VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GARLAND I TEKSASIT - PROVOKUESJA GELLER DHE FAMA E SAJ

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 06:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
GARLAND I TEKSASIT - PROVOKUESJA GELLER DHE FAMA E SAJ

E Martë, 05.05.2015, 06:03pm (GMT+1)



Për myslimanët, çdo vizatim i Profetit Muhamed konsiderohet sakrilegj. Konkursi i fundjavës në Garland të shtetit Teksas me fokus tek Profeti Muhamed, duket qartë se ka ofenduar shumë besimtarë myslimanë. Gruaja që organizoi konkursin ka dalë si aktivistja kryesore anti-myslimane në Shtetet e Bashkuara.

Pamela Geller u bë e enjohur gjatë protestave kundër propozimit për ndërtimin e xhamisë në qytetin e Nju Jorkut, pranë vendit ku ndodhën sulmet terroriste të 11 shtatorit.

Në një intervistë të mëvonshme për Zërin e Amerikës, ajo tha se Islami ishte fe e dhunshme.

"Duhet të jemi më të sinqertë rreth xhihadid dhe doktrinës së tij."

Reklamat anti-myslimane, të shfaqura në stacionet e metrosë së Uashingtonit dhe Nju Jorkut në vitin 2012, u sponsorizuan nga organizata e saj, Nisma Amerikane për Mbrojtjen e Lirisë.

Oren Segal me Ligën Kundër Shpifjeve thotë se me aktivetet e saj Geller përpiqet të mbjellë frikë.

"Ajo dhe organizata e saj janë në thelb fanatikë anti-myslimanë."

Zoti Segal shkroi në Twitter se pavarësisht sa të neveritshme janë pikpamjet e Pamela Geller-it, asgjë nuk justifikon sulmin ndaj konkursit të karrikaturës në Teksas.

Ajo organizoi konkursisn pas masakrës në revistën pariziene që publikoi karrikatura të Profetit Muhamed.

Megjithëse Geller është izraelite, shumë organizata hebraike i dënojnë pikpamjet e saj siç ëshë edhe Liga Kundër Shpifjeve.

"Ajo përpiqet ta portretizojë veten si mbështetëse të Izraelit, por komunitetit hebre në Amerikë nuk është monolit. Ka disa që ndoshta i pranojnë pikpamjet e saj, dhe të tjerë si Liga Kundër Shpifjeve që i kundërshton synimet e saj që denigron një fe të tërë".

Por zoti Segal e pranon se sulmi në Teksas do të ushqejë pikëpamjen e saj se feja Islame përbën kërcënim për Amerikën. za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHBA - EMRA TË RINJ NË GARËN PRESIDENCIALE (05.04.2015)
CHARLOTTE ELIZABETH DIANA - EMRI I PRINCESHËS SË POSALINDUR (05.04.2015)
LE PEN IA NDALON BABAIT TË SAJ DEKLARATAT NË PUBLIK (05.03.2015)
MAKIAVELI - AI QË E ÇLIROI POLITIKËN NGA BARRA E MORALITNga ALBERT VATA (05.03.2015)
MYNIH - NDAHET NGA JETA BALERINA MAYA PLISETSKAYA (05.03.2015)
DUKESHA E KEMBRIXHIT LINDI VAJZË (05.02.2015)
AUSTRIA NUK E EKSTRADON NË SHBA MILIRDERIN UKRAINAS (05.02.2015)
VJENË - MUSAJEV DEKLAROHET I PAFAJSHËM (04.15.2015)
SENATORI REPUBLIKAN RUBIO HYN NË GARËN PRESIDENCIALE (04.13.2015)
HILLARY CLINTON - KATËR VJET SEKRETARE, VIZITOI 112 SHTETE, UDHËTOI 1,6 MILIONË KILOMETRA (Fotogaleri) (04.13.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]