E Premte, 05.03.2024, 06:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Letër publike ministrit të drejtësisë z Hajredin Kuçi
PROKURORIA E SHTETIT ËSHTË PROKURORI E SHPIFJEVE DHE KURDISJEVE
Nga GANI MEHMETAJ

E Martë, 02.17.2015, 09:25pm (GMT+1)



Janë qindra zyrtarë të shtetit, të pezulluar a të përjashtuar nga puna, të cilat po kalojnë nëpër dhëmbëzoret e frikshëm të këtyre prokurorëve, me akuza absurde apo shpifje, ndërsa fatkeqët s'kanë ku ankohen. Janë dhjetëra sekretarë gënjeshtarë që i denoncuan për t'i hequr qafe, sepse i pengonin në vjedhje. Me kanë thënë, zotni ministër Kuçi  se, dhjetëra viktima të prokurorëve të instrumentalizuar, i ka goditur infarkti, kanë pësuar tronditje e kriza nervore, ua kanë çrregulluar jetën e familjen.
-
Zoti ministër i drejtësisë

Pesë prokurorë të shtetit, tre vjet me radhë, u morën me një lëndë e cila fund e krye ishte shpifje, ishte lëndë e parashkruar, s'kishte të bënte fare me viktimën së cilës iu hodhën në qafë mizorisht, duke e mbajtur peng e në tension si në shtetet më të egra totalitare. Ia  këputën karrierën, e njollosën publikisht me ndihmën e zyrtarëve të administratës suaj. Ndërkaq, hetuesi i policisë, me autorizim të këtyre prokurorëve e terrorizoi me arrogancë primitive viktimën - kineastin e intelektualin e njohur, duke e fyer e denigruar si policia serbe para 17 vjetësh.  Disa nga këta prokurorë janë: Habibe Salihu, Remzush Latifi, LLugiqi, etj, ndërkaq, polici i zellshëm për fyerje e mend shitës ishte B. Abdullahu. Viktima e terrorit e shpifjeve të Prokurorisë Themelore të Prishtinës jam unë, Gani Mehmetaj. 

Pra, pesë prokurorët, ia hidhnin lëndën njëri-tjetrit, në vend se ta hidhnin në plehra që në fillim kallëzimin penal. Të gjitha ata e dinin fare mirë se të fusnin hundët e të merreshin më një lëndë të parashkruar, është vepër penale, por ata u bënë pjesë e shpifjes me fishkëllimat nga  lartë, sepse me apostrofuan mua, kurse unë nuk u mora fare me projektet për të cilat më binin në qafë. Qëllimi ishte djallëzor: të përligjnin pezullimin tim nga puna dhe të më pengonin të kthehesha  në punë, meqë me ktheu KPMSHK e Gjykata Themelore e Prishtinës.

Pas tri vjetësh presioni, prokurorja Habibe Salihu, me ftoi në bisedë. Ia sqarova me sinqeritet se akuza për kinse humbjen e kopjeve të filmave, është shpifje, sepse kopjet e filmave janë në Kosovafilm, pra nuk mungojnë as nuk kanë munguar kurrë, i tregova se unë nuk isha i ngarkuar me këto kopje, se drejtori nuk merret më gjëra të tilla triviale etj. etj. Madje, e ftova që të bindet se filmat janë aty ku ishin edhe më parë, sepse e kishim vetëm 300 metra larg objektin e Kosovafilmit. Ia paraqita të gjithë punëtorët  e Kosovafilmit që mund të dëshmojnë për vërtetësinë e fjalëve të mia. Më vonë mora vesh se ajo nuk e pyeti askënd, as nuk shkoi të konstatonte gjendjen.  Heshti si mumie e nuk iu përgjigjej kërkesave të mia legjitime.  

Prokurorja H. Salihu lëndën e "krimeve të rënda", ia hodhi prokurorit Remzush Latifit për "krime të lehta". Ai pa një pa dy bëri aktakuzë dhe e nisi në Gjykatën e Prishtinës. Kjo ishte sikur të të akuzonin për vrasje, kurse "i vrari"  ishte shëndosh  e mirë. I thash prokurorit Latifi se akuza është qesharake, absurde, skandaloze, që s'ta kap mendja, por ai më ndërpreu, duke mu përgjigjur me cinizëm, në prani të avokatit tim: "e di se nga kjo aktakuzë nuk do të del asgjë", por e dinte po ashtu se kjo shpifje e tij, do të me zvarriste nëpër gjyqe edhe pesë vjet të tjera.  Pra, qëllimi ishte që më gënjeshtra të më pengonte të kthehesha në punë, sepse të gjitha gënjeshtrat tjera u kishin shterur shpifësve e prokurorëve. Çfarë zori kishte, nuk e di. Mund ta supozojë. Emri e mbiemri i prokurorit Latifi s'më thoshte asgjë, pos që ma kujtoi të vëllanë e tij, i cili pas vitit 1981 me tregonin se si i dënonte me nga 15 vjet burg të rinjtë që shkruanin inicialët KR.  Teksti i aktakuzës, i formuluar nga ai ishte me një shqipe të zvetënuar, copë-copë e me sintaksë sllave. Mezi i rashë në fund. Por ky ishte niveli i tij. 

Kjo është Prokuroria Themelore e Prishtinës, kjo është administrata e qeverisë suaj. Këta rojtarë të shtetit në vend se të  merren me krimin e organizuar, korrupsionin që na mbyti, që e zbrazi shtetin si me 1999,  në vend se te merren me armiqtë e shtetit që janë bërë aq shumë, merren me intelektualë e kineastë të njohur, i përgjojnë me aparaturë të shtrenjtë, sipas urdhëresës së  prokurorëve,  i ndjekin, i terrorizojnë, i njollosin, ua këpusin karrierën. Janë qindra zyrtarë të shtetit, të pezulluar a të përjashtuar nga puna, të cilat po kalojnë nëpër dhëmbëzoret e frikshëm të këtyre prokurorëve, me akuza absurde apo shpifje, ndërsa fatkeqët s'kanë ku ankohen. Janë dhjetëra sekretarë gënjeshtarë që i denoncuan për t'i hequr qafe, sepse i pengonin në vjedhje. 

Kur prokurorët e shtetit janë në gjendej të më keqtrajtojnë e njollosin mua, që kam emër publik e veprimtari të frytshme, po atyre fatkeqeve  që s'kanë mundësi të ngrehin zërin, çfarë u ndodhë? Me kanë thënë, zotni ministër Kuçi  se, dhjetëra viktima të prokurorëve të instrumentalizuar, i ka goditur infarkti, kanë pësuar tronditje e kriza nervore, ua kanë çrregulluar jetën e familjen. Sikur të mos isha kalitur më goditje të vazhdueshme gjatë jetës sime, këtë fat do të pësoja. 

Zoti ministër. Nuk e kërkoj as nuk e pres ndihmën tuaj, sepse edhe para tre vjetësh ua dërgova një letër të brendshme, ku u tregova për shpifjet e ndyta të sekretarit  të MKRS-së, V. Firzi, që i takonte dhe i takon partisë suaj. Atëbotë u thash ma hiqni qafe, sepse ma ka ndërsyer dikush nga lartë, por nuk ma hoqët qafe, përkundrazi ai u bë edhe më i tërbuar.

Megjithatë, meqë kam dhënë kontributin tim për pavarësinë e shtetit të Kosovës, meqë jam angazhuar gjithë jetën për një shoqëri humane, kundër terrorit shtetëror e  keqpërdorimeve, ndjeva obligim moral e intelektual t'u informojë për gjendjen në të cilën janë disa nga institucionet e shtetit tonë. 

Ju shëndosh.

Email: ganimehmetaj@yahoo.com   
Dorëzuar me 16.02.2015


GANI MEHMETAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOHA TË REFLEKTOJMË KOMBËTARISHT PËR ÇËSHTJEN SHQIPTARE NË BALLKANNga ARTUR VREKAJ (02.16.2015)
KOSOVA KA NEVOJË PËR NDIHMËNga ROBERT SCHWARTZ, Deutsche Welle (02.14.2015)
Duke kërkuar “Albanica” në botimet amerikane:TREGUESI TIRANANga ANDON DEDE, Nju Jork (02.13.2015)
KRYQËZATË E DJATHTË KUNDËR OBAMËSNga RUTH MARCUS, Washington Post (02.13.2015)
VISAR ZHITI, NJERIU I ZOTIT - PËRBALLË ANTINOMIT BUJAR NISHANINga ELIDA BUÇPAPAJ (02.12.2015)
PERËNDIMI DHE ILUZIONET E HUMBURA NË UKRAINËNga ROGER COHEN, New York Times (02.12.2015)
Në kuadër të një përvjetoriKUSH MA RRËMBEU DJALIN?Nga RESHAT KRIPA (02.11.2015)
I DASHUR AT I SHENJTË, JU LUTEM NJIHENI PAVARËSINË E KOSOVËS DHE PRANONI VISAR ZHITIN AMBASADOR NË VATIKANNga ELIDA BUÇPAPAJ (02.09.2015)
'GJENIU I VOGËL' NJË TALENT SHOW QË KULTIVON ARTISTIN DHE ARTIN E VËRTETËNga ELIDA BUÇPAPAJ (02.08.2015)
LAICITETI I SHTETIT SHQIPTAR NUK DUHET DISKUTUAR - AS NË RASTIN E EMËRIMIT TË AMBASADORIT NË VATIKANNga Dr GËZIM ALPION (02.07.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]