E Premte, 05.17.2024, 11:44am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
KUR ZEMRA THËRRET: “QOFSH E LUMTUR, MBESA DORELË!...”
(Prof. Murat Gecaj: Shkrime dhe urime, mbledhur në një botim të vogël)
Nga IBRAHIM HAJDARMATAJ arsimtar e publicist, Zogaj-Tropojë

E Martë, 06.18.2013, 05:29pm (GMT+1)




Nga e djathta: I.Hajdarmataj, V.Kona e M.Gecaj

1.

Një lexues i vëmendshëm, që nga marsi 2012 e deri tani, ka parë disa shkrime, të publikuara në shtyp dhe në Internet, për librin publicistik-letrar, "Dorela", me autor prof. Murat Gecaj. Ai u botua, kur kjo vogëlushe mbushte 9 vjet të jetës së saj dhe përmblidhte rrëfenja e skica të autorit-gjysh për mbesën e saj. Përmbajtja kryesore e tyre ishte për të treguar e dëshmuar domosdoshmërinë dhe përvojën e kujdesit të prindërve e gjyshërve ndaj të vegjëlve, duke i udhëhequr e mësuar ata, sa më mirë për jetën. Siç dëshmohet mirë edhe në atë botim, kjo gjë arrihet jo vetëm me fjalën e mençur e të urtë, por edhe duke i shoqëruar ata në mjedise dhe veprimtari të ndryshme, jashtë procesit mësimor-edukativ në shkollë.

Autorët e atyre shkrimeve, që i gjejmë në këtë libër modest të ditëve të fundit, me vetëm 63 faqe, janë publicistë, studiues e shkrimtarë, me banim në Shqipëri dhe jashtë saj. Secili në mënyrën e tij, ka shprehur mendime dhe është ndalur në vlerat e atij botimi, i cili është ndër më të rrallët në letërsinë tonë. Vogëlushja Dorelë, sivjet në mars, mbushi 10 vjet dhe, me këtë rast, gjyshi i saj publikoi një shkrim. Kolegë, miq e dashamirë të tij dërguan përshëndetje e mesazhe urimi, që ajo të rritet sa më e shëndetshme dhe e zgjuar, që të jetë sa më e gëzuar dhe e lumtur në jetë. Pra, me ndjenjat e dashurisë së madhe për mbesën e tij, por dhe për të nderuar e respektuar kolegët e miqtë, që shkruan ose dërguan urimet e tyre, gjyshi Murat Gecaj i mblodhi të gjitha ato shkrime e urime, me dëshirën që t'i botonte në një libër të vogël. Dhe ja, kështu tani e kemi në dorë atë dhe po e shfletojmë, faqe pas faqeje.

Kopertinat e librit të ri...

2.

Në pjesën e parë, edhe në këtë botim, me titullin "Qofsh e lumtur, mbesa Dorelë!...", është shprehur shkrimtari i njohur Viron Kona, i cili e kishte hartuar hyrjen e librit "Dorela". Ndër të tjera, aty lexojmë këto radhë domethënëse:_"Si pa e kuptuar, "Dorela", me skicat dhe rrëfenjat, na vë në mendime dhe na bën një ftesë të këndshme: -Merruni më shumë me ne, fëmijët; na kushtoni më shumë vëmendje; dëgjoni mendimet dhe zërat tanë; na i plotësoni dëshirat dhe ëndrrat, që kemi për jetën, të ardhmen. ..Pa mendoni pakëz: Çfarë do të dëshironit të bënin, prindërit dhe gjyshërit tuaj për ju, kur ishit të vegjël? Se edhe ju keni qenë dikur të vegjël, apo jo?"

Më pas vjen shkrimi im, me titullin: "Pak radhë për "Dorelën", por dhe "Babushin" e saj". Ndër të tjera, aty kam nënvizuar se: "Vlerat e këtij libri, ku unë isha recenzent, janë të përgjithëshme, por edhe të veçanta. Pra, në tërësi, ai u nevojitet për lexim jo vetëm fëmijëve, por edhe mësuesve e prindërve, gjyshërve dhe edukatoreve në kopshte".

Në shkrimet e Belantina Venarit (Elbasan), Fran Gjokës (Lezhë), Enkelejda Kondit (Francë) dhe Sejdo Harkës (Tiranë), janë ravijëzuar vlera dhe arsye të shumta nga përmbajtja pedagogjike e këtij libri, se përse lipset që të rriturit t'i kushtojnë më tepër vëmendje, shoqërimit dhe edukimit të fëmijëve. Dhe kjo gjë arrihet me një kujdes të vazhdueshëm për ta, duke mos e nënvlerësuar rolin e punës e përvojës së më të rriturve. Me mjaft kujdes e ka analizuar përmbajtjen e këtij libri edhe studiuesi Xheladin Mjeku, nga Prishtina. Në mbyllje të shkrimit të tij, ai thekson: "Mund të konkludojmë se Murat Gecaj është jo vetëm njohës i thellë i psikologjisë së fëmijëve, por edhe mjeshtër i shkrimit letrar dhe ndërtimit të imagjinatës së fëmijës, që e bëjnë librin me vlera të pakontestueshme artistike-letrare dhe edukative".

Në shkrimin e tij të gjatë dhe me përmbajtje të spikatur psikologjike e pedagogjike, prof. Kolë Tahiri, me banim familjarisht në Bruksel të Belgjikës, nënvizon e këshillon:

"I ftoj fëmijët që ta lexojnë "Dorelën", sepse aty do të gjejnë një shembull me vlerë, një model të paraqitur artistikisht dhe të ilustruar me mjaft fotografi e shembuj, që ia vlen për t'u lexuar dhe ndjekur në jetën e përditëshme. Ndërsa të rriturve ua propozoj atë, si model të thjeshtë e praktik, lehtësisht të përdorshëm për trajtimin psikologjik e pedagogjik të fëmijëve të tyre dhe forcimin e lidhjeve të përzemërta ndërmjet brezave".

Si "shtesë" e kësaj pjese, pra nga recensiont e botuara për këtë libër, është një mesazh i publicistit dhe shkrimtarit Fiqiri Shahinllari, me banim në Aleksandria (Nju Jork). Ai shprehet: "Gjatë leximit, po mendoja se ky libër ka vlera të lexohet dhe mësohet nëpër kopshte fëmijësh 5-6 vjeçarë. Por, mbase, të futet edhe në orët edukative, nëse ka, në klasat e para dhe deri në ato të katërta, të shkollave 9-vjeçare, në Shqipëri".

3.

Në pjesën e dytë të këtij "libërthi", janë botuar urimet, që kanë dërguar disa veta, që e njohin, e kanë takuar Dorelën ose kanë lexuar për të, me rastin e 10-vjetorit të ditëlindjes së saj (11 mars 2013). Ato i ka paraprirë shkrimi i "Babushit" të saj, prof. Murat Gecaj, që mban titullin: "Mbesa ime Dorelë, mbushi 10 vjet ose: Në vend të një libri të dytë, shkruar për të". Pastaj vijohet me vjershën-urim për Dorelën, që e ka thurur, pikërisht në këtë përvjetor, poeti e shkrimtari i njohur, Përparim Hysi. Ai e thekson lumturinë e gjyshërve të saj dhe nga zemra uron, që: "T'u sjellë veçse lumturi, në shkollë e dalluar,/ unë si mik po sjell urimin: 100 vjet e gëzuar!"

Plot dashamirësi e fjalë të bukura janë edhe urimet e tjera, të dërguara për vogëlushen Dorelë, nga: Fatmir Terziu (Londër), Diana Kapiti (Shkodër), Ermira Babamusta (Nju Jork), Kadri Tarelli (Durrës), Lindita Titka-Pasholli (Tiranë), Zef Osmani (Gjakovë-Kosovë) e të tjerë.

Pra, ky "libërth", me komente për librin publicistik-letrar "Dorela", që është përgatitur nga prof. Murat Gecaj, na sjell përsëri në kujtesë vlerat e shumta të tij: pedagogjike, psikologjike, familjare e shoqërore etj., duke theksuar domosdoshmërinë e kujdesit të pandërprerë ndaj fëmijëve, si nga prindërit dhe gjyshërit e tyre.

18 qershor, 2013


IBRAHIM HAJDARMATAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BRANKO MANOJLOVSKI, NJERIU QË PO RINGJALL ORTODOKSIZMIN SHQIPTAR NË MAQEDONI, VIZITOI KISHËN SHQIPTARE NË ELBASAN (06.16.2013)
KUJTIMIT TË NJË â€œLULEJE”- Manjola Mirakaj qe u nda nga jeta me 31 maj 2013Nga EUGEN MERLIKA (06.15.2013)
Në 80-vjetorin e lindjes:BARDHYL XHAMA, KRIJUES DHE NJERI I MIRË…Nga: Prof. MURAT GECAJpublicist e studiues-Tiranë (06.13.2013)
PO KJO, A DUHET ME U BESUE ?!..Nga FRITZ RADOVANI (06.12.2013)
ZANI I VATRËS, ZANI I NDËRGJEGJES SË KOMBITRaporti i Kryetarit Dr. GJON BUÇAJ në Kuvendin e Vatrës - 27 prill 2013 (06.10.2013)
NJË STUDIM QË DEL NË DRITË NGA “PLUHURI I HARRESËS”...(Prof. Kolë Tahiri, “Pranimi i fëmijëve në shkollë, në moshën 6-vjeçare dhe përshpejtimi i zhvillimit fizik e psikik”, Tiranë, 2013)Nga Prof. MURAT GECAJ (06.08.2013)
- MIRËARDHSH, ZOTI LUSHAJ!Nga BESMIR VATOCI (06.07.2013)
BALERINI I PARË I TEATRIT TË ATHINËS DANILO ZEKA - VITI 1997 QË DO TË MA NDRYSHONTE JETËNKthehet pas 16 vjetësh për “Ëndërr e një nate vere” Zeko që ka ndezur pishtarin e Lojërave Olimpike në Greqi. (06.06.2013)
PELLAZGËT SHPIKËN SHKRIMIN DHE ALFABETIN E PARË NË BOTËNga LUFTULLA PEZA dhe LILJANA PEZA (06.03.2013)
HAPJA E THEMELEVE PËR NDËRTIMIN E KISHËS SLLAVO-ORTODOKSE NË MARTINAJ TË PLAVËS E GUCISËNga BINAK ULAJ (06.01.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]