VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Kejnsianizmi "edhe" i Berishës "edhe" i Metës fitues përballë "përtej" të Majtës së Edi RamësNga Altin Goxhaj, drejtor i ZMK-së

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 07:30pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

Kejnsianizmi "edhe" i Berishës "edhe" i Metës fitues përballë "përtej" të Majtës së Edi Ramës

Nga Altin Goxhaj, drejtor i ZMK-së


E Premte, 08.28.2009, 01:51pm (GMT+1)


Koalicioni në krijim Berisha Meta është shigjetuar normalisht për kontradiktën logjike dhe ideologjike të njëkohëshmërisë së majtë dhe të djathtë bashkë. Në fakt kjo "kontradiktë" kritikohet në mënyrë "kontradiktore" nga "kontradikta" e kritikuesve partizanë part-time të teorisë sorosiane "përtej" të majtës dhe të djathtës (por kjo është pjesë e çudirave të Zululandit të mercenarizmit analitik).

Hipoteza që dua të ngre në këtë supozim është se kontradikta ideologjike e bashkëjetesës së dy partive në koalicion ku njëra është prezantuar si e majtë dhe tjetra si e djathtë mund të funksionojë fare mirë edhe ideologjikisht jo përtej së majtës dhe së djathtës por brenda "edhe" të majtës "edhe" të djathtës. Këtu diskutimi i vjetër "ose..., ose..." mund të rivlerësohet në konceptin bashkëkohor "edhe..., edhe..." në kundërshtim me konceptin spekulativ postmodern "përtej...". Ka kaluar vetëm 2 vjet nga debati teorik mbi konceptin "ose ... ose" apo "edhe ... edhe" që u diskutua ca si gjatë nga filozofi Artan Fuga dhe analisti sorosian Mustafa Nano, por ndërkohë unë i përkas atyre që besojnë se sot është koha e "edhe..., edhe...".

Për të qenë më konkret dua të them se jam dakort me modelin e një koalicioni "Edhe të Majtë edhe të Djathtë" si më të përshtatshëm për Shqipërinë konkrete që po përpiqet të ndahet nga tranzicioni në prag të hapjes së dyerve të Europës së Bashkuar duke naviguar në oqeanin e krizës globale pa e quajtur këtë si një kontradiktë ideologjike edhe për një fakt të thjeshtë se si Berisha ashtu edhe Meta janë dy liderët e vetëm që në 18 vjet tranzicion i janë referuar pozitivisht një pike lidhëse midis ideologjisë së qendrës së majtë dhe asaj të qendrës së djathtë që është teoria e John Maynard Keynes (5 June 1883 21 April 1946) apo shkurt Teoria Kejnsianiste. Kjo është teoria e cila i shërbeu kapitalizmit si katalizator i kapërcimit të krizave natyrale të profetizuara nga Marksi dhe mbi të gjitha i shërbeu modelit të socialdemokracisë evropiane për dekada të tëra për të favorizuar modelin e shtetit të mirëqënies sociale çka u pranua pa zhurmë në nivel praktik dhe nga qëndra e djathtë përgjatë çerekut të tretë të shekullit XX.

Klasa politike shqiptare është kritikuar vazhdimisht për mungesa sistemi referiancial ideologjik, dhe në 2005 një grup "studiuesish" sorosistë filluan të ngrenë butafori idolatrike të liberalizmit klasik si një model për të djathtën shqiptare. Më pas kur interesat e tyre sorosiane u shpërbënë brenda Partisë Demokratike (dhe Kryeministrisë) ata filluan të shpikin teza se u ndanë nga PD sepse ajo nuk ishte parti e djathtë. Në fakt ajo lloj e djathte që ata propagandonin ishte shumë anakronike gati arkeologjike dhe përkundruall pretendimeve të tyre në vite Qeveria e Berishës ndërmorri disa reforma të majta të tipit kejnsianist që u kritikuan fort nga socialistët "postmodern" të Edi Ramës të cilët pretendonin për masa të djathta. Në vitin 2008 kur unë provokova ekonomistët e PD dhe PS në një debat TV e mora përgjigjen e pritshme: ekonomistët e PDsë krenoheshin me përshtatje të tezave kejnsianiste ndërsa të PSsë i qëndronin në oponencë kejnsianizmit (!). E njëjta gjë ndodhi kur unë i dërgova një letër të hapur publike Kryeministrit Berisha 2 vjet më parë kur i propozoja 25 masa kejnsianiste për përballimin e krizës e rritjes së çmimeve të ushqimeve.

Në fakt vetë Berisha, në fund të 2008, në prezantimin e kuadrit makroekonomik për periudhën 2010 2012 të Komitetit të Planifikimit të Strategjive iu referua pikërisht modelit të rritjes së rrogave si një model kejnsianist, gjë që e bëri edhe gjatë fushatës elektorale muaj më parë. Kjo e përcaktoi PDnë në programin elektoral si një Parti e së djathtës së qendrës ndërkohë që disa nga propozimet kejnsianiste që unë propozova për qeverinë shqiptare në Janar 2008 në një letër të hapur rezultuan përgjatë kësaj periudhe të aplikuara pjesërisht (dhe që të jemi të sinqertë kjo është maksimumi për një qeveri të djathtë).

Ndërkohë nga kampi i majtë, absurdi qëndron pikërisht në faktin se Ilir Meta rezulton i vetmi lider i së Majtës shqiptare në 18 vjet që i është referuar Kejnsianizmit (në kongresin e Partisë Socialiste 2003). Biles kjo i kushtoi rëndë Metës në 2003 pasi Fatos Nano e përdori këtë afri të tij me tezat e Kejnsit si një rast për ta sulmuar në Kongresin e Partisë si teori anakronike dhe që nga ajo ditë Nano e pozicionoi për herë të parë teorikisht publikisht Partinë Socialiste djathtas. Në atë kohë (2003) Nano iu drejtua Metës dhe mbështetësve të tij të LSIsë para se të shkëputeshin nga PS me këto fjalë: " I kam vlerësuar propozimet e oponentëve dhe konkurentëve të mi dhe të Qeverisë që unë drejtoj dhe kam mbajtur shënim mbi to. Në linja të përafërta ato janë propozime që bazohen në shkollën Kejnsianiste të ekonomisë, e cila pretendonte se e Ardhura Kombëtare dhe Punësimi arrijnë pikën optimale nëpërmjet investimeve publike të Qeverisë. Por kjo teori ka dalë nga moda prej shumë dekadash". Këto fjalë që i kam nxjerrë nga fjalimi i Fatos Nanos në kongresin e Partisë Socialiste dihet se janë shkruar nga Agim Isaku, shef i Kabinetit të Fatos Nanos së asaj kohe që i njihet edhe si një njerëzit më të fuqishëm të Soros në Shqipëri.

E vetmja ndarje ideologjike që rezultoi midis Partisë Socialiste të Fatos Nanos dhe më pas të Edi Ramës nga njëra anë dhe LSI-së së Ilir Metës nga ana tjetër mbetet afërsia dhe largësia në raport me teorinë ekonomike të Kejnsianizmit dhe kjo u dallua qartë në diferencën e vizioneve ekonomike të Ramës dhe Metës në fushatë ku Meta u shpreh hapur për disa masa kejnsianiste ndërkohë që Rama fluturonte "përtej" në një planet tjetër plot ngjyra dhe nota muzikore ylberiste.

Sipas Berishës në një intervistë në TV Klan "Kejnsi është babi i kapitalizmit", ndërsa sipas Metës Kejnsianizmi është ajo që e ndau nga PS (ky është fakt i pretenduar nga të dy palët në kongresin e Partisë Socialiste në 2003). Duket se modeli ekonomik kejnsianist mund të shërbejë si një ngjizës i pranueshëm i afrisë së dy modeleve ekonomike elektorale të pretenduara në fushatë nga PD dhe LSI duke pozicionuar një qeveri të qendrës së djathtë dhe të majtë duke sjellë edhe një rikonfigurim të ri në politikën shqiptare që do të ketë efekte të paktën në një dekadë.

Ndërkohë që dihet se kriza globale po përballohet dhe po kurohet në të gjithë vendet e zhvilluara me platforma ekonomike edhe të majta edhe të djathta njëkohësisht dhe jo me teza ylberiste përtej të majtës dhe të djathtës. Kejnsianizmi këtë të mirë ka, është i aplikueshëm edhe majtas edhe djathtas në një formë apo në një tjetër si kërkesa të kohës që vetë i kërkon. Le të shpresojmë që afeksioni i Berishës për Kejnsin dhe pasaporta socialiste e kejnsianizmit të Metës mund të shërbejnë për të kapërcyer kontradiktën e dy poleve të kundërta në qeverisje duke na ofruar një qeveri që do të qeverisë nëpërmjet një kejnsianizmi situacionist.

Altin Goxhaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Maqedonia dhunon shqiptarët, Tirana e Prishtina heshtinNga Kim Mehmeti (08.28.2009)
Prof Dr Hektor Çoçoli me fat ai që e ka mjek e pedagogNga Agron SEJAMINI (08.27.2009)
Vath Koreshi, një nga emrat më origjinalë të letrave shqipe (08.26.2009)
Një prift shqiptar fiton superllotarinë italiane (08.26.2009)
Fenomeni Ndrek Luca, madhështia e thjeshtësisë (08.25.2009)
Zjarret në Greqi, Shqipëria ofron ndihmë (08.25.2009)
Gjilan: Xhandarmëria serbe sërish provokon banorët e brezit kufitar (08.24.2009)
Shoqata e Veteranëve të Luftës të UCKsë: Të burgosurit shqiptarë në Maqedoni dhunohen (08.24.2009)
Shqiptarët e Tuzit dorëzojnë tek ndërkombëtarët planin e ndarjes nga Mali i Zi (08.23.2009)
Marrëdhëniet diplomatike me Kosovën pas demarkacionit (08.22.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]