VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Botim që shkakton debat dhe indinjatëNga Nazim Rashidi, BBC, Shkup

                                                                                      

E Premte, 05.10.2024, 04:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

Botim që shkakton debat dhe indinjatë

Nga Nazim Rashidi, BBC, Shkup


E Shtunë, 09.19.2009, 07:29am (GMT+1)

 

Në Maqedoni botimi i Enciklopedisë Maqedonase, do të duhej të ishte një ngjarje e rëndësishme kulturore, por ajo ka shkaktuar debat dhe zemërim.

Ambasadat britanike dhe amerikane në Shkup, kanë mohuar kategorikisht çdo lloj njoftimi që sygjeron ky botim, se ushritë e dy vendeve kanë stërvitur Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare.

 

Kurse organziata shqiptare thonë se faktet për shqiptarët janë të pavërteta dhe ofenduese.

"Enciklopedinë Maqedonase" e botoi Akamdemia e Shkencave e mbështetur nga qeveria.

Botimi i Enciklopedisë Maqedonase po shkakton reagime që përfshin opinionin vendas, por edhe atë diplomatik.

Në ragimet e tyre me shkrim ambasadat britanike dhe amerikane hedhin poshtë çdo lloj lidhje të ushtrive të vendeve të tyre me UÇK-në, grupin guerilas që luftonte me forcat maqedoanse të sigurisë në vitin 2001.

 

Në "Enciklopedinë Maqedonase", thuhet se njësiti special i ushtrisë Britanike SAS dhe ushtarë amerikanë kanë stërvitur ushtarët e UÇK-së.

Është hera e parë që sygjerohet një fakt i tillë dhe i cili vjen nga një organ i lartë shkencor në Maqedoni, siç është Akademia e Shkencave.

Ambasada britanike thotë "se në asnjë moment Britania e Madhe nuk ka përkrahur UÇK-në dhe këto akuza janë të pavarëtata".

Me ton edhe më të ashpër reagon ambasada amerikane, akuzat e botuara në Enciklopedinë Maqedoanse i quan "të pabaza dhe skandaloze".

Ajo thotë se "është e zhgënjyer që një institucion si ky qëndron prapa njoftimeve të tilla".

Dy ambasadat thonë se do të kërkojnë nga Akademia e Shkencave të përmirësojë gabimin.

Njoftimet e Akademisë së Shkencave i kanë mohuar kategorikisht dhe zyrtarë të lartë të ish UÇK-së, tani figura politike në vend.

Njëri prej tyre është Xhevat Ademi, deputet i BDI-së.

"Në Maqeodni ka koka të pareformuara dhe koka që kanë mbetur në klishetë bardh dhe zi."

 

"Siç duket zotërinjtë e Akademisë së Shkencave e kanë të vështirë të pranojnë se në 2001 e kanë humbur luftën nga një ushtri çlirimtare kryengritëse dhe sajojnë filma."

"Kjo mbase për mendjet e tyre, që të zbusin sado pak turpin që ata pësuan jo vetëm në fushëbetejë, por edhe politikisht", tha zoti Ademi.

Botimi i Enciklopedisë Maqedoanse ka shkaktuar ragime edhe për faktet rreth shqiptarëve, ku ndër të tjera në të thuhet se shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur në vetëm para pak shekuj, ku "nëpërmjet grupeve kaçake, kanë terrorizuar popullin maqedonas, e kanë dëbuar atë dhe janë vendosur në shtëpitë e tyre".

Arben Ratkoceri, botues i të përditshmes "Koha" veoçn edhe disa fakte të tjera që për të janë një shtrembërim i pafalshëm dhe tendencioz.

"Për shqiptarët thuhet se kanë ardhur në Maqedoni në shekullin e 18-të, për Nënën Terezë nuk saktësohet identiteti i saj, për Skënderbeun shtrembërohet prejardhja e tij," thotë Arben Ratkoceri.

 

Shoqata qytetare këto konstatime i vlerësojnë si tejet të dëmshme dhe ofenduese për shqiptarët. Ata bëjnë thirje për tërheqjen e botimit.

Artan Grubi është kryetar i lëvizjes qytetare Zgjohu.

"Kemi themeluar një trup koordinues i përbërë nga disa OJQ për t'u marrë me këtë çështje."

"Ne kemi konsultuar juristë dhe shikojmë mundësinë e ngritjes së një padije penale kundër Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, për nxitjen e urrejtjes ndëretnike në vend midis komuniteteve, sidomos mes shqiptarëve dhe maqedonasve", tha Artan Grubi.

Redaktor i "Enciklopedisë Maqedoanse", akademiku Bllazhe Ristevski, i tha BBC-së se qëndron prapa fakteve të publikuara.

"Nuk e di nëse jeni të vetëdijshëm se pse popullsia shqiptar vepronte me kërcënime dhe me rrëmbime në këto troje, këto janë fakte."

"Unë nuk mund t'ua fshij këto fakte autorëve. Ne nuk mund të bëjmë një enciklopedi të fallsifikuar, enciklopedia është me fakte të vërtetuara historike", tha akademiku Bllazhe Ristevski.

 

"Enciklopedia Maqedonase" u botua nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë e mbështetur nga qeveria."

"Kjo e fundit thotë edhe pse qëndron pas këtij projekti vetëm financiarisht, do të ndërtojë qëndrim pasi të shikojë reagimet zyrtarisht nga subjektet e ndershme," tha zoti Ristevski.

"Enciklopedia Maqedoanse" u promovua në mesjavë dhe duhet të përbënte një ngjarje të rëndësishme kulturore.

Në të përfshihen figura, zhvillime dhe fakte që kanë të bëjnë me Maqedoninë.

Por publikimi i saj tani ka nxitur reagime të mëdha, jo vetëm shkencore, por edhe politike. (http://www.bbc.co.uk/albanian)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Reagimi nga SHBA dhe Britania e Madhe: Enciklopedia maqedonase është false (09.19.2009)
Turpi akademik, të japin dorëheqje (09.18.2009)
Enciklopedia maqedonase, fyese për shqiptarëtNga Isuf Kadriu (09.18.2009)
Vetëvendosje: Thirrjet e Karl Bild po shërbejnë për valë të padrejta arrestimesh (09.18.2009)
Dell: Amerika do ta vazhdojë përkrahjen për Kosovën (09.17.2009)
Prishtina: 98 për qind e demarkacionit ka përfunduar (09.17.2009)
Ivanov: Pas vendosjes së gurëve kufitarë Shkupi dërgon ambasadorin në Prishtinë (09.17.2009)
Strasburgu "zbarkon" në Shkup, dënimi i shqiptarëve nën lupën ndërkombëtare (09.16.2009)
Ende në morg mbetjet mortore të identifikuara (09.16.2009)
Pse na shohin si një bandë masive që duhet disiplinuarNga Albin Kurti (09.15.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]