëzit tonë të largohen nga vendi ynë nëqoftse dëshirojnë një gjë të tillë." Me fjalimin e tij në Berlin, presidenti Kenedi vuri në dukje për të gjithë botën absuditetin e Murit të Berlinit dhe njëherazi theksoi shpresën se ai mur eventualisht do të zhdukej dhe se Europa nuk do të qëndronte e ndarë për gjithëmonë.

Arritjet e Presidentit Xhon Kenedi në politikën e mbrendshme dhe në arenën ndërkombëtare, duke marrë parasyshë mandatin e shkurtër të administratës së tij, janë të shumëta, por krijimi i Korpusit të Paqës dhe angazhimi i tij ndaj programit të hapësirës së lartë Apollo, për të dërguar njeriun në Hënë, mbeten si kryesore ndër trashëgimitë e përjetësuara të tij. Në fillim të administratës së tij, ai i kërkoi Kongresit miratimin për themelimin e Korpusit të Paqës, që sot njihet si një program i cili rekruton amerikanë të profesioneve të ndryshme që dërgohen për të ndidhmuar vendet në zhvillim e sipër në fusha të ndryshme, përfshirë bujqësinë, arsimin, përkujdesjen shëndetsore, ndërtimtarinë e të tjera. Mbi 250.000 amerikanë, anëtarë të Korpusit të paqës kanë shërbyer dhe shërbejnë në rreth 140 vende anë e mbanë botës.
Një ndër aktet e para të presidentit Xhon Kenedi ishte angazhimi i tij largpamës dhe i vendosur për të dërguar një amerikan në Hënë, fundin e dekadës së 1960-ave. Ai i tha Kongresit se ky program do të jetë shumë i rendësishëm për njerëzimin dhe për eksplorimin afatgjatë të hapësirës, duke shtuar se "Ne kemi vendosur për të shkuar në Hënë mbrenda kësaj dekade dhe për të ndërmarrë shumë gjëra të tjera, jo sepse ato janë të lehta, por përkundrazi, për arsye se ato janë ndërmarrje të vështira. Sepse një ndërmarrje e tillë do të shërbejë si një qëllim për të organizuar dhe për të venë në dukje energjitë dhe aftësitë tona më të mira. E kemi ndërmarrë këtë sfidë pasi jemi të gatëshëm të përballemi me të, një sfidë të cilën e pranojmë dhe të cilën do e fitojmë."

Ëndërra e Presidientit Kenedi u realizua ashtu si parashikonte ai. Brenda një dekade, Shtetet e Bashkuara, pothuaj gjashtë vjetë pas vrasjes së presidentit Kenedi dërguan me sukses në Henë anijën Apollo11 me astronautë dhe i këthyen ata në tokë shëndosh e mirë.

Fjalimet e presidentit Xhon Kenedi konsiderohen si ikonike, ndër më të mirat ndër fjalimet më të dalluara të udhëheqësve të të gjitha kohërve të këtij vendi, ndërkohë që amerikanët edhe sot e kësaj dite e konsiderojnë presidentin Xhon Kenedi si njërin prej presidentëve më të admiruar të këtij vendi, duke e krahasuar atë me Xhorxh Uashingtonin, Abraham Linkolnin dhe Franklin Ruzveltin.

Vrasja e Presidentit Kenedi më 22 Nëntor, 1963 në qytetin Dallas të shtetit Teksas 50-vjetë më parë, fiku realizimin e një ëndërre, shënoi mbarimin parakohëshëm të jetës së një princi të politikës amerikane dhe njëherazi edhe përfundimin e përgjakshëm të mandatit të tij plot premtime për Amerikën dhe botën, si president i Shteteve të Bashkuara. Por trashëgimia dhe idealizmi me të cilin ai qeverisi dhe frymëzoi miliona amerikanë dhe popuj anë e mbanë botës, nuk ka vdekur me të. Siç ka thënë edhe ish-presidenti Ronald Reagan duke folur për presidentin Kenedi, se historia ka “Shumë burra të mëdhënj, por shumë pak prej tyre magjepsin imagjinatën dhe frymën e kohës. Ata që bëjnë një gjë të tillë, nuk harrohen kurrë.” I tillë,tha ai, ishte edhe Xhon Kenedi.



Presidenti Obama dhe ish-presidenti Klinton duke bërë homazh tek varri I Presidentit Xhon F Kenedi
FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TË MOS SHNDËRROHEMI NË HORDHINga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.20.2013)
A ËSHTË KY BREZI I NDRYSHIMEVE?Nga FRANK SHKRELI (11.17.2013)
Barometri diplomatikASGJËSIMI I ARMËVE KIMIKE TË SIRISË NË SHQIPËRI NUK ISHTE VENDIM I AMERIKËS!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (11.17.2013)
OKSIGJEN OPOZITËSNga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.17.2013)
SHOQËRIA CIVILE - OPOZITA E VËRTETË NË SHQIPËRINga Dr. GËZIM ALPION, Birmingham, Angli (11.16.2013)
NJË RINI SHQIPTARE E KTHJELLËT PËR FATIN E ATDHEUTNga ARTUR VREKAJ (11.15.2013)
TË PROTESTOSH ËSHTË LEGJITIME! TË JESH ANTIAMERIKAN JO!Të protestojmë por t’i themi jo histerisë antiamerikane të tipit të Fatos Lubonjës me shokëNga ELIDA BUÇPAPAJ (11.15.2013)
GJUKANOVIÇI ËSHTË NDOTJA MË E MADHE EKO-POLITIKE E KRAHINËS ETNO-HISTORIKE TË PLAVË-GUCISËEsé nga RAMIZ LUSHAJ (11.14.2013)
AMERIKA NUK DO T'I IMPONOJË SHQIPËRISË SHKATËRRIMIN E ARMËVE KIMIKE TË SIRISËNga FRANK SHKRELI (11.13.2013)
ÇARMATOSJA E SIRISË PA PASOJA SI NË SHQIPËRI DHE NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI-SHBA-NATONga ELIDA BUÇPAPAJ (11.12.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]