Një zyrtar i Ukrainës ka thënë se ish-presidenti Viktor Yanukovych ka marrë shtetësinë ruse.
Ndihmësi i ministrit të Mbrojtjes të Ukrainës, Anton Herashchenko, ka shkruar në Facebook se presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një "dekret sekret" që i garanton shtetësinë ruse Yanukovychit, ish-kryeministrit Mykola Azarov, ish-prokurorit të përgjithshëm, Viktor Pshonka, dhe anëtarëve të familjeve të tyre.
Ukraina ka nisur hetime kriminale kundër tre ish-zyrtarëve, duke i akuzuar ata për vrasje të protestuesve të paarmatosur.
Të tre ata kanë lënë Ukrainën në vazhdën e protestave kundër qeverisë në fund të shkurtit.