E Mërkurë, 05.15.2024, 12:44am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
KOSOVA QË (NUK) E NJOHIM TË GJITHË?!
Nga AGRON SHABANI

E Premte, 02.28.2014, 05:11pm (GMT+1)



Herakliti: Njeriut natën, në errësirë... Në pandehje e sipër pas fijes së hollë të dritës, rastësisht i fikët të pamurit në sy.

Siç dihet, jeta në mërgim është relativisht e rëndë. Mbase, me peripeti, travaje, krajata dhe mundime të ndryshme për te siguruar ekzistencën ose kafshatën e bukës për vetëvetën dhe familjen këtu në mërgim ose atje në vendlindje. Ajo bëhet akoma me e rëndë kur populli ( kombi) dhe atdheu ynë e kanë vështirë apo kur ndodhën përballë sfidave, udhëkryqëve , fenomenëve, turbulencave ,anomalive dhe patologjive të ndryshme objektive dhe subjektive,gjegjesisht, shteterore, institucionale( qeveritare), politike, profesionale,kadrovike,ligjore,administrative dhe te tjera që të lënë shpesh pa trohë gjumi në sy. Aty ( këtu.. ) janë edhe malli dhe nostalgjia e pashuar dhe përveluese që djeg e flet për një fjalë të amshuar mëmë, at, vëlla,motër, atdhe, vendlindje etj. Që krahas këtyre punëve dhe obligimëve të përditshme për bukën e gojës ose ekzistencën e përgjithshme jetësore ose familjare, e bëjnë akoma me të rëndë jetën e mërgimtarit. Dhe..mos të flasim këtu për ´pellgun e madh´ të këtij gjaku të bërë ujë strehëve dhe këtyre udhëkryqëve të huaja ! Për dhëmbjet, frakturat, eklipsimet, plasjezemrat , plazmimet ose pezmatimet e ndryshme skeletore dhe gjenetike.Për gjakun e censuruar, palcën dhe limfën etj.etj.
Balada mërgimtarësh...Apo, copëza ( fletëza ) të ndryshme kujtimësh të një jete të ndodhur dikund mës ditënetësh ose dritëhijesh të mistershme dhe tepër enigmatike që nuk u duket fundi dhe s´u këputet dot toja.
" Vëllaçko, deshëm apo nuk deshëm, kjo është ajo jetë jona e "´bekuara´ që dikur e ´zgjodhem´ ose ´përzgjodhem´ vet për ´hatër ´ të ish pushtuesve ose armiqve tanë shekullor dhe gjakatar së bashku me hijet dhe stërhijet e saj ngjyrë loti dhe gjaku. Një jetë e ndodhur pra, dikund mes ´ parajses dhe fasadës´, apo, mbase ne mes ´lirise se premtuar´ dhe ´roberise se qete" !?...Do me thoshte dikur një i afërmi dhe miku im poet dhe publicist i njohur që nuk ndodhët më në jetë. Ndjesë pastë!Nejse...!
...!


Në mos gabohem, mërgimtarët tanë shqiptarë të shkepur ose shkapërderdhur si " zogjë të strukur" dhe t´përbuzur shqiponjash dykrenare pothuajse në të të gjitha vendët ose merdianet e ndryshme të globit: Aq sa diten dhe aq sa munden dikur e dhanë angazhimin dhe kontributin e tyre për kombin dhe atdheun kur ata e kishin mëse vështiri dhe kur kishin nevojë. Gjatë kohës së luftës së njohur çlirimtare dhe patriotike të UÇK-së- sidomos. Duke mos kursyer nga vetëvetja dhe këto punë të rënda të krahut, mërgimtarët shqiptarë asokohe i dhanë ndofta madje edhe qindarkat e fundit nga djersa e ballit dhe këta ´xhepa të shtjerrur´ të fatit për lirinë ( çlirimin), shtetin dhe pavarësinë e shumëpritur të Kosovës sonë Martire dhe Heroike.
Shumë prej tyre atëbotë madje, e dhanë ( e falen) edhe jetën e tyre në themelët e njohura të lirisë, shtetit dhe pavarësisë së popullit dhe atdheut tonë. Ranë për të mos vdekur kurrë në Altarin e Lartë të Lirisë dhe Pavarësisë të Republikës së Kosovës! Duke u ndodhur në ballë të togjëve, çetave, kolonave ose bataljonëve të ndryshme të UÇK-së në luftëra të ndryshme dhe beteja me armiqtë e egër dhe gjakatar serbian dhëmb për dhëmb, fyta fyt dhe ballë për ballë: Shumë mërgimtar ose vullnetar shqiptarë nga vendët dhe meridianet e ndryshme të botës u bën akter, personazhe të njohura ose protagonist të rëndësishëm dhe tepër sublim të ngjarjes së madhe ose ndodhjes. Respektivisht, heronjë dhe dëshmorë të përjetshëm të kombit dhe atdheut tonë të përbashkët. Shumë prej syrësh ishin në lulen e jetës dhe rinisë kur ranë dëshmorë. Për t´bu bërë lulëkuqe të lirisë dhe UÇK-së. Respektivisht, lulet me të bukura ose kryesore në ´kopshtin´ tonë kombëtar dhe historik që nuk vyshkën as nuk venitën kurrë në shpirtin dhe kujtesën e përhershmë historike dhe patriotike të çdo shqiptari të vërtetë. Jo kurrë.Por...

Si për çudi dhe një koincidencë të pashkruar e të pathënë asgjëkundi: Angazhimet dhe kontributët e lartëpërmendura çlirimtare dhe patriotike të shumë mërgimtarëve shqiptarë anëkënd globit, sikur i shpartalloi dhe davarisi mengjesi! Mbase, agu i shumëpritur i lirisë, shtetit dhe pavarësisë së Kosovës.
Sa çel e mbyllë sytë nga ana e strukturave, nomenklaturave ose " par exelencave" të ndryshme shtetërore, qeveritare, politike dhe të tjera në vendin tonë; sikur u harruan,anashkaluan dhe u injoruan tërësisht intelektualët, veprimtarët ose patriotët e njohur shqiptarë në mërgim. Dhe, së bashku me këta të fundit , edhe luftëtarët e lirisë së bashku me heronjtë e lartëpërmendur nga diaspora e madhe shqiptare në Europë dhe Amerikë që ranë dëshmorë për lirinë e Kosovës.
Në vend të tyre në Kosovën e pasluftës, gjegjësisht, në Kosovën e kontrastëve, paradoksëve, turbulencave, anakronizmave, anomalive dhe patologjive të shumëta shtetërore,nacionale, politike,ushtarake, policore,diplomatike, administrative, juridike, institucionale, konstitucionale,profesionale,kadrovike dhe të tjera...U ngritën dhe promovuan tregtarët,profiterët, matrapazët ose kontrabandistët e njohur ( dhe të panjohur) të luftës dhe pasluftës së bashku me ´tregetarët e flamujve´ dhe "stërshitesit e sofistikuar" ( ambulant) të shpirtërave të pafajshëm, kapitalit, potencialit dhe moralit të gjithëmbarshëm shoqërorë ose qytetar në vendin tonë.
Në lirinë e zorshme dhe aq të kushtueshme ose inflatore të popullit dhe atdheut tonë, heronjët, dëshmorët, luftetarët, intelektualët, atdhetarët ose patriotët e vërtetë jo rrallë u harruan, u përbuzën ose injoruan me forcë dhe dinakëri të ndryshme sllavo-bizantine. Apo, u burgosën, arrestuan, linçuan, kriminalizuan dhe pushkatuan shpirtërisht, moralisht , publikisht, familjarisht dhe në të gjitha format tjera të mundshme nga ana e demagogeve,hipokriteve dhe matrapazeve te ndryshem komplotist, karierist dhe profiterist. Ndërsa, poltronët, sërvilët, bedelët, debilët,vasalët, kameleonët, çatipët, pseudopatriotët, antiprofesionistët, quaziinstitucionalistët,renegatët , matrapazët, profiterët, kontrabandistët dhe dezertorët e ndryshëm politik, ushtarak ose luftarak, u ngritën dhe avansuan vazhimisht në "xhunglën e madhe" të atyre ´ligjëve të pashkelura´ kushtetuese, politike,institucionale, konstitucionale,kadrovike, administrative, juridike dhe të tjera në kuader të "shtetit ligjor" dhe "demokratik" të Kosoves.
Çudi e Madhe. Paradoks i pashëmbullt. Hipokrizi. Por...Ç´t´i besh "fatit" ne fatekeqesi ?!!! Thotë populli ynë i pafajshëm dhe gjithmonë duarthatë.

Se këndejmi, vet fakti se pjesën dërmuese të lidershipit të gjithëmbarshëm ose aktual në vendin tonë e përbejnë ish refugjatët ose azilantët e dikurshëm shqiptarë në Zvicër, Gjermani dhe në vende të tjera europërendimore ( shume prej tyre edhe me dosie dhe " biografi te arta" policore, ligjore,psikosociale, psikologjike etj.) së bashku me ´ata ´ të Behgjet Pacollit dhe ish ´qeverisë fantome´ në ekzil te Bujar Bukoshit & Company : Të bën të vemendëshëm dhe tepër kurioz ndaj apatisë, injorancës, animozitetit dhe një "amnezioni" arrogant dhe tepër amoroz të shtetit dhe qeverisë kosovare ndaj mërgimtarëve të shumtë shqiptarë.
Eklips moral. Apokalipsë njerëzore...Sfilatë turpi...Arenë "gladiatorësh te ri kosovar" ! Te cilet para faktorit nderkombetar behen pula ose qengja te bute -manar, ndersa, ne syte e popullit te shumevuajtur ose martirizuar shqiptar ne Kosove, tigra dhe luaj! ...Teatër absurd!Apo, mos ndofta " Duke i shikuar ose soditur ata , vdekja te vije prej syve të tille" ! Preludi i romanit të njohur të Akademikut Rexhep Qosja. Kush e di ?!...


Sidoqoftë, të flasësh apo të shkruash sot hapur ose publikisht kunder " engjëjve" ose "apostujve" të ndryshëm të pasluftës, gjegjësisht, të shtetit dhe pushtetit te korruptuar kosovar: Të ngjanë paksa në gogol ose punë të rëndë Sizifi. Për të mos thënë këtu në "salto mortale" ose në "fiskulturë akrobatike" mbi kalin e Trojës të cilit akoma i pikon gjak nga thembra.
Kjo sidomos atëherë nëse je mërgimtarë shqiptarë ose kosovar - tretur dhe i harruar dikund nepër botë. E pati puna!Jo vetëm shteti, partia dhe qeveria...Por, atëherë të shajnë, nemitin, mallkojnë dhe urrejnë të gjithë. I madh e i vogël i partive-shtet dhe i shtetit-parti. Të shajnë, urrejnë, mallkojnë, përbuzin dhe injorojnë madje, madje edhe Ata që deri dje iu ke besuar aq shumë. Edhe miqtë, kolegët ose të besuarit e deridjeshëm. Të gjithë. Shteti dhe pushteti ("hyqymeti" ) e kanë dorën e gjatë thotë populli. Ani..me "azilantat" ose "emigranttët" e ndryshëm nga Perëndimi. Bëhet puna lehtë. Njerëz jetima ! Të pa nënë e të pa babë. Apo, " njerëz pa vendlindje dhe pa atdhe!"- sic kam degjuar te na quajne shpesh me cinizem dhe nje injorance prepotente dhe teper primitive, Hashim Thaci me " qeveritaret" e tij ne Prishtine! Danke Herrn Hashim Thaci!!!


Aty janë edhe disa të të ashtuquajtura " agjensi të pavarura" lajmesh ose "televizione publike" në Kosovë se bashku me " gazeta" te ndryshme " numer nje" ose " lidere" atje...Të cilat ka kohë që janë shndërruar në servise ose zëdhënëse të sofistikuara ( komplotiste, konspirative dhe dekonspirativiste ) të nomenklaturës aktuale pushtetmbajtëse dhe kleptokratike në vendin tonë.Përkatësisht, në ´kolonë të pestë´ të shërbimëve të ndryshme sekrete, informative ose kundërinformative te nomenklaturave te ndryshme pushtetmbajtese ose politike.Duke i stisur dhe imituar në këtë vorbullë "stilin" dhe manirin e njohur të radiove,televizioneve ose gazetave dhe revistave të ndryshme të Medelinos ose Bogotas në Kolumbi, apo të simotrave të tyre në Venecuelën e Hugo Çavezit etj.
Ne notesin ose ´arkiven´e shenimeve te mia jetesore ose profesionale kam emra, mbiemra dhe adresa individesh te ndryshem qe me kane paralajmeruar dhe kerrcnuar seriozisht per shkak te shkrimeve ose opinioneve te mia publike ose publicistike, duke me quajtur ´Armik ne dispozicion! Mbaje veten mbi shpine se do te zhdukim dhe likuidojme si turqit dikur ne shpellen e Legisit! Madje, duke me quajtur dhe paragjykuar me fobi ose paranoja te ndryshme here si "agjent ose kriminel te Hashim Thacit, here te Ramush Haradinaj ose dikujt tjeter te " veshur me lekure qengji" dhe keshtu me radhe! Dhe, kjo kryesisht neper faqe ose vebfaqe ( portale) te ndryshme "gazetesh numer nje" ose "lidere" ne Kosove, apo neper Agjensi te ndryshme ( te pavarura) lajmesh atje.Madje, duke e manipuluar dhe keqperdorur shpesh emrin dhe mbiemrin tim ( ne menyra te ndryshme klandestine ose piraterike)- neper faqe ose rurika te ndryshme te komentuesve te panjohur ose anonim dhe keshtu me radhe! Kjo, edhe perkunder lutjeve ,kerkesave dhe paralajmerimeve te mia te vazhdueshme ne adresen e redaksive te gazetave ose agjensive te ndryshme te lajmeve mbi manipulimet ose keqperdorimet e mundshme te emrit dhe mbiemrit tim nga ana e hakereve ose matrapazeve te ndryshem ( te panjohur ose klandestin) te internetit. Kot se koti!
Volteri na meson se te vetmet gjera qe duhet te bien ndesh ose ne kundershtim te thelle ( te plote) me ndjenjat,emocionet, fobite, paranojat, urrejtjet, xhelozite ose " egot" e ndryshme iracionale dhe negative duhet te jene karakteri, morali, edukata, kultura, arsimimi dhe aftesite tona objektive dhe subjektive per te ruajtur ose mbrojtur tjetrin ose te tjeret nga " egoja", " libidoja" ose vetevetja jone.
Ndërkohë që është shkruar dhe folur aq shumë mbi rolin dhe pozicionin e fuqishëm moral, simbolik, reflektivë, tradicional, afirmativë, rekonstruktivë dhe paradigmatik të mediave të shkruara dhe atyre elektronike në të gjitha shtetët dhe shoqëritë e njohura qytetare dhe demokratike gjithandej globit. Në këtë frymë, mediat e shkruara ose elektronike, pos rolit dhe funksionit të njohur të një ´industrie´ ose ´teknologjie të përsosur´ profitabile dhe propagandistike në përhapjen , përçuarjen dhe afirmimin e vazhdueshëm të vlerave, resursëve dhe potencialeve të njohura njerëzore, natyrore ose materiale të vendëve të tyre përkatëse ose respektive në tregun global të kapitalit dhe vlerave ose resursëve të përgjithshme globale ose universale të botës ose planetës sonë. E kanë edhe rolin dhe rëndësinë e njohur të ´lojtareve´dhe ´refereve te pavarur´ dhe global në shtetin dhe shoqërinë e tyre përkatese ose respektive.
Apo...?!

Një fjalë e urtë arabe thotë se ai që ia bën varrin ose gropën tjetrit, le ta mbajë vetën mbi supe.

Thonë se pjesën dërmuese të të ashtuquajturit " senatit bizantin" të Romës ( në kohën e sundimit të Neroinit etj.) atëbotë e përbenin spiujt e ndryshëm, gladiatorët, pedofilët,agjentët,të mundurit, renegatët e ndryshëm ose dezertorët, komplotistët e ndryshëm konspirativë dhe dekonspirativistë, bedelët,debilët e ndryshëm,ciniket, injorantet ose intrigantët...Dhe, shumë rrallë romakët ose qytetarët e vërtetë në kuptimin e plotë të fjalës.
Kishte edhe profiter të luftës , demagog dhe hipokrit të ndryshëm...Tregtar flamujsh dhe shpirtërash të pafajshëm luftëtarësh dhe komandantësh të rënë në fushën e luftës .Mbase, në frontët e ndryshme të Perandorisë ( Romake...) etj.

Kishte madje, edhe hedonist, alkimist,papus, guenon ose okultist të ndryshëm ezoterikë që e përhapnin dhe propagandonin të " vërtetën" dhe "lavdinë e madhe" mbi "pemën e bekuar" dhe "eliksirin" e "rinisë së përhershme" dhe "jetës së pasosur" përtej asaj "anës tjetër" të vdekjës...Si "Sizifi mitik" i Homerit dikur!(...).


AGRON SHABANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHQIPTARI MË I RI NË LONDËRNga KUJTIM RUDINA (02.28.2014)
AGRONOM TOMSON NISHANI “BABAI” I PARKUT TË MADH TË TIRANËS(Boton libër, në 55-vjetorin e krijimit)Nga MURAT GECAJ (02.27.2014)
“GARANTOJMË” BE - BASHKIMIN EUROPJAN!Nga FRITZ RADOVANI (02.27.2014)
KU ËSHTË GUCIA?!Nga RAMIZ LUSHAJ (02.27.2014)
AMBASADA TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS APO 'KOOPERATIVA BUJQËSORE'?!Nga AGRON SHABANI, Gjermani (02.25.2014)
KUVAJTI - NJË VEND I HAPUR DHE MIK ME SHQIPËRINËNga KUJTIM MORINA (02.25.2014)
Në vend të reagimitPËR ÇFARË 'RACIZMI INTELEKTUAL' E KENI FJALËN 'DR. SC' ISA HAXHIU?!Nga AGRON SHABANI, Gjermani (02.23.2014)
FILMI 'TRI DRITARE DHE NJË VARJE' DEL NGA FUNDI I MARSIT (02.22.2014)
PËRSE (PSE) TASHTI EDHE URREJTJA?!Nga AGRON SHABANI, Gjermani (02.21.2014)
SHOQATAT SHQIPTARE NË SHBA REAGOJNË NDAJ KËRCENIMEVE TË GJUKANOVIÇIT (02.21.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]