VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MITI COCO CHANELMiti Chanel një prej personaliteteve magjepsëse të skenës së modës

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 01:40pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
MITI COCO CHANEL
Miti Chanel një prej personaliteteve magjepsëse të skenës së modës

E Premte, 04.04.2014, 07:02pm (GMT+1)


Fustani i shkurtër i zi, Chanel No 5, çanta e dorës me tegela apo kostumi Chanel. Këto veshje klasike i ka realizuar Coco Chanel. Inicialet e saj janë emblema të njërës prej markave me të njohura në botë.

Muzeu i Artit dhe Tregtisë në Hamburg i ka kushtuar mitit Chanel një ekspozitë të posaçme. Kuratorja e kësaj ekspozite Angelika Riley mendon se "ky mit ka tri burime: vetë Coco Chanel, punën e saj dhe Karl Lagerfeld-in, i cili drejton shtëpinë Chanel prej 30 vitesh."

Karl Lagerfeld në krye të shtëpisë së modës Chanel

Karl Lagerfeld në krye të shtëpisë së modës Chanel

Dhe këtë Karl Lagerfeld e bën me sukses të madh. Dora e Coco Chanel është sërish e dukshme në të gjitha koleksionet e tij. "Karl Lagerfeld sigurisht ka krijuar edhe mitin e tij. Por ai drejton shtëpinë e modës në mënyrë që Chanel të mbetet e dallueshme por duke mbajtur njëkohësisht edhe firmën e tij dhe duke u modernizuar." - thotë Angelika Riley.

Fillimet si rrobaqepëse dhe këngëtare

Coco Chanel në të vërtetë quhej Gabrielle Chanel. Në në moshën 12 vjeçare ajo përfundon në një jetimore dhe parate i fitonte fillimisht si rrobaqepëse dhe këngëtare. Nga ky pozicion ajo luftoi për të shkuar më lart. Një përrallë moderne, që u kthye edhe në një film Hollywood-i, me Audrey Tautou në rolin e Coco Chanel.

Audrey Tautou në rolin e Coco Chanel

Audrey Tautou në rolin e Coco Chanel

Kudo ku shkonte Coco Chanel shfaqte mospëlqimin e saj për diktatin e modës të fillimshekullit të 20-të. Ajo i urrente palat dhe korsete dhe krijoi një modë të thjeshtë dhe andorgjene. Ajo u orientua nga moda dhe veshjet e meshkujve, çka atëherë ishte diçka revolucionare, dhe krijoi stilin e saj krejt të veçantë. Ajo përdorte copa të trasha dhe doli kundër të gjithë rregullave të jetës së atëhershme.

Modë pa limite

Coco Chanel nuk donte korse as në trup e as në kokë. Ajo ishte me të vërtetë një grua e fortë e guximshme për kohën e saj, donte të ishte e lirë dhe këtë gjë duhet ta pranonin të gjithë. Ajo që atëhere ishte revolucion, është sot për shumëkënd normale. Por gratë si atëhere dhe sot jamë të lumtura, që mund të veshin rroba të rehatshme dhe i janë për këtë mirënjohëse edhe Coco Chanel.

Moda e Coco Chanel nuk ka limite kohorë dhe është elegante edhe sot. Me Chanel vishej si ikona e modës Jacky Kennedy, edhe të famshmet Rihanna, Victoria Beckham, apo aktorja Keira Knightley.

Pothuajse legjendare është xhaketa e shkurtër e zezë që ka krijuar Chanel. "E bukura është që ajo mund të kombinohet me gjithçka. Si me xhinse ashtu edhe me një T-Shirt. Dhe kjo është pika e fortë e xhaketës." thotë Karl Lagerfeld. dw

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BILL CLINTON - NUK ÇUDITEM NËSE NA VIZITOJNË JASHTËTOKËSORËT (04.04.2014)
TË PËRDORËSH SEKSIN SI NJË SPIUNE RUSE (04.03.2014)
OLHA BOHOMOLETS - MJEKJA QË DO TË SHËROJË UKRAINËN (04.02.2014)
ISH PRESIDENTI CARTER - LIBËR KUNDËR DHUNËS NDAJ GRAVE (04.01.2014)
DY GAZETARËT SPANJOLLË RIFITOJNË LIRINË PAS RRËMBIMIT NË SIRI (03.31.2014)
PUBLIKOHET EDHE NJË FOTO E PRINCIT GEORGE (03.30.2014)
LIDERI TATAR KËRKON AUTONOMI NË KRIME (03.30.2014)
VITALI KLITSCHKO NUK DO TË GAROJË PËR PRESIDENT (03.30.2014)
KUSH ËSHTË SHEFI I RI I NATO-s? (03.29.2014)
YANUKOVICH - REFERENDUM KOMBËTAR PËR STATUSIN E RAJONEVE (03.29.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]