VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - E VËRTETA RRETH ÇËSHTJES SË BASHKIMIT KOMBËTARNga ABAS FEJZULLAHIThënie: " E vërteta, liria, virtyti, tri gjëra të vetme, për të cilat duhet ta duam jetën."

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 04:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

E VËRTETA RRETH ÇËSHTJES SË BASHKIMIT KOMBËTAR

Nga ABAS FEJZULLAHI

Thënie: " E vërteta, liria, virtyti, tri gjëra të vetme, për të cilat duhet ta duam jetën."


E Martë, 01.03.2012, 10:40am (GMT+1)

Kur flitet apo shkruhet për të vërtetën historike të një vendi apo popullin e atij vendi, ndërlidhen ngjarje e veprime që kanë ndodhur e që kanë ndikim në paraqitjen e të vërtetës, në kohë dhe hapësirë, tue u shërbye me të dhëna e dëshmi, që janë të lidhura me interesa të ndërsjellta, mes njerëzve, vendeve apo shteteve...

"Jeta është e shkurtër, por e vërteta rron shumë dhe arrin larg"Shekspiri

Sa i përket të vërtetës, rreth çështjes së Bashkimit Kombëtar Shqiptar (BKSH), është folur, kënduar e shkruar në vazhdimsi në forma dhe mënyra të ndryshme, në kushte dhe rrethana që kanë qenë e që janë, në kohë dhe hapësirë në periudha të ndryshme historike, nga folës, këngëtarë, shkrimtarë, historianë, publicistë, udhëheqës e pushtetarë vendor në veçanti e të huaj në përgjithësi...

E vërteta është se, shqiptarët në trojet e tyre etnike, janë sulmuar, pushtuar e coptuar nga pushtues të ndryshëm, gjatë periudhave të ndryshme historike.Një rrezik i tillë, ende sot e kësaj dite është i pranishëm, nga slavët ardhacak dhe grekët, të cilët mbajnë të pushtuara ende sot e kësaj dite territore të Shqipërisë etnike.

Shqiptarët kur kanë qenë të sulmuar e rrezikuar, nga pushtues të ndryshëm, për tu mbrojtur, kanë bërë përpjekje dhe veprime organizative, në kushtet dhe rrethanat ekzistuese, e që kanë lënë gjurmë të cilatë, nëse bëhen hulumtime dhe studime të mirëfillta në hollësi e thellësi, me aftësi dhe përvojë shkencore, do të paraqitej e vërteta ashtu si duhet me të dhëna e dëshmi të mjaftueshme. Për ta bërë këtë, duhet krijuar kushte për punë e përpjekje në vazhdimsi me një përkushtim e përgjegjësi të lartë njerëzore e profesionale, për të dëshmuar anët pozitive dhe negative, për të gjitha ngjarjet dhe veprimet ashtu si kanë qenë, e si janë, me fitore apo dështime të ndryshme, vetanake apo kolektive. Paraqitjen e figurave të shquara e të dalluara si individ, me të dhëna, gjithnjë tue pas parasysh, veprimet e tyre në të gjitha drejtimet, jo vetem për veten e tyre, familjet, vendin e popullin, por edhe për të tjerët.

****Sipas Sami Frashërit, nga vepra "Emsal" E VËRTETA është si uji i nxehtë që del nga toka, shkrin dëborën dhe akujt përreth, i merr me vete dhe shtohet duke shkuar përpara. Sado që ky ujë mund të ngrijë duke u ftohur vazhdimisht, pa kaluar shumë kohë prapë bëhet siç ka qenë, ujë i rrjedhshëm.

Cilat kanë qenë dhe janë trojet e Shqipërisë etnike?

Sipas dëshmive me të dhëna, të parët tanë shtriheshin në trojet e tyre, në tërë Gadishullin Ballkanik e më tej. Vazhdimisht janë rrudhur e zvogluar nga pushtuesit e ndryshëm. Deri në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit të përfshira të katër vilajetet: Shkodrës, Shkupit, Janinës dhe Manastirit, me një sipërfae më se 90000 km katror, dhe më von edhe këto territore vazhduan rrudhjen dhe copzimin e tyre deri në ditët e sotme.

Sipas Monografisë së Prof. Ahmet Gashit: " Shqipëria etnike edhe vërejtjet e shqiptarëve për Shqipërinë e robnueme" Tiranë 1941.

Në Monografinë kushtuar Prof. Ahmet Gashit me titull:

PROFESOR AHMET GASHI, RILINDAS I FUNDIT, nga autori Gani Demiri Ratkoceri, 2005 Tiranë.

Si dëshmi po japim tekstin në vijim marrë nga faqet: 314, 315 të Monografisë në fjalë.

* " ...Shqipëria etnike, shprehje më lakonike dhe më e bukur e idealit më të lartë të çdo shqiptari të denjë për këtë emër fisnik, është Shqipëria e vërtetë me kufijtë e saj të drejtë, e cila përmbledh në gjirin e saj të gjithë shqiptarët.

Brenda këtyre kufijve nuk duhet të gjinden të tjerë kufij. Anë e këndë kësaj toke çdo shqiptar duhet të jetoj i lirë e krenar. Shqipëria etnike shtrihet mbi një sipërfaqe prej 74000 km katror e cila përmbledh shumicën e vendeve tona arbërore të kërkuara nga të parët tanë, të besatuar në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit më 1878, prej Kongresit të Berlinit që të njiheshin që atëhere si pjesë e pandashme e Shqipërisë së vërtetë.

E pra, Shqipëria e vërtetë është vetëm afër 74000 km katror pothuaj tri here më e madhe se ajo që u caktua në Londër më 1913 (17000 km katror) por gjithmon më e vogël se ajo e vitit 1878...në këtë skutë të Ballkanit. Brenda këtyre viteve shumë vende u zhveshen nga banorët e tyre shqiptarë si psh. Krahina e madhe e Nishit, një pjesë e vilajetit të Manastirit dhe një pjesë e madhe e vilajetit të Janinës..."

Nga të dhënat e sipërshënuara dëshmohet e vërteta, për rrudhjen e trojeve shqiptare vazhdimisht, edhe shpërngulljet e popullit shqiptarë nga vatratë e tyre stërgjyshore me dhunë nga pushtuesit e ndryshëm, që kanë lënë gjurmë në kujtesen e popullit, të gjitha ato ngjarje e tragjedi që kanë ndodhur me fatin e tyre e të Atdheut, j kanë përcjellur ato brez pas brezi, përms rrëfimeve gojore apo këngëve të kënduara, e për arsye të kushteve dhe rrethanave të kohës më pak janë përcjellur përms shkrimeve.

Këngëtarët popullor, që i përjetuan edhe vetë ato ngjarje të rënda e tragjike për popullin shqiptarë, kënduan këngë nga thellsia e shpirtit për vuajtjet që patën me rastin e dëbimit të tyre nga trojet stërgjyshore që nga dëgjuesit, lexuesit e hulumtuesit, mund të vërehet realiteti dhe e vërteta e paraqitur përms vargjeve të shkëputura nga një këngë popullore në vijim:

**

" ...S`i vajtojnë t`mjert që kanë dekë,

Vajtojnë veten qi gjallë kanë metë!1 "

Këngë popullore muhaxhire per ato vite të stuhishme më 1877-1878.

Një grup muhaxhirësh shqiptarë duke ikur para falangës vrastare dhe piromane serbe nga trojet e tyre etnike të Nishit, Toplices dhe Kazasë së Vrajës 1877- 1878. **

**Nga: Reshat AVDIU * Preshevë SHQIPTARËT LUFTUAN QË TA BËJNË SHQIPËRINË-SHQIPËRI

Këngë popullore muhaxhire per ato vite të stuhishme më 1877-1878

Në të gjitha periudhatë historike në përpjekjet e shqiptarëve për t`u mbrojtue, ka pasur figura, familje apo edhe grupe, që kanë krye akte heroike, po edhe të vetflijimit, për liri e atdhe, që vazhdimisht kujtohen përms këngëve të kënduara apo shkrimeve të shënuara, që paraqesin një apo ma shumë ngjarje që kanë ndodhur.

Ka ndodhur e po ndodh vazhdimisht, që paraqitja e ngjarjeve dhe figurave të ndryshme në kohë dhe hapësirë si nga këngëtarët apo edhe shkrimet, janë në shpërputhje me të vërtetën, sepse ato rriten e zmadhohen aq shumë, sa s`ka të bëjnë fare me realitetin që ka ndodhur apo edhe s`ka ndodhur fare, ashtu siç këndohen e përshkruhen veprimet..!

Për të paraqitur të vërtetën lidhur me çështjen e BKSH si qëllim, ide dhe dëshirë ende e pa realizuar i shqiptarëve, duhet të bëhen studime dhe hulumtime në shumë drejtime nga studius të mirfillt, tek të cilët s`ka mundësi të ndikoj politika, ideologjia, lakmia e lavdi, përveq idealit kombëtar i cili duhet të jetë përher i pranishëm, e si bazë duhet me qenë të dhënatë, dëshmitë dhe aftësitë e tyre shkencore. Për një punë të tillë fisnike, shkencore dhe kombëtare, duhet me qenë të përkrahur materialisht dhe institucionalisht për ta kryer detyrën e tyre me përgjegjësi.

Me këtë rast po e paraqes një nga shumë shembuj që dëshmojnë të kundërtën e asaj që flitet, këndohet dhe shkruhet qoft si ide, qëllim apo dëshirë lidhur me BKSH, në periudha të ndryshme historike e deri në ditët e sotme, e që për fatin e keq, ndodh zmadhimi i të bëmave, lavedet e trimrit që s kanë ndodhur, e që shërbejnë dhe kanë shërbyer për ti bërë vetit qef dhe mashtruar vetveten...tue paraqitur gnjeshteren sit ë vërtetë, antivlerën si vëlerë, pabesin si besë, jo organizimin si organizim, interesatë vetanake si interesa të atdheut, për interesatë vetanake përfituese etj.

Shembull: Kam ndëgjuar shumë këngë me përmbajtj dhe motive të ndryshme, e ndër to edhe për ngjarje dhe figura lidhur me ato luftra, trimëri, heroizem, për organizim e bashkim kombëtar, që janë në shpërputhje me të vërtetën dhe realitetin edhe sot e kësaj dite.

Si dëshmi po i permendi përafërsisht disa vargje të një kënge që është kënduar e këndohet në të gjitha trojet shqiptare të lira apo gjysmë të lira si dhe ato nën okupim edhe në mërgatë:

*"...As s`ka fe, as s`ka parti,

që e përçanë, këtë shqiptari..."*

E vërteta qëndron ndryshe:

*"...A ka fe, a ka parti

që e bashkon, këtë shqiptari..."*

Është e vërtetë se:

Përçarjet ndërshqiptare, kanë qenë në të kaluarën, janë edhe sot e kësaj dite të pranishme, për fatin e keq kombëtar, ku shqiptarëte janë të ndarë e të përçarë, si në Shqipërinë e sotme politike, Kosovën Martire me një pavarësi të kushtëzuar e të mbikqyrur nga të huajt e të lënduar nga vendorët, si dhe në trojet e tjera të okupuara prej Serbisë Malit të Zi, Maqedonisë dhe Greqisë, ku mund të numrohen mbi 100 parti, grupe e levevizjesh, që rëndojnë e ngatrrojnë, njëra tjetrën, nga udhëheqësit e tyre, me fjalë për tradhti kombëtare, për keqpërdorime, vjedhje, e krim të organizuar ekonomik e politike..! Dëshmitë janë të shumta, për sjelljet dhe veprimet e paraqitura që janë pa, në foltore me programet dhe qëllimet e tyre, në Parlament, si në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup...!

Ndërsa partit dhe lëvizjet e shumta të organizuara në trojet tjera nënë okupimin sllave e grek, po edhe në mërgatë flasin e këndojnë për Bashkimin Kombëtar, ndërsa ata jetojnë nënë okupim apo në mërgim, po ashtu të ndarë e të përçarë nëpër parti,degë e nëndegë, lëvizje, klube apo shoqata etj..!

Çështja organizative

Shqiptarët në perudha të ndryshme historike, në kushte dhe rrethan të ndryshme, si individ kanë treguar sukses dhe janë dalluar në shumë drejtime në vend dhe më tepër jashtë vendit. Për këtë ekzistojnë mjaft dëshmi.

E meta kryesore, që i ka përcjellur dhe është duke i përcjellur sot e kësaj dite shqiptarët, e që ju ka kushtuar dhe vazhdimisht po ju kushton shumë në të gjitha drejtimet është:

Papërgatitja për organizim dhe veprim kolektiv, në mënyrë afatgjate në të gjitha drejtimet jetësore në kohë dhe hapësirë në të gjitha periudhatë historike në kushte dhe rrethana që kanë qenë, janë, e vazhdojnë të jenë sot e kësaj dite..!

Po cilatë janë arsyet dhe shkaqet kryesore të papërgatitjes për organizim e veprim kolektiv?

Ato janë të shumta, por me këtë rastë po i veçojmë disa prej tyre që mund të mirren si më kryesore, që kanë qenë, janë e për fatin e keq vazhdojnë me qenë të pranishme, në jetën e përditshme të shqiptarëve, tue lënë vazhdimisht pasoja të rënda, pasi që si të tilla janë shëndrruar në dukuri dhe sëmurje të pa shërueshme deri më tani:

Mungesa e Drejtësisë, që për rrjedhat e përditshmërisë shqiptare i përgjigjet mendimi i thënë nga: EURIPIDI:

"Nuk duhen të zbukurohen me fjalë veprimet e pandershme, kjo është një fyerje që i bëhet drejtësisë."

E kjo po ndodh në institucionet shtetërore në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni..!

E shkaqet kryesore kanë qenë, janë, e vazhdojn me qenë të pranishme: lufta për pushtet, e jo për të bërë shtet.

Kjo e metë, duhet të analizohet mirë në të gjitha drejtimet e mundëshme si në të kaluarën historike në përgjithësi dhe në rrjedhatë dhe zhvillimet në ditët e sotme në veçanti.

Pasojatë nga mungesa e organizimit dhe veprimit të mirëfilltë kolektiv, janë të mdha, kjo dëshmohet me rrudhjen e kufijve që dikur të parët tanë shtriheshin në tërë Gadishullin Ballkanik e më tej, sot janë rrudhur në 28 mijë km.katror të një Shqipërie politike, dhe të një Kosove(Dardanie) të gjymtuar me 10 mijë e 800 km katror, të pa kontrolluar e sigurt nga vendorët, të cilët e kanë shpallur e pranuar një pavarësi të kushtëzuar e mbikqyrur nga ndërkombëtarët, për fajin e vet vendorëve sepse luftuan e luftojnë vazhdimisht për pushtet dhe jo për të bërë shtet...e si dy shtete me ato te meta që sipërfaqsisht vetem i permendem kalimthi, pothuajse janë harruar trojet tjera nën okupimin serbosllavë e grek, që permenden vetem në ato raste, kur përfaqësusit e ndryshëm të institucioneve shtetërore kanë nevojë për interest e tyre politike e pushtetmbajtëse...kjo është dëshmuar në veçanti në 20 vitet e fundit në Shqipëri e Kosovë..!

Kishte me qenë një mrekulli e këndëshme të ishte ashtu siç flitet apo dëgjohet në këngë e shkruhet, për ato të bame që zmadhohen, zbukurohen e përshtaten për dekor politik, folklorizem apo edhe për t`u kënaqur e vetknaqur, me ato që vërtetë na mungojnë, të cilatë i plotësojmë me shumë sukses me llafe dhe këngë, në ahengjet dhe organizimet e ndryshme, kudo që ato rganizohen, e në realitet, na mungojnë veprat e mirëfillta konkrete.

E për fatin e keq këto paraqitje nga folës, këngëtarë, shkrimtarë, historianë, publicistë, deputet, udhëheqës e pushtetarë, janë shëndrruar në dukuri në jetën e përditshme, të cilatë na ofrohen si lajme, programe, ide, qëllime e veprime, përmes mjeteve për njoftim si: shtypit, RTV dhe mjeteve tjera pamore dhe të shkruara elektronike.

Nëse bëhet një studim dhe analizë e gjithanëshme shkencore rreth ngjarjeve që kanë ndodhur, përplasjeve dhe përçarjeve brenda shqiptare nga Kuvende, Kongrese, Konferenca, mbledhje dhe takime të ndryshme siç janë: Kuvendi i Lezhës, Kuvendi i Shën Mërisë, Kuvendi i Zadrimës, Kuvendi i Dukagjinit, Kuvendi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Kongresi i Berlinit, Konferenca e Londrës dhe Parisit, Mbledhja e Mukjes, Konferenca e Bujanit, Lidhja e Dytë e Prizrenit, dhe ngjarjet e pas Luftës së dytë Botërore, deri te Lufta e UÇK-së dhe ndërhyrja e NATOS, në shpëtimin e shqiptarëve të Kosovës nga gjenocidi institucional i Serbisë. Për të gjitha këto që është shkruar e folur dhe që kohëve të fundit po flitet e po shkruhet, dalin shumë pyetje që dojnë përgjegje reale, se si u shkruajt dje historia e jonë kombëtare nga sistemi komunist në Shqipëri me pikëpamje ideologjike, si në Kosovë, nga sistemi komunist Jugosllavë dhe si u përfolen dhe u keqtrajtuan figura të ndryshme kombëtare, të cilat tani po trajtohen dhe vlerësohen në veçanti nga studiues dhe bashkëpunëtor të së Djathtës Shqiptare në Mbrojtjen e Shqipërisë Etnike, që më 2011-11-26 Shoqata e Intelektualve Mbarëshqiptar "TROJET E ARBËRIT" Organizoj sesionin e X shkencor me temën:"Aspektet Qenësore të Shqipërisë Etnike në periudhën midis viteve 1878-1900", Kllokot (viti) 26 Nëntor 2011.



Përë këto dukuri të shëmtuara të kësaj natyre, që më sipër i përmendem shkurtimisht, janë me bollëk, e që i kanë përfshi shqiptarët kudo në trojet e tyre dhe në mërgatë, është shumë e nevojshme një organizim i mirfilltë mbarëkombëtarë në të gjitha drejtimet, për të parandaluar rrokullisjetë dhe përplasjetë e më vonshme që do të kenë pasoja dhe dëme të pa përmirsueshme.

ABAS FEJZULLAHI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Fjalimi i Nënë Terezës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, 25 tetor 1985JEMI FËMIJË TË ZOTIT, VËLLEZËR, MOTRA (12.31.2011)
REALIZOHET VIDEO-PRODUKSIONI MULTIMEDIAL "BARESHA" (12.30.2011)
"HESHTJE" E PAFALSHME…65 VJETORI I PUSHKATIMIT TË AT ANTON HARAPIT …Nga FRITZ RADOVANI (12.30.2011)
AT GJERGJ FISHTA - SHQIPTARI I MADHNga AT ANTON HARAPI (12.30.2011)
Një kontribut gramatikor i Hahnit për dialektin jugor shqiptar J. G. HAN, NJË NDËR THEMELUESIT E ALBANOLOGJISËNga MARTIN MATO (12.29.2011)
PËR VENDIMIN E GJYKATËS NDËRKOMBËTARE TË DREJTËSISË "Se i vogli e shtrin viganin", - Fan S. Noli, "Rent or Marathonomak"Nga AGRON ALIBALI (12.28.2011)
NDREK LUCA, MALËSOR POR MODERN, PA MENTALITETENga KOZETA KURTI (12.27.2011)
GËZOHU ME MUA PËR AUTOSTRADËN E KOMBIT Z. LUBONJA(reagim për shkrimin "Autostrada Rrëshen - Mars - Kalimash" të Fatos Lubonjës)Nga REXHEP SHAHU (12.27.2011)
DRITË - HIJET E SHQIPËRISË NË VITIN 2011 (12.26.2011)
"NJË MILION KUQEZI", NISMA E AK NË LONDËR (12.24.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]