VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Ka vdekur Erich Segal, autori i Love Story

                                                                                      

E Martë, 05.21.2024, 06:06am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
Ka vdekur Erich Segal, autori i Love Story
E Mërkurë, 01.20.2010, 10:12am (GMT+1)

 

 

 

 

Voal-online -Erich Segal ( Erik Segal), profesori i letërsisë klasike të Harvardit bërë i famshëm për romanin e tij bestseller Love Story (Histori Dashurie), ka vdekur nga sulmi në zemër në moshën 72 vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur një mik, Ned Temko. Segal jepte mësim në Oxford në momentin e vdekjes.

 

Segal shkroi romanin e tij të famshëm të dashurisë dhe të vuajtjes në vitin 1969, kur ishte 32 vjeç dhe jepte letërsi klasike në Harvard. Një nga fjalitë më të famshme të tij është - "Dashuri do të thotë që nuk duhet të thuash kurrë më vjen keq" ka hyrë në të folurit e përditshëm popullor. Libri u bë pastaj një film tejet i suksesshëm.

 

 

Më vonë Segal u bë një personazh i famshëm televiziv, dhe përfundoi deri në komentator të Olimpiadave Botërore për televizionin amerikan ABC. Por ndërkohë vazhdoi edhe me një veprimtari të dendur shkrimin: një mori romanesh, monografi, kritikë letrare, dhe, së bashku me mikun e tij Jack Rosenthal, një përktihim të ri në anglisht të lujtes hebreje të mbrëmjeve të të premteve për London Reform Synagogue (Sinagogën e Reformuar të Londrës). Në vitin 2001 shkroi një vepër shkencore akademike mbi historinë e komedisë dhe të batutave larë e pa larë, nga Greqia antike deri tek Stanley Kubrick.

 

Erich Segal lindi më 16.06. 1937 në Nju Jork. Shkroi shumë drama e skenare filmash, nga këta të fundit është I njohur Yellow Submarine (Nëndetësja e verdhë). Nga romanet e tij më të famshmit janë Love Story (1969), Oliver's Story (Historia e Oliverit) (1977), Man, Woman and Child (Burri, gruaja dhe fëmija) (1982).

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Winie dhe Annaika (01.19.2010)
SHBA: Në gjithë vendin u festua Dita e Martin Luther King-ut (01.19.2010)
Obama festë surprizë për Mishelën (01.17.2010)
Henckel do të jetë regjisor i Depp dhe Jolie në filmin The Tourist (01.14.2010)
Princesha Karolinë e Monakos mbron të shoqin para trupit gjykues (01.13.2010)
Kryeministri irlandezoverior vetëpezullohet pas skandalit të gruas, ia hap rrugën hetimit (01.11.2010)
James Cameron duelon me vetveten: Po, do të bëj dhe Avatar 2 (01.09.2010)
Beyoncé, koncert privat për Gedafin Junior (01.07.2010)
Isaac Asimov, kundërthëniet e shtegtarit të tejkohës dhe tejhapësirës (01.02.2010)
Mbreti i muzikës soul Xhejms Braun (12.25.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]