VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AT GJERGJ FISHTA - SHQIPTARI I MADHNga AT ANTON HARAPI

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 01:19pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

AT GJERGJ FISHTA - SHQIPTARI I MADH

Nga AT ANTON HARAPI


E Premte, 12.30.2011, 09:43am (GMT+1)

Vehtja e vepra e A. Gjergj Fishtës më kujton fjalën e një profesori austriak, i cili, tue folë mbi aftësit e karakteristiken e shpirtit shqiptar, më thotë: Fuqija mendore e shqyptarit asht virgjin e e palodhun. E, po të mbërrijte shqyptari me pasë nji edukatë të plotë e nji trajtim të kryem, lehtësisht, se edhe prej prehnit të Shqypnis, do të mund dilshin zotsi mendore, të mjaftueshme jo vetem per rrethin e vogël shqyptar, por t'afta me hi edhe ne rrethin botnuer, e me dhanë kontributin e vet nder lamije të hapta të mbarë jetës njerzore.

Nuk asht mendimi i em, këtu t'u vë kandarin e t'i peshoj këto fjalë, në se e sa vertetohen n'A. Fishten; këta veç asht e sigurt, se per Shqypni e për shqyptar, ky kje nji njeri i jashtëzakonsheme ma i madhi edukues i popullit qi na patem deri me sod. Koha e studimet, qi kanë për t'u ba mbi iden e vepren e tij, kanë me ndritë e me caktue, në se e sa origjinaliteti i tij e kapërcen rrethin shqyptar.

Njerzët e jashtëzakonshem shkojn nji jetë, të thuejsh, baras me njerzë tjerë, porse dallohen në këta, se shpirti i tyne, porsi në nji vegim, të kjartë e sheh iden, e lehtas e pershin më një syntezë mendimet, zakonet, vepren e jeten e shumicës; atë botë, ata, tue u naltue mbi njerzë tjerë të rrethit e të kohës, gjejn e vendojn synime të reja ma të nalta e ma fisnike, e me të gjitha fuqit e veta, vehen t'i shprehin e t'i çojnë në vendm, tue e mishnue kështu me to kohen e breznin. Edhe i a dalin. Në këta mbahet fuqija mysterioze e tyne, e cilla, per ta asht nji gja fare e thjesht e e zakonshme, me A. Gjergjin, më thotë: Quam parva scientia regitur mundus!

A.Gjergji asht nji fatos. Ai ngreh flamurin e gjuhës e të kombsis, jo nder kështjella as nder gerdhata, por në cepin e idevet e nder thellinat e ndiesivet; kushtrimin e tij e ndjeu intelektuali dhe analfabeti, nacjonalisti, si dhe ai i dekuni në shpirt per atdhe; ushtiman e tij theu çdo rrymë të kundërt e depërtoi thellë, mje në palcin e shpirtit të shqyptarit, e aty, tue prekë ma t'imtat pejza të thalbit të jetës, trandi, zgoi, rrëmbeu... Cofja ma e lanun e apatiku ma i shgrehun, ashtu edhe sheptiku ma i leshuem zemre, kjen prekë e naltue nder ma t'amblat shpresë, se " Ka po Shqypni..." e se, " Per shqyptarë do të jetë Shqypnija"!- Kam ndollë vetë aty , kur nji ditë, ni shqyptar këthefit të vjetër, tue ankue per do shpendorime të nierzve të shtetit me A. Gjergjin, donte disi me perfundue, se s'ka Shqypni. Fishta don t'i a spjegojë punen, se njerzit e Shtetit nuk janë Shqypnija, edhe plaku, per me i diftue se kishte mbetë i bindun, i thotë: Po na se kemi dijtë, more zotni...veç prej jush e kemi xanë shka asht Shqypnija!

 

AT ANTON HARAPI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Një kontribut gramatikor i Hahnit për dialektin jugor shqiptar J. G. HAN, NJË NDËR THEMELUESIT E ALBANOLOGJISËNga MARTIN MATO (12.29.2011)
PËR VENDIMIN E GJYKATËS NDËRKOMBËTARE TË DREJTËSISË "Se i vogli e shtrin viganin", - Fan S. Noli, "Rent or Marathonomak"Nga AGRON ALIBALI (12.28.2011)
NDREK LUCA, MALËSOR POR MODERN, PA MENTALITETENga KOZETA KURTI (12.27.2011)
GËZOHU ME MUA PËR AUTOSTRADËN E KOMBIT Z. LUBONJA(reagim për shkrimin "Autostrada Rrëshen - Mars - Kalimash" të Fatos Lubonjës)Nga REXHEP SHAHU (12.27.2011)
DRITË - HIJET E SHQIPËRISË NË VITIN 2011 (12.26.2011)
"NJË MILION KUQEZI", NISMA E AK NË LONDËR (12.24.2011)
SHEH DRITËN E BOTIMIT ROMANI I PARË I LETËRSISË SHQIP - "SOFIA E KOMNIATËVE" SHKRUAR NGA FRANCESCO ANTIONIO SANTORIDërgoi për shtyp Prof. Doc. Italo Costante Fortino (12.23.2011)
KRYETARI I BASHKISË OFRON TRANSPARENCË DHE FITON ZEMRËN E KRYEQYTETASVENga BLERINA ROSHI (12.22.2011)
13 NJOHJE NË 2011n (12.22.2011)
ALEANCA KUQEZI NIS FUSHATËN "FOL VETËM SHQIP" (12.22.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]