VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Mozarti vdiq nga një infeksion bakterial

                                                                                      

E Martë, 05.07.2024, 02:43pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
Mozarti vdiq nga një infeksion bakterial
E Martë, 08.18.2009, 03:17pm (GMT+1)


Mozart mund të ketë vdekur nga një infeksion i streptokokut, i cili sot mund të shërohet brenda pak ditësh me përdorimin e një antibiotiku. Teza është mbështetur nga një studim i publikuar nga revista Annals of Internal Medicine.
Kjo tezë mbështetet jo vetëm në simptomat për të cilat ankohej muzikanti para se të vdiste, por edhe mbi një analizë historike të shkakut të vdekjeve të popullsisë vjeneze në periudhën nga nëntori i 1791- janar të 1792.


Mbi vdekjen e autorit të "Dasma e Figaros" gjatë shekujve, është thënë gjithçka, deri në hipotezën e helmimit ( ndoshta nga vetë rivali i tij Salieri, sic lën të nënkuptohet në filmin "Amadeus" të Milos Forman).

Kompozitori, i cili atëherë nuk kishte mbushur ende të 35-tat, u sëmur më 22 nëntor, në Vjenë, 2 ditë pas performacës së tij të fundit publike. Mozart atëherë sapo ishte kthyer në Vjenë nga Praga. Gjatë kësaj kohe kishte përfunduar "Flautin magjik" dhe kishte filluar të shkruante Rekuiemin që mbeti i paplotësuar. Ai humbi kujtesën dhe vdiq mëngjesin e 5 dhjetorit. Shumë persona ishin pranë tij kur ai vdiq por vetëm disa vigte më vonë treguan përmshtyptjet e tyre mbi ato momente.

Përvec helmimit, shkaku i vdekjes i cili u hipotetizua gjatë viteve ishte ajo e sifilizit, një e ftohur reumatizmale, infeksioni nga larva të cilat mund të ishin krijuar nga konsumimi i mishit të derrit gjysëm të gatshëm.

Mjekët austriakë të asaj kohe ishin të detyruar të regjistronin shkakun e vdekjes të cdo qytetari, dhe kjo në përgjithësi tregohej nga të afërmit. Studiuesit kanë analizuar regjistrat që raportojnë vdekjen e 5. 011 personave mbi 18 vjec në ato muaj, duke i krahasuar me shkaqet e vdekjeve në vitet e mëparshme dhe të atyre që kishin ndodhur në të njëjtën periudhë me vdekjen e Mozartit.

Gjatë dimrit të 1791- '92, u vu re një numër i madh vdekjes nga epidemia. Kjo bën të mendosh për një epidemi të një sëmundjeje infektive. Simptomat e tjera të sëmundjes së Mozartit ishin të ngjashme me një infeksion të streptokokut i cili në mjekësinë moderne mund të ishte mjekuar me thjeshtësi duke shpëtuar jetën e gjeniut të muzikës. (Corrieredellasera/BalkanWeb)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Xhoan Herring siguron ndihma humanitare për Afganistanin (08.17.2009)
Happy birthday, Madona! (08.16.2009)
Xhorxha Xheger alla Brizhitë Bardo (08.15.2009)
I pamposhturi Magjik Xhonson (08.14.2009)
Diplomatja amerikane për EuroazinëNga Andrew F. Tully (08.14.2009)
Ndërroi jetë Les Paul, shpikës i kitarës elektrike (08.14.2009)
Gjeniu i regjisë së kinematografisë botërore Alfred Hiçkok (08.12.2009)
Putin: Një dekadë në pushtetNga Robert Coalson (08.12.2009)
Sara Karbonero shpallet gazetarja sportive më tunduese e botës (08.10.2009)
Menaxheri i Paris Hiltonit zbraz barkun (08.04.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]