VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 3 VJET PAS PAVARËSISË: KOSOVA E SHEH ME OPTIMIZËM TË ARDHMEN

                                                                                      

E Hënë, 05.20.2024, 04:12pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
3 VJET PAS PAVARËSISË: KOSOVA E SHEH ME OPTIMIZËM TË ARDHMEN
E Premte, 02.18.2011, 11:58am (GMT+1)

Kosova shënon trevjetorin e shpalljes së pavarësisë. Sipas politikës kosovare shteti i ri ka shënuar përparime, por ka ende shumë sfida përpara. Zyra Civile Ndërkombëtare ende e sheh të rëndësishme praninë e saj në vend.

Tre vjetori i shpalljes së pavarësisë Kosovën e gjen pa institucione të reja, me një ushtrues detyre të presidentit, një qeveri në dorëheqje dhe një Kuvend të shpërbërë. E gjitha kjo si pasojë e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe stërzgjatjes së tyre. Megjithatë udhëheqësit politikë kosovarë janë optimistë. Sipas tyre gjatë javës së ardhshme Kosova do t'i ketë institucionet e reja.

Kosova e pavarur: Progres dhe sfida

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës Jakup Krasniqi, në një fjalim drejtuar qytetarëve të Kosovës, thotë se gjatë këtyre tre vjetëve Kosova ka shënuar përparime në ndërtimin e shtetësinë e saj, mirëpo, akoma ka shumë sfida përpara. "Gjatë këtyre tri viteve të pavarësisë, Kosova ndërtoi sistemin demokratik, institucionet e shtetësisë, ngriti një infrastrukturë të tërë ligjore e fizike, shënoi një zhvillim solid ekonomik e shoqëror, thelloi reformat e gjithanshme dhe sanksionoi me kushtetutë barazinë e qytetarëve të saj, si pjesëtarë të një shoqërie të lirë dhe demokratike."

Tri vjet më parë kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë mbi bazën e planit gjithëpërfshirës të presidentit Ahtisari, por ajo ende vazhdon të mbikqyret nga Zyra Civile Ndërkombëtare. Zëdhënësi i saj, Andy Mc Gaffy vlerëson fakton që Kosova gjatë këtyre tri viteve ka bërë progres të konsiderueshëm. Ai mendon se vendi po i ndërton institucionet demokratike, të cilat po funksionojnë gjithnjë më efektshëm për të siguruar një Kosovë të suksesshme, të qëndrueshme, stabile dhe që i kontribuon perspektivës evropiane dhe euroatlantike të vendit.

"Grupi drejtues ndërkombëtar për Kosovën që u takua javën e shkuar në Bruksel, është i kënaqur me implementimin e pakos së Marti Ahtisarit dhe shumica e pikave të kësaj pakoje janë plotësuar, për shembull kemi parë që shumë punë është bërë në procesin e decentralizimit në krijimin e komunave të reja, është themeluar Gjykata Kushtetuese dhe janë konsoliduar mekanizat e sigurisë. Mirëpo akoma ka edhe shumë punë për t'u bërë gjatë viteve te ardhshme si për qeverinë e Kosovës ashtu edhe nga ana e ICO-s"

Pavarësia e mbikqyrur: Drejt fundit apo pa fund?

Udhëheqësit politikë kosovarë, duke u bazuar në konsolidimin e shtetësisë së Kosovës kanë mendimin se pavarësia e mbikqyrur të Kosovës po shkon drejt fundit, dhe po afrohet një pavarësim i plotë. vjen fundi. Zyra Civile Ndërkombëtare nuk e ndan këtë opinion. Andy mc Gaffy thotë se natyrisht në planin afatgjatë, puna e Zyrës Civile Ndërkombëtare, gradualisht do të vijë drejt fundit. Ai përmend edhe fakton që ICO po ristrukturon veten. "Ju e dini që vetëm vitin e shkuar ne kemi reduktuar stafin me 13 përqind, këtë vit stafi poashtu do të redukohet deri në 25 përqind mirëpo nuk ka ndonjë afat të caktuar, se kur mbikqyrja e pavarësisë nga Zyra Civile Ndërkombëtare do të përfundojë."

Kosova është njohur shtet i pavarur nga 75 vende të botës. Në korrik të vitit të shkuar Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konstatoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës është e ligjshme, mendim ky që vazhdon të kundërshtohet nga Serbia.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Lindita Arapi

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRISHTINË, FILIZ SHPIRTIMarrë nga libri "Një fjongo Dielli nga New Yorku"Poezi nga KËZE KOEZETA ZYLO (02.17.2011)
PËRSHËNDETJE ME RASTIN E TREVJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËSNga MIMOZA DAJÇI, New York (02.17.2011)
NIK XHELILAJ MERR ÇMIMIN SHOOTING STAR (02.16.2011)
ILLYRICUM LIBERTAS: TË NDALET URGJENTISHT NDËRTIMI I KISHËS NË KALANË E SHKUPIT (02.15.2011)
PSE SHQIPTARËT I MBROJTËN HEBREJTË NGA NAZIZMI?Nga SAMI ISLAMI (02.14.2011)
DJEMTË E PEJËS-Selim Kelmendi- (1937-20/09/1987 )Nga DANIEL GÀZULLI dhe SELIM HASANAJ (02.14.2011)
FJALA E ZËVENDËS NDIHMËS SEKRETARIT TË SHTETIT TË SHBA TOM KANTRIMENAmbasada e SHBA, Tiranë (9 Shkurt 2011) (02.13.2011)
KRAHU POLITIK I BLLOKMENËVE NË PS SI GJARPNI I BOKAVE (02.11.2011)
NË NDERIM TË IMZOT NIKOLLË KAÇORRITNga BARDHYL UKACAMAJ, New York (02.11.2011)
NON GRATA KONSULLIT IKONOMUNga PËRPARIM KAPLLANI (02.10.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]