E Enjte, 11.14.2019, 04:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
'ATA TË CILËT U MOHOJNË LIRINË TË TJERËVE, NUK E MERITOJNË AS PËR VETEN'
ABRAHAM LINKOLNI - ME RASTIN E 150 VJETORIT TË VRASJES
Nga FRANK SHKRELI

E Martë, 04.14.2015, 09:42pm (GMT+1)


 
  Abraham Linkolni u zgjodh presidenti i 16-të i Shteteve të Bashkuara në vitin 1861 dhe dy vjet më vonë më 1863 nënshkroi Proklamatën e Emancipimit me të cilën deklaroi lirinë e përhershme për skllevërit mbrenda Konfederatës.  Në fjalimin e tij me rastin e inaugurimit president, Linkolni paralajmëroi shtetet e Jugore të Amerikës të cilat ishin kundër heqjes së skllavërisë se: "Është në duart tuaja, bashkatdhetarët e mi të pakënaqur dhe jo në dorën time, çështja e rëndësishme e luftës civile.  Qeveria nuk do t'ju sulmojë...Por as ju nuk keni ndonjë të drejtë Hyjnore për të shkatërruar qeverinë, ndërkohë që unë kam detyrën dhe përgjegjësinë e shënjtë për ta ruajtur, për ta mbështetur dhe mbrojtur atë."  Si president, Abraham Linkolni punoi shumë për një organizim të fortë të Partisë Republikane dhe mundi të siguronte edhe përkrahjen e shumë demokratëve në favor të kauzës për bashkimin e shteteteve dhe kundër skllavërisë.
 
Linkolni e konsideronte ndarjen e vendit veri-jug si të paligjshme dhe ishte i gatëshëm të përdorte forcën në mbrojtje të Bashkimit dhe të ligjeve Federale. Por kur forcat e shteteve jugore sulmuan “Kështjellen Sumter” duke detyruar dorëzimin e saj forcave të jugut, Linkolni u bëri thirrje shteteve të veriut për regjistrimin e 75.000 vullnetarve për të kundërshtuar këtë akt dhe kështu filloi Lufta Civile amerikane.   Lufta Civile ishte një luftë e tmershme, njëra ndër më të përgjakshmet e atij shekulli gjatë së cilës, nga të dy palët,  humbën jetën mbi 600.000 veta, por megjith sakrificat e pa imagjinueshme njerzore, ishte një luftë kundër skllavërisë, një luftë që më në fund siguroi të drejtat dhe liritë e barabarta për të gjithë brezat e ardhëshëm në Amerikë dhe frymëzoi mbarë botën.   Si përfundim i këtyre sakrificave të mëdha, Amerika doli nga kjo luftë si një komb më i mirë, më i fortë dhe më i drejtë, për të gjithë. Kjo është një meritë e madhe e Abraham Linkolnit, e këtij emancipatori të madh të Amerikës dhe të botës, 150-vjetori i vdekjes i të cilit po shënohet në kryeqytetin e kombit në Washington si dhe anë e mbanë Shteteve të Bashkuara.   
 
Linkolni bëri ç'mos që bota të mos harronte se Lufta Civile kishte të bënte me një çështje shumë më të madhe dhe më të rëndësishme se sa edhe Bashkimi i kombit. Ai e deklaroi këtë bindje  në mënyrën më emocionale që është e mundur, në fjalimin që ka mbajtur në varrezat ushtarake në Gettysrburg duke thënë se, "Jemi këtu për të vendosur njëherë e mirë që këta ushtarë të rënë të mos kenë vdekur kotë -- se ky komb nën kujdesin e Perëndisë, do të ketë një lindje të re të lirisë -- dhe se qeveria e popullit, nga populli dhe për popullin, nuk do të zhduket nga faqja e  dheut."   Ishte ky një mesazh për Amerikën po se spo, por edhe për mbarë botën.

Vetëm pesë ditë pasi mori fund Lufta Civile në Shtetet e Bashkuara dhe para pajtimit të Veriut dhe Jugut, më 14 prill, 1865 u plagos rëndë Presidenti Abraham Linkoln nga plumbi i një vrarësi, simpatizant i kauzës së Jugut gjatë Luftës Civile. Një ditë më vonë, më 15 prill, Linkolni vdiq nga plagët e marra.  Ishte ora 7:30 në mengjes, kur zemëra e tij e madhe pushoi së rrahuri, e një burri që është cilësuar si, "miku i të varfërve, emancipuesi i të shtypurve dhe kampioni i zgjedhur i lirisë".  Shpirti i tij u këthye tek Perëndia në të cilin ai besonte fuqishëm dhe me plot bindje se sipas tij, me punën dhe veprat ai ishte në rrugën e drejtë të planeve dhe të gjykimeve të Krijuesit.  Në lidhje me këtë, Linkolni citohet të ketë thënë me një rast se, "Nëqoftse  Zoti do që murtaja e keqe e luftës (civile) të vazhdojë deri në përmbytjen dhe shkatërrimin e pasurisë së grumbulluar gjatë 250 vjetëve me punë të detyrueshme dhe derisa çdo pikë gjaku e shkaktuar nga përdorimi i kamxhikut, të paguhet me një tjetër pikë gjaku shkaktuar nga shpata, atëherë, ashtu si ka është thënë tre mijë vjetë më parë, të vazhdohet të thuhet edhe tani se, "Gjykimet e Zotit janë të drejta dhe të vërteta."
 
Kombi amerikan ka përjetësuar kujtimin e tij me një përmendore madhështore prej mermeri në Washington, ku pas trupores së Linkolnit, lartë në faqen e murit janë të shkruara këto fjalë: "Në këtë tempull – si dhe në zemërat e njerzëve për të cilët ai shpëtoi bashkimin e kombit - Kujtimi i Abraham Linkolnit - Është i shënjtëruar për gjithmonë".  Por kujtimi i Abraham Linkolnit tejkalon kufijtë e Shteteve të Bashkuara, ndërkohë që jeta dhe veprimtaria e tij ka gjetur jehonë kudo në botë ku popujt janë historikisht shfrytëzuar nga regjime dhe diktatorë të ndryshëm, e ku historia ka shënuar krimet e njeriut kundër njeriut në pothuaj çdo vend të botës dhe në të gjitha periudhta e historisë së njerëzimit.  Jeta dhe veprimtaria e Presidentit Abraham Linkoln është përjetësuar gjithashtu edhe me botimin e numrit më të madh të librave mbi jetën dhe veprimtarinë e tij, në krahasim me presidentët e tjetër amerikanë -- duke marrë parasyshë edhe botimet në gjuhët e huaja -- përfshirë edhe të pakën dy libra në shqip, për të cilët kam dijeni unë -- libri i Xhevat Kallajxhiut me titullin thjeshtë Linkoln, një biografi e botuar në New York  në vitin 1961 dhe  në vitin 1926, Konstantin Çekrezi ka botuar shënime mbi jetën e këtij udhëheqsi amerikan.
 
Vdekja e  parakohshme e Abraham Linkolnit ishte një humbje e madhe për kombin amerikan, ndërkohë që shumë historianë amerikanë dhe të huaj thonë se ai tani u përket brezave të të gjitha kohërave dhe mbarë botës.   Jo vetëm Amerika, por edhe  bota e atëhershme mbajti zi për vdekjen e tij, 150-vjetë më parë.  Revista amerikane Atlantic në numrin e fundit sjellë reagimet botërore të para 150-vjetëve mbi vrasjen e Linkolnit nga njerëz të thjeshtë dhe nga qarqet zyrtare dhe diplomatike të asaj kohe.  Madje bota e atëhershme, sipas revistës, konsideronte se vdekja e Abraham Linkolnit mund të kishte pasur të njëjtin efekt në historinë e ndryshimeve në botë sa edhe vrasja e Jul Cezarit, ndonëse për arsye të ndryshme.  Revista thotë se sidomos europianët shikonin në presidentin Linkoln dhe në eksperimentin amerikan një vlerësim të idealizuar edhe të aspiratave të tyre.  "Abraham Linkolni nuk është vetëm i juaji -- ai është gjithashtu edhe i yni", shkruanin në atë kohë qytetarët e qytetit të vogël Sicilian, Acireale, "sepse ai ishte një vëlla, mendja dhe ndërgjegjëja e guximshme e të cilit udhëhoqi një popull drejtë bashkimit dhe trimërisht çrrënjosi skllavërinë." Por reagimi më domethënës thotë revista në fjalë mbi vdekjen e Linkolnit, erdhi nga gazeta la Opinion në Bogota të Kolombisë, e cila shkruante se në kuptimin e fjalës të gjuhës së përditshme, "Abraham Linkolni nuk mund të thuhet se ishte një njeri i madh. Ai nuk gëzonte prestigjin e një fituesi të ndonjë lufte. Ai nuk pushtoi popuj e shtete. Por, ai posedonte diçka shumë më tepër se të gjitha këto së bashku, e që nuk mund të barazohet me asnjë nga glorifikimet e kësaj bote.  Abraham Linkolni ishte një instrument i Perëndisë.  Burri i quajtur Abraham Linkolni ishte liberatori dhe shpëtimtari i një republike madhështore të kohërave moderne...mishëruesi  i një ideje që vlonte si flakë në zemrën e tij e që e ngriti atë në nivelet më madhështore humane -- të një shpëtimtari të një race të tërë njerzish. "
 

Në Gettysburg, Abraham Linkolni ka mbajtur atë që konsiderohet si fjalimi më i rëndësishëm që mbahet mend në historinë e Shteteve të Bashkuara.  Duke dedikuar varrezat ushtarake për mijëra ushtarë që ishin varrosur aty pas Betejës së Gettysburgut e ishte zhvilluar vetëm katë muaj më heret, Presidenti Linkoln megjithë periudhën e vështirë nepër të cilën po klaonte kombi i tij, ai deklaroi besimin dhe bindjen e tij, për një të radhme më të mirë, për themelimin e një, "Kombi të ri, i bazuar në liri dhe i dedikuar ndaj objektivit se të gjithë njerëzit janë të krijuar me të drejta të barabarta."

Presidenti Linkoln u ri-zgjodh në vitin 1864 ndërkohë që fitorja e shteteve veriore kundër jugut solli mbarimin e luftës.   Duke planifikuar të ardhmen e vendit të tij në periudhën e paqës, Linkolni  u tregua i gatëshëm për bashkpunim dhe tepër i njerzishëm ndaj kundërshtarve plitië dhe ushtarakë duke inkurajuar shtetet e Jugut që të dorëzonin armët dhe të rindërtonin vendin.  Në këtë frymë, ai iu drejtua të gjithë bashkombasve të vet me rastin e inaugurimit të dytë, me fjalë të cilat tani janë shkruar në Memorialin Linkoln në Washington: "Me keqdashje kundër askujt, me dashuri e bamirësi për të gjithë, me vendosmëri në mbrojtje të së drejtës, ashtu si na e bën të mundur Perëndia ta shohim të drejtën -- le të përpiqemi të përfundojmë punën që kemi filluar dhe të shërojmë plagët e kombit...."

Historianët dhe shkencëtarët politikë amerikanë e konsiderojnë Abraham Linkolnin si presidentin më me influencë të Amerikës, madje disa e venë në vendin e parë për nga arrijtet dhe trashëgimia historike, në krahasim edhe me më të dalluarit siç janë, Franklin Roosevelt, George Washington, Theodore Roosevelt, Thomas Jefferson, Andrew Jackson, Woodrow Wilson,  Harry Truman dhe Ronald Reagan.  Kështuqë sipas vlerësimit të shumë historianëve por edhe të publikut, Abraham Linkolni konsiderohet edhe sot --150-vjetë pas vdekjes së tij -- si Presidenti më i mirë i këtij vendi.  Ata vlerësojnë se asnjë president tjetër në historinë e Amerikës nuk është përballur me ndonjë krizë më të madhe se ç’ishte Lufta Civile amerikane, dhe asnjë president deri tani nuk ka arritur aq sa mundi të arrinte dhe të realizonte për kombin e vet Presidenti Abraham Linkoln.


 .
 

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RibotimAGIM RAMADANI - POEMË E PAMBARUAR E SAGËS SHQIPTARENga SKËNDER BUÇPAPAJ (04.11.2015)
NGA HISTORIA E KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN45-VJETORI I INAUGURIMIT TË KISHËS SË PARË KATOLIKE SHQIPTARE NË PERËNDIMNga FRANK SHKRELI*        (04.10.2015)
DEKRIMINALIZIMI YNË I RREZIKUARNga SULEJMAN GJANA, Kryetar i PLL (04.08.2015)
PSE E VRANË BORIS NJEMCOVIN?!Nga Prof. dr. ESHREF YMERI (04.08.2015)
FejtonHIPOKRITI I KOHËS SONËNga RESHAT KRIPA (04.07.2015)
JU TREGOJ PËR TIM ATË, POETIN VEHBI SKËNDERI – ECCE HOMO ISHTE IM ATË – Nga ELIDA BUÇPAPAJ (04.06.2015)
ÇFARË PATRIOTIZMI PO KULTIVOJMËNga LUMIR ABDIXHIKU (04.06.2015)
TOM DOSHI - HERO APO VIKTIMËNga ELIDA BUÇPAPAJ (04.05.2015)
PARLAMENTI I SHQIPËRISË SOT DHE DJENga ROMEO GURAKUQI (04.05.2015)
RICIKLIMI I POLITIKËS SË MBETURNga PËRPARIM KABO (04.05.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]