VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Shqiptarët kërkojnë fakultet në Ulqin

                                                                                      

E Hënë, 05.20.2024, 07:35pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Shqiptarët kërkojnë fakultet në Ulqin
E Premte, 10.23.2009, 06:47am (GMT+1)

Në Mal të Zi është aktualizuar çështja e shkollimit të shqiptarëve në të gjitha nivelet. Kjo problematikë u trajtua edhe në Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, të mbajtur në Ulqin,por një ditë më parë ishte në qendër të vëmendjes edhe në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga javorja malazeze "˜Monitor' dhe Ambasada e Gjermanisë në Podgoricë.

Lideri i Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu, tërhoqi vërejtjen se Mali i Zi nuk e ka zgjidhur në mënyrë adekuate shkollimin e shqiptarëve as në nivel të shkollës së mesme, e lëre më në atë superior.

"Mali i Zi duhet të marrë shembull Kroacinë, e cila ka ligjin mbi arsimimin e pakicave, si dhe përvojat e Bashkimit Evropian", theksoi Cungu.
Lidhur me këtë, analisti nga Ulqini, Dritan Abazi, iu drejtua rektorit të Universitetit Shtetëror të Malit të Zi, duke e pyetur se çfarë u duhet më Programi i studimeve të mësuesisë në gjuhën shqipe në Podgoricë.

"Aty prodhohen kuadro "˜sa për të bredhur rrugëve', meqë shkollat shqipe për një periudhë të gjatë nuk kanë nevojë për mësues", pohoi Abazi, duke shtuar se më mirë është që në Ulqin të hapet një Fakultet i Turizmit.

"Këtu ne shqiptarët e shohim ardhmërinë edhe absorbimin e kuadrove të reja", tha ai.

Ndërkaq, Ismail Doda, kryetar i Këshillit për Arsim pranë Këshillit Kombëtar Shqiptar në Mal të Zi, për gjendjen aktuale të shkollimit shqip në këtë shtet akuzoi faktorin e përçarë politik shqiptar. Sipas tij, subjektet politike shqiptare duhet të jenë sa më larg çështjes së shkollës shqipe, meqë ata nuk arrijnë të pinë as një kafe bashkë, e lëre më të hartojnë tekste dhe programe shkollore. Doda mbeti kategorik se çështjen e arsimit shqip duhet ta marrë në duar Këshilli Kombëtar Shqiptar në Malin e Zi.

(http://www.ina-online.net)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ajeti: Si më detyruan me tortura t'i pranoj aktet e montuara (10.21.2009)
Heshtja tetëvjeçare ndaj ligjit për UÇK, tri shoqata të përçara (10.20.2009)
Milan Shuflaj, si e vranë në pusi fill pas vizitës në TiranëNga Dr Musa Ahmeti, Dr Etleva Lala (10.19.2009)
Jo federatë me SerbinëNga Salih Mehmeti, Burgu i Dubravës, pavijoni 2, (10.17.2009)
ETNOGJENEZA E SHQIPTARËVE NGA ILIRËTNga akademik Aleksandër Stipçeviq, ilirolog arbëresh (10.16.2009)
Topi: Është momenti që shqiptarët të lëvizin përfundimisht të lirëNga Leandro Slovinski Faustini (10.16.2009)
Fjala e ministrit Hyseni në Këshillin e Sigurimit (10.16.2009)
Ali Ohri: Shqiptarët i detyrohen shumë figurës së Ahmet Zogut (10.14.2009)
Teksti shkollor Gjeografia e Maqedonisë, skanadalozNga Azbi Ademi, Mësues në gjimnazin e Tetovës (10.14.2009)
Pasaporta "biologjike" dhe "Shengen" e shqiptarëveNga Ramiz LUSHAJ (10.13.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]