VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Nga mërgimi apo:TË FALA NGA 'KOSOVA SOT'!Nga AGRON SHABANI

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 08:32am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Nga mërgimi apo:
TË FALA NGA 'KOSOVA SOT'!
Nga AGRON SHABANI

E Enjte, 03.27.2014, 06:24pm (GMT+1)


Është muaji mars i vititi 2014-.Orët e vona të një nate të gjatë mërgimtare që nuk i duket fundi.Përjashta kudo heshtje dhe nje qetësi e frikshme ose ndjellakeqe të cilen prej nga gjithëkah e gjithandej e sjellë nata.Nga diritarja,nata pamëshirëshëm sikur i derdhë qetësinë e mistershme ose enigmatike së bashku me heshtjën e rëndë ´ngjyrë ankthi´ që i përndjekë dhe gudulisë madje edhe ato ëndërralla të pafajshme të femijëve të mi( mërgimtar) në gjumë. Aty- këtu janë edhe këta hapa të rëndë mërgimtarësh ose shtegtimtarësh të vonuar shqiptar që bien,duke rënduar kumbueshëm dhe me aq nxitim- kalldremëve dhe këtyre koridorëve të huaja edhe në orët e vonta të pasmesnatës. Dhe,punët e rënda të krahut ose përipecitë e përditshme për ta siguruar ekzistencën dhe kafshatën e bukës për vetëvetën dhe familjen këtu dhe atje. Malli dhe nostalgjia e thellë që djeg e flet për një fjalë nënë, babë, vëlla, motër, Kosovë, Shqipëtar etj.Ahh... Kosova!(...)
Jeta këtu jashtë,sikur bëhet akoma me e rëndë kur populli( kombi) dhe atdheu yne atje, e kanë vështirë apo kur ndodhën përballë sfidave,udhëkryqeve ose turbulencave të ndryshme objektive dhe subjektive.
Por, atje në Kosovë ndërkaq,si duket, gjithmonë stinë me " diell" ose kohe me vapë ?! Në stinën e dimrit,vjeshtes,verës ose pranverës!? Vazhdimisht " stine vere"!...Per " eterit" ose " baballaret" e ndryshme te shtetit dhe pushtetit kosovar-sidomos.Në bordet e ndryshme editoriale dhe redaksionale të ca gazetave ose " medieve të pavarura" dhe "publike" -gjithashtu. Stuhi me vapë! Stuhi ne zemër? Stuhi në shpirtë? Stuhi në mendje? apo, " stuhi në bord"?! Kush e di!
Ndërkohë që lajmet ose informacionet e stisura,të rimuara, sajuara,manipuluara ose kontrabanduara " mes miqshë" te ndryshem ( mediokrit dhe inkompetent) te" zanatit" ose "profesionit"! Dorën në zemër, gjithëçka tjetër mund të jenë ose mund të quhen, por jo edhe lajme,informacione,kronika, reportazhe ose korrespondenca të profesionalizuara ose kompetente mes "miqshë " te specializuar ose ekselent të lapsit,profesionit, besës dhe idealit. Dhe, aq me pak mes intelektualesh ose profesionistësh të lartë gazetaresk ose publicistik.Jo.Por...???!!!
Me rendesi eshte si te gjithe ( si ne " kor") i thone vetes ( lexo: pa i njohur dhe pa u thene askush)- " mediume te pavarura" apo " gazeta lidere" dhe " numer nje" ne Kosove!!! Kaq u mjafton atyre atje. Mbase, te gjithe atje sikur kane " lindur pernjehere" me " popullin e lindur nga lufta" dhe " revolucioni"! Me "popullin kosovar" pra! Per te mos thene ketu me ate " popullin artificial" ose "johistorik" te Marty Ahtisarit & Company!
...!
Aty janë edhe ca " redaktor", "gazetar" ose "moderator" të ndryshëm cinik,injorant, intrigant,prepotent,mediokrit, komplotist ose konsiprativist nepër gazeta, agjensi te ( " pavarura") lajmesh, ,"radio-televizionesh publike" etj. Që vazhdojnë t´i japin " zë kujës" ose "borisë agjituese" ose propagandistike mbi të "vërteten" dhe " lavdinë e madhe" të shtetit dhe pushtetit kosovar! Duke krijuar ose fabrikuar kështu " lajme" ose "informacione senzacionale" dhe "bombastike" nga bordet ose filiallat e ndryshme te nje te te ashtuquajture gazetarie te centralizuar dhe standardizuar ( forumiane ose kabinetike) qe diktohet dhe paguhet nga qarqet ose nomenklaturat e ndryshme qeveritare ose parapolitike.Dhe,kjo në radhë të parë në mungesë lajmësh ose informacionësh të mirëfillëta, serioze dhe profesioniste nga terreni?! Apo, mos ndofta në mungesë edukate,kulture,rezonanse,performanse, profesionalizmi,etike,estetike dhe higjiene te brendshme shpirterore, intelektuale, morale, kombetare ose profesionale në sfond?! " Disa gazetar ose publicist, nganjëherë janë si qentë ( watch dogs) që lehin, ngarendin dhe llomotisin pas " zoon politkonëve" ( lexo: ´kafshëve të larta politike´)- vetëm e vetëm atëherë kur të ndodhë ose levizë diçka nga vendi.Dhe, jo para së të ndodhin ose zhvillohen ngjarjet apo ndodhitë e ndryshme në kohë dhe hapësirë." Do thoshte me këtë rast, Arthur Schopenhaueri.Apo, ne duart e kujt ndodhen ne te vertete disa te te ashtuquajtura " gazeta lidere" dhe " numer nje" ne Kosove ?! Mbase, " mediet e pavarura" ose " publike" atje? Ne duart e botuesve ( editoreve) te ndryshem karierist,profiterist ose filantropist? Ne duart e drejtoreve, redaktoreve ose kryeredaktoreve te ndryshem mediokrit,mediokrat, cinik, injorant, prepotent( impotent) ,inkompetent dhe antiprofesionist? Ne duart e censoreve ose lincuesve te ndryshem publik ose mediatik? Ne duart e ndyera te hajnave,matrapazeve,sahanelepirseve, poltroneve,servileve,kameleoneve, demagogeve dhe hipokriteve te ndryshem konformist, oportunist,komplotist, konspirativ ose dekonspirativist? Ne " duart e arta" te " etikes" dhe " estetikes se larte" institucionale dhe profesionale qe po vdesin akoma pa lindur- ne embrion?! Apo, ku tjeter se???!!!
Në të kundërten, sa me të aftë,sa me të ditur,sa me të ngritur,përgatitur, edukuar, arsimuar, kulturuar,kualifikuar,specializuar dhe profesionalizuar që të jenë njerëzit ose qytetarët e ndryshëm në zanatët ose profesionet e tyre përkatëse ose respektive. Aq me të dashura, aq me të bukura dhe aq me të afërta dhe akceptuese, atyre do iu duken jeta, bota, koha,natyra, shteti dhe shoqëria e tyre përkatëse ose respektive së bashku me qenien, materien, krijesën,ekzistencën,nevojat dhe kërkesat e njohura njerëzore ose qytetare në sfond.Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe fenomenët, paradokset,anakronizmat,turbulncat,demagogjitë,anomalitë,patologjitë,destruksionet ose dekonstruksionet e ndryshme individuale ose kolektive.Gjegjësisht, objektive dhe subjektive në këtë kontekst.Si dhe përgatitjet,obligimet dhe përgjithësitë e njohura morale dhe profesionale -përballë tyre.Te medieve te shkruara dhe atyre elektronike sidomos.
E kundërta e tyre janë smira,urrejtja,fobia,kretenizmi,mizantropizmi,snobizmi,paranoja,përbuzja,cinizmi, injoranca,arroganca,prepotenca,malicioziteti, antiprofesionalizmi,pseudoedukata,kontrakultura etj.Që me tepër iu përkasin natyrës dhe karakterit të shëmtuar dhe inkompetent ( jokompetent) të personit ose te caktuar shoqëror ose qytetar. Gjegjësisht, çështjëve dhe aspektëve të ndryshme të mendjes ( logjikes), moralit,karakterit, zemrës dhe shpirtit të personit ose individit. Në këtë prizëm, thonë se fjala e njeriut nganjëherë është me e fortë së sa çeliku, shkëmbi ose graniti.Ndërsa, nganjëherë tjetër edhe me e rëndë se guri ose plumbi.
Se këndejmi, për ta njohur, çmuar dhe vlerësuar dikënd tjetër në diversitete të ndryshme ose polaritet,ne në radhë të parë duhet njohur dhe poseduar vlerat dhe mundësitë tona objektive dhe subjektive.Gjëgjësisht, individuale ose personale.Apo,mos ndofta, edhe kesaj radhe " Dicka eshte e kalbur ne Danimarke"? ( Shekspiri).
Në të kundërten, çdo e treta fjalë jona e merr formen dhe kuptimin e rrenës ose gënjeshtrës publike.Mendon kështu Uiliam Shekspiri në kuader të " Hamletit" të tij...Për të shtuar se " pas meje ( pas tij pra)- flet heshtja"!
Ndonëse, pa i harruar këtu edhe atë " Jorikun e përjetshëm" në "ëndërrallat e njohura " vegimtare" ose vezullimtare" tek " Hamleti" i Shekspirit së bashku me " zotin Kojner" në "parabollat e shkurtëra" të Berthold Brechtit etj.etj.

Sidoqoftë,ne asnjëherë nuk guxojmë ose nuk kemi të drejtë të tallëmi ose të qeshëmi me ëndërrat, idealet dhe vizionet e të tjerëve." thoshte dikur Seneka.

Sidomos, më " ëndërrat,idealet dhe vizionet e larta shtetërore dhe nacionale" të ca gazetave ose " mediumeve te pavarura" ose " publike" ne Kosove!!!

AGRON SHABANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NEPOTIZMI TEK MAXHORANCA - DJALI I BRAHOS, RUÇIT E FINOS EMËROHEN DREJTORË TEK ANTANga ARTAN SHAHINI (03.27.2014)
FJALORI BRUTAL NË PARLAMENT - DEKADENCË KULTURORENga ARBEN BRAÇE (03.26.2014)
In memoriamUNË, NE, PRISHTINA, KOSOVA PA DR. GANI DEMOLLINNga Don LUSH GJERGJI (03.25.2014)
'SHTËPIA E KOSOVARËVE' NË VLORË - LIDHJA E VLONJATËVE ME ISA BOLETININ (Dossier) (03.25.2014)
ALEKSANDËR MEKSI - PD 22 VJET PAS 22 MARSIT (Intervistë) (03.24.2014)
VDIQ  DR.  PJETER  PEPANga FRITZ RADOVANI (03.24.2014)
MBI GRATË E FUQISHME DHE BURRAT (MBRETËRIT) E NDRYSHËM TEKANJOZË OSE KARRIERISTË...Nga AGRON SHABANI (03.23.2014)
NË PËRKËDHELITË TUA ANKORUARPoezi nga ZOG HYSENAJ (03.23.2014)
KALORËS I LIRISËNë përvjetorin e dy epopeve çlirimtareNga AZGAN HAKLAJ (03.23.2014)
LEDI SHKRELI - NDRYSHIMET PO E GJYMTOJNË, PO E MPIJNË GJUHËN (Intervistë) (03.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]