VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - I pamposhturi Magjik Xhonson

                                                                                      

E Martë, 05.07.2024, 05:53pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
I pamposhturi Magjik Xhonson
E Premte, 08.14.2009, 10:59am (GMT+1)

 

 

Earvin "Magic" Johnson, Jr. (lindur më 14 gusht 1959) është një basketbollist profesionist amerikan i tërhequr, për shumë kohë pika më e rëndësishme e Los Angelos Lakers dhe National Basketball Association (NBA). Pasi i fitoi kampionatet në shkollën e mesme dhe të lartë, Johnson u zgjodh për herë të parë nga Los Angelos Lakers në vitin 1979. Ai fitoi kampionatin dhe Çmimin e Lojtarit më të Vyer të Finaleve të NBA. Fitoi edhe katër kampionate të tjera radhas në vitet 1980. Johnson u tërhoq, pa pritur e pa kujtuar, më 1991 pasi shpalli se kishte HIV, por u rikthye në 1992 All-Star-Game, duke fituar edhe Çmimin e kësaj veprimtarie. Pas protestave prej bashkëlojtarëve të tij, ai u tërhoq prapë për katër vjet, por u rikthye më 1996 për të luajtur 32 ndeshje për Los Angelos Lakers, përpara se të tërhiqej për të tretën dhe të fundit herë. Karriera e Johnson është e mbushur plot me çmime dhe vlerësime. Johnson ishte edhe pjesëtar i "Dream Team" (Ekipi i Ëndërrës), ekipit amerikan të basketbollit që fitoi medaljet e arta olimpike të vitit 1992. Ai u nderua si një nga 50 Lojtarët më të Mëdhenj në Historinë e NBA më 1996, dhe u shënua në Hollin e Famës të Basketbollit më 2002.

 

Earvin Johnson Jr. ishte i gjashti i dhjetë fëmijëve të Earvin Sr., një punëtor i General Motors, dhe Christine, një kujdestare shkolle. Johnson u rrit në Lansing, Michigan dhe ra në dashuri me basketbollin që i ri, duke pasur idhuj lojtarë si Earl Monroe and Marques Haynes dhe duke u stërvitur gjithë ditën. U thirr për herë të parë "Magic" si nxënës 15 vjeçar tek luante për shkollën e mesme Everett të Lansingut, ku regjistroi një 36 pikësh nga pozicioni i trepikëshit. Pas ndeshjes Fred Stabley Jr., kolumnisti sportiv për Lansing State Journal ishte i pari që i dha epitete të çuditshme. Në vitin e katërt të shkollës së mesme e çoi skuadrën Lansing Everett në 27 fitore dhe vetëm një humbje në gjithë kampionatin, ndërsa ai kishte 28,8 pikë mesatarisht të shënuara në ndeshje. Ai e bëri ekipin e tij fitues të kampionatit shtetëror.

 

Edhe pse u ftua nga klube të famshme, Johnson vendosi të luajë pranë vendlindjes së tij. Fillimisht vendosi të vazhdojë Universitetin e Miçiganit. Por traineri i basketbollit Jud Heathcote ia ndërroi mendjen, duke i premtuar se do t'i jepte rol qendërsulmuesi, dhe ai u regjistrua në Universitetin e Shtetit të Miçiganit. Johnson fillimisht nuk ëndërronte të ishte lojtar profesionist, por donte të kryente studimet e larta dhe të ishte komentator televiziv. Duke luajtur me lojtarë të mëdhenj të kategorisë së parë amerikane, ai u përfshi si pa dashur në këtë pasion. Në stinorin 1978-1979 shteti i Miçiganit mundi në finale shtetin e Indianës, Johnson u shpall lojtari më i dalluar. Më në fund, kështu, ai vendosi të luajë në basketbollin profesionist.

 

Për herë të parë Johnson u përfshi në Los Angelos Lakers më 1979. Johnson thotë se "më trallisësja" të bëheshe pjesë e kësaj skuadre ishte të luaje përkrah Kareem Abdul-Jabbar, i lartë 2,18 centimetër, i cili u bë shënues rekordmen në historinë e NBA. Pavarësisht rezultateve personale Abdul-Jabbar nuk kishte të fitonte një kampionat me Los Angelos Lakers, dhe Johnson pritej të ndihmonte në arritjen e këtij qëllimi. Johnson arriti të merrte çmime të larta sportive, por më i shquari mbetej rivali i tij në Larry Bird i Boston Celtics. Los Angelos Lakers dolën në finalet e NBA të vitit 1980, ku u përballën me Philadelphia 76ers, të cilët priheshin nga Julius Erving. Los Angelos Lakers zotëronte, por Abdul-Jabbar, që bënte 33 pikë mesatarisht në ndeshje, dëmtoi nyjën e këmbës në Ndeshjen 5 dhe nuk mund të luante në Ndeshjen 6. Paul Westhead vendosi të vinte Johnson në qendër; Johnson shënoi 42 pikë në një fitore 123107. Johnson do të ishte i pari lojtar fillestar (rekrut) që do të fitonte çmimin e finaleve të NBA, dhe niveli i lojës së tij është ende një nga më të mrekullueshmit në historinë e NBA. Ai do të ishte edhe një nga katër lojtarët që fituan kampionatet e NCAA dhe NBA vitin vijues.

 

Në fillim të stinorit 1980-1981 Johnson u mënjanua për shkak të spërdredhjes në gjurin e majtë. Ai nuk luajti 45 ndeshje rresht dhe e quan këtë periudhë më të rëndën në jetën e tij sportive. Johnson u kthye në kampionat para fillimit të ndeshjeve të kthimit, më 1981. Por ardhja e tij përçau ekipin. Në ndeshjen e parë pas kthimit të tij, skuadra humbi përballë Houston Rockets. Në këtë pjesë të stinorit ai nënshkroi një kontratë $25 milionëshe me klubin, çka ishte më e larta në histori deri atëherë. Në fillim të stinorit 1981-1982, Johnson ishte përplasur me Westhead, për të cilin thoshte se po e dembeloste ekpin. Pronari i klubit Jerry Buss e zëvendësoi Westhead me Riley. Adhuruesit e ekipi ia lanë fajin Johnsonit për këtë zëvendësim. Pavarësisht kësaj ai luajti me sukses dhe u votua si pjesëtar i formacionit të dytë të kombëtares amerikane të basketbollit. Ai u rendit me pikë votimi përkrah të mëdhenjve si Wilt Chamberlain dhe Oscar Robertson. Skuadra më 192 do të përballej në finale për të tretin vit radhas me Filadelfian. Johnson do të fitonte çmimin e dytë për fianlet e NBA. Ai ia kushtoi suksesin trainerit Riley.

 

Në stinorin 1982-1983 ai do të shkëlqente edhe më shumë dhe do të votohej për në formacionin e parë të kombëtares. Në katër stinorët e ardhshëm përballjen më të fuqishme Los Angelos Lakers do ta kishin me Boston Celtics, ku ai do të përjetonte kulme të reja. Kjo periudhë do të ishte edhe kulmi më i lartë i dyshes Johnson Abdul-Jabbar. Do të ishte kjo një periudhë tjetër kur ai do të mbushej plot me çmime dhe vlerësime. Edhe në stinorin 1987-1988, me trainer Pat Rileyn, ku Los Angelos Lakers do të kishin kundërshtarë kryesorë Utah Jazz dhe Dallas Mavericks, pastaj Detroit Pistons, të njohur si "Bad Boys" për stilin fizik të lojës, Johnson do të shkëlqente dhe do të korrte të tjera çmime. Në stinorin 1988-1989, në finale përballë Detroit Pistons, pasi Johnson dëmtohet në Ndeshjen 2, kundërshtarët do të fitonin 4-0.

 

Duke luajtur për herë të parë pa Abdul-Jabbarin e tërhequr, Johnson fitoi një tjetër çmim pas një stinori të fortë 1989-1990 të NBA, duke pasur tashmë kundërshtarë të fuqishëm Phoenix Suns. Johnson shkëlqeu edhe gjatë stinorit 1990-1991. Tashmë do të kishin përballë Chicago Bulls të prirë nga gjuajtësi i fuqishëm Michael Jordan. Ndeshja u pa si një sfidë midis Johnson dhe Jordan, skuadra e këtij të fundit fitoi 4-1.

 

Pas një vizite mjekësore para stinorit 1991-1992, Johnson zbiloi se ishte pozitiv me HIV. Në një konfrencë shtypi më 7 nëntor 1991, ai shpalli se do të tërhiqej menjëherë nga basketbolli. Ai deklaroi se e shoqja Cookie dhe fëmija i tyre i palindur nuk kanë HIV, dhe se ai do t'ia kushtojë jetën "betejës me sëmundjen vdekjeprurëse". Johnson fillimisht tha se nuk e dinte si e kishte marrë sëmundjen, por më vonë pranoi se kishte pasur partnere të shumta në marrëdhëniet. Ai mohoi të kishte devijime në këto marrëdhënie. Shpallja e Johnson pati jehonë të madhe në mediat e SHBA, dhe më 2004 u emërua nga anketat si momenti më i paharrueshëm historik në 25 vitet e fundit. Shumë artikuj e cilësonin Johnson si hero, dhe presidenti George H. W. Bush tha: "Për mua, Magic është një hero, hero për cilindo që i adhuron sportet."

 

Pavarësisht tërheqjes adhuruesit e sportit votuan për rikthimin e Johnson, edhe pse ish kolegët e ekipit Byron Scott dhe A. C. Green thanë se Johnson nuk duhet të luajë, dhe disa lojtarë të kombëtares amerikane si Karlo Marone i Utah Jazz, thanë se mund të rrezikohen nga sëmundja e Johnson. Rikthimi i Johnson do të ishte i suksesshëm dhe u vlerësua nga sportdashësit. Ai u zgjodh për në kombëtaren amerikane në Lojërat Olimpike Verore të vitit 1992. Ai u shoqërua nga brohoritjet gjatë ndeshjeve.

 

Duke u kthyer te jeta personale e Johnson, mund të themi se ai u bë baba për herë të parë më 1981, kur i lindi djali Andre Johnson nga Melissa Mitchell. Edhe pse Andre u rrit nga e ëma, ai e vizitonte babain çdo verë. Dhe prej verës 2005 punon drejtor marketingu në Magic Johnson Enterprises. Më 1991, Johnson u martua me Earlitha "Cookie" Kelly, me të ka një djalë, Earvin III; çifti adoptoi një vajzë, Elisa, më 1995. Ai zotëron Magic Johnson Enterprises, një kompani me pasuri $700 milionë; degët e saj përfshijnë Magic Johnson Productions, një kompani reklamash; Magic Johnson Theaters, një numër kinemash në mbarë Amerikën; dhe Magic Johnson Entertainment, një studio filmash. Johnson përkrah Partinë Demokratike. Ai mbështeti hapur Phil Angelides për guvernator të Kalifornisë dhe Hillary Clinton për presidente të SHBA. Johnson ishte komentator sportiv shumë vite rresht për televizonet më të mëdha amerikane. Pas shpalljes së sëmundjes, Johnson krijoi Magic Johnson Foundation për të ndihmuar luftën kundër sëmundjes. Ai ka shërbyer edhe si Mesaxher i Paqes i Kombeve të Bashkuara.

 

I famshëm është rivaliteti i Johnson me Larry Bird. Ky rivalitet filoi në finalet e NCAA (National Collegiate Athletic Association), më 1979, pasi Shteti i Miçiganit i Johnson mund Shtetin e Indianës të Bird. Rivaliteti vazhdoi në kuadrin e NBA, dhe pati kulin kur Bostoni dhe Los Anxhelosi u takuan në tri prej katër finaleve të NBA, nga 1984 deri më 1987. Ata shkëmbyen gjatë gjithë kohës replika kundër njëri tjetrit për mediat. Disa gazetarë e komentuan këtë rivalitet si tejet të bujshëm për shkak të rivalitetit të skuadrave ku luanin, për shkak të adhuruesve të shumë të secilit, deri për shkak të ngjyrës, zi e bardh. Pavarësisht rivalitetit ata u bënë miq të mirë, megjithëse opinioni vazhdonte t'i mbante si armiq të përbetuar.

 

Los Angelos Lakers, në shenjë mirënjohjeje ndaj Magic Johnson, në shenjë vlerësimi dhe respekti ia kanë dorëzuar historisë bluzën e tij: askush nuk do ta veshë më kurrë numrin e tij 32./Elida BUÇPAPAJ

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Diplomatja amerikane për EuroazinëNga Andrew F. Tully (08.14.2009)
Ndërroi jetë Les Paul, shpikës i kitarës elektrike (08.14.2009)
Gjeniu i regjisë së kinematografisë botërore Alfred Hiçkok (08.12.2009)
Putin: Një dekadë në pushtetNga Robert Coalson (08.12.2009)
Sara Karbonero shpallet gazetarja sportive më tunduese e botës (08.10.2009)
Menaxheri i Paris Hiltonit zbraz barkun (08.04.2009)
Ulla Schimdt mungon në ekipin elektoral të PSD Gjermane (08.03.2009)
Buzz Aldrin e njohin të gjithë (08.02.2009)
Shkathtësi diplomatike dhe forcë drejtuese Anders Fog Rasmusen (08.01.2009)
A ka vdekur Pol Mekartni? Kërkimet ende vazhdojnë (07.30.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]