E Premte, 04.26.2024, 12:37pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
PAPËRGJEGJËSIA NDAJ SHTETIT!
Nga ALBINOT MALOKU

E Hënë, 09.01.2014, 06:57am (GMT+1)



Republika e Kosovës më 8 qershor mbajti zgjedhjet e saj për legjislaturën e pestë dhe këto zgjedhje u vlerësuan për herë të parë nga të gjitha instancat, si ato vendore e si ato ndërkombëtare, si zgjedhjet më të mira të mbajtura deri tani. Qytetarët e Kosovës të të gjitha bashkësive etnike votuan për subjektet e tyre të preferuara politike. Koalicioni rreth "Misionit të Ri", i drejtuar nga Partia Demokratike e Kosovës e Hashim Thaçit, doli fitues i këtyre zgjedhjeve dhe mori 37 vende për Kuvendin e Kosovës. Menjëherë pas shpalljes së fituesit, subjektet politike, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-fraksioni i PDK-së, i prezantuar si Nisma për Kosovë, filluan manovrimet e tyre, duke krijuar një bllok politik që dalëngadalë u quajt Blloku LAN.

Blloku LAN, pas formimit, filloi bisedimet me subjektin e tretë politik në Kosovë, lëvizjen 'Vetëvendosje', për të marrë mbështetjen e saj. LAN llogariste një mbështetje qorre të lëvizjes 'Vetëvendosje', pra pa kushte, që ajo më vonë i parashtroi, por vetëm duke u nisur nga kritikat e kësaj të fundit, që i kishte pareshtur, në drejtim të PDK-së dhe kryeministrit Hashim Thaçi. LAN u gjet i bllokuar, për shkak të kushteve që nuk mund t'i plotësonte lëvizjes 'Vetëvendosje'. Shpëtimin LAN-i e kërkoi edhe tek Lista "Srpska", e cila po ashtu pati kushte deri edhe jorealiste. Manovrimet e Bllokut LAN për t'iu prezantuar opinionit si faktor që mund ta bënin qeverinë, duke i lënë anash ato që shkruhen në Kushtetutën e vendit, ishin vetëm ikje nga përgjegjësia e lidershipit të tyre për humbje në zgjedhjet e fundit, ku PDK-ja për të tretën herë del subjekti i parë politik në vend.

Më 17 korrik, Kuvendi i Kosovës mbajti seancën e saj konstitutive, mirëpo procedurat për zgjedhjen e organeve drejtuese u tejkaluan. E drejta për ta kandiduar kryetarin e Kuvendit i takonte subjektit më të madh të dalë pas zgjedhjeve parlamentare, që në këtë rast e ka pasur kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës. Kjo e drejtë nuk u realizua, për shkak se Blloku LAN, gjatë tërë kohës mendonte se ai, si grup parlamentar i formuar pas zgjedhjeve, ka të drejtën për kandidimin e kryetarit të Kuvendit. Kjo seancë e nxori Isa Mustafën e LDK-së si kryetar të Kuvendit, mirëpo nga askush nuk u përshëndet. PDK e dërgoi kërkesën për vlefshmërinë kushtetuese të seancës në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit dëgjoi të gjitha palët dhe solli vendimin, ku seanca dhe zgjedhja e Isa Mustafës për kryetar të Kuvendit u vlerësua si antikushtetuese. Gjithsesi, vendimi është i plotfuqishëm dhe duhet respektuar. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i atillë që kërkon zbatimin e procedurave dhe jo anashkalimin e tyre. Pavarësisht fjalorit politik të përdorur, ajo në vendimin e saj pati fjalor decidiv ligjor. Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, paqartësitë politike u qartësuan përmes ligjit e Kushtetutës. Nëse subjektet politike, sidomos LDK, AAK dhe NISMA arrijnë të kuptojnë faktin që Republika e Kosovës ka nevojë për funksionimin e mirëfilltë institucional, atëherë ato duhet të kthehen në lojë dhe seanca e ardhme të ketë rrjedhë normale.

Isa Mustafa, humbës serik

Lidhja Demokratike e Kosovës është subjekti kryesor dhe i pari pas fillimit të pluralizmit politik në Kosovë. Si një ish-lëvizje e madhe dhe popullore, sot ajo është e ngurtësuar dhe në nevojë të madhe për reforma e ndryshime. Mendësia dhe koncepti politik i kryetarit të saj të parë, dr. Ibrahim Rugova, nuk duket në horizont. Nevoja për një Kuvend zgjedhor brenda LDK-së është më se e rëndësishme, por edhe pritje e elektoratit të mirëfilltë të saj. Kryetari aktual i saj, Isa Mustafa është pritur si shpëtimtar në zgjedhjet e fundit në parti, edhe pse ardhja e tij ka qenë vlerësuar si aspak e ndershme, duke ditur që kandidaturën e tij nuk e bëri publike deri në momentet e fundit. Në zgjedhjet lokale të mbajtura vitin e kaluar, Isa Mustafa kandidoi për kryetar të Prishtinës, duke mos i lënë vendin askujt tjetër brenda partisë së tij, veprim i cili do të konsiderohej si ndryshim. Ai pësoi humbje nga Shpend Ahmeti i 'Vetëvendosjes', ku pas gati 14 viteve Prishtina drejtohej nga LDK-ja dhe humbi me Isa Mustafën. Në zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit, Isa Mustafa nga LDK u nominua për kryeministër të vendit, meqë mori edhe votat nga elektorati i partisë. Ai pati një fushatë të zbehtë, aspak kreative e mbi të gjitha jobindëse për votuesin. Me fajin e tij, LDK-ja nuk arriti të dalë e para në zgjedhjet parlamentare dhe prapë me fajin e tij LDK do të mbahet mend si shkelëse e procedurave dhe stagnimit institucional në Kosovë. Si humbës serik, Isa Mustafa, përmes tentativës rreth Bllokut LAN, është munduar të nxjerrë maksimumin nga situatat e krijuara pas zgjedhjeve të 8 qershorit në Kosovë për shpëtimin e tij.

Ramush Haradinaj me vullnet, por pa kapacitet

Sfidat që kanë kaluar Ramush Haradinaj dhe partia e tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk janë të pakta. Për Haradinajn, një proces i stërzgjatur e shumë i padrejtë në Tribunalin Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi me qendër në Hagë, dhe për AAK-në, një vakum dhe paqartësi e vizionit politik në mungesë të prezencës së shefit të saj. Ardhja e Ramush Haradinajt nga Haga u prit, përveç me vullnet nga të gjithë qytetaret e Kosovës, edhe me një shpresë të madhe në skenën politike të vendit. Mirëpo, në mungesë të prezencës së Ramush Haradinajt në Kosovë, bartësit e funksioneve të larta në parti dhe këshilltarët e tij, nuk ia transmetuan gjendjen reale në terren shefit të tyre dhe mundësitë më të mira e më realet për të dhe partinë e tij. Veprimet e individëve me pozita të larta brenda AAK-së e më pastaj edhe ngazëllimi për të vepruar i shefit pas ardhjes në vend, nuk u vlerësuan nga qytetarët si të matura mirë. AAK, përmes nënkryetarit të saj Blerim Shala, ishte pjesë në çdo hap të bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku partisë më shumë i bëri dëme sesa ndihmesë. Shefit të AAK-së, Ramush Haradinajt, përveç një paqartësie të vizionit të tij, edhe angazhimi në tema që aspak nuk ishin të nevojshme për të, duke u nisur nga pozicioni i tij, i kushtuan edhe në zgjedhjet e 8 qershorit. AAK, nga pozicioni i tretë ra në të katërtin. Vullneti i Ramush Haradinajt për të punuar nuk u përputh me kapacitetin e tij politik në skenën politike të vendit. Lokomotiva për ta nxitur Haradinajn, sidomos pas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare, për të menduar për pozitën e kryeministrit, ishte më shumë LDK-ja sesa numri i vendeve të partisë së tij në Kuvend. Ashtu si LDK-ja, edhe AAK-ja ka nevojë për ndryshime brenda partisë dhe kthimin e AAK-së në subjekt politik me vizion maratonik.

Kapërcimi i krizës institucionale

Pas të gjitha këtyre manovrimeve dhe ngjarjeve politike në Kosovë, zgjidhja e situatës ka dy rrugëdalje. E para dhe më e lavdëruara është rikthimi i LDK-së, AAK-së dhe NISMA-s në rregullat e lojës, e që këtë e kanë të domosdoshme pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo nënkupton mundësitë e koalicionit me PDK-në. Më përpara, pra kur edhe pritej rritja në numër e vendeve në Kuvend për AAK-në, propozimi ka qenë që të kemi koalicion të ashtuquajtur natyror mes të PDK-së dhe AAK-së, gjë që do të ishte bashkim i fuqive të ish-krahëve të luftës. Kjo tani nuk është me leverdi për vendin dhe opsioni i propozuar për koalicion në mes të PDK-së dhe LDK-së do të formonte një qeveri stabile, por edhe një opozitë të fuqishme me 'Vetëvendosjen', AAK-në, NISMA-n etj., ku të gjitha si subjekte politike shqiptare do ta kontrollonin qeverinë. Kurse rrugëdalja e dytë është shkuarja në zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet nuk janë të dëmshme, por as të mira.
ALBINOT MALOKU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË BUKURESHT U MBAJT KONGRESI NDËRKOMBËTAR I ISH TË PËRNDJEKURVE POLITIKËNga FRANK SHKRELI (08.27.2014)
PRESIDENTJA E HODHI GURIN NË LUMË, NJË MIJË TË ZGJUAR NUK E NXJERRINNga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.27.2014)
MASAKRA E MANASTIRIT KULLON GJAK TASH 184 VJETNga UK LUSHI (08.26.2014)
A ËSHTË TURQIA SHTET MIK?Nga GANI MEHMETAJ (08.26.2014)
EDHE TË VDEKURVE UA KANË FRIKËNNë Kujtim të Viktimave të Komunizmit dhe NazizmitNga FRANK SHKRELI (08.25.2014)
PROJEKTI I STRATEGJISË SË SIGURISË NACIONALENga ROMEO GURAKUQI* (08.25.2014)
DISA PYETJE DREJTORIT TË INSTITUTIT TË INTEGRIMIT TË PËRNDJEKURVE POLITIKË BILAL KOLANga RESHAT KRIPA* (08.25.2014)
EKSTREMIZMI FETAR TROKET NË PORTAT TONA“Kujtojeni humanizmin; dhe, harrojini te tjerat!” Russell-Einstein Manifesto,(1955)Nga SAMI REPISHTI   (08.24.2014)
DITA E KORDELES TË ZEZË - BLACK RIBBON DAY - NË SHQIPËRI NUK KUJTOHET - SEPSE PS DHE PD JANË ANËT E SË NJËJTËS MONEDHËNga ELIDA BUÇPAPAJ (08.24.2014)
TRI JOTË JETIKE TË KOSOVËSNga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]