VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Jackson, ja projekti tjetër i lënë përgjysmë

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 05:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
Jackson, ja projekti tjetër i lënë përgjysmë
E Mërkurë, 07.29.2009, 07:31am (GMT+1)

 

Los Angeles (Reporteri i Hollywood) - Tre muaj para vdekjes së tij, Michael Jackson kishte planifikuar dhe financuar një film, një dramë prekëse rreth fëmijëve të adoptuar dhe dëshironte ta fillonte atë menjëherë pas koncerteve të tij në Londër.

Ky është një nga lajmet e fundit i nxjerrë nga spekullimet dhe deklaratat e shumta që po ndihmojnë në zbardhjen e projekteve dhe pasioneve të yllit të popit, ndërkohë që investigimet rreth abuzimeve me recetat e ilaçeve të përshkruara për të dhe lufta për kujdestarinë e fëmijëve janë ende të hapura dhe po ngjallin interesin e të gjitha mediave.

 

Projekti i këtij filmi duket se do t'i jepte dritë aspektit më misterioz të jetës së Jacksonit: ndjenjës së tij të shumëpërfolur se, suksesi i madh i ka vjedhur fëmijërinë. "Ai ishte shumë i emocionuar rreth këtij filmi që gjithçka ta bënte vetë, që nga skenari e deri tek produksioni dhe krijimi i muzikës që do të përdorej aty. Megjithatë, asnjëherë nuk ka treguar interes për të luajtur një rol në këtë film", tha për Michael Jackson producenti i B-Movie, Bryan Michael Stoller, i cili ka patur rol kryesor në filmin e vitit 1978 "The Wiz". Stoller tha se kishte patur një miqësi 23-vjeçare me yllin e popit dhe ishte ortaku i tij në kompaninë e filmave "Magic Shadows".

Jackson kishte qenë regjisor bashkë me Stoller në filmin e quajtur "Natën, i mbyllën kafshët në kafaz", për të cilin kishin punuar për rreth shtatë vjet.

I frymëzuar nga një libër

 

Projekti ishte i bazuar në një libër të vitit 1985 rreth eksperiencave të jetës reale të autorit Jennings Michael Burch, i cili kishte kaluar fëmijërinë e tij, duke u përplasuar nga një shtëpi në tjetrën dhe duke ndërruar prindërit e tij adoptivë. Jackson, ia kishte treguar këtë libër Stollerit në vitin 2002 në pronën e tij në "Neverland" dhe e kishte pyetur nëse dëshironte të prodhonin dhe të drejtonin së bashku versionin film të këtij libri.

"Michael më ka thënë shpesh se ndihej sikur ishte rritur si një jetim, si një fëmijë i adoptuar, pasi asnjëherë nuk ka qëndruar në të njëjtën shtëpi për një kohë të gjatë", tha Stoller. "Për të çdo hotel ishte si një shtëpi e ndryshme e prindërve adoptivë. Ai thonte se qëndronte i ulur pranë dritares dhe shikonte me zili fëmijët që luanin jashtë të shkujdesur dhe qante, pasi nuk kishte mundësi të luante bashkë me ta".

 

Stoller në fillim nuk i kishte thënë autorit rreth përfshirjes së Jacksonit në këtë projekt, por, pasi e mori vesh Stoller tha se Burch ishte shumë i entuziazmuar që të punonte me këngëtarin. Në atë kohë, Jackson ishte gjithashtu i shqetësuar, pasi autori i librit ishte 67 vjeç dhe vuante nga kanceri dhe mund të mos ishte i gjallë deri në kohën kur të mbarohej filmi. Në këtë mënyrë, Stoller sugjeroi që ta mbanin Burch në Neverland në vitin 2003, ku Jackson bëri disa intervista paraprake për atë që do të ishte një film ekskluziv pas disa vitesh.

Gjatë bisedave të tyre të shumta emocionale, Jackson e pyeti autorin nëse e kishte menduar ndonjëherë që të vriste veten. Burch iu përgjigj se po dhe Jackson i rrëfeu se edhe ai gjithashtu kishte dashur disa herë t'i jepte fund jetës në disa momente shumë të vështira.

Stoller regjistronte takimet e tyre dhe ka bërë një koleksion videosh të këngëtarit me autorin dhe gjithashtu regjistrim audio prej rreth dy orësh të intervistës së tyre.

Stoller i tha reporterit të Hollywood-it se do t'i bënte ato publike, pasi mendon se materialet tregojnë një anë shumë humane të mikut të tij në këtë kohë kur figura e Michael Jackson po kthehet në një mit legjendar. Producenti, gjithashtu po bën marketing me videot, regjistrimet audio dhe foto për shitje të drejtpërdrejtë ose si një projekt që ai vetë mund të drejtojë. Ai thotë se, ka patur interesim për këtë projekt nga NBC, CBS dhe E.

Por, njerëzit e Jacksonit kanë thënë se nuk ka patur asnjë marrëveshje zyrtare rreth përfshirjes së tij në këtë film. Diskutimet midis këngëtarit dhe Stoller kanë ndodhur në një kohë kur Jackson nuk kishte menaxher, gjë që mund të ketë influencuar si shpërqendrim, ndërkohë që përgatitej për spektaklin në Londër.

 

Kur Jackson u akuzua për çështjen e dhunimit të fëmijëve pak pas lëshimit të tij, Blockbuster e tërhoqi filmin nga tregu. "Miss Cast Away" është shitur anembanë nga Showcase Entertainment dhe Stoller është shprehur se ka oferta për një video të re rreth paraqitjes së filmit të fundit të Jackson.

"They Cage the Animals" gjithashtu ka qenë i infektuar nga çështja e dhunimit të fëmijëve, ka thënë Stoller. Në vitin 2003, regjisori ka realizuar një mbledhje treorëshe në një hotel universal midis Jackson dhe Mel Gibson, i cili përveç të qenit aktor është gjithashtu regjisor dhe ortak i "Icon Prods". Stoller ka thënë se, "Ata ja kaluan shumë mirë gjatë gjithë kohës". "Ishte shumë zbavitëse. Mel ishte paksa nervoz. Ai gjatë gjithë kohës shtrëngonte një jastëk, sikur të luante me të. Ndërsa, Michael ishte paksa i turpshëm". Sipas Stoller, i cili paguhej nga Icon për përgatitjen e skenarit, kjo kompani firmosi një marrëveshje për zhvillim e projektit rreth 12-20 milion dollarë. Disa muaj më vonë, kur Jackson u përfshi në disa akuza të tjera në Santa Barbara, Californi, Icon e anulloi projektin dhe Gibson, ndaloi së përgjigjuri telefonatave të Stoller. Ka patur shumë spekullme të tjera në vitin 2005 rreth arsyes përse Icon e anulloi projektin. Një zëdhënës i Icon është shprehur se kompania ishte shumë e interesuar në zhvillimin e këtij projekti në vitin 1995, por ajo e humbi interesin në vitin 1997. Stoller ka një kopje të kontratës me Icon, e cila është firmosur në vitin 2002.

Stoller thotë se, Icon e zotëron akoma skenarin e filmit, por një përfaqësues i Icon e hedh poshtë këtë supozim, duke thënë se kompania nuk është përfshirë në këtë ngjarje prej 10 vjetësh. Gibson i ka refuzuar komentet rreth kësaj ngjarjeje. Edhe pse Michael ishte shumë i dashur për kolegët e tij dhe për botën e spektaklit, akuzat e shumta kundër tij nuk kishin se si të mos e preknin karrierën dhe kredibilitetin e tij në këtë biznes.

 

FILMAT

 

Jackson i humbi kontaktet me Stoller për rreth dy vjet, gjatë periudhës kur këngëtari ishte në proces hetimi. Por, pas fitimit të pafajshmërisë Jackson filloi dalëngadalë të rifitojë kontaktet me të. Ata kanë parë me dhjetëra filma në teatrin "Neverland", madje Stoller thotë se filmi i preferuar i Jackson ishte "To Kill a Mockingbird" dhe se ata kanë diskutuar gjithashtu rreth muzikës së komedisë "Chitty Chitty Bang Bang".

Stoller thotë se, gjatë një takimit të Michael me të në vitin 2007 i bëri të ditur se, akoma mendonte rreth filmave dhe nuk kishte hequr dorë rreth projektit të tij, edhe pse e gjithë historia sfilitëse e akuzave e kishte lodhur dhe dekurajuar jashtë mase. "Ai kishte filluar të siguronte pajisjet e nevojshme për produksionin e filmave dhe gjithmonë pyeste se si funksiononin punët, por asnjëherë nuk e kam parë atë të punonte seriozisht rreth kësaj. Jackson i donte të gjitha lodrat. Ai bleu një filmxhiruese portativ dhe donte që unë t'u tregoja fëmijëve se si përdorej, pasi ata po e përdornin atë si një lodër, duke vrapuar rreth saj". Stoller thotë se, Jackson nuk ishte i interesuar që të bënte një film boom. "Ai donte të bënte filma që Akademia t'i pëlqente".

Regjisori thotë se, tre muaj para vdekjes së Jackson ai dhe Stoller realizuan "një mbledhje vërtet serioze" për ta kthyer projektin "They Cage the Animals" në një realitet, në një film që do të prekte zemrën e të gjithë njerëzve dhe që ndoshta do të ishte një ngushëllim për ata fëmijë të adoptuar që ndjehen keq dhe që kanë përjetuar të njëjtën gjë.

"Michael do të jepte 8 milion dollarë dhe nuk do të bashkëpunonte me asnjë studio apo regjisor për këtë film. Në fund, pasi filmi të ishte gati me të gjitha detajet e nevojshme do t'ia shpërndante atë studiove të ndryshme", thotë Stoller. "Ai ishte shumë i apasionuar rreth të qenurit ai vetë regjisori i këtij filmi, që e donte shumë. Ai ishte shumë i vendosur për realizimin e tij".

Ndoshta ky film do t'i shpaloste botës së skeptikëve një anë tjetër të yllit të muzikës, ndryshe nga ajo që shfaqej në internet, revista e gazeta, por, fatkeqësisht ai nuk arriti ta bënte dot. Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Zhaklinë Kenedi sot do t'i mbushtet tetëdhjetë vjet (07.28.2009)
Uilliam Gregori astronauti i famshëm shqiptar (07.20.2009)
Majkëll Xhekson 1958-2009 (06.27.2009)
Bijonsë fillon një turnè në ndihmë të të varfërve (06.25.2009)
Gjashtëdhjetë vitet e Lionel Riçit, apogjetë dhe perigjetë e tij, kulmet dhe rëniet (06.20.2009)
Portreti i gazetares Emi Gudman (06.18.2009)
Gjenerali amerikan Mekristëll mori komandën e forcave në Afganistan (06.17.2009)
Mishelë Pfaifër vë familjen mbi karrierën (06.16.2009)
Xhorxh Bush babai feston 85 vjetorin duke u hedhur me parashutë (06.14.2009)
Anne Frank lindi 80 vjet më parë - Një i afërm i saj kujton (06.13.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]