VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHKODRA MBAS VITIT 2005 U PËRFAQËSUA ME NIVEL TË ULËT INTELEKTUAL NË INSTITUCIONE E DIKASTERE, NË NIVEL LOKAL E KOMBËTAR!“Një model klientelisto-urban, që nuk duhet të përsëritet me Shkodrën!"Nga QAMIL GJYREZI

                                                                                      

E Martë, 05.14.2024, 08:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
SHKODRA MBAS VITIT 2005 U PËRFAQËSUA ME NIVEL TË ULËT INTELEKTUAL NË INSTITUCIONE E DIKASTERE, NË NIVEL LOKAL E KOMBËTAR!
“Një model klientelisto-urban, që nuk duhet të përsëritet me Shkodrën!"
Nga QAMIL GJYREZI

E Martë, 08.27.2013, 06:57am (GMT+1)



Do ta filloj punën time me një thënie të cilën e kam dëgjuar "goja-gojës"siç i thotë populli. Kur Enver Hoxha e pyeti mbas çlirimit Tuk Jakovën se a ka shkodranë të pregatitur për t'u përfaqësuar në dikastere në Tiranë, Tuku iu përgjigj shkurt, se ka shumë pak ose nuk ka fare!? Kjo thënie "urbane" tregon qartë nivelin shpirtnor, egon individuale dhe të rrethit të tyre, të "disa shkodranëve" në vite, kryesisht të politikës, mungesën e vizionit dhe largpamësisë, e cila është edhe ego njerëzore lokale, kombëtare por edhe edhe globale, pjesë e qenies njerëzore, për të mos promovuar "konkurrentë" ose "të ditur", brenda "llojit" ose krahut politik. Dihet më vonë edhe fundi i Tuk Jakovës, që nuk kam ndërmend ta analizoj në këtë shkrim. Njeriu nuk lind i keq, ai bëhet i keq, kështu pretendonte Frojdi, babai i psikoanalizës. Edhe për mua individët politikë, "projektuesit" e situatës të "keqpërdorimit" të pushtetit mbas vitit 2005 në Shkodër, që do ti përmendi më poshtë në këtë shkrim, në "fillim" mu dukën të mirë, por më "vonë", bëmat dhe sjelljet e tyre më detyruan të shkruaj këto rreshta. Në fakt jam ndër njerëzit e parë tëpolitikës lokale, që i kuptova "planet dhe strategjitë e tyre" të mbrapshta dhe idetë e mija i publikova në një artikull dhe intervistë në gazetën "Ndryshe"në Nëntorë të vitit 2005. Nuk kam qëllim në kë artikull që të "shpiki" dhe të merrem më të kaluarën, ngjarje dhe individë të politikës që janë bërë gadi "normale"në një shoqëri tranzitive sic është kjo e jona, shpesh shumë klienteliste dhe gadi urbane, pa rregulla dhe kritere. Politikës nuk mund ti bësh gjygjin në momentin kur jemi me një artikull gazete, por një reagim, analizë qytetare mediatike ja vlen sa për "kujtesë". Qëllimi im është nxitja e një debati, për një fenomen i cili ndikon në zhvillimet tona ekonomiko- kulturore dhe në integrimin tonë në familjen europiane ku aspirojmë të shkojmë, ku sundon kryesisht ligji dhe përfaqësimi intelektual nuk bëhet në bazë të klanit dhe familjes, "sektit", por mbizotëron një klimë përzgjedhjesh dhe përfaqësimi është mision, detyrë e gjithsejcilit, për qytetin dhe shtetin.

E përdora shembullin ilustrues urban, të Tuk Jakovës me Enver Hoxhën, mbasi kam mendimin se disa shkodranë, kryesisht njerëzit e politikës në periudha të caktuara, shpesh pretendojnë nëpër tavolina ose në rethe të ngushta kur kanë pushtet, për tu "dukur", se e "ndihmojnë" njëri tjetrin ose promovojnë më të mirin, por sic duket kur flasin për një hipotezë të tillë ato kanë ndërmend njerëzit e tyre të afërt, "farë e fisin", sjelle tipike e mentalitetit lokal urban-ballkanik dhe e bio-politikës, trashigimnisë politike ose nuk ju pëlqen konkurrenca nga komuniteti, kultura prej nga vinë, duan të komandojnë dhe ta "gëzojnë" pushtetin vetë dhe me të afërmit e tyre. Por demokracia dhe zgjedhjet e lira, elektorati dhe mbi të gjitha koha nuk të falin. Nepotizëm, trashigim pushtetesh dhe klientelizëm ka dhe ka patur edhe në Europë dhe rajon, por në botën globale ky fenomen po ulet në mënyrë të ndjeshme. Konkurrenca dhe C.V., aftësitë menaxheriale, eksperienca janë kriteret bazë në botën e përfaqësimit politik post-modern. Tek neve në Shkodër, sidomos mbas viteve 2005, nuk ishte tamam nepotizëm, por një "klientelizëm-sektarë",me një ego të keqe dhe projekte të qarta, nënvleftësuese dhe hakmarrëse për indivë dhe një nivel intelektual të caktuar, duke diskriminuar një grup individësh me kontribute të caktuara në politikën e P.D-së dhe qytet, në rang lokal dhe kombëtarë dhe promovuar një grup të afërmish e miqsh të politikanëve nga Shkodra. Qëllimi i projektuesve ishte promovimi dhe prezantimi i njerëzve të tyre, të rrethit të afërt, me qëllim për të mos lënë për të "cuar kry" individë që mund të bënin dicka më të mirë se njerëzit të cilët ato prezantuan dhe për të larguar individë që sipas tyre "nuk i donin nëpër këmbë". Këto shembuj, që i takojnë politikës në vite dhe mbas vitit 2005, ky lloj gjykimi ose "trendi politik" sektarë, përjashtues, nuk ja ul fare shpirtin dhe mendjen e mrekullueshme që ka shkodrani në përgjithësi dhe nivelin që ka ky qytet me traditë në tregun politik dhe intelektual kombëtarë e më gjërë. E them këtë me kompetencën e studjuesit të antropologjisë vizuale dhe kulturore dhe psikologjisë aplikative. Shkodra ka shumë dritë, humanizëm, intelektualizëm, optimizëm biles edhe racionalizëm, një brez i ri, me potenciale intelektuale që kërkon zhvillimin dhe integrimin e që ndikojnë shumë në krijimin e një mëndje të mrekullushme, pozitive e që askush nuk ja ul vlerat, qoftë ky individ, Parti, apo Klan, pavarësisht disa rasteve të shkëputura që prodhon politika dhe koha dhe nevojat dhe egot e individëve të caktuar.

Përfaqësimi i Shkodrës mbas pavarësisë.

Në të gjithë këtë 100 vjetor në periudhat kur shkodranët kanë patur mundësi reale për tu përfaqësuar, krahas administratës lokale janë përfaqësuar edhe në nivel kombëtare në Tiranë. Kujto këtu qeveritë mbas pavarësisë, para dhe pas periudhës së Zogut. Edhe në kohën e luftës së dytë botërore shkodranët janë përfaqësuar në nivele të caktura të qeverisë qëndrore, me një nivel të caktuar dhe "ideologji" të caktuar.

Pavarësisht nivelit ekonomik dhe kulturor, Shkodra mbas pavarësisë është përfaqësuar me burra dhe gra intelektuale, që kanë qenë një elitë e qytetit dhe njerëzit kudo, jo vetëm në Shkodër, i kanë respektuar, për sjelljet dhe nivelin e përfaqësimit, dijet dhe "imazhin" që kanë lënë dhe mesazhin që kanë përcuar dhe gjuhën që kanë përdorur, në nivel kombëtarë dhe lokal.

Mbas clirimit përfaqësimi i shkodranëve nuk ishte i madh për arësye të caktuara krahinore dhe politike dhe ideologjike. Marrëveshtja e Jaltës dhe mbarimi i luftës së dytë botërore, nuk i dhanë Shkodrës "atë rëndësi"politike, gjeopolitike dhe gjeokulturore që ka patur dhe ka sot dhe që në realitet i takon.

Përfaqësimi klientelist mbas vitit 2005 i Shkodrës.

Periudha të cilën dua të analizoj shkurt është periudha mbas viteve 90-të dhe sidomos janë vitet mbas 2005, ku një "dyshe" me nivel shumë të ulët shpirtnorë, intelektual dhe mbi të gjitha "dredharak", Jozefina Topalli dhe Astrit Bushati dhe "Soj e sorollopi i tyre", sëbashku me "hipokriten" pa ideologji dhe vlera Arenca Trashani, ja ulën sinqerisht vlerat e përfaqësimit intelektual të Shkodrës në të gjitha nivelet, Shkodrës që ka shumë burime natyrore dhe sidomos burime njerëzore.

Mbas viteve 90-të pati tentativa për të përmirësuar nivelin e përfaqësimit, por vecanërisht Shkodra e pati shumë të vështirë të krijojë një klasë politike të qëndrueshme dhe bindëse me vazhdimësi, flas kryesisht për P.D. me aleatë, të djathtën. Në superstrukturën e një shteti të një vendi burimet njerëzore dhe grupet e caktuara politike përfaqësuese, lozin rolin kyc në zhvillimin ekonomik dhe kulturorë të një qyteti ose vendi. Promovimi, prezantimi dhe përfaqësimi i mirë i këtyre burimeve, ndikon në të gjitha planet e zhvillimit. Shkodra ka sot jo vetëm një brez me moshë mbi 30-50 vjec të shkolluar dhe me nivel intelektual, por Shkodra ka edhe shumë të rinj të shkolluar në shkollat më të mira europine dhe tek neve, të cilëve ju është kushtuar dhe po ju kushtohet jashtëzakonisht pak vemendje.

P.sh., asnjëherë Kryetari aktual i Bashkisë së Shkodrës, pjesë e "klanit të dështuar", tashma të Topallit dhe Bushatit dhe "sulmueses së fshehur" Trashani, nuk organizoi kurrë një takim me këto të rinj, për tiu dhënë mundësinë që të njihen me burimet e mëdha materiale dhe shpirtnore që ka Shkodra dhe për të promovuar dhe vlerësuar arritjet e tyre në një panel të caktuar. Edhe në këtë kontekst këto Zotërinj dhe Zonja, përdorin format e tyre vlerësuese dhe promovuese, të "sektit"të tyre dhe e ndërtojnë këtë arësyetim në bazën e arsyetimit të tyre amatoresk dhe selektiv, me "lupat e tyre" demode, që shpesh nuk është as në nivelin e krahëve politik, por në atë sektarë dhe preferencial familjarë. Do të ishte me vend evidentimi dhe promovimi i niveleve të caktuara të këtyre të rinjve, që shpesh kanë bërë edhe Mastera e Doktoratura në perëndim dhe nuk merret kush me to. Këto zotërinj dhe zonja, drejtues dhe ish-deputet, një pjesë vetë me shkolla të mesme e studime post-universitare të dyshimta, merren me disa arritje të dyshimta dhe gjysmake të njerëzve të "rrethit"të tyre, duke i promovuar si arritje në nivelin lokal dhe kombëtar dhe pastaj si rezultat i nivelit të tyre mesatarë koston e merr Shkodra, duke u zhvilluar dhe përfaqësuar në një nivel jo dinjitoz intelektual dhe bashkëkohor.

Kjo strategji nuk është e rastit. Ajo është e menduar shumë mirë nga qendra të "dukshme" dhe të "padukshme", me qëllim diskriminimin e vlerave të vërteta, trashigimin e pushteteve dhe prezantimin e niveleve mediokre me qëllime shpesh të diskriminuese dhe përjashtuese që janë të futur thellë në mendjet patologjike të këtyre projektuesve dhe zbatuesve. Por Shkodranët dhe Shqiptarët kudo që janë, jo vetëm në Shkodër e Tiranë, por në të gjithë globin falë talentit dhe formimit të tyre ja dalin të fitojnë, përparojnë dhe jetojnë pavarësisht pengesave dhe presionit psikologjik të disa individëve të politikës, që janë të përkohshme.
Ish-parlamenti mbas 2005 ose "Ish-Bahacja e begatshme e Shkodrës"!

Përfaqësimi i shkodranëve në nivele mediokre intelektuale mbas 2005, filloi me parlamentin, që u kthye në një "bahce, kafe mikeshash", "klub miqsh e shokësh" të kryetares së Parlamentit, biles përmendej shpesh edhe numri i të "punësuarve",e që kishte pretendime se përfaqësohej Shkodra. Ky ishte vetëm "Imazhi" i rremë, mbasi në parlament ishin shoqet dhe të përzgjedhurit me "shumë takt" e Kryetares së parlamentit, gjoja me pretendimin se po përfaqësohej Shkodra dhe po ruheshin raportet politike e kulturore. Parlamenti u kthye në një "vatër kulture", "klub miqsh",në "ministri kulture", "ministri të jashtme", falë edhe "paburrërisë" dhe "frigës patologjike" për karrigen, të disa ish ministrave me pak vlera. Në fakt pretendohej se në parlament po bëheshin shumë ligje dhe shumë aktivitete, por qëllimet e organizatorëve ishin shpesh selektive dhe diskriminuese për disa individë dhe grupe individësh në planin ligjorë e kulturorë. Më bën shumë përshtypje se asnjë individ nga media lokale e kombëtare, partia ose shoqëria civile nuk e vuri në dukje këtë fenomen i cili ja prishi pak"Imazhin" Shkodrës dhe shkodranëve të mrekullueshëm, të cilët janë të vecantë për nga talenti i tyre racional dhe shpirtërorë dhe mikpritja. Vetëm një gazetarë "trim"tek gazeta Standard, ja pat vu në dukje, ndërmjet rreshtash të një artikulli zonjës Topalli këtë situatë.

Në cilat institucione konsistoi përfaqësimi mediokër dhe preferencial i shkodranëve?

Në fakt dyshja Topalli-Bushati patën një "copë të madhe" të cilën e shfrytëzuan "deri në palcë", qeverisjen dhe fondet lokale. Në disa ministri nuk patën shumë hapsirë falë edhe qëndrimit dinjitoz të ndonjë ministri që nuk ja "varte"shumë. Ato sulmuan institucionet kyce vendim marrëse të cilat i "mbytën" me njerëzit besnikë të tyre. Natyrisht nuk lanë pa shfrytëzuar doganat dhe tatimet, dipllomacinë, mediat dhe kryesisht parlamentin. Gjithmonë prezantimi dhe përfaqësimi i shkodranëve ishte tej maset klanor, "sektarë" dhe me një nivel të ulët intelektual, që ja "merrte fëtyrën" Shkodrës me traditë, për të realizuar "dëshirat lokale, materiale dhe shpirtërore" dhe inatet e tyre personale historike që i kanë thellë në mendje deri në arketip. Topalli me shumë kujdes "zaptoi" me shumë takt disa institucione, gjoja në emër të P.D.-së, me disa "Shkodranë të saj", gjithmonë mediokër, planet të cilat ju shkatërruan së fundi. Individi, pushtetari nuk duhet të realizojë të gjitha gjërat që "ka në dorë", kjo është e shkruar edhe në librat e shenjtë dhe është edhe mësim i kohës. Kulmi i mediokritetit dhe nepotizmit pat arritur kur Topalli pat propozuar për ambasadore në Romë në vitin 2005, një shoqe të saj, me nivel mesatarë, mësuese e një shkolle të mesme, diku në Shkodër, pa experience në dipllomaci.

Po sjelli një shembull konkret por edhe real që më erdhi ndërmend. A do të ishte më mirë p.sh. që në dipllomacinë tonë me vendet Gjermanike ose në Bruksel mbas vitit 2005, ta përfaqësonte p.sh. një individ, Shkencëtarë i filozofisë politike dhe i së drejtës ndërkombëtare, me tri diploma univeristeti, Doktorant në Universitetin e Këlnit Gjermani, Denis Ilia, studjues i marëdhanjeve Gjermano-Ukrainase nga Shkodra, që është edhe mik i imi dhe e njeh shumë mirë gjuhën politike dhe diplomatike post-moderne, apo "përfaqësuesit nga Shkodra" të Jozefinës, mbas vitit 2005, sic ishte rasti i propozimit të ambasadores në Romë, sa për të kaluar radhën, pasi synimet ajo i kishte për të zgjedhur dhe emëruar të afërmit e saj në dipllomaci, sic edhe bëri në fakt. Në perëndim nuk të pyet kush se cili je dhe prej nga vjen? Perëndimi respekton vlerat njerëzore dhe profesionale dhe i jep vendin gjithsejcilit sipas meritave dhe kontributeve në qytet dhe shtet.

Shembulli i Denis Ilisë dhe shumë intelektualëve të mirëfilltë të rinj të talentuar nga Shkodra që u "persekutuan" nga egoja dhe niveli mediokër i përfaqësimit që ofroi Shkodra në disa fusha nga drejtuesit politik të P.D.-së të qarkut të Shkodrës mbas 2005, tregon qartë mendësinë e përzgjedhjes së tyre në planin intelektual dhe profesional dhe kriteret klientelisto-urbane të cilat ato vunë arbitrarisht.

Në fakt në punën time nuk përdora dhe listova emra dhe individë dhe institucione me të cilët Shkodra është përfaqësuar, me qëllimin e mirë për të hedhur një ide, nxitur një debat, dhënë një përshtypje personale, që ky lloj përfaqësimi politik nuk duhet të ndiqet nga askush në të ardhmen, nga asnjë individ, politikan që ka "dicka në dorë", qoftë edhe deputetët aktualë të Shkodrës të cilët kanë në dorë të zgjedhin më të mirët, mbasi janë edhe individët që kanë në dorë zhvillimin ekonomik dhe kulturorë të Shkodrës dhe integrimin europian të vendit. Përfaqësimi dinjitoz dhe me alternativa shpesh eklipson edhe duhet ti dali sipër edhe politikës, krahëve politik. Nëse do të ndiqet një politikë e urtë, jo diskriminuese, jo nepotiste dhe jo klienteliste, gjithmonë do të fitojë Shkodra, që e meriton një ekonomi, kulturë dhe zhvillim më dinjitoz. Shkodra nuk është vetëm e kulturës, por edhe e teknologjisë, ekonomisë, dijeve, tregëtisë dhe zhvillimit në përgjithësi.

Rëndësia e Shkodrës dhe integrimi europian.

Kur ka bërë Shkodra tregti dhe modë, qytetet e tjera e për arësye objektive dhe subjektive nuk e kanë patur këtë shans. Në Shkodër ka patur mjeshtra të zhvillimeve teknologjike, intelektuale dhe shkencore. Në Shkodër ka patur dhe ka njerëz të dijes, filozofisë dhe mendimit. Kjo shihet e pasqyruar tek arti dhe artizanati dhe dijet e Shkodrës. Shkodra dikur ka qenë e integruar. Në Shkodër ka burime njerëzore dhe individë të cilët nuk duhet në asnjë mënyrë të anashkalohen, pavarësisht kulturës dhe prejardhjes dhe krahut politik. Në periudhën e integrimeve të shteteve dhe kombeve, bie poshtë "krahu politik" dhe përkatësitë e caktuara kulturore e politike. Në periudhat e integrimeve të mëdha, duhet të kultivohen politika patriotike dhe "neo-patriotike" elitare gjithmonë në funksion të integrimit dhe bashkëpunimit europian dhe zhvillimit, ndërtimit dhe funksionimit të shtetit ligjorë që sjellin edhe mirëqënjen, integrimin dhe zhvillimin e kombeve dhe qyteteve. Në këtë kontekst burimet njerëzore dhe përfaqësimi i një qyteti të një kombi, duhet të forcohet dhe cohet përpara, mbi të gjitha të diturit dhe sidomos rinia e një kombi, qyteti dhe kulture. Sic e shkruajta në fillim sot në Shkodër ka studentë që studjojnë në perëndim dhe lindje që nëse nuk promovohen, nuk do na e fali historia. Mediokriteti dhe nivelet meskine, duhet të largohen njëherë e përgjithmonë nga politika e Shkodrës ose të merren me punët e tyre. Me këtë formë të menduari dhe vepruari sic kanë vepruar deri tashti, do ti sjellin gjithmonë të këqija Shkodrës, pasi e kanë shumë të vështirë të ndyshojnë idetë, mendimin dhe sjelljet e tyre.

Individët të cilët i përmenda në artikull mund të gjejnë me qindra justifikime, të natyrës politike dhe njerëzore të një sjellje post-moderne politike, pa mendim dhe klanore, për tu justifikuar për veprimet e tyre. Sic shkruva më lart politikës nuk mund ti bësh gjygj. Unë jam i vetëdijshëm që politika me të vërtetë nuk ka moral kudo dhe rregullat e saj nuk janë shumë shpirtnore. Projektuesit e këtyre politikave që i përmenda në këtë artikull, mendojnë se nuk kanë bërë ndonjë "mëkat"të madh, mbasi edhe individët që ato kanë promovuar dhe prezantuar nga Shkodra mbas vitit 2005 në disa institucione dhe dikastere në Shkodër e Tiranë, janë njerëz dhe kanë një kontribut të caktuar politik dhe intelektual. Nëse do të vazhdojmë me këtë "hipotezë" dhe këtë mënyrë të menduari, gjithmonë ajo që do të dëmtohet është Shkodra e cila din edhe të fali por edhe të gjykojë jo vetëm me votë, por edhe me gjykim dhe heshtje të ftohë!!!

Shkodra të sifidon, me forcën dhe Arketipin e saj. Ajo është Kryemodel, kurse individët që sillen në këtë mënyrë e që mendojnë vetëm për "Bahcet",kopshtet e tyre dhe "tarafin e tyre", nuk arrijnë të lënë as gjurmë, janë kalues, pa vlerë sic shprehej një politikan para disa ditësh në një intervistë në në një të përditshme tek neve dhe sic e ka vërtetuar historia e jonë në vite dhe sisteme të caktuara.

Në fund po sjelli një shembull shumë interesant, tipik klientelist por të vërtetë. Kryetari aktual i PD-së ishte bërë shumë "merak" së fundi, për një emërim që i kishte "ikur" jashtë kontrollit, në momentin e largimit të L.S.I.-së nga koalicioni me P.D.-në, për "emërimin" e një drejtoreshe të parëndësishme, që ishte emëruar direkt nga Tirana dhe nuk ishte pyetur ai!!

Si ka mundësi ky lloj mentaliteti dhe kjo mënyrë e të funksionuarit të gjërave në një Parti moderne i futur thellë në vetëdijen dhe të vepruarit e këtyre drejtuesve, të sillte një model tjetër përfaqësimi për Shkodrën, përvec shembujve mediokër me mungesë të nivelit intelektual, mbas vitit 2005?!

Përgjigjen ta jep gjithmonë Shkodra me votë dhe qetësi

Përgjigjen më te mirë ju dha Shkodra këtyre individëve, ne Qershor të këtij viti 2013. Kaq mund të bëjë qyteti hëpërhë dhe elektorati shkodran. Këto individë nuk shqetësohen shumë shumë për humbjen në zgjedhjet e fundit, pasi kanë siguruar një nivel ekonomik dhe nivel pushtetesh që "dinë" të jetojnë, ta dredhin edhe në opozitë. Tashti, në këtë periudhë ndryshimi pushtetesh po përpiqen që të gjejnë "senkserë" për të negociuar me individë dhe qarqe të qeverisë së re të zgjedhur në Qershorë, për të siguruar aksionet e tyre materiale, shpirtnore dhe njerëzore. Këtë eksperiencë e kam përjetuar dhe provuar personalisht, në vitet 1998-2005, ku komunikonin shumë mirë me "miqtë e tyre" në ish-qeverinë Nano 1, 2. Hëpërhë ju ka mbetë Bashkija e Shkodrës, për ta "mjelë" e për ta komanduar, duke harruar misionin e cmuar që ka opozita moderne liberale, sic u shpreh Etore Sekui para disa ditësh. Nëse do të vazhdojnë me të njëjtin mentalitet si deri tani dhe nuk do të zevendësojnë individëd dhe modelet të cilët i përmenda në këtë artikull, me një "Elitë tjetër politike" me ide dhe projekte të qarta politike moderne për zhvillimin e për Shkodrën që është disa herë para tyre dhe familjeve të tyre dhe nuk do të jetë kurrë "pronë" e tyre, mendoj se do të jetë elektorati dhe sidomos vetë Shkodra e traditave të mëdha, që do ti "rigjykojë" me votë në zgjedhjet lokale, në pranverën e vitit 2015.

QAMIL GJYREZI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DEMIR KRASNIQI - ËNDRRA IME SHEKULLORE (Poemë) (08.26.2013)
PORTRET - SADRI MEHAJ I HOTITNga ESAD GJONBALAJ, Kryetar i Fondacionit Plavë-Guci, New York-SHBA (08.25.2013)
ZBULOHET LETRA E MBRETIT LEKA ZOGU I KUNDËR JANULLATOSIT, ANKESË PATRIARKANËS - 'JENI TUE NDËRHY NË TË DREJTAT E KISHËS AUTOQEFALE ORTHODOKSE' (08.24.2013)
HYRIJE KUPI - KRYETARI I DEGËS SË BRENDSHME MË KËRKOI FIRMËN PËR SPIUNE TË SIGURIMIT (08.23.2013)
NUK RESPEKTOHET SHQIPJA - KREU I STRUGËS BOJKOTON MBRËMJET E POEZISË (08.23.2013)
HYRIJE KUPI - 45 VAJZA NË KAMPIN E TEPELENËS NA RRËMBYEN NGA DUART E NËNAVENga FATOS VELIU (08.23.2013)
HYRIJE KUPI - PAS VRASJES SË BARDHOK BIBËS, NË KAMP U SOLLËN FAMILJE MIRDITORENga FATOS VELIU (08.22.2013)
Me rastin e 20 vjetorit te ndarjes nga jetaNË KUJTIM TË SEJDI DIDËSNga ISMET NELA, NJ, USA (08.21.2013)
HYRIJE KUPI - MOTRËN TIME ME TË SHOQIN I VARROSËN NË RRUGË SE U RRËZUAN NGA MAKINA E INTERNIMITNga FATOS VELIU (08.21.2013)
NJË DJALË AZGAN, ZOTI DHE ATDHEDASHURIA-KRYEFJALA E TIJNga LUAN IMER MEMISHA (08.20.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]