VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - RRETHIMI I BARDHËNga MUJË BUÇPAPAJ, Rilindja Demokratike

                                                                                      

E Hënë, 05.20.2024, 05:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
RRETHIMI I BARDHË
Nga MUJË BUÇPAPAJ, Rilindja Demokratike

E Mërkurë, 02.15.2012, 10:30am (GMT+1)


"Gjendja në Veri të vendit nuk mund të përmirësohet me deklarata të thata që bën kryetari i Partisë Socialiste të opozitës, nga zyra e tij e rehatshme, ndërsa nuk ka denjuar as të vizitojë banorët e prekur nga fatkeqësia natyrore. Qytetarët e rajoneve të bllokuara nga dëbora e dinë mirë se, qeveritë socialiste njëra pas tjetrës nuk kanë bërë asgjë për to, as në kohë emergjencash dhe as në kohë normaliteti. Shkatërrimi i burimeve të jetës, infrastruktura e degraduar rrugore, mungesa e sigurisë, si dhe nxitja e kriminalitetit me motive politike, pati çuar gati në shpopullimin e rajonit, vetëm pse llogaritej nga socialistët si elektorat natyror i Partisë Demokratike. Tashmë nuk është koha për të bërë këtë bilanc, por posaçërisht nuk është koha as të bësh komente politike, siç bën kryetari i PS-së me fatkeqësinë natyrore".
Fantazia ekstreme e poemave të Ciklit të Kreshnikëve është tejkaluar. Tashmë nuk pritet që të shkrijnë akujt dhe të fillojë pranvera që të merret vesh ajo çfarë është duke ndodhur nën mjegullën gri të maleve të Veriut nga baladat dhe kronikat epike, pasi gjithë kjo po shfaqet nën një transmetim thuajse të drejtpërdrejtë, aq sa rënia e orteqeve apo bubullimat e Alpeve mund të dëgjohen direkt nga celuari i banorëve që flasin online në edicionet e lajmeve të televizioneve të Tiranës.
Po dje, Kryeministri Sali Berisha vizitoi Qarkun e Kukësit më të prekurin nga kjo emergjencë natyrore, duke u njohur me problemet, si dhe dhënë udhëzimet për përballimin e situatës.
Të dilen në darkë, qeveria shqiptare shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore, çfarë e bën të mundur lëvrimin e fondeve të nevojshme për pushtetin vendor, për zhbllokimin e rrugëve të fshatrave dhe komunave dhe sigurimit të një transporti emergjent. Po dje, ministri i Brendshëm, Nishani, njoftoi për çeljen e një fondi prej 400 milionë lekësh, për t'u përdorur nga administrata vendore e zonave të bllokuara për kontraktimin e mjeteve private për hapjen e rrugëve dhe blerjen e karburanteve. Në fakt, kjo ka qenë edhe kërkesa numër një e banorëve të rajonit verior, të cilët po përjetojnë dimrin më të egër të 50-vjetëve të fundit.
Është krejt e qartë se moderniteti, rrugët e gjera dhe arkitektuara europiane e shtëpive të banorëve për rreth Alpeve, nuk mund t'u shmanget tekave sfiduese të motit dhe dimrave të ashpër, të cilët paralizojnë jetën shoqërore dhe lëvizjet në rajonet e Veriut, por jo komunikimin. Viktima e parë e këtij dimri epik ishte një punëtor nga Hasi, i cili ishte nisur që të riparonte antenën e transmetimeve celulare të rajonit, ndërsa për statistikë fëmija i parë i këtij dimri lindi thuajse në helikopter, duke shënuar jo vetëm një zhvillim të paimagjinuar në Bjeshkët e Nemuna me 3-4 metër borë, por edhe për vetë këtë fëmijë. Ai do të ketë vendlindje Tiranën dhe kjo do të ketë domethënie të veçantë për jetën e tij kur të rritet, të shkojë në shkollë, apo të lozë me bashkëmoshatarët në lëndinat e bleruara të Alpeve.
Thuajse gjithë Europa gjendet nën kërcënimin e dimrit të egër, bllokimit të rrugëve, porteve dhe aeroporteve. Edhe shtete të mëdha dhe të fuqishme si Italia janë ankuar për situatën e vështirë dhe humbjet e mëdha të rajoneve të prekura nga dimri i egër, biles edhe dorëzuar para një situate të tillë. Kështu, kjo kronikë vazhdon përgjatë Europës Qendrore dhe Lindore, ku edhe lumenj si Danubi janë bërë akull, ndërsa lundrimet janë ndërprerë. Por, kjo hartë është në krejt hapësirat shqiptare në rajonin e Ballkanit, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, ku dimrat janë tradicionalisht të rëndë.
Në Shqipëri, fundosja e shtëpive nën dëborë, ngrirja e lumejve dhe izolimi i egër i lagjeve dhe krahinave të tëra ka qenë i shpejtë dhe gati i paparashikueshëm për këtë brez njerëzish, të cilët janë mësuar tashmë me dimra të butë, pasojë e ngrohjes globale dhe ndryshimeve dramatike klimaterike të dy dekadave të fundit.
Ndjeshmëria e qeverisë shqiptare është e madhe. Qendrat e emergjencave, shtabet e ndihmës dhe asistencës kanë qenë në këmbë gjithë këto ditë. Sido që situata ndryshon nga ora në orë, si pasojë e reshjeve të pandërprera të borës, ushtria, policia dhe strukturat e pushtetit vendor kanë qenë pranë banorëve. Ekipi i helikopterëve të Ministrisë së Shëndetësisë ka kryer mbi 48 fluturime për transportin e qytetarëve me emergjenca shëndetësore, ndërsa mjetet e mekanizuara të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes kanë shpërndarë rreth 2000 pako ushqimore në zonat e bllokuara. Këto operacione vazhdojnë pa ndërprerje, për të lehtësuar vështirësitë e këtyre banorëve.
Është e qartë se, mungesa e komunikimit rrugor, ngrirja e ujit të pijshëm, zvoglimi i rezervave ushqimore për njerëzit dhe bagëtitë si dhe paniku që përjetojnë këta njerëz e bën situatën gjithnjë dhe më alarmante. Ashtu siç është alarmante edhe pastrimi i çative të shtëpive nga dëbora e madhe, e cila mund të kthehet në tragjedi të vërtetë. Shumë familje nuk kanë mundësi fizike për të realizuar këtë proces të domosdoshëm, ndërkohë që përveç masave të pushtetit vendor duhet inkurajuar edhe solidariteti njerëzor mes fqinjëve.
Si një banor i këtyre rajonave që kam përjetuar gjendje të tilla, siç ishte dimri i vitit 1985, ku patëm mbetur tërësisht të izloluar për 1 muaj, hapi i parë që duhet të ndërmerret nga pushteti lokal dhe ai qendror është hapja e rrugëve si dhe sigurimi i furnizimit me energji elektrike. Të tjerat i zgjidhin vetë banorët, pasi kanë eksperiencat e duhura të jetesës dhe mbijetesës në këto zona.
Asgjë më dëshpëruese dhe alarmante për njerëzit e gjendur në këtë situatë nuk ka se sa rrethimi i bardhë. Një rrethim kërcënues dhe i pafund, ku njerëzit ndjehen të pafuqishëm për ta ndryshuar, sido që për nga natyra ata përgatiten gjatë gjithë verës dhe vjeshtës për këtë ditë.
Tani është një tjetër sistem, ku nuk pritet të merret buka në furrën e kooperativës dhe qumështi në dyqanin e fshatit. Ai eksperiment socialist tashmë ka marrë fund, bashkë me hipokrizinë e lidershipit aktual të kësaj partie për situatën në Veri të vendit.
Këto rajone të mësuara me dimra të ashpër, kanë të llogaritura përgjithësisht edhe rezervat ushqimore për vete dhe për bagëtitë për 3-4 muaj dimër, kanë të instaluar ujin e pijshëm brenda dhe kanë një standard shumë më të lartë ushqimi, veshje dhe jetesë, edhe pse i ftohti i egër, dëbora e pandërprerë dhe bllokimi i rrugëve përveçse një prishje të normalitetit kthehet në një kërcënim për të semurët, për të varfërit dhe për nevojtarët e përjetshëm.
Natyrisht, gjendja në Veri të vendit nuk mund të përmirësohet me deklarata të thata që bën kryetari i Partisë Socialiste të opozitës, nga zyra e tij e rehatshme, ndërsa nuk ka dënjuar as të vizitojë banorët e prekur nga fatkeqësia natyrore.
Qytetarët e rajoneve të bllokuara nga dëbora e dinë mirë se, qeveritë socialiste njëra pas tjetrës nuk kanë bërë asgjë për to. Shkatërrimi i burimeve të jetës, infrastruktura e degraduar rrugore, mungesa e sigurisë, si dhe nxitja e kriminalitetit me motive politike, pati çuar gati në shpopullimin e rajonit, vetëm pse llogaritej nga socialistët si elektorat natyror i Partisë Demokratike. Tashmë nuk është koha për të bërë këtë bilanc, por posaçërisht nuk është koha as të bësh komente politike, siç bën kryetari i PS-së me fatkeqësinë natyrore.
* * *
Kjo borë e ngrirë, na kujtoi përsëri epikën e Veriut dhe baladat e shkruara për dimrat e gjatë, sido që tani dimri është shfaqur si një mysafir i paftuar i modernitetit.
Pas kapërcimit të këtij dimri do të shkruhen të tjera poema dhe të tjera balada, ku hiperbolat poetike nuk do të jenë më për pishat e mbulura nga bora dhe kreshtat e thyera nga orteqet, por për çeljen e rrugëve me makineri të rënda dhe gjëmuese mes luginave të ashpra, për fluturimet e banorëve të sëmurë sipër helikopterëve të ardhur për 15 minuta nga Tirana, vetëm pas një telefonate celulari, si dhe për mesazhet e ngrohta që të rinjtë e izoluar nga dimri i Alpeve i nisën njëri-tjetrit për ditën e të dashuruarve, 14 shkurtit: "Të dua sa bora e dimrit të vitit 2012"! (rd)
MUJË BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JO, SHTETI NUK MUND TË BJERË!Nga PËRPARIM KABO (02.14.2012)
MONUMENTET DUHET TË BASHKOJNË DHE JO TË NDAJNË (02.14.2012)
TË RINJTË E MITROVICËS, JETË ME KUFIZIME (02.14.2012)
INVESTUESIT E HUAJ E NJOHIN SHUMË PAK SHQIPËRINË (02.14.2012)
KLD PRANON DORËHEQJEN E SPAHIUT. AUTORIZON NË KËTË DETYRË VALBONA VATËN (02.13.2012)
ARSIMI I INTEGRUAR, ÇËSHTJE E MBYLLUR! (02.13.2012)
BORA BLLOKON DISA ZONA NË SHQIPËRI (02.12.2012)
NË MOSHËN 77 VJEÇE U NDA NGA JETA GRUAJA E PROFESOR NIKOLLA PANOS, JOAN ADELE PANO (02.11.2012)
TË "BOMBARDUAR" NGA NGJARJET POLITIKE (02.10.2012)
SPAHIU: HYRJE-DALJET E MIA NË QYTETET SHQIPTARE, NUK KAM SHKELUR DETYRËN (02.09.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]