E Enjte, 10.17.2019, 12:45am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Barometri diplomatik
STRATEGJIA E SERBOCENTRIZMIT AUTODESTRUKTIV
Nga Prof. dr. MEHDI HYSENI

E Djelë, 05.03.2015, 06:59am (GMT+1)


 
*** Shkaku i paknaqsisë së minoritarëve serbë në Kosovë (2000-2015), qëndron në faktin se, ata nuk e njohin shtetin e pavarur të Kosovës, edhe pse janë të përfaqësuar dhe pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në institucionet dhe në organet e tij. -Edhe pse ata janë deputetë, ministra dhe zëvendësministra, ata nuk e njohin, por vetëm e shfrytëzojnë politikisht, ekonomikisht dhe financiarisht shtetin e pavarur të Kosovës, sepse  Serbinë e njohin si shtet të tyre. Vetëm për këtë qëllim, Beogradi zyrtar ka “lansuar” dialogun në Bruksel me palën shqiptare të Kosovës, duke  shpresuar se një ditë, Serbia (duke keqpërdorur minoritetin e saj në Kosovë), me ndihmën e BE-së dhe të Rusisë, do të rikthente sovranitetin e saj  të dikurshëm kolonial në Kosovë (1912-1999).
 
Rikthimin në institucionet e filluan me “Povratakun” dhe e mbyllën me “Srpska Lista” të Aleksandar Jabllanoviqit në qeverinë e koalicionit Thaçi-Mustafa (dhejtor 2014).

Edhe  pas inaugurimit të institucioneve shtetërore të Parlamentit dhe të Qeverisë multietnike të Kosovës(2000-2015), në të cilat participon edhe minoriteti serbomalazez, sipas përqindjes së paritetit të vet, pala serbe(me gjithë hipotekën e saj, si levë nismëtare dhe kryesore e viktimizimit të shqiptarëve dhe të Kosovës nga ana e regjimit gjenocidal të Serbisë), kursesi të pajtohet me realitetet e reja, të krijuara në Kosovë pas dështimit të politikës gjenocidale dhe të agresionit luftarak të "RFJ-së"(Serbia+Mali i Zi), kundër Kosovës, të drejtuar nga  Slobodan Milosheviqi, vrasësi i shqiptarëve, i kroatëve  dhe i myslimanëve boshnjakë të Bosnjë-Hercegovinës. Nuk pajtohet sepse ushqehet dhe vepron sipas strategjisë së serbocentrizmit autodestruktiv shekullor të përmbajtjes programore të Serbisë së Madhe(1844-2015).
 
Këtë konstatim, e provojnë edhe përpjekjet e para (pas përfundimit të luftës në Kosovë) të përfaqësuesve të "Povratakut" (të komanduar dhe të këshilluar drejtpërdrejt nga qeveria serbe e Beogradit me nënkryetarin e saj në krye, Nebojsha Qoviq ),që të nxirrnin "extra" koncesione nga  kryeshefi i UNMIK-ut, Mihael Shtajner, ashtu siç vepruan paraprakisht, edhe  me  kryeshfat paraprakë të UNMIK-ut, francezin Bernard Kushner dhe danezin Hans Hekerup.

Histeria e serbocentrizmit autodestruktiv

Për këtë syndrom të pakënaqësisë dhe të rebelimit të serbëve në Veriun e Kosovës, të cilët të ndihmuar nga qeveria e Beogradit, plot 15  ia arritën ta copëtojnë qytetin e Mitrovicës në dy pjesë, me ç’rast , duke përdorur forma të ndryshme të terrorizmit shtetëror serb, të drejtuar drejtpërdrejtë nga struktura të kamufluara policore, paramilitare dhe të sigurimit, jo vetëm që t’i dëbojnë mbi 30 mijë shqiptarë nga banesat, nga shtëpitë dhe nga pasuritë e tyre të patundshme, por edhe të zbatojnë ligjet dhe Kushtetutën e Serbisë në pjesën e okupuar veriore të Kosovës.
 
E, së fundi, ajo që është më skandaloze dhe më e papranueshme, strukturat e barrikaduara parale serbe së bashku me Beogradin ia arritën që të “internacionalizojnë” problemin e Kosovës Veriore, duke shpikur “dialogimin historik” kinëse në emër të zgjdhjes së “çështjeve teknike” të minoritetit serb, përkatësisht të “normalizimit” të marrëdhënieve ndërshtetërore midis Kosovës dhe Serbisë. Këtë e provon edhe lidhja e Marrëveshjes së Brukselit (19 prill 2013), të nënshkruar nga ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq në Bruksel nën monitorimin e shefës së diplomacisë së BE-së Katherine Ashton.
 
Është me interes që në formë të një kronologjie të shkurtër dhe përmbledhëse, të trajtojmë historikun e  histerisë së serbocentrizmit autodestruktiv, karakteristikë kjo,e cila gjatë gjithë periudhave historike ka mbisunduar,duke luajtur rolin më negativ në marrëdhëniet serbo-shqiptare. Pikërisht, duke u ushqyer me recidivat e këtij fenomeni patologjik, serbët kanë kryer disa gjenocide mbi kombin dhe truallin etnik shqiptar,në veçanti nga viti 1842 e deri në vitin 1999(prill). Mirëpo, në saje të mbështetjes së përhershme dhe të njëanshme të aleatëve të tyre tradicionalë sllavë(Rusia cariste) dhe të atyre prosllavë (Franca dhe Britania e Madhe), asnjëherë nuk kanë dhënë llogari para bashkësisë ndërkombëtare për krimet gjenocidale ndaj shqiptarëve.
 
Përkundrazi , këto akte të shëmtuara kundër njerëzimit, Serbia ua ka atribuuar shqiptarëve të pafajshëm ngase ata nuk gëzonin kurrfarë përmbajtje, as mbrojtje ligjore të bashkësisë ndërkombëtare (1878-1999)
 
Ndërkombëtarizimi  dhe mbështetja e UÇK-së në Rambuje
 
Nuk ka asnjë dyshim se me daljen në skenë të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës(UCK) në vitin 1998, e cila në saje të luftës së saj çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale kundër Serbisë gjenocidale dhe agresive, bashkësisë ndërkombëtare iu imponua si faktor vendimtar ushtarako-politik, si rrjedhim u përfundua Marrëveshja e Rambujesë (mars 1999).
 
Në rastin konkret, për herë të parë në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare, shqiptarët arritën që të përkrahen dhe të gjejnë mirëkuptim objektiv nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Në ndryshimin e baraspeshimit të forcave politike ndërkombëtare, përkatësisht në kthimin e "balances" diplomatike të kancelarive diplomatike evropiane në favor të faktorit shqiptar, rolin kryesor e ka luajtur zhvillimi i luftës drejtë çlirimtare të UCK-së dhe mbështetja e saj direkte nga administrata amerikane me presidentin Bill Klinton në krye,  këta dy faktorë relevantë sollën në ndërkombëtrarizimin dhe në çlirimin e Kosovës nga bandat kriminele serbe të regjimit pushtues gjenocidal të Serbisë.
 
Më pas (me të përfunduar kufta në Kosovës, pas kapitullimit të Serbisë militariste, policore dhe paramilitariste të Sloboda Milosheviqit), në  kohë paqeje regjimet reformuese “demokratike” të Vojsilav Koshtunicës, Zoran  Gjingjiqit dhe të Nebosha  Çoviqit, (edhe pse kryetari-përfaqësuesi i tij, S.Milosheviq ishte nxjerrë në bangën e zezë të Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë), kursesi të  vetëdijësohej dhe të kuptonte gjendjen reale në Kosovë. Në vend se të ndikonin pozitivisht në minoritetin e  tyre, duke i motivuar që, në përputhje me ligjet dhe me ligjshmëritë, të dala nga Korniza kushtetuese e Kosovës, si dhe nga paragrafët e Rezolutës 1244 të OKB-së, të kooptoheshin në organet dhe në institucionet përkatëse të Parlamentit dhe të Qeverisë multietnike të Kosovës, sikurse përfaqësuesit e minoriteteve të tjera, Beogradi (sikurse gjatë mandatit të kryeadministratorëve të mëparshëm, Bernard Kushner dhe Hans Hekerup), e nxiste palën serbe, që të vazhdonte me shantazhe dhe me obstruksione të pajustifikueshme të bojkotit, që kishin përllim të fundit destabilizimin e gjithë asaj, që kishte investuar dhe   kontribuar bashkësia ndërkombëtare në Kosovë për të ndërtuar një shoqëri të re civile me parime dhe me standarde demokratike të botës së qytetëruar moderne, të pavarur nga Serbia, ku të të gjithë qytetarët e saj, do të ishin me të drejta dhe detyrime të  barabarta para ligjit.


                        
Kisha ortodokse dhe shkenca serbe
                        në funksion të  gjenocidit serb në Kosovë   


Ndër forcat centrifugale të politikës pushtuese serbe ndaj territoreve etnike shqiptare dhe të ushtrimit të sundimit të sistemit kolonial të saj, janë pa dyshim Kisha ortodokse dhe kuazishkenca serbe, institucione këto, që ndër shekuj, objekt parësor të programit të tyre nacionalshovinist kanë pasur asgjësimin e qenies shqiptare dhe të sundimit kolonial të territoreve indigjene të Shqipërisë etnike.
 
Mirëpo, zbatimi në praktikë i një programi të këtillë me karakter afatgjatë historik nga ana e politikës serbe, është provuar si i suksesshëm vetëm në një segment të saj-ankesimin dhe kolonizimin e trojeve dhe të popullit shqiptar, por jo edhe në asmilimin dhe në shfarosjen definitive të shqiptarëve nga trungu i tyre i lashtë etnik.

Me gjithë pretendimet territoriale megalomane (që nga Beteja e Kosovës 1389 e deri në qershor të vitit 1989, kur në saje të makinerisë së terrorizmit dhe të gjenocidit të institucionalizuar shtetëror serb, u pezullua përfundimisht autonomia e Kosovës së vitit 1974, duke dëbuar, duke përndjelur, duke vrarë, duke plagosur, duke torturuar dhe duke burgosur me mijëra shqiptarë të të gjitha moshave.
 
Këtë tragjedi të  shqiptarëve të pambrojtur të Kosovës, e vulosi para gjithë botës, kryekrimineli i Ballkanit, Slobodan Miloshviq me  fjalimin e tij të mbajtur në Gazimestan, me rastin e kremtimit të Vidovdanit (28 qershor 1989). I sfaqur si  "feniksi", i ndërsyer dhe "i bekuar" nga Kisha Ortodokse Serbe, i cili mbajti "liturgjinë politike", duke apostrofuar se Serbia sërish do të hidhet në beteja të reja të përgjakshme, por të "suksesshme" sikurse ajo e Kosovës (1389), gjithnjë duke llogaritur në mbështetjen e kryegjësë sllave-Rusisë dhe të aleatëve të tjerë tradicionalë saj  për asimilimin dhe  për spastrimin e shqiptarëve nga Kosova, duke qenë se sipas mitilogjisë së krijuar ndër serbë, kjo pjesë e territorit të Shqipërisë etnike, gjithmonë paskësha  qenë "zemra dhe djepi i Serbisë").
 
Pikërisht në prag të kremitimit të 610-vjetorit të disfatës së betejës së Kosovës, më 24 Mars 1999, Serbia okupatore mposhtet dhe thyhet edhe më keq sesa në Betejën e Kosovës, si rrjedhim i luftës së drejtë çlirimtare kombëtare të UCK-së dhe të bombardimeve 78-ditëshe të Aleancës së Atlantikut Verior(NATO),sepse me këtë rast përfundimisht  "përshëndetet" nga zotërimi i mëtejmë kolonial i Kosovës.
 
Ia vlen të nënvizojmë se "humbja" e Kosovës nga jurisdiksioni  dhe sovraniteti kolonial serb, në perspektivën e afërt, paralajmëron edhe çlirimin e territoreve të tjera shqiptare nga çizmja shekullore barbare sllave në Ballkan. Një shthurje e tillë, së shpejti pritet të manifestohet edhe në Anamoravë(Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë). Këtë, do ta stimulojë dhe do ta përshpejtojë pikërisht "agjenda" e kërkesave permanente të skjashme  dhe  nacionalshovinste të minoritetit serb në Kosovë, të cilat janë vazhdimisht të njëanshme dhe në disfavor të ineteresave vitale të palës shqiptare dhe të përpjekjeve serioze të misionit paqësor të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, e cila pareshtur akuzohet nga pala serbe: Kisha Ortodokse Serbe (si gjithnjë “flamurtare” për shfarosjen e shqiptarëve nga territroret e Shqipërisë etnike) dhe regjimi aktual i Beogradit, se gjoja, minoriteti serb në Kosovë, edhe pas përfundimit të luftës,  “është zhveshur” nga të të gjitha të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe, "jeton i getoizuar" në Kosovë(!)

                                 
                Antinomia e ndërrimit të tezave-vazhdimësi e paranojës
               dhe  e deformitetit shkencor të "kujtesës historike" serbe


Duke mos pretenduar, që të hedhemi  në historinë e largët të këtij fenomeni absurd të politikës dhe të historiografisë falsfikatore serbe, ia vlen të përqëndrohemi  në pasqyrimin e tij, që i përket periudhës më të re të marrëdhënieve serbo-shqiptare, duke filluar që nga viti 1981, kur përmes demonstratave studentore shqiptare në Prishtinë dhe në qendrat e tjera të Kosovës, të organizuara dhe të prira nga vepritarët e dalluar të Lëvizjes Kombëtare për Clirimin e Kosovës, siç ishte z. Hydajet Hyseni, botërisht iu bë e ditur si regjimit të egër kolonialist serb, ashtu edhe mbarë opinionit ndërkombëtar, se kërkesa e popullit shqiptar, që Kosova të jetë republikë mëvete ishte e drejtë dhe imperativ i domosdoshëm historik i kohës.
 
Mirëpo, fatekqësisht edhe në këtë rast, regjimi totalitar çetniko-fashist-komunist i Serbisë (sikurse të gjitha regjimet e mëparshme hegjemoniste serbe), duke u mbështetur drejtpërdrejt nga agjenturat e klerikëve të Kishës ortodokse serbe dhe të shërbimeve sekrete të zbulimit dhe të kundërzbulimit policor dhe ushtarak serb, jo vetëm se u tregua i "shurdhër" ndaj kërkesës Kosova Republikë, por këtë e sofistikoi sipas "shijes" së politikës tradicionale të antinomisë së ndërrimit të tezave të deforimitetit të "kujtesës historike" dhe të paranojës kolektive serbe kundër ekzistencës dhe të drejtës historike të popullit shqiptar në Kosovë. Për arritjen e një objektivi të këtillë antishqiptar, përpos ushtrimit të forcës ushtarake, policore dhe paramilitare kundër shqiptarëve në Kosovë, regjimi shtypës i Beogradit angazhoi dhe shfrytëzoi në maksimum "shërbimet e vullnetit të mirë" të Kishës ortodokse serbe dhe të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë, ku  pa u penguar fare  nga faktori ndërkombëtar, institucionalizoi  terrorin gjenocidal në Kosovë, i cili mbretëroi tërë dekadën e fundme të shekullit XX.
 
Sipas së  “drejtës ndërkombëtare” serbomadhe, - “Kosova republikë-gjenocid”!!!
 


Në funksion të mbështetjes dhe të avancimit të politikës kolonialiste dhe militariste të Serbisë dhe të Malit të Zi kundër qenies shqiptare në Kosovë ( në prag të përmbysjes së ish-RSFJ-së nga virusi nacionalshovinist-çetniko-serb), janë shkruar vëllime të shumta tekstesh nga autorë të fushave të ndryshme të shkencës, të publicistikës, të informimit serb etj.  Mirëpo, ne në këtë rast po japim vetëm një shembull karakteristik nga "shkenca e së drejtës ndërkombëtare publike” serbe, që autorët e saj prof.dr.Smila Avramov dhe prof.dr.Milenko Kreqa, përmes librit të tyre:"Medjunarodno javno pravo"(E drejta ndërkombëtare publike", botuar më 1990, e "zgjerojnë" përkufizimin e nocionit të gjenocidit, duke i shtuar "atributin": Republika e Kosovës(!)


Kjo përpjekje tendencioze  e qarqeve të caktuara politike, kishtare dhe shkencore serbe për të mistifikuar të vërtetën historike të shqiptarëve në Kosovë, nuk është kurrfarë risie për opinionin shqiptar. Këtë e provojnë edhe dokumentet historiko-diplomatike gjermane dhe austriake, të cilat vënë në dukje se Patrikana e Pejës(1557) e ka luajtur rolin dominant në ndërtimin dhe në përhapjen e ideve serbomëdha.

“Shfaqja e kësaj ngrehine të re shtetërore teokratike ortodokse serbe(në kuadrin e shtetit turk), 100 vjet pas shthurjes së Serbisë Mesjetare(1459-1557), i kishte vënë vetes për detyrë, që në emër të idesë ortodokse serbe, të pushtonte gjithë Ballkanin, në veçanti  pjesën veriperëndimore të tij”.


Duhet të nënvizojmë se shtrembërimi i historisë së popujve të Ballkanit, sidomos të popullit shqiptar, nga ana e kishës dhe e shkencës serbe, ndikoi negativisht edhe në rrjedhat e politikës dhe të shkencës evropiane, të cilat Serbisë i hapën shtigje të reja për shtrirjen e hegjemonisë dhe të pushtimeve ekspansioniste koloniale.
 
Prof.Dr.Smila Avramov, një antishqiptare e tërbuar!
 
Pikërisht, mbi këto baza edhe shkenca e sotme serbe është në funksion të zhvillimit të politikës së këtillë. Këtë e provon edhe botimi i tekstit ("Medjunarodno javno pravo",Naucna knjiga, Beograd,1990), shkruar nga prof.Dr.Smila Avramov dhe prof.Dr.Milenko Kreqa, nga përmbajtja e të cilit shihet, se këta autorë, nuk kanë mundur të lirohen nga paragjykimet dhe konceptet stereotipe të nacionalshovinizmit serb, edhe pse ky tekst është me përmbajtje juridike ndërkombëtare,ku sipas metodologjisë dhe kritereve shkencore, assesi nuk lejohet,që normëzimi i së drejtës ndërkombëtare, të ndërtohet dhe të interpretohet sipas "riformulimeve" arbitrare dhe tendencioize individuale, siç kanë vepruar në këtë rast dr.Smila Avramova dhe dr.Milenko Kreqa.


Edhe pse në këtë tekst universitar janë eliminuar njësitë e mëparshme mësimore të karakterit ideologjik të sistemit paraprak komunist, autorët e theksuar, të prirur nga idetë nacionalshoviniste serbomëdha nuk kanë mundur të heqin dorë nga recidivat e dikurshëm të historiiografisë tendencioze dhe subjektive serbe , të krijuar në dëm të interesave të popullit shqiptar. Këtë e ilustrojnë "shkencërisht", me këtë shembull:" Na primer, genocid na Kosovu ostvaruje se pod gestom-etnicki cisto Kosovo",f.207, ku flitet për veprat penale dhe për përgjegjësinë individuale me karakter ndërkombëtar.

Në të vërtetë, citati "Për shembull, gjenocidi në Kosovë po realizohet nën parullën:Kosova etnikisht e pastër", këtu është përdorur, me qëllim që, Smila Avramov dhe Milenko Kreqa, të zgjerojnë përkufizimin e nocionit të gjenocidit në mohimin e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës shqiptare.
 
Mirëpo, për fat të keq, në rastin konkret e kanë bastarduar përkufizimin ekzistues të gjenocidit, ngase deri tani në doktrinën e së drejtës ndërkombëtare publike nuk ka ndodhur që, migrimet e ndryshme të popujve, të trajtohen si elemente të gjenocidit, duke qenë se ato kanë thjesht karakter ekonomik. Futja e "parullës" (Kosova etnikisht e pastër), si element i zgjerimit të përkufizimit të gjenocidit, në normëzimin e kësaj disipline shkencore, jo vetëm që nuk ka kurrfarë peshe shkencore, por mbi të gjitha është një nonsens me elemente barbarie, që në esencë  nënkupton kultivimin dhe vazhdimësinë e politikës së egër shtypëse të kolonializmit serb, që tani përputhet plotësisht me kryerjen e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë(1998-1999)..

Si mund të cilësohet "parulla" Kosova etnikisht e pastër (që në këtë rast Smila Avramov dhe Milenko Kreqa aludojnë në kërkesën Kosova republikë), se ka  karakter gjenocidi?! Kur kjo  kërkesë e ka bazën e vet në të drejtën natyrore dhe historike kombëtare, etnikisht, politikisht dhe ligjërisht e qëndrueshme dhe racionale, de jure e pakontestueshme, sepse kjo nuk përmban kurrfarë elementi apo "motoje" diskriminuese a segregacioni ndaj minoriteteve të tjera që jetojnë në Kosovë. Kjo është një tezë spekulative, që ka karakter dhe prapavijë të thellë propagandistike dhe politike antishqiptare, që përputhet plotësisht me “irredentizmin”, "separatizmin" dhe me "secesionizmin", që gjithashtu janë prodhim  dhe "zbulim epokal" i kishës, i shkencës dhe i politikës serbe, se gjoja shqiptarët nuk kanë kurrfarë të drejte në truallin e vet etnik shekullor, dhe se janë pakicë, që pretendojnë të shkëpusin territorin "integral të Serbisë-Kosovën, me qëllim që t'ia bashkëngjesin Shqipërisë së Madhe"(!)
 
Sofistikimet dhe trillimet e këtilla me të drejtën legjitime të popullit shqiptar në njohjen  e së drejtës së vetëvendosjes, janë kompatibile vetëm me pikëpamjet dhe me idetë serbomëdha të Kishës ortodokse serbe,që pikëmbështetjen e kanë në Programin e "Naçertanisë" së Ilija Garashaninit(1844), në veprat nacionalshoviniste të Dositej Obradoviqit(1783), në Memorandumin e krijimit të Mbtretërisë së Përbashkët Serbosllave" të mitropolitit të Karllovcit, Stefan Stratimiroviqit(1804),drejtuar Oborrit Mbretëror të Rusisë,gjatë periudhës historike të sundimit të Katarinës II, në veprat e Jovan Subotiqit (1839), i cili konsiderohet  si një nga armiqtë më të përbetuar të ilirëve dhe të Ilirizmit. Pra, edhe sot, pas sa e sa shekujsh, nga idetë dhe programet e këtilla serbomëdha, nuk kanë mundur të lirohen(dekada e fundme e shekullit XX) as prof.dr. Smila Avramov,as prof.dr.Milenko Kreqa, edhe pse në tekstin e tyre "E drejta ndërkombëtare publike", nuk bëhet fjalë për "çështjen ilire", megjithatë në kaptinën e tretë "Të drejtat e njeriut-etapa e re në zhvillimin e bashkësisë ndërkombëtare" edhe pse konkretisht nuk i emërtojnë - shqiptarët i akuzojnë me paturpësi për "vepër gjenocidi"(!)
 

Parulla "Kosova etnikisht e pastër", nuk është "produkt" i shqiptarëve, por në të kundërtën, program afatgjatë i politikës pushteuse të Serbisë, që t'i shfarosë shqiptarët nga territoret e tyre shekullore.
 
Pra, këtu, nuk kemi të bëjmë me kurrfarë "parulle", që u referohet shpërnguljes së serbëve,malazezëve apo pakica të tjera nga Kosova,por këtu është bërë ndërrimi i tezës, në këtë kontekst Serbia është ajo, e cila në vazhdimësi ka spastruar Kosovën, Anamoravën dhe viset e tjera të banuara me etnikumin shqiptar(ku janë sot shqiptarët e Bllacës, të Kurshumlisë, të Toplicës, të Vranjës etj.?).
 
Tani në kontinentet e ndryshme të botës ndodhen më se  5 million shqiptarë të shpërngulur nga Kosova, Plava,Gucia, Ulqini,Tivari, Hoti,Gruda, Ilirida dhe Anamorava si rrjedhim i gjenocidit dhe i hollokaustit shekullor serbomalazez e maqedon.
 
 Në këtë vështrim, është dashur të analizohej dhe të trajtohej sintagma "Kosova etnikisht e pastër", e jo, kjo të keqinterpretohet me tendencë, që të inkorporohet si "elementi i ri" i përkufizimit të nocionit të gjenocidit. Këtë "novus" kuazishkencor mund ta zhvatë vetëm paranoja politike kolektive, Kisha Ortodokse Serbe dhe  "shkenca" serbe e dr.Smila Avramovit dhe e dr.Milenko Kreqës, e kursesi normat dhe parimet e standardizuara të së drejtës pozitive ndërkombëtare.
Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË MIK DHE KOLEG QË TRAGJIKISHT NA MUNGONNga SKËNDER BUÇPAPAJ (05.02.2015)
PËRPARIMET DHE SFIDAT NË BALLKANIN PERËNDIMORShqetësime serioze për influencën e Rusisë në BallkanNga FRANK SHKRELI (05.01.2015)
Barometri diplomatikNUK KA 'SHQIPËRI TË MADHE', POR SHQIPËRI NATYRALENga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (05.01.2015)
RIVARRIMI I ESHTRAVE TË HEROIT KOMBËTAR ISA BOLETINIT"Një komb që nuk nderon heronjtë e vet, do të zhduket" (Abraham Linkolni)Nga FRANK SHKRELI (04.30.2015)
SA PËR KUJTESË PROFESORIT NEXHMEDIN SPAHIUNga Prof. dr. ESHREF YMERI (04.28.2015)
GJERMANIA: HAPNI DOSJET!Nga FRANK SHKRELI (04.24.2015)
PINJOLLI I NJË FAMILJEJE REFUGJATËSHPËR PRESIDENT TË SHTETEVE TË BASHKUARA?Nga FRANK SHKRELI (04.22.2015)
NJË QËNDRIM PARADOKSAL I MINISTRIT BUSHATI NDAJ NJË DIPLOMATI TË KARRIERËSNga Prof. dr. ESHREF YMERI (04.22.2015)
DebatA DI ZOTI SHQIP?Nga GANI MEHMETAJ (04.22.2015)
70 vjetori i gjyqit specialKOLABOACIONIST APO PATRIOT...?Nga RESHAT KRIPA (04.22.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]