VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KUSH FSHIHEJ PAS PALLTOS SË RUGOVËSNga GANI MEHMETAJ

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 08:41pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
KUSH FSHIHEJ PAS PALLTOS SË RUGOVËS
Nga GANI MEHMETAJ

E Djelë, 03.02.2014, 02:35pm (GMT+1)




Kohë më parë një sharlatan i publicistikës e mercenar islamik, gënjeu sërish opinionin kinse pati afri me presidentin e ndjerë, apo sikur u takuan dikur me filan ambasador. Pse e bën këtë gjë: ta shes lëkurën sa më shtrenjtë të partia ku u vu në shërbim, apo të Serbia e shtetet islamike ku e ka shitur shpirtin? Por nuk përjashtohet mundësia që synon ta denigrojë Rugovën, sepse gënjeshtari ka reputacion të keq në opinion, prandaj njëkohësisht do ta kënaq sedrën e njeriut të vogël që pati rastin të pi kafe me një personalitet të madh.   
Ky nuk është i vetmi gënjeshtar, por është ndër eksponentë më agresiv e më të ndotë në publicistikën e gënjeshtrave.

Intrigantët që betohen në emrin e Rugovës
 
Pas vdekjes së presidentit Rugova, themeluesit të shtetit të Kosovës, dështakë të politikës e shkrimtar me reputacion të dyshimtë origjinaliteti, nisën të shprehin dashuri të pakufi ndaj Rugovës, kurse në të gjallë shquheshin për ndërskamca, intriga e grupime politike, duke i rivalizuar prapa shpinës. Sikur nuk u mjaftonte kjo, ia ndërsenin fraksionet brenda partisë, shpërndanin thashethemnaje të tipit të Jagos nëpër kuluare, rigrupoheshin, krijonin klane lokaliste e familjare, bënin aleanca të fshehta me partinë kundërshtare ose me struktura të dyshimta. Në të gjallë asnjëherë nuk e patën guximin t'i dalin përballë. Zilia e smira e sëmurë i mundonte gjithë kohën, sepse kurrë nuk u pajtuan të jenë hija e Rugovës, ndërsa s'kishin kaçik të ishin ndryshe: u mungonte karizma, u mungonin idetë, u mungonte origjinalitetet në çdo gjë, s' kishin as guxim e moral intelektuali. Megjithatë nuk i shqiteshin Rugovës gjatë fushatës elektorale, në takime me popullin, nëpër mbledhje partiake etj. Nuk i shqiteshin edhe kur Rugova i nxori nga dera, ndërsa ata u futën për dritare.
Betoheshin se do ta ndjekin strategjinë kombëtare të Rugovës (miqësi të përhershme më SHBA-në dhe integrim në BE), ndërsa në fakt nga pro amerikanizmi i Rugovës e LDK-së po rrëshqasin në erdoganizmin anadollak, e vehabizëm të frikshëm mesjetar, ashtu sikurse në vend t'ia vënë në pah presidentit të ndjerë filozofinë politike që e mahniti botën, krahas personalitetit karizmatik që e pati, ata përqendrohen në krijimtarinë letrare! Ndërkaq, dihet fare mirë se Ibrahim Rugova, pavarësisht se në politikë u fut nga bota e letërsisë, ndër shqiptar, sidomos në botë u bë i famshëm me karizmën politike, me qasjen e veçantë dhe, më meritën e jashtëzakonshme të themeluesit të shtetit të Kosovës. Nuk dinë të merren me analiza të këtilla komplekse? Apo duan ta paraqesin vetëm një segment, duke anashkaluar kontributin kombëtar? 

Të tretët dikur i rrinin prapa me servilizëm skllavi, pastaj nisen të përjargeshin para ndërkombëtarëve në mënyrë qesharake për t'ua bërë qejfin, pa i pyetur askush, duke u betuar se e duan Krishtin (I love Jesus, u thoshte njëri syresh një grupi ndërkombëtarësh në restorantin Emerald, me tregonte miku im), ndërsa pas disa vjetësh mbështesin vehabizmin që i mbulon gratë, madje del në mbrojtje të atyre që shkuan të luftojnë për islamin në Siri.

Ata nuk i dhanë asgjë LDK-së, ndërsa përfituan shumë nga të qenit në partinë e Rugovës, ata ia ndryshuan kursin kombëtar kësaj partie, duke e mashtruar elektoratin kinse po e ndjekin rrugën e qytetërimit evropian dhe strategjinë kombëtare për shtetin e Dardanisë.   

Gënjeshtrat serike  

Kështu, në vargun e shpifjeve e të gënjeshtrave, gënjen taliban-publicisti, ashtu sikurse gënjejnë ata që shtihen miq të Rugovës. Gënjente provinciali zëçjerrë kinse e donte Krishtin, sikurse gënjen tash gjoja e do myslimanizmin. Të tillë gënjeshtarë e mburracakë që nga fillimi i përpjekjeve për karrierë politike kanë mbledh pikë në emër të Rugovës, janë bërë ndër më të pasurit në Kosovë, janë futur në strukturat e larta të LDK-së, duke lozur rolin e kalit të Trojës. Ata e mbështesin njëri-tjetrin sa herë u rrezikohet posti apo u rrezikohet çjerrja e maskave. Po këta gënjeshtarë e ushqenin shtypin e verdh me proçka sikur kishin miqësi me presidentin qe kur nuk mbahet në mend.  

Edhe në të gjallë Rugova nuk i  përgënjeshtroi mashtrimet e këtilla, nuk i përfillte mashtruesit, madje ua kthente me një qeshje babaxhane edhe kur disa prej tyre i vinin e i kërkonin falje për "pasaktësi" shtypi, sikurse i komentonin deklaratat e tyre. Me heshtje e shpërfillje ai i çarmatoste si kundërshtarët politikë që përjargeshin kundër tij, ashtu edhe gënjeshtarët.

Disave syresh u shpërthente mllefi pse ai nuk i caktoi apo nuk i sugjeroi pasardhës të tij.  
 
Shumëkush ia pa për të madhe presidentit të ndjerë pse nuk la pasardhës politik, apo pse nuk e sugjeroi asnjërin nga bashkëpunëtorët. Por asnjëri nga "bashkëpunëtorët' të cilët më shumë i silleshin nëpër këmbë se sa që e ndihmonin, nuk u shqua për asnjë ide origjinale gjatë periudhës 20-vjeçare të pluralizmit. Asnjëri nuk pati koncept politik avancues, që s'do t'i përsëriste ato që ishin thënë, asnjëri nuk e dha kurrë ndonjë intervistë apo deklaratë që do ta shquante nga të tjerët. Pjesa më e madhe e "bashkëpunëtorëve' fshiheshin prapa palltos së tij të gjatë të presidentit Rugova, duke e fshehur kështu paaftësinë politike e intelektuale, mungesën e guximit, mungesën e ideve. Dhe shumica e tyre kanë mbetur në skenën politike me intriga e koalicione nga më të çuditshmet. Asnjëri prej tyre jo vetëm që nuk ishte në hap me Rugovën, por ishte me kilometra larg tij me shpirt e më trup. 

Lidhja Demokratike e Kosovës në Kosovë e në Diasporë pati dhe ka potencial të jashtëzakonshëm të njerëzve e të intelektualëve, ka një strukturë organizative të shkëlqyeshme, të ndërtuar në kohën e Rugovës, ka militantë që si ka asnjë parti tjetër. Por këta s'ka kush i këndell nga zhgënjimi as t'i ve në veprim. Nuk u gjet ende emër që do t'i bindte se e vlen të sakrifikojnë e të angazhohen.

Ndërkaq, në periudhën e pasluftës pjesë më e madhe e idealistëve e intelektualëve u larguan nga LDK-ja, sepse s'i mbronte askush, ndërsa kundërshtarët politikë i vrisnin pa mëshirë ose i kërcënonin me vdekje.
 
Ndonjëri syresh nga frika jo vetëm që u largua nga Rugova, por u dhanë detyrë punëdhënësit e rinj ta sulmonin egërsisht në shtyp e televizion ish shefin. Për turp ata e bënë këtë gjë sikur nxënësit kur e kryejnë detyrën  që ua ka dhënë mësuesi. 

GANI MEHMETAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Një histori e frikshmeA KA LIRI KRIJIMTARIE NË SHQIPËRI?Një shënim që paraprin monodramën nga RESHAT KRIPA (03.02.2014)
PA(K)PUNË DHE SHUMË FJALIME!Nga AFRIM KRASNIQI (03.01.2014)
AMBASADORI ALEXANDER ARVIZU - NJË AMBASADOR SUI GENERIS -Nga ELIDA BUÇPAPAJ (02.28.2014)
KUJDES BALLKANIN!Nga FRANK SHKRELI (02.28.2014)
ZOT I MADH SHPËTOI SHQIPTARËT NGA VETVETJA! ALI AHMETI I BISHTNON PRESIDENTIT KONSENSUALNga ELIDA BUÇPAPAJ (02.27.2014)
E ASHTUQUAJTURA BOMBË NË AMBASADËN SOVJETIKE - PËRVJETORI I NJË MASAKRE TË PASHEMBULLTNga RESHAT KRIPA (02.26.2014)
Z. XHUFI PO NA SHET LIBRAT E HOXHËS, ÇEREK SHEKULLI PASI U PËRMBYS DIKTATURANga AJET NURO (02.26.2014)
KUSH ËSHTË MË (ANTI) ENVERISTI?Nga FRANK SHKRELI (02.25.2014)
OPOZITA PA KAUZA DHE PA KREDIBILITET NDËRSA POZITA PA SHTETNga ELIDA BUÇPAPAJ (02.25.2014)
TËRMETET POLITIKE MES KIEVIT DHE MOSKËS ME PRAPAVIJË SHUMËSHEKULLOREPse Ukrainasit kanë urrejtje për rusët?Nga Prof. Dr. ESHREF YMERI (02.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]