VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Financial Times: ZGJERIMI I BALLKANIT

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 06:26pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Financial Times: ZGJERIMI I BALLKANIT
E Martë, 11.17.2009, 02:00pm (GMT+1)

 


Procesi i zgjerimit ka qenë një prej sukseseve më të mëdha në fushën e politikës së jashtme të BE-së. Me Traktatin e Lisbonës, i cili më në fund hyri në fuqi, ka ardhur koha të përshpejtohet ky proces. Procesi i zgjerimit të BE-së sërish po ecën përpara. Ministrat e Jashtëm të BE-së pritet të kërkojnë mendimin e Komisionit të Europës në lidhje me aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim.

Është ky një hap i domosdoshëm teknik në shtegun drejt anëtarësimit - i vogël, por i rëndësishëm. Komisioni tashmë është duke përgatitur vlerësimet e tij për aplikimin e Islandës dhe Malit të Zi. Do të nevojitet kohë deri në momentin e ofrimit të vlerësimit - një kohë më e gjatë për Shqipërinë dhe Malin e Zi, ndërsa një kohë më e shkurtër për Islandën - por makineria tashmë ka filluar lëvizjen. Edhe në pjesët e tjera ka shenja të përparimit. Për një kohë të gjatë, përpjekjet e Serbisë për t'iu afruar BE-së janë bllokuar, nga refuzimi i Holandës për të lejuar zbatimin e marrëveshjes për stabilizim dhe asociim mes Serbisë dhe BE-së.

Holandezët insistojnë se Serge Bramertz, kryeprokurori i Gjykatës së Hagës, duhet të konfirmojë paraprakisht se Serbia po mbështet në tërësi përpjekjet për arrestimin e të akuzuarve për krime të luftës - para se gjithash atë të ish-komandantit të serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiç. Brammertz, raportin e tij do t'ia dorëzojë Këshillit të Sigurimit të OKB-së në fillim të dhjetorit, dhe qeveria serbe beson se raporti i tij do të jetë pozitiv. Kjo do të eliminonte veton e holandezëve dhe do t'i mundësonte Serbisë të aplikojë edhe formalisht për anëtarësim në BE. Ndërkohë, aspiratat e Kroacisë për anëtarësim në Union janë kthyer sërish në binar, pas kompromisit të arritur me Slloveninë për grindjen në lidhje me kufirin detar mes dy vendeve. Një ndërlikim i mundshëm mund të jetë vendimi i Sllovenisë për organizimin e një referendumi për miratimin e marrëveshjes me Kroacinë. As Shqipëria nuk do të ketë një rrugë të lehtë. Siç theksoi gjatë javës komisioneri për Zgjerim i BE-së, Olli Rehn, opozita socialiste në Shqipëri po e bojkoton Parlamentin që nga koha e zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat u zhvilluan më 28 qershor. "Bojkoti nuk respekton standardet demokratike evropiane", tha Rehn, duke shtuar se bojkoti dëmton gjasat e Shqipërisë që vendit t'i garantohet statusi formal i kandidatit për anëtarësim në Union. Sa i përket shteteve të tjera me aspirata për anëtarësim, probleme serioze janë ato që kanë lidhje me Bosnjën dhe Turqinë, ndërsa përballemi sërish me bllokadë të sikletshme ndaj Maqedonisë. Por, sidoqoftë, lëvizjet e fundit në procesin e zgjerimit janë kurajoze dhe si të tilla duhet të vazhdojnë.

(http://www.balkanweb.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
New York Times: PRESIDENTI OBAMA NË KINË (Editorial) (11.16.2009)
SËRISH NË APOKALIPSNga GAIL COLLINS, New York Times (11.14.2009)
"Economist": RËNIA E NATALITETIT NË BALLKAN (11.13.2009)
PËRCEPTIMI I NDRYSHËM I DIKTATURAVE NGA INTELEKTUALËT - Idealizmi vrasës Nga PAUL HOLLANDER, Washington Post (11.12.2009)
URGJENCA E MJEKIMITNga DAVID BROOKS, New York Times (11.10.2009)
ZHDUKJA E FAKTEVENga MARCO TRAVAGLIO (11.08.2009)
New York Times: TMERRI NË FORT HOODEditoriali 7 nëntor 2009 (11.07.2009)
"International Herald Tribune": NGRITJA E MADHE E TURQISË (11.05.2009)
BERLINI 20 VJET PAS ASAJ NATE KUR RA MURI (I plotë)Nga BERNARDO VALLI, La Repubblica (11.05.2009)
LUFTA E PERËNDIMIT PËR MYSLIMANËT, SHBA DHE EVROPANga DOMINIC LAWSON, The Times (11.05.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]