E Mërkurë, 10.16.2019, 10:10pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
DREJTËSI PËR GRATË E DHUNUARA GJATË LUFTËS NË KOSOVË
Nga FRANK SHKRELI   

E Mërkurë, 05.21.2014, 05:45am (GMT+1)


 
Të martën më 20 Maj, 2014, Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga kryesoi mbledhjen e dytë të Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë luftës së Kosovës.  Takimi inaugurues i këtij Këshilli  u mbajt Marsin që kaloi gjatë të cilit u përcaktuan detyrimet dhe angazhimet e pjesëmarrësve të institucioneve qeveritare dhe jo-qeveritare për të ndihmuar dhe për të mbështetur njërën prej kategorive më të  ndjeshme të viktimave të luftës në Kosovë.   Është ky, më në fund, një angazhim i shtetit dhe i institucioneve të Kosovës, i cili duke marrë parasyshë seriozitetin e këtij krimi çnjerëzor e barbar, duhej të trajtohej në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, shumë vite më parë.   Por siç tha edhe Presidentja Jahjaga gjatë takimit të posaçëm të Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kosovë, ky angazhim i ri i institucioneve dhe i shoqërisë civile u bë i mundur si përfundim i miratimit nga Kuvendi i Kosovës , Marsin që kaloi, të projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave civile të luftës dhe familjeve të tyre. 

Por megjithëse kanë kaluar 15 vjet nga mbarimi i luftës, më në fund të pakën po bisedohet për këto krime dhe siç thotë fjala e vjetër,  më mirë vonë se kurrë.  Natyrisht se shteti dhe shoqëria kanë obligimet kryesore ndaj kësaj kategorie të viktimave të luftës.  Dhe  si rrjedhim nevojitet angazhimi i intitucioneve shtetërore, që siç tha edhe Presidentja e Kosovës Jahajaga, për të zhdukur tabutë dhe njëkohësisht  e  domosdoshme është njohja e këtij krimi të fshehur të luftës  duke dërguar -- nga nivelet më të larta,  "një mesazh të qartë tek secila viktimë se ato nuk janë të vetme dhe që ne, si institucione dhe si përfaqësues të shoqërisë, do të përmbushim obligimet tona për t’ju ofruar atyre, në radhë të parë, njohjen ligjore dhe më pas qasjen në shërbimet e nevojshme psiko-sociale, ekonomike dhe shëndetësore, me synim rehabilitimin, dhe ri-integrimin e tyre në shoqëri." 


Përveç kësaj, shteti i Kosovës në bashkpunim me vendet mike dhe me organizatat ndërkombëtare duhet të marri hapa të menjëherëshëm, edhe në nivel ndërkombëtar, që dhuna seksuale të trajtohet si një krim lufte dhe si përfundim, të kërkohet drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës.  

Këtë angazhim të institucioneve të Kosovës për të kërkuar drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara, në të vërtetë, e vuri në dukje  edhe Zëvendës Kryeministrja në detyrë Edita Tahiri, gjatë një bisede shoqërore që pata me të në New York para dy javësh, e cila siç duket, për këtë nismë ka siguruar edhe mbështetjen e disa ish-deputeteve të Kosovës, përfshirë edhe Ministren e Integrimit në detyrë, Vlora Çitaku.  Gjatë takimit të parë të kësaj nisme të grave përfaqsuese të politikës së Kosovës, javën që kaloi (shih foton më poshtë),  Edita Tahiri tha se nisma ka për qëllim të bind Organizatën  e Kombeve të  Bashkuara që të përgatisin një raport zyrtar, i cili sipas saj, do të "vendosë drejtësinë për femërat e dhunuara gjatë luftës në Kosovë, si dhe për këtë tragjedi lufte, për krimet dhe gjenocidin që Serbia dhe forcat serbe kanë bërë gjatë luftës në Kosovë." 

As Kombet e Bashkuara, as vetë Kosova dhe as organizata të tjera nuk kanë botuar ndonjë raport mbi numërin përfundimtar në lidhje me viktimat e dhunës seksuale kundër grave dhe vajzave gjatë luftës së Kosovë, as për përgjegjësit e këtyre krimeve.  Me përjashtim të në një raporti të organizatës  Human Rights Watch me qendër në New York,  mbi dhunën seksuale të kryer nga forcat serbe në Kosovë. Në atë raport  thuhet se përgjegjësia për këto krime lufte bie mbi  krejtësisht mbi shpatullat e oficerëve dhe komandantëve të forcave ushtarake dhe policiore të Serbisë.  Raporti i botuar në vitin 2000 thekson gjithashtu se dhuna seksuale  në Kosovë nuk ishte as e rradhë dhe as e izoluar, por përdorej  me qëllim si një instrument lufte për të terrorizuar popullatën civile shqiptare.  "Këto nuk janë incidente të rastit të kryera nga disa njerëz të çmendur.  Dhuna seksuale është përdorur si instrument lufte dhe duhet të dënohet  si i tillë. Këta individë që kanë kryer këto krime të tmerrshme duhet që patjetër të sillen para drejtësisë", ka thënë Regan Ralph , drejtori ekzekutiv i degës mbi të drejtat e grave pranë Human Rights Watch.

Ndërkaq,  shkurtin që kaloi, Sekretari britanik i punëve të jashtme, William Hague ka njoftuar mbajtjen e një konference të nivelit të lartë kundër dhunës seksuale si instrument lufte -- konferencë kjo që do mbahet më 10-13 Qershor në Londër dhe në të cilën do të marrin pjesë përfaqsues nga 140-vende.  Gjatë një fjalimi në Washington, shkurtin që kaloi duke njoftuar mbajtjen e kësaj mbledhjeje, Z. Hague ka thënë se nuk është një gjë e zakonshme që një burrë politikan të flasë mbi çështje të dhunës seksuale, por ai theksoi se, "dhuna dhe krimet seksuale janë kryesisht akte dhe krime të meshkujve kundër femrave dhe fakti se ato kanë ndodhur kur bota nuk bëri asgjë për t'i ndaluar ato krime, duhet të turpërojë, në radhë të parë, të gjithë burrat"kudo.   Në të vërtetë -- nënvijoi Sekretari britanik i punëve të jashtëme -- injorimi i këtyre krimeve sikurë ato kinse nuk kanë ndodhur, është në vetvete diçka që nuk është burrërore.  Nëqoftëse femrat gjithnjë trajtohen me këtë urrejtje të tmershme dhe barbare në kohë lufte, ato nuk do të trajtohen si të barabarta as në kohë paqeje, ka thënë mes tjerash dhe me të drejtë zyrtari i lartë britanik.

Presidentja Jahjaga njoftoi të martën në takimin e Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë luftës së Kosovës se Republika e Kosovës do të marrë pjesë në mbledhjen e nivelit të lartë në Londër mbi dhunën seksuale në kohë lufte, konferencë e cila  do të bashk-kryesohet nga Sekretari britanik i punëve të jashtëme dhe aktorja amerikane Angelina Jolie. Presidentja e Kosovës tha gjithashtu se si pjesëmarrëse në këtë tubim, në emër të grave të dhunuara,  Republika e Kosovës do të japë kontributin e vet në përpilimin e marrveshjeve ndërkombëtare për të  evidentuar  dokumentacionin mbi krimet e dhunës seksuale kundër femrave gjatë luftës në Kosovë dhe njëkohësisht do të ofrojë prëvojën e vet në këtë fushë, në   mbështetje të përpjekjeve ndërkombëtare për të sjellur para drejtësisë të gjithë ata që kanë kryer këto krime kundër njerëzimit.

Mirëpo, për realizimin e këtij objektivi, është i nevojshëm angazhimi kombëtar, i jo vetëm grave politikane të Kosovës, por edhe i të gjithë burrave, me qëllim "për të thyer heshtjen që ka mbizotëruar mbrenda dhe jashtë vendit'', mbi këtë çështje.   Këto janë krime të cilat përbëjnë shkelje flagrante të konventave të Gjenevës mbi torturat dhe të ligjeve të luftës dhe si të tilla përbëjnë gjenocid dhe janë krime kundër njerëzimit.  Njohja  e këtyre krimeve çnjerëzore si krime lufte si dhe angazhimi i shtetit të Kosovës në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për të  njohur me ligj statusin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, rritë  sadopak shpresat se kriminelët serbë të këtyre akteve barbare do të sillen eventualisht para gjyqit.  As më pak as më shumë -- kjo është drejtësia që më të drejtë kërkojnë viktimat e dhunës seksuale të luftës së Kosovës, drejtësi kjo që u është mohuar atyre për 15-vjet dhe të cilën  ua ka borxh jo vetëm  shteti dhe shoqëria, por edhe bota, përfshirë edhe Kombet e Bashkuara dhe orgnaizata të tjera ndërkombëtare.

  Nga takimi i Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë luftës së Kosovës.
             
 
Deputetet e Republikës së Kosovës kërkojnë drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë
 

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"SHQIPTARËT I SHPËTUAN MORALIN EVROPËS"      Johanna NeumannNga Prof. dr. ESHREF YMERI (05.20.2014)
REVOLUCIONI ME VOTË - KOHA E KOSOVËSNga SKËNDER BUÇPAPAJ (05.19.2014)
SHËNIME MBI LUFTËN CIVILE NË SHQIPËRI, 1943-1944Hyrje në rishkrimin e historisë së  Luftës së Dytë Botërore në shtetin shqiptarNga ROMEO GURAKUQI (05.19.2014)
VOTA NË ZGJEDHJET E ARDHSHME NË KOSOVËNga ALBINOT MALOKU (05.19.2014)
ARSIMI QË NE (S) DUAMNga AFRIM KRASNIQI (05.18.2014)
NJË OPOZITË E SHPARTALLUAR KUNDËR NJË QEVERIE ENDE TË PAKONTURUARNga SKËNDER BUÇPAPAJ (05.16.2014)
TEQEJA BEKTASHIANE NË AMERIKË - NDERI I KOMBIT- FESTON  60-VJETORIN E THEMELIMITNga FRANK SHKRELI (05.15.2014)
DONIKA GËRVALLËN E THËRRET KOSOVA ME U RRESHTUE PRANË LDK-SËNga ELIDA BUÇPAPAJ (05.14.2014)
QEVERIA TË SHKATËRROJË 'REPUBLIKËN' E LAZARATITNga MENTOR KIKIA (05.13.2014)
FAQE NGA HISTORIA E MARRËDHËNIEVE AMERIKANO-SHQIPTARE        MESAZH DREJTUAR POPULLIT SHQIPTAR - 13 MAJ 1951Nga FRANK SHKRELI (05.12.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]