E Enjte, 05.16.2024, 06:26am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
SHQIPTARIA NUK VDES KURRË!
Nga SALI BOLLATI

E Premte, 04.05.2013, 08:35am (GMT+1)



Para disa ditësh më gëzoi nje telefonatë e një miku nga Çikago. Ishte Atdhetari shumë i nderuar z.Hafëz Jusuf Azemi. Mbas urimeve të zakonshme për shëndetin dhe mirëqenien e familjes time, filloi të më tregoi për nje shqetësim të madh që kishte ndjerë kur po shihte në gazetën Illyria të publikuar një hartë të Çamërisë. Shqetësimi i vinte për arsyen se jashtë asaj harte ishte lënë Kryeqendra e Shqipërisë së Jugut, Janina. Nga zëri Z.Hafez Jusuf Azemit kuptohej shumë qartë dhimbja që ndjente duke më përsëritur se si është e mundur të bëhet një faj i tillë, si mundet t'i falet Janina e Ali Pashait Greqisë antishqiptare?! Vazhdon, ka shumë respekt te gazeta, prandaj çuditet dhe kërkon që të marr kontakt me z.V.Bajramin se cili është shkaku i këtij faji shumë të rëndë që nuk duhet më të përsëritet nëpër gazetat tona atdhetare.

Me Atdhetarin z.Hafëz J.Azemi, jam takuar herën e parë në një takim të organizuar para disa vitesh në Çikago, nga ne të Organizatës Shqiptaro Amerikane Çamëria. Në krye të Kuvendit , si mik shumë I nderuar kishte zënë vendin e merituar një atdhetar me qeleshen e bardhë mbi krye. Pavarësisht nga forma e sajë që mbajnë Shqiptarët nga Kosova, Dibra, Labëria ose Çamëria ajo ka ngjyrën e bardhë karakteristike Shqiptare.

Në përshëndetjen që na I drejtoi takimit tonë z. Hafëz Jusuf Azemi, midis të tjerave na porositi për asnjë çast dhe në cfarëdo lloj rrethane të mos harrojmë Gjuhën dhe Atdheun Tonë-Shqipërinë,ashtu siç na e ka falur Zoti dhe na e kanë lënë Amanetin Rilindasit.

Sot vërtetë jemi mbledhur për Çamërinë Shqiptare këtu në Çikago të SHBA-se, por edhe ne të tjerët që jemi këtu bashkë me ju si nga Dibra e Kosova edhe nga Durrësi e Tetova jemi të gjithë Çamë, se kështu na përshëndetët edhe në fjalën tënde të hapjes
Hafëz Jusuf Azemit, ka lindur pranë Tetoves dhe mbas Luftës së Dytë Botërore, u arratis në Itali, Siri dhe pastaj këtu në Amerikë, ku për më shumë se gjashtëdhjetë vite me rradhë nuk pushon së vepruari për çeshtjen shqiptare në Ballkan. Ai iu bashkangjit aktivistëve të ideve të Mid'hat Frashërit për Shqipërinë Etnike, duke bashkëpunuar ngushtë me aktivistët e Ballit Kombëtar dhe Lidhjes Kosovare; të cilët nuk kursyen asgjë për ta mbajtur gjallë idenë e Shqipërisë Etnike dhe të Çështjes Shqiptare në Pergjithesi.I ndjekur nga UDB-ja jugosllave Hafez J.Azemi për më shumë se pesëdhjetë vite nuk pati mundësi të shkojë në vendlindjen e tij në Tetovë.

Aktiviteti politik i Ballit Kombëtar dhe i Lidhjes Kosovare është i lidhur shumë ngushtë me emrin e Hafëz Jusuf Azemit, i cili, edhe pse në moshën 93 vjeçare ende merr pjese aktive në Takime të rëndësishme të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Çikago.
Balli Kombetar dhe Lidhja Kosovare, kanë qenë promotorët e çështjes shqiptare, kurse Hafëzi ka qënë aktivisti kryesor në territorin e Çikagos dhe me gjerë. Në Nëntor 1973, ishte organizatori kryesor I Kongresit të Lidhjes Kosovare.Ai jo vetëm ka organizuar takime dhe aktivitete me përfaqësues të administratës amerikane, por duke qenë edhe dora e djathtë e Abaz Ermenjit dhe Luan Gashit. Hafëzi, është gjithmonë në ballë të demostratave ne Washington, New York, Çikago, dhe në qytete tjera Amerikane.

Kontribut të veçantë në afirmimin e Shqipërisë Etnike, kanë dhënë organizatat politike në SHBA, përmes, pjesëmarrjes së tyre në përkujtimin e Javës të Kombeve të Robëruara, të cilën e kishte shpallur Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës D. Ajzenhauer në vitin 1959.

Për kontributin që ka dhënë mërgata shqiptare në organizimin dhe në pjesëmarrjen masive në Ditën e Kombeve të Robëruara, nga organizatorët është dekoruar Hafëz Jusuf Azemi së bashku me të ndjerin Prof. Abas Ermenjin.

Dhe si duket nga qëndrimi I sotëm, për të mos harruar Çamërinë bashkë me Janinën Shqiptare; Atdhetari Hafëz J.Azemi nuk ka sesi ti largoi nga mendja dhe veprimtaria e tijë te Drejtat e Shqiperise se Vertete, sepse mendja dhe Shpirti I këtij 93 vjeçari( u Bëftë mbi 100 vjecar) është mbrujtur me Atdhetarizëm si nga Nëna që ka e lindur ashtu edhe gjatë gjithë jetës së tij krahas Atdhetarëve me idetë dhe frymën e Rilindasve!

Njerës të tillë, Atdhetarë të ndershëm e të thjeshtë, veprimtarë të pa lodhur si Hafës J.Azemi, Dr.S. Velaj, E.Shatka, Niko Kirka, G. Perrolli, Rexhep Imeraj, M.Mulosmani e tjerë duhet të na shërbejnë si fenera ndriçuesa të Shqiptarizmës. Prej tyre duhet të marrin shembull edhe kryetarët e vetëshpallur të disa organizatave të mbuluar me hijen e së kaluarës u ka mbetur vetëm oreksi për tu fotografuar dhe jo të luftojnë për Shqiptarizëm të Vërtetë.

Pa e nënçmuar aspak faktorin e brendshëm shqiptar, sakrifica dhe flijimi i atyre idealistëve për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar, gjatë të gjitha periudhave historike, veprimtaria kombëtare e organizatave politike në mërgim, respektivisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka luajtur një rol jashtëzakonisht të madh në njohjen, sensibilizimin dhe ndërkombëtarizimin e çështjes mbarëkombëtare, si në Administratën Amerikane por në të gjitha Organizmat Ndërkombëtare.

Sot, falenderim SHBA, jemi në shekullin e Shqiptarizmës dhe me shembullin e Atdhetarëve tëVërtetë dhe veprimtarive tona si edhe të faktorit të brendshëm dhe të jashtëm shqiptar, qëndron aktual ribashkimi i trojeve Etnike Shqiptare.

Erdhi Dita që Padrejtësitë e ushtruara nga fqinjët tanë shovinista greko-sllavë të mbështetura nga fuqitë filo greke e filosllave Europiane ndaj popullësive dhe tokave shqiptare të vihen në rrugën e zgjidhjes.

Prandaj të gjithë intelektualët e ndërgjegjshëm, të frymëzuar nga Idealet e Rilindasve dhe Atdhetarëve të mirëfilltë që kemi fatin të jenë pranë nesh: me fakte dhe argumente me mburrje dhe krenari ta kërkojnë dhe me mjete demokratike ta mbrojnë ribashkimin e trojeve etnike shqiptare dhe bashkimin kombëtar.

Miratimi I Rezolutës Çame nga Parlamenti Shqiptar, do mbesi fakt se në shekuj
SHQIPTARIA MBIJETON!!

S. Bollati, New York, Prill 2013


SALI BOLLATI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ROLI I FESË NË KRIJIMIN DHE RUAJTJEN E IDENTITETIT KOMBËTARKur besimi në Zotin fillon të dobësohet te një popull, atëherë bëhu gati te shikosh rrëzimin e tij. A. H. Nga Mr. sc. BESIM MORINA (04.03.2013)
MIRË SE IKËN SHQIPTARËT, PO KUSH… MBETI KËTU?Nga FRITZ RADOVANI (04.03.2013)
MOS HARRO DOSJEN E BABËS- OSE KUR STALINISTI AKUZON 'KOMUNISTËT' E TITOSPërkitazi me shkrimin e dr. Dukagjin Goranit "Sheradin, edhe kujt e ke ndërmend t`ia shpalosësh dosjet?"Nga IDRIZ ZEQIRAJ (04.02.2013)
KALVARI I FAMILJES BEGOVIQNga KABIL BUSHATI (03.31.2013)
TrajtesëÇËSHTJA 'KOSOVAR' DHE 'I KOSOVËS' TË RREGULLOHET ME LIGJNga CENË PUSHKOLLI (03.31.2013)
VIZIONI I LIRISË DHE I UNITETIT KOMBËTAR SHQIPTARNga Prof. Dr. ISAK SHEMA, Universiteti "Iliria", Prishtinë (03.30.2013)
NDAHET NGA JETA PUBLICISTI I NJOHUR MARASH HAJATINga Prof. MURAT GECAJ (03.30.2013)
TË MOS HARROHET MARSI I VITIT 1981 - KUR FILLOI RRËNIMI I THEMELEVE TË ISH JUGOSLLAVISË!Nga ASLLAN DIBRANI (03.29.2013)
DOM NDRÉ ZADEJA NË PËRVJETORIN E PUSHKATIMIT (03.29.2013)
“TOKËSORËT NË HAPËSIRË, KOHË...Ç’TRONDITJE”- Refleksione për një libër të rrallë, me autor Agron Shehun-Nga Dr. ARQILE PIPA, Cleveland, OH-Kanada (03.28.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]