E Hënë, 11.18.2019, 09:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
SIKUR TË JENË TË ORKESTRUAR NGA ANTIMIQTË

Nga Elida Buçpapaj
E Shtunë, 12.12.2009, 08:17pm (GMT+1)


E po menduam, e po thamë se pas zgjedhjeve të 28 Qershorit, - kur po shihnim se po shkonin normalisht, - o Zot shyqyr, të çertifikuara dhe të superçertifikuara nga të gjithë faktorët brenda dhe jashtë vendit, më në fund situata në Shqipëri do t’i kthehet normalitetit, njerëzit do t’iu kthehen halleve të tyre, ndërsa politika do t’i kthehet përditshmërisë së saj brenda ngrehinave të institucioneve.

Kur LSI-ja iu bashkangjit qendrës së djathtë, e po thamë, e po menduam le të bëhet si të bëhet, shumë më mirë që u bë, vetëm për hir të një jete normale, për një moment normalitet, jashtë suazës së mitingjeve. Në fund të fundit koka e njeriut është e ndërtuar në atë mënyrë që t’i përballojë 1 (një) muaj mitingje në çdo katër vjet dhe jo 4 (katër) vjet mitingje për një muaj normalitet.

Kështu besonim, kështu shpresonim, kështu i luteshim Zotit, bëji Zot shqiptarët që pas këtyre zgjedhjeve, të superçertifikuara, që koincidojnë pas gati njëzet vitesh tranzicion, të hyjnë në rrezen e atyre vendeve, ku politika është në funksion të normalitetit të jetës së qytetarit, dhe jo në funksion të anormalitetit, të çrregullisë dhe çmendisë, sepse në fund të fundit, të jesh anëtar i NATO-s dhe kuazi kandidat për të hyrë në BE do të thotë diçka, të paktën  populli e meriton të mos jetojë i tensionuar nën tensionin e mitingjeve, të cilët zgjasin në çdo ditë të jetës së tyre, ku edhe në mëngjes, edhe në drekë, edhe pasdite edhe pasdarke flitet për mitingje, ku çdo gjë: radiot, televizionet, moda, spektakli, kultura është derivat i mitingjeve.

Është mjerim, është fatkeqësi, është çmenduri që ky popull aq tolerant, aq i kultivuar të jetë i destinuar të mbetet leckë tregu për miting. Rrënja e kësaj fjale me origjinë nga gjuha angleze ka një kuptim shumë të ngrohtë „to meet“ – „me u takue“ – me u takue për të biseduar për motin, se çfarë do të gatuash për nesër, se çfarë filmi do të shohësh nesër, se çfarë shfaqje ke parë një natë më parë në Teatrin Kombëtar, për t’u takuar e biseduar për kohën e humbur, për ata që s’patën kurrë një kohë të tillë kaq afër normalitetit dhe njëkohësisht kaq larg, tmerrësisht larg, çmendurisht larg, katër vjet mitingje larg, njëzet vjet mitingje larg.

Natyrisht që ka mitingje ku ia vlen të mos mungosh, ku duhet të bësh gjithçka që të jesh, si për shembull ai i 22 Marsit 1992 apo ai i 8 Dhjetorit 2009. Ia vlente të merrje avionin për të qenë në sheshin Skënderbe. Janë mitingje sinjifikative ku njerëzit mblidhen për hir të normalitetit, për hir të jetës së tyre, që prej të nesërmes së mitingut të vazhdojë jeta - apo të fillojë nga „A“-ja, - pasi asnjëherë nuk ka nisur, pasi vazhdon të mbetet skllave e mitingjeve.

Është e trishtueshme kur mendoj se nesër në Tiranë mund të fillojnë rishtaz mitingjet, është trishtim i vërtetë, kur prej nesër njerëzit si robotë apo lej fenë do t’i ikin përditshmërisë së tyre për t’ia dedikuar orët e jetës së tyre një mitingu të ri, që s’dihet sa do të zgjasë, që dihet se do të fillojë por nuk dihet se kur do të mbarojë.

Janë mitingje orwelliane, me çadra, pa çadra, me çadra në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, me çadra tek Kryeministria, përpara ish selisë së Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë, si në një teatër, si në një komedi, si në një kllouniadë, duke pritur zgjuar mëngjesin, jo për të filluar jetën, jo për të rifituar kohën e humbur, por për të vazhduar rishtas mitingun, quaje si të duash, miting,  protestë, manifestim, manifestim, protestë, miting. Një maskaradë.

Lëre pastaj, nëse na duhet të mendojmë se në Kosovë demokracia është tejet fraxhile, apo në Maqedoni shqiptarët si palë shtetformuese vazhdojnë të përjetojnë absurditetet nga më absurdet, sepse shteti amë,  politikanët e shtetit amë në vend që tregojnë maturi politike, dëshmojnë një papjekuri të pafalshme, sikur të jenë orkestruar nga antimiqtë, më assesi miqësorët, absolutisht jo miqësorët e shqiptarëve.  


Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË E VËRTETË E ARRITSHMENga PAUL KRUGMAN, New York Times (12.07.2009)
Triptik shqiptar malli dhe meditimesh në LozanëNga Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj (11.27.2009)
Financial Times: OBAMA NË KOPENHAGË ME QËLLIM TË QARTË (11.26.2009)
PRIORITETET E BARONESHËS ASHTONNga QUENTIN PEEL, Financial Times (11.25.2009)
The Guardian: MIRË SE VINI NË SHQIPËRI (11.23.2009)
"Financial Times": EVROPA RREZIKON LARGIMIN NGA REALITETI (11.22.2009)
HISTORIA, ARDHMËRIA DHE FATI JONË JANË TË NGJASHËMNga PROF. DR. AHMET DAVUTOGLU, Ministër i Jashtëm i Turqisë (11.20.2009)
BOSNJA ENDE NË UDHËKRYQNga HEATHER MAHER (11.19.2009)
The Times: Myslimanët kthehen kundër Darvinit (11.19.2009)
GARTON ASH: HUMBJA E KUJTESËS, RREZIK I MADH (11.18.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]