VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NOCIONI "EPIR I VERIUT" DHE NOCIONI "ÇAMËRI"Nga THIMI SAMARXHIU

                                                                                      

E Shtunë, 05.18.2024, 02:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

NOCIONI "EPIR I VERIUT" DHE NOCIONI "ÇAMËRI"

Nga THIMI SAMARXHIU


E Mërkurë, 04.25.2012, 06:15pm (GMT+1)

Faqet e gazetave dhe kronikat televizive janë mbushur kohët e fundit me raste të shumta të qytetarëve shqiptarë, të lindur në krahinën e Çamërisë, të cilët nuk lejohen të kalojnë kufirin grek. Edhe pse zëri është ngritur, pala greke hesht dhe vijon të mos lejojë kalimin e tyre, duke vendosur në pasaportat e tyre shënimin: Person i padëshiruar. Për Greqinë, termi "Çamëri" nuk ekziston dhe si i tillë, emrat e fshatrave ku kanë lindur këta persona, të cilat janë të shënuar në pasaportat e tyre, rrjedhimisht janë të panjohura. Për ta, krahina e Çamërisë është diçka e fshirë nga harta dhe si e tillë, edhe personat që kanë lindur në zonën e dikurshme që mbante këtë emër janë pa identitet. Por edhe pse pala greke ngul këmbë vazhdimisht për mosekzistencën e këtij termi, vijon të mbrojë fuqishëm një tjetër term, "Epiri i Veriut". Madje ky term përdoret gjerësisht edhe në dokumentet zyrtare të Qeverisë Greke, ku vetëm gjatë ditës së djeshme, Ministria e Brendshme e Greqisë, duke iu referuar personave që kanë marrë nënshtetësinë greke, i cilësonte ata "vorio-epirotë" dhe jo si minoritarë grek që kanë lindur në Shqipëri.

Nëse termi "Çamëri" ka ekzistuar që në shekullin e 14-të, duke ardhur nga lashtësia, termi "Epiri i Veriut" është përdorur për herë të parë pas vitit 1912-të, ku Qeveria e kohës greke, ngriti pretendimin se ky territor që nis që prej Konispolit e përfundon në bregun jugor të Lumit Shkumbin, është territor grek dhe se të gjithë banorët janë me prejardhje greke. Por më i njohur, nocioni "Epir i Veriut" është bërë në vitin 1914 kur disa syresh, morën guximin të shpallnin autonominë e "Epirit të Veriut" duke hartuar dhe një Rezolutë për këtë veprim.


Edhe pse sot pala greke nuk e njeh termin "Çamëri", nuk e fsheh dot historinë, pasi termi "Çamëri" ka qenë një term zyrtar i shtetit grek. Deri në vitin 1937 ka qenë termi i vetëm zyrtar, ndërkaq, më vonë ka qenë term i përdorur nga vetë institucionet greke. Mjafton të lexosh dokumentet e xhandarmërisë greke të zonës për të parë se si i thërrasin "Qarkut të Çamërisë" edhe në vitin 1939, edhe në vitin 1942, edhe në vitin 1947.
Nëse kufiri i zonës së Çamërisë hera-herës ka ndryshuar, duke nisur dikur që nga Llogoraja e për të përfunduar në Prevezë, e më pas për të caktuar si zona nga Konispoli deri në Prevezë, "Epiri i Veriut" nuk ka ndryshuar. "Vorio-epirot" mund të quhet një banor grek i Dropullit, ose i Boularatit, por "vorio-epirot" nuk është banori i Konicës, zonë e cila është vetëm pak metra larg kufirit të dy shteteve. Ky fakt, tregon qartë se nocioni "Epir i Veriut" është thjesht një nocion irredentist, i krijuar nga pala greke, e cila gjithnjë ka kërkuar aneksimin e kësaj zone. "Epir i Veriut" është një nocion i krijuar posaçërisht për territoret e Shqipërisë, duke mos pasur pas krahëve asnjë të dhënë historike, përpara vitit 1912 dhe duke u fokusuar vetëm në zonën në fjalë, e duke lënë jashtë fshatrat që tashmë janë pjesë e territorit të Greqisë.


Shqiptarët, kur i drejtohen dikujt me emrin "çam", nuk nënkuptojnë një person që është larguar nga trojet e tij, të cilat tashmë gjenden brenda kufirit zyrtar të Greqisë, por nënkuptojnë një "tosk", i cili dallohet nga toskët e tjerë (lebërit, sarandjotët, mallakastriotët) nga theksi i gjuhës dhe nga disa tradita të ndryshme nga pjesa tjetër e toskëve. Ndërsa "Vorio-epirotët" janë të njëjtë. Nuk kanë asgjë ndryshe nga grekët e tjerë, çka lë të kuptohet qartë se ata janë minoritarë grekë dhe jo "vorio-epirotë", siç trumbetohet me të madhe nga media, partitë dhe vetë Qeveria Greke.


Termat gjeografikë përdoren me qëndrime të ndryshme nga shtete të ndryshme, por kjo nuk do të thotë se ato nuk ekzistojnë. Termi "Çamëri" është një term i përdorur gjerësisht nga shteti shqiptar, por jo vetëm. Historianë italianë, turq e britanikë, i referohen asaj krahine me termin "Çamëri". Pra ndodhemi përpara dy termave, ku njëri është historik dhe tjetri irredentist dhe i krijuar me një qëllim të qartë. Për të sjellë shembullin e një nocioni irredentis, kthehemi në fillimin e viteve 1990-të, ku shqiptarët e Maqedonisë krijuan termin "Ilirida" për krahinën ku ata jetonin. Ky term, jo vetëm që nuk u pranua as nga pala maqedonase dhe ajo shqiptare, por me kalimin e viteve nuk u përdor më as nga shqiptarët e Maqedonisë, duke iu kthyer termave shqiptarë: Dibër, Pollogë, Strugë dhe Shkup. Ndodhemi përpara faktit, ku Greqia në mënyrë absurde vijon të mohojë ekzistencën dhe të mos njohë krahinën e "Çamërisë" dhe ku pala shqiptare qëndron e heshtur përpara përdorimit të termit "Epir i Veriut", i krijuar vetëm për të aneksuar një territor të caktuar, duke mos pasur pas krahëve asnjë referencë historike.

THIMI SAMARXHIU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KRAHINALIZMI: 118... ME 2!-…një plagë e pashëruar e shoqërisë shqiptare- Nga ZEQIR LUSHAJ  (04.25.2012)
GJERMANIA MBËSHTET TURIZMIN SHQIPTAR (04.25.2012)
Për dijeni: -"kushërinjve" të kryeministrave të dy shteteve shqiptare!VORRE KRAJLASH JENA NGINga ZEQIR LUSHAJ (04.21.2012)
ÇFARË ALTERNATIVASH IU OFROHEN FASIONISTËVE SHQIPTARË DHE SI MUND TË JETOJË KJO INDUSTRI? (04.20.2012)
BURRI URTAK I POLITIKËS SABRI GODONga KËZE KOZETA ZYLO (04.20.2012)
POETJA SADIJE KRYEZIU-BEJTULLAHI KRIJUESE DHE VEPRIMTARE NË LONDËR PA SHKËPUTJE NGA ATDHEU!Nga LUAN (ASLLAN) DIBRANI (04.19.2012)
SITA... E MËNDAFSHIT OSE PUSHKA E PLAKUT TË BEGAJVE-Duke marrë shkas nga një ngjarje e para rreth 100 vjetëve-Poezi nga ZEQIR LUSHAJ (04.18.2012)
NJË PUNËTOR I PALODHUR PËR ÇËSHTJEN KOMBËTARE, NJË HISTORIAN KËRKUES PËR RISHKRIMIN E HISTORISË SHQIPTARENga MENTOR QUKU (04.17.2012)
MASAKRA E TIVARIT DHE RISHKRIMI I HISTORISËNga KOLEC TOPALLI (04.17.2012)
PRESIDENTI NDERON ME TITUJ ARTISTËT DHE SPORTISTËT KORÇARË (04.15.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]