VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Fenomeni Ndrek Luca, madhështia e thjeshtësisë

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 11:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Fenomeni Ndrek Luca, madhështia e thjeshtësisë
E Martë, 08.25.2009, 11:05am (GMT+1)

Pamja 'vrastare' dhe e ndërtuar në mijëra forma shprehëse, tendencioziteti artistik i shikimit dhe fuqia e plotë emocionuese e interpretimit, mishërojnë prezencën artistike dhe ndikuese të aktorit shumë të njohur Ndrek Luca.
     Artist i Popullit, ndër më të mëdhenjtë e skenës shqiptare, ai që i dha trajtë 'negativitetit karakterial' dhe që pasuroi karakteret e skenës dhe kinemasë shqiptare, u shqua për mjeshtëri të veçantë artistike në interpretim.
     Gjithë jetën ia kushtoi Teatrit Kombëtar si aktor profesionist, ndërkohë që  është interpretuesi i rreth 30 roleve të suksesshme në kinematografi.
     Aktori që ka interpretuar vetëm role kryesore, njeriu me potencë të veçantë interpretuese, e nisi karrierën e tij artistike me një rol shumë të suksesshëm në filmin "Detyrë e posaçme".
     Janë një galeri e tërë karakteresh, të cilët kanë folur në gjuhën e Lucës, duke shpirtëzuar në kohë të ndryshme talentin dhe predispozicionin e tij për të bërë art në gjuhën e tij, pa kufij kohorë dhe hapësinorë.
     Kështu ai do të gjente hapësira për të ndërtuar mjaft figura me fleksibilitetin e vet, herë ironik e herë tinzar, po aq sa dhe misterioz, dashakeq, i pabesë, i çuditshëm, por ndonjëherë dhe bujar.
     Do ta niste karrierën  kinematografike me Tomorrin dhe do të vazhdonte me Priftin, Jonuz Brungen, Kapter Rahmiun, Komandantin, Përgjegjësin e njësitit, Gjinin, Xha Kasemin, Pjeter Mustakuqin, Hasanin, oficerin ballist, gjeneral Pinocetin, Llano Shllapin, Selimin, Vaten, Metin, Ndrion, Gjergjin, Dem Marecin, zotin Filip, Shpendin, Cen Vrapin, Qazimin, Vuhan Pashen, etj.
      Në larminë e roleve, të cilat ai ka luajtur, u nderua me Medalion, në rolin e Gani Herrit në filmin artistik "Rrugicat që kërkonin diell" në vitin 1975 dhe në rolin e zejtarit në filmin "Flaka e maleve" realizuar në vitin 1982. Vlerësuar nga kolegët si aktor i përmasave botërore, ai realizoi me lojën e tij mjaft filma artistikë, si; "Komisari i dritës", "Oshëtimë në bregdet", "Duel i heshtur", "Prita", "Njësiti gueril", "Plagë të vjetra", "Gjurma", Operacioni zjarr", "Shpërthimi", "Shtigje lufte", "Në fillim të verës", "Pylli i lirisë", "Tinguj lufte", "Nga mezi i erresirës", "Udha e shkronjave", "Mysafiri", Nusja", "Një nate pa dritë", "Qortimet e vjeshtës", Fundi i një gjakmarrje", "Lundrimi i parë", "Balada e Kurbinit" etj.
      Ndrek Luca, aktori që nisi të luajë në skenën e Teatrit Kombëtar që në vitin 1950 dhe që krijoi shumë shpejt figurën e tij origjinale, brenda së cilës u vendosëen tendencat për të kapërcyer format e përcaktuara të artit interpretativ, mbylli sytë në 13  janar të vitit 1993 duke lënë pas jehonën  zërit të tij në dhjetra filmime.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Zjarret në Greqi, Shqipëria ofron ndihmë (08.25.2009)
Gjilan: Xhandarmëria serbe sërish provokon banorët e brezit kufitar (08.24.2009)
Shoqata e Veteranëve të Luftës të UCKsë: Të burgosurit shqiptarë në Maqedoni dhunohen (08.24.2009)
Shqiptarët e Tuzit dorëzojnë tek ndërkombëtarët planin e ndarjes nga Mali i Zi (08.23.2009)
Marrëdhëniet diplomatike me Kosovën pas demarkacionit (08.22.2009)
Artan Shkreli: Pirro i Epirit dhe Ylli i Balshajve, ja pse Zogu i vuri nëpër ministri (08.21.2009)
Rilindja politike e Tropojës së VjetërNga Mujë BUÇPAPAJ (08.19.2009)
Shkup: Tetë të arrestuar në incidentin ndëretnik (08.18.2009)
PDSH braktisi Parlamentin e Maqedonisë (08.18.2009)
U mbajt akademi përkujtimore për dëshmorin Skënder Çeku (08.18.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]