E Premte, 01.24.2020, 12:32pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
CILËN SHQIPËRI PO VIZITON I NDERUARI PAPË?
Nga RESHAT KRIPA

E Shtunë, 09.20.2014, 07:37am (GMT+1)


    Në shtypin e përditshëm lexoj fjalën e Papa Françeskut në lidhje me vizitën në Shqipëri. Në këtë fjalë ai theksoi:

    “Të dielën e ardhshme, me ndihmën e zotit, do të vizitoj Shqipërinë. Vendosa të vizitoj këtë vend sepse ka vuajtur shumë për shkak të një regjimi ateist të tmerrshëm, ndërsa tani po realizon një bashkëjetesë paqësore midis komponentëve fetarë të ndryshëm. Deri atëherë përshëndes me dashuri popullin shqiptar dhe e falënderoj për përgatitjet e kësaj vizite. U bëj thirrje të gjithëve të më shoqërojnë në lutje, për ndërmjetësimin e Zojës së Këshillit të Mirë. Faleminderit”,
    
    Cilën Shqipëri po vizitoni, i nderuar Papë? Po, i lartmadhërishmi Papë, ju po vizitoni Shqipërinë që ka vuajtur tmerrësisht nga një regjim totalitar i papërshkrueshëm, nga një regjim  që masakroi në mënyrën më të egër bashkëqytetarët e tij, një regjim që shembi çdo lloj besimi në Zotin dhe profetët e tij, një regjim që, më së fundi, në sajë të rezistencës gati gjysmë shekullore dhe lëvizjes popullore të fundit të viteve 90-të, u shemb dhe i hapi rrugën vendosjes së rendit demokratik në vend.

    Ju do të vini në vendin tonë, i nderuar Papë! Do të vini, por unë, një nga ata që e kanë pësuar, si shumë të tjerë, nga ai regjim, nuk do të jem në pritjen tuaj. Nuk do të jem jo se nuk ju dua apo se nuk ju respektoj. Ju jeni figura më e ndritur e botës demokratike. Do të ishte nderi im të isha i pranishëm në ardhjen tuaj. Por nuk dua të rreshtohem përkrah hipokrizisë së shtetit shqiptar që kërkon të përdorë figurën tuaj në favor të klikës së tij.

    Përgatitjet për ardhjen tuaj janë të jashtëzakonshme. Bulevardi kryesor i kryeqytetit është mbushur me fotografitë e martirëve të katolicizmit shqiptar. Po kush ishin vrasësit e tyre? Pikërisht bijtë e atyre që këtë ditë do ju presin juve. Etërit e tyre u vërsulën me egërsi mbi çdo gjë demokratike që vendi kishte krijuar. Po eshtrat e tyre të martirizuara ku ndodhen? Për shumicën prej tyre nuk ka një varr ku njerëzit të përulen para kujtimit të tyre të paharruar. E pra, demagogjia e pushtetarëve është e padurueshme. Hipokrizia e tyre ka arritur majat më të larta.

    Nuk jam i parimit që bijtë duhet të paguajnë gjynahet e etërve të tyre. Por, për fat të keq, asnjë prej këtyre bijve nuk ka patur guximin të pranojë gjynahet që kanë kryer prindërit e tyre. Asnjë prej tyre nuk ka patur guximin të pranojë krimet e kryera nga regjimi komunist mbi popullin shqiptar. Ende sot vazhdojnë të shfaqen nën hundët e tyre, nëpër qytetet tona, portretet e diktatorit më të egër të popullit tonë, kriminelit Enver Hoxha, dhe personalitetet e larta të vendit, të pranishme në këto ceremoni, heshtin. Ju kujtojmë këtu kremtimet me rastin e përvjetorit të Konferencës së Pezës dhe të ashtuquajturit përvjetor të “çlirimit” të Gjirokastrës. Si këto ka patur edhe shumë raste të tjera në të kaluarën.

    Këtro rrjeshta po jua shkruan një individ që e ka hequr mbi shpinën e tij shtypjen e sistemit totalitar komunist. U ngrita që në moshë fare të njomë kundër këtij sistemi dhe diktatura më burgosi dhe më mohoi të gjithë të drejtat që i takojnë një individi. Por po shoh se sot atdheun tim e sundojnë bijtë e atyre që më syrgjynosën dhe më mohuan edhe të drejtën e të jetuarit. Ndaj, i nderuar Papë, nuk do të jem në ceremoninë e pritjes tuaj, pasi nuk dua të bëhem bashkëpuntor me hipokrizinë e organizatorëve të kësaj pritje.

    Ndoshta kjo mund të komentohet  si  një  mendim  i  një  ekstremisti. Por unë  do  të  doja t’ju thoja se ky nuk është vetëm mendimi im, por i shumicës së popullit shqiptar, të asaj shumice që i ka hequr mbi shpinën e saj tmerret e sistemit totalitar. Nuk e di nëse ky mesazh do t’ju mbërrijë, pasi edhe po t’jua dërgoj me anën e shërbimit postar nuk besoj se do t’ju arrijë ndër duar, por dua të theksoj se do të vijë dita që sharlatanët e politikës shqiptare do të përmbysen dhe vendin e tyre do ta zenë shqiptarët e vërtetë, ata që mendojnë me të vërtetë për një Shqipëri demokratike.

    Qofsh i nderuar, i madhi Papë! Ju uroj udhëtim të mbarë në vendin tonë të shqiponjave. Mirserdhët dhe thirrja juaj për këtë vend të përvuajtur të bjerë në veshin e shqiptarëve të vërtetë.

RESHAT KRIPA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AKADEMIA E SHKENCAVE NË SHËRBIM TË KISHËS SHOVINISTE GREKENga Prof. dr. ESHREF YMERI (09.19.2014)
ZOTI KRYEMINISTËR OSE ME PAPA FRANÇESKUN, OSE ME DIKTATORIN – RRUGË TË MESME NUK KANga ELIDA BUÇPAPAJ (09.19.2014)
SHQIPËRIA NDERON MARTIRËT E KOMBIT DHE TË FESËNga FRANK SHKRELI (09.19.2014)
SHBA E BE TË MBAJNË QENDRIM TË QARTË MENJËHERË PËR SITUATËN ALARMANTE KRIJUAR NË KOSOVË Nga ELIDA BUÇPAPAJ (09.18.2014)
DITA NDËRKOMBËTARE E DEMOKRACISË DHE KOMEDIA E PARTIVE POLITIKE SHQIPTARENga FRANK SHKRELI (09.17.2014)
Shejtnia juej, mirësevini në Atdheun tonë!SHOQNIA SHQIPTARE NUK SHËROHET NGA MURTAJA KOMUNISTE, PA DALË NË SHESH E VËRTETANga SAMI REPISHTI (09.16.2014)
NDËRGJEGJA DHE KURAJUA CIVILENga RESHAT KRIPA (09.15.2014)
KOALICIONI NDËRKOMBËTAR KUNDËR GRUPIT TERRORIST ISILNga FRANK SHKRELI (09.14.2014)
GJYKATA KUSHTETUESE NUK KA PSE TË HEDHË POSHTË APO TË VONOJË VERDIKTIN E 8 QERSHORITNga AGRON ALIBALI (09.13.2014)
STRATEGJIA E PRESIDENTIT OBAMA KUNDËR GRUPIT TERRORIST ISILNga FRANK SHKRELI (09.11.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Janar 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]