VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - REAGIM NDAJ TEZËS KONFEDERALE SHQIPËRI - KOSOVËNga CENË PUSHKOLLI

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 09:28pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

REAGIM NDAJ TEZËS KONFEDERALE SHQIPËRI - KOSOVË

Nga CENË PUSHKOLLI


E Premte, 05.13.2011, 10:29am (GMT+1)

Çdo ditë e më tepër shqiptarët gjithandej trojeve shqiptare, ofrojn teza nga më të ndryshmet për bërjen e Shqipërisë Etnike, teza që më së shumti hë për hë parapëlqehet nga ( lexo: patriot, ish- ushtar të UÇK-së, publicist, shkencëtar, politikolog, etj.) elita intelektuale është RIBASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË në një SHQIPËRI TË VETME, si hap i parë për bërjen e Shqipërisë Etnike Natyrale. Natyrisht në garë kanë hyrë edhe ata shqiptarë që i bëjnë "argat" armikut të përbetuar të shqiptarëve, me ide të një farë "pjelle kosovar". Këto ditë nëpërmjet të mediumeve të ndryshme shqiptarët ndëgjuan dhe lexuan një projekt propozim të t'parit të Partisë Nacional Demokratike Shqiptare, për bërjen e një konfederate ndërmjet të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Këtë projekt propozim çdo shqiptar përveç teje dhe bashkëmendimtarëve tu e kundërshton dhe do ta kundërshtojë, për faktin që neve nuk na takon KONFEDERATA me Shqipërinë sepse jemi një - një tërësi, respektivisht jemi të ndarë dhunshëm, dhe këtë fakt ne të tjerët duam ta materializojmë me Ribashkimin Kombëtar. Para se të hyni në këtë punë "kumarie" ju sygjeroj që ta shihni se çka do të thotë Konfederatë, ose më mirë me thënë Konfederatë do të thotë: Sipas fjalorit të gjuhës shqipe, Fq. 859 shtylla e parë.

Konfederatë Bashkim i disa shteteve që ruajnë një farë pavarësie , nën një pushtet qendror të përbashkët; bashkim i disa organizatave shoqërore në një të vetme ; federatë, bashkim . Shtetet e konfederatës . Hyri në konfederatë . konfederata e punës. Fq. 859 shtylla e parë.

Kurse Federatë do të thotë: Shtet i përbërë nga bashkimi i disa shteteve më të vogla, që varen nga qeveria qendrore, por që kanë një farë pavarësie kushtetuese; bashkim i disa shteteve.

2. Shoqëri a organizatë qendrore, që përfshin disa shoqëri dhe organizata të tjera më të vogla; bashkim i disa shoqërive a organizatave në një organizatë qendrore. Fq. 459 shtylla e dytë.

Ne që e duam Ribashkimin Kombëtar, respektivisht Shqipërinë Etnike, konsiderojm që këtë të drejt askush nuk mund të na e mohoj. Ideja për projekt propozimin tuaj le të kthehet aty ku është nisur, dhe është mirë tu thuash ideatorëve të kësaj ideje se Shqiptarët e Kosovës Historike duan Ribashkim me Shqipërinë Londineze ngaqë ata deri më 1912/1913 kanë qenë një "trup" .

Konsiderata ndaj dallimeve!

Për çfarë dallimesh e keni fjalën? Kosova dhe Shqipëria "dje" ishin një "trup" nuk kishin dallime në asgjë, e kishin një gjuhë, një kulturë një histori, edhe sot janë një, mjerisht të ndarë jo me dëshirën tonë, por edhe pse të ndarë ata vazhdojnë ta kenë një gjuhë, një kulturë një histori ( për hir të vërtetës që nga koha kur na kanë ndarë, shqiptarët e kosovës kanë qenë të okupuar gati 100 vjetë, dhe falë Zotit të Madhëruar, djemëve dhe vashave tona, Adem Jasharajve...e shumë e shumë patriotëve tjerë( në mesin e të cilëve pa diskutim babai yt ), si edhe miqëve tanë ndërkombëtar në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova arriti të lirohet nga okupimi qindëra vjeçare, mjerisht jo edhe nga mbikqyrja ndërkombëtare. Prandaj duke pasur këto çka u than më sipër parasyshë, ju sygjerojë që ta tërhiqni këtë projekt propozim që është kryekëput anti shqiptare, anti kombëtare, nuk themi se ju me dashje po i bëni argat të gjithë atyre që nuk ia duan të mirën Ribashkimit Kombëtar. Kosova si shtet nëse bashkohet me Shqipërinë, kjo i bie që pjesa që ju ka ndarë dikur padrejtësisht tash është bërë shtet, dhe për të qenë disi bashkë, eja ta bëjmë një konfederatë. Në rastin e Kosovës, respektivisht Shqipëris Londineze përfundimisht i humbet një pjesë e "trupit" të saj, ne këtë gjë nuk guxojmë ta pranojmë sepse sipas kësaj humbet e drejta e kërkesës për RIBASHKIM KOMBËTAR.

Ribashkimi Kombëtar nesër...,do ta kthente besimin tek shqiptarët që jetojnë edhe në vilajete tjera të Shqipërisë Etnike -Natyrale se një ditë edhe viset tjera shqiptare do ti ribashkoheshin Shqipërisë së sotme(Londineze). Me një rast e kemi thënë se çka do të thotë Ribashkim, po e përsërisim edhe me këtë rast dhe po shtojmë: Ribashkim do të thotë: Ribashkimi i tokave (i vendit, i atdheut). Fjalori i Gjuhës Shqipe fq. 1660 shtylla e parë.

Ndërkaq Ribashkohem do të thotë: Bashkohem përsëri me dikë a me diçka, nga e cila isha shkëputur a ndarë... (po aty)

Ribashkoj: Bashkoj përsëri dy pjesë dy gjëra...Ribashkoj tokat. E pra z. Abdullahu, neve Shqiptarëve të Kosovës Historike dhe të Shqiptarëve të Shqipërisë Londineze si edhe shqiptarëve të vilajeteve të tjera na duhet të RIBASHKOHEMI, e jo modele çfare ju i propozoni.

Ndërkaq bashkim do të thotë: Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve BASHKOJ, BASHKOHEM. p. sh. Bashkim politik (ekonomik, ushtarak) etj.

Për Ribashkim kemi të drejt pikërisht për faktin që dikur kemi qenë një "trup", ja se çka thonë konventat ndërkombëtare: Në Rezoluta nr. 637 ( VII ), të datës 16. 12. 1952, pos tjerash thuhet: "E drejta e vetëvendosjes së popujve dhe të kombeve është parakusht për respektimin e plotë të drejtave dhe lirive të njeriut". Kërkesa e popullit të Kosovës siç po shihet ka mbështetje në këtë rezolutë.

Pastaj kemi Rezolutën nr. 1514 (XV) të datës 14.12.1960, neni 1 ku thuhet: "Integrimi i një territori etnik duhet të jetë rezultat i shprehjes së vullnetit të lirë të popujve të atij territori". dhe në nenin 2 "Të gjithë popujt kanë të drejtën e vetëvendosjes përmes të cilit mund të përcaktojnë lirisht statusin e tyre politik, për të vazhduar zhvillimin e tyre ekonomik, kulturor dhe shoqëror" . Ndërkaq në Rezolutën nr. 1815 të datës 18.12. të vitit 1962 (Paragrafi 1, pika e thuhet): "E drejta e vetëvendosjes është një ndër parimet bazë të së drejtës ndërkombëtare mbi të cilën duhet të mbështetet patjetër edhe politika e koekzistencës aktive paqësore".

Ja se çka ju propozoni pos tjerash: "Konfederata duke i nxitur dhe përkrahur bashkëpunimet dhe afrimet e këtyre dy njësive, ( lexo: ne nuk mund të jemi dy njësi siç thuani ju, por ne do të jemi NJË, sepse ishëm një dhe duhet të jemi një, një SHQIPËRI TË VETME).

Po flisni për kufijt administrativ. Kufijtë a po ta pret mednja se çfarë je duke propozuar? Luftëtarët e Lirisë kaher e kanë shkulur gurin e kufirit që i ka ndarë padrejtësisht Kosovën e Shqipërinë, për hir të vërtetës kufiri ende ekziston por ne përpiqemi që amanetin e dëshmorëve të kombit( lexo: edhe të babës tuaj, z. Rexhep Abdullahu, ta qojmë në vend, sepse ata për Ribashkim Kombëtar kanë dhënë jetën, e ju dëshironi ti fuqizoni kufijt ekzistues),"mozamokeq"!!!

Identiteti kosovar!

Më në fund edhe ju e treguat fytyrën e vërtetë të "axhamisë" - luftëtarit të humbjes së identitetit SHQIPTAR i Kosovës. Më së keqi do të pësonin shqiptarët që jetojnë në Serbi, në Maqedoni, në Mal i Zi... , etj. Pra siç po shihet shqiptarët jashtë shtetit Shqiptar do të shndërroheshin në gjithçka, respektivisht nuk do të mbeteshin ashtu siç janë sot-SHQIPTARË, apo jo, sipas logjikës së shtetit ku jetojnë?! Ne ithtarët e Ribashkimit e kemi edhe këtë fakt parasysh, prandaj nuk duam të eksperimentojmë duke formuar kombe të reja, ne do ti Ribashkojmë trojet në një Shqipëri Etnike-Natyrale në mënyrë që ju me bashkëmendimtarët e juaj të mos kenë mundësi që të na quani e as të quheni kosovar. E sa i përketë minoriteteve ata do të quheshin ashtu siç janë dhe do ta dinin Shqipërinë si shtetë të tyre, ashtu siç shqiptarët në shtete jashtë trojeve shqiptare, shtetet ku jetojnë i dinë si shtete të tyre( Shqiptarët në Turqi, Turqinë e din si shtet të vetin, Shqiptarët në Bullgari, Bullgarinë e din si shtet të vetin, poashtu edhe shqiptarët e Ukrainës e din si shtet të vetin Ukrainën,... etj.).

Nuk po e zgjasim më shumë për hir të lexuesve të nderuar, paraprojekti i juaj është mirë të kthehet aty ku është nisur.

cenpushkolli@hotmail.com

CENË PUSHKOLLI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SI E KAM NJOHUR GAZETARIN E ROJTERIT KURT SHORKNga REXHEP SHAHU (05.13.2011)
KOSOVA PO MBLEDH FAKTET PËR KRIMET E KRYERA NGA SERBIA (05.12.2011)
NJË REVISTË RUMUNE DEDIKUAR SHQIPËRISËNga BAKI YMERI (Bukuresht) (05.12.2011)
13 VJET PUNE TË SUKSESSHME TË RTV21 (05.11.2011)
NË BORÃ…S TË SUEDISË DOLI NGA SHTYPI NË SUEDISHT LIBRI PËR FËMIJË DHE TË RINJ "BUBULINO" I VIRON KONËSNga SOKOL DEMAKU (05.11.2011)
RIZA HALIMI KUNDËR HAPJES SË ÇËSHTJES SË KUFIJVE (05.10.2011)
GJUHA GJERMANE NË SHKOLLAT E ULQINIT QË NGA KLASA E PARËNga VERA KATANA (05.09.2011)
ARTI DHE KULTURA NË FUNKSION TË IDENTITETIT KOMBËTAR(Remzi Limani, ESE KRITIKE, Prishtinë, 2011) Nga BAKI YMERI (Bukuresht) (05.09.2011)
MospajtimA KA "RRËSHQITUR" FATOS LUBONJA?Opinion nga CENË PUSHKOLLI (05.07.2011)
PSE LULZIM BASHA DUHET VOTUAR DITËN E DIELNga HENRI ÇILI (05.07.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]