VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Dega e PD dhe Shoqata  ish të Përndjekurve Politikë të rrethit Mat nderojnë martirin e votës së lirëKUJTIM FRANGU, 14 VJET NGA VRASJA NË QENDRËN E VOTIMITNga HALIL RAMA

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 10:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

Dega e PD dhe Shoqata  ish të Përndjekurve Politikë të rrethit Mat nderojnë martirin e votës së lirë

KUJTIM FRANGU, 14 VJET NGA VRASJA NË QENDRËN E VOTIMIT

Nga HALIL RAMA


E Mërkurë, 07.06.2011, 02:49pm (GMT+1)

Katërmbëdhjetë vjet më parë, më 6 korrik 1997 falangat e krimit të organizuar vranë pabesisht demokratin e orëve të para, Kujtim Frangu, i cili edhe në atë vit të vështirë të rebelimit mafiozo-komunist u bë shembull i qëndresës në mbrojtje të votës së lirë. Demokratët e Matit dhe të gjithë Shqipërisë përkujtojnë sot në 14-vjetorin e rënies Dëshmorin e Atdheut, demokratin Kujtim Frangu. Ai lindi më 5 maj 1955, në fshatin Lis të rrethit Mat, në një familje patriotike matiane. Ai mbaroi shkollën 8-vjeçare në fshatin e lindjes me nota të shkëlqyera më pas vazhdoi shkollën e mesme të përgjithshme në qytetin e Burrelit, ku u dallua për rezultate të mira dhe sjellje shembullore.

Pas mbarimit të shkollës së mesme, atij iu ndërpre vazhdimi i studimeve të mëtejshme për shkak të persekutimit politik të babait të tij, Tofik Frangu, i dënuar për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor me 20 vjet burg. Më pas, jeta e tij vazhdoi si punëtor në fshatin e lindjes dhe në vitet '90 si gjithë patriotët e tjerë, ai u bashkua në lëvizjen për ndryshimet e reja demokratike ku u zgjodh dhe kryetar i seksionit të Partisë Demokratike të fshatit Lis. Ai me vullnetin dhe kontributin e tij, arriti të mblidhte rreth Partisë Demokratike intelektualët më të mirë të zonës. Gjatë kësaj periudhe ai vazhdoi drejtimin e partisë në fshat deri në rënien e tij.

Pas vitit '90, ai punoi si mësues shkolle në Lis, ku u dallua si edukator i shkëlqyer. Në vitin 1994, ai u caktua administrator në Komunën Lis, ku punoi në funksionin e përgjegjësit të marrëdhënieve me publikun, ku dhe këtu u dallua për marrëdhënie të mira dhe komunikim të shkëlqyer me njerëzit dhe kolegët. Puna dhe përkushtimi i tij kanë lënë mbresa dhe përshtypje deri në ditët e sotme.

Me zgjedhjet parlamentare të 29 qershorit të vitit 1997, të cilat në rrethin e Matit u zhvilluan më datë 6 korrik 1997 dhe ku Kujtim Frangu ishte anëtar i komisionit të qendrës së votimit për Partinë Demokratike. Ai u vra për ruajtjen e vlerave demokratike dhe mbrojtjen e votës së lirë. Familja, Partia Demokratike dhe e gjithë Shqipëria, humbën njeriun e shtrenjtë, intelektualin e shquar si dhe patriotin e rrethit të Matit, dëshmorin Kujtim Frangu.

Këshilli i rrethit Mat, me vendimin Nr.19, Dt.02.07.1998 e ka dekoruar Dëshmori i Atdheut me motivacion: "Rënie në krye të detyrës si komisioner në Komisionin e Votimit". Gjithashtu, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, me dekretin Nr.4984 dt.20.07.2006 e ka dekoruar atë "Për merita të veçanta civile" me motivacionin "Për kontributin e dhënë, duke sakrifikuar dhe jetën në zhvillimet demokratike në mbrojtjen e votës së lirë". Sot, Partia Demokratike Dega Mat dhe Shoqata e të Përndjekurve Politikë nderon birin e saj demokratin e shquar, njeriun e palodhur mëshirues të vlerave të larta demokratike si dhe frymëzuesin, dëshmorin Kujtim Frangu.

Ndjenja e sakrificës dhe e vetëflijimit, i ishte rrënjosur në gjak tek Kujtimi. Pa bujë, pa zhurmë, përditë, në forma të ndryshme të të gjendurit për të tjerët e për t'i ndihmuar ata. Nëna e tij e quante Kujtimin, "I miri i shokëve". Linte punën e tij, për të mbaruar më parë punët dhe hallet e shokëve e të njerëzve cilëtdo qofshin. Fitorja e Demokracisë në vitin 1991, ja rriti krahët e idealizmit dhe përkushtimit. Besonte tek lumturia dhe liria njerëzore. Siç i referohet Xhafer Martini, Shantali Millon-Desal: "Politikisht liria çon në krye të shtetit ...jo më të mirët. Ekonomikisht, liria ua lë pushtetin egoistëve dhe të shkathtëve, të gatshëm për ta mbytur bashkësinë...". Kujtimi besonte tek lumturia njerëzore, tek liria e njeriut dhe kish shprehur bindjen e tij, se ato një ditë do të vinin për të gjithë.

Idealizmi dhe përkushtimi i Kujtim Frangut karakterizon jo vetëm tërë veprimtarinë e jetës së tij por, edhe si komisioner i votës së lirë, për të cilën dha jetën i goditur me plumb nga një dorë gjakatare ditën e zgjedhjeve për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë në vitin 1997. Vdekja është e bukur kur ndodh për bukurinë e jetës. Ka shumë rëndësi se si jeton, por më shumë rëndësi ka se si vdes. Vdekja tregon se ç'njeri ke qenë, thotë populli. Vdekjet më të bukura janë si ajo e Kujtim Frangut. Të biesh hero nga plumbi për një ideal të lartë, për lirinë e njeriut, për të drejtën e votës së lirë në demokraci. Mund të vritesh edhe për punë të këqia dhe atëhere shkon si "qeni në rrush", thotë sërish populli. Mund të vdesësh në krevat dhe sado i madh të kesh qenë, thonë: "ndërroi jetë", "U shua", "U nda nga jeta", etj. Por, vdekja është e bukur kur ndodh për bukurinë e jetës. E tillë ishte ajo e Kujtim Frangut. Zoti kur don, të shpërblen edhe me vdekjen.

HALIL RAMA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TEATRI NDËRKULTUROR - MERCEDESI NUK ËSHTË VETËM I GJERMANËVE (07.05.2011)
KËRKOHET ZYRTARIZIMI I PLOTË I SHQIPES NË MAQEDONI (07.04.2011)
JOSIF BAGERI: RILINDËSI I DY RILINDJEVENga BEGZAD BALLIU (07.04.2011)
SHQIPËRIA - VENDI I 28 I EUROPËS SË BRUKSELIT?Nga ALFRED PAPUÇIU* (07.03.2011)
9 VJEÇARI NGA KOSOVA - FITUES I GARËS SË VIZATIMIT (07.03.2011)
DOLI NGA SHTYPI NË PRISHTINË VEPRA "AGONI E SHPRESA" E AUTORIT DR. BESNIK R. BARDHI (07.01.2011)
"SOT NDIHEM KRENAR, SEPSE NDODHEM NË TOKËN KU JANË MBJELLË RRËNJËT E STËRGJYSHËRVE TË MI ARBËRVILHELME VRANARI HAXHIRAJ intervistoi Prof. Doc. ITALO KOSTANTE FORTINO (studiues-albanolog) (06.30.2011)
50 VJET MË PARË, KUR EKZEKUTOHEJ GRUPI ARMIK I TEME SEJKOS DHE TAHIR DEMIT63 të dënuar dhe 800 vjet burgim, veç vrasjeve. Ka qenë 30 dhe 31 maji i vitit 1961 që togat e pushkatimit do të zbraznin karikator (06.30.2011)
KRONIKA E NJË UDHËTIMI TRAGJIK NË NJË LIBËRShënime për librin "Me Muharrem Bajraktarin, drejt Greqisë…", të Neshat H. Bilalit Nga PETRIT PALUSHI (06.29.2011)
PETRO MARKO, FATOS KONGOLI DHE KULTURA E MUNGUAR E DEBATITNga MIRANDA HAXHIA (06.29.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]