VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Enciklopedia: reagon Shkupi

                                                                                      

E Premte, 05.10.2024, 02:38pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Enciklopedia: reagon Shkupi
E Hënë, 09.21.2009, 07:13am (GMT+1)



Faktori politik shqiptar ne Maqedoni ka denuar ashper studimin me te fundit nga studiues maqedonas mbi origjininen e shqiptareve dhe termat e perdorur ne studim.

BDI, Ademi: Do të padisim Akademinë maqedonase

Deputeti I BDI-së, Xhevat Ademi ka reaguar ashpër ndaj encikopledisë maqedonase, e promovuar ditë më pare nga Akademia e Shkencave dhe kreu shtetëror maqedonas.

"Ali Ahmeti personalisht, por edhe Bashkimi Demokratik për Integrim si parti do të padisin ASHAM-in për insinuatat dhe gënjeshtrat e prezentuara në Enciklopedinë.Padia do të jetë jo vetëm për shpifjet për Kryetarin Ahmeti për gjoja krime lufte, por edhe për gënjeshtrat dhe pasaktësitë që përmban Enciklopedia për origjinën dhe autoktoninë e shqiptarëve", theksoi Ademi, njofton agjencia e lajmeve INA.


Ademi thotë se në Enciklopedi ka aq shumë pasaktësi, budallallëqe dhe aq shumë idiotizëm e shovinizëm saqë njeriu duhet patjetër të mendohet thellë se pse ndodh kjo...
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se nuk do të rrinë duarkryq dhe indiferent ndaj këtij sulmi primitiv të akademikëve maqedonas, por do t'i ndërmerr të gjitha masat që të korrigjohen gabimet, gënjeshtrat, shtrembërimet dhe budallallëqet e këtij publikimi të shtypur me paratë e popullit.

PDSH, Thaçi: Enciklopedia,imitim qesharak i Francuska 7 e Beogradit

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka reaguar ashpër ndaj enciklopedisë maqedonase duke e quajtur këtë dokument një provokim të radhës ndaj shqiptarëve dhe historisë së tyre. Ai theksoi se subjekti që drejton ai do të punojë për të ngritur Akademinë Shqiptare në Maqedoni.

Lideri i PDSH-së deklaroi se kjo enciklopedi që fyen dhe poshtëron kombin shqiptar është tentim qesharak për të emituar akademinë serbe.
"Imitim qesharak i Francuska 7 e Beogradit. Është i mjerë ai popull që ka një akademi të këtillë. Këta duke tentuar t'i vendosin vetulla popullit të vet, si duket ja nxjerrën sytë. Sa u përket shqiptarëve nuk është kjo për t'u brengosë shumë, shqiptarët duhet ta kenë akademinë e vet shqiptare në Maqedoni, tash më është e qartë. E fundit mendoj se bash kryetar të vërtet të kësaj akademie janë zoti Gruevski dhe zoti Ahmeti, atë enciklopedi le ta marrin tek shtëpitë e veta se ndryshe nuk funksionon për askënd", deklaroi Thaçi. (http://balkanweb.com) (http://www.ina-online.net)


 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Akademia e Kosovës reagon ndaj botimit të Akademisë së Maqedonisë (09.21.2009)
Qendra e studimeve albanologjike: E vërteta e fqinjit që pretendon se quhet Maqedoni (09.21.2009)
"Mos luani me zjarr, sepse ju garantojmë se do të digjeni" (09.20.2009)
AKADEMIKËT MAQEDONAS, SERBË TË VONUARSHQIPTARËT DUHET TA PADISIN SHTETIN MAQEDONAS PËR FYERJE TË DINJITETIT KOMBËTARNga Kim MEHMETI (09.20.2009)
Botim që shkakton debat dhe indinjatëNga Nazim Rashidi, BBC, Shkup (09.19.2009)
Reagimi nga SHBA dhe Britania e Madhe: Enciklopedia maqedonase është false (09.19.2009)
Turpi akademik, të japin dorëheqje (09.18.2009)
Enciklopedia maqedonase, fyese për shqiptarëtNga Isuf Kadriu (09.18.2009)
Vetëvendosje: Thirrjet e Karl Bild po shërbejnë për valë të padrejta arrestimesh (09.18.2009)
Dell: Amerika do ta vazhdojë përkrahjen për Kosovën (09.17.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]