E Shtunë, 04.27.2024, 06:16am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
ME KË TË QESHIM, ME VETEN APO ME POLITIKANËT TANË!
Nga LEKË MIRAKAJ, New York

E Shtunë, 12.27.2014, 05:20pm (GMT+1)


Po e kopjoj ashtu si është shkruar pika tretë e draftit që i dha fund bojkotit të Kuvendit nga ana e PD. «Opozita dhe mazhoranca angazhohen të punojnë së bashku në mënyrë konsensuale, me ndihmen e Bashkimit Evropian, për çështjen e individve me rekorde kriminale, që kërkojnë të zgjidhen ose të emërohen për poste publike, bazuar në standartet evropjane dhe me asistencen e komisionit të Venecias.»

Pse them me kë të qeshim, e thjeshtë, ose ata d.m.th. politikanët tanë na kujtojnë debila që mund të gëlltisim çfardo çorbe që na servirin,ose ata vetë jo vetëm janë të pafytyrë, po janë edhe budallenj. Le të shohim çfarë na kanë servirur. Na thonë se në marrveshje me njëri tjetrin do përjashtojnë të inkriminuarit nga e drejta për tu zgjedhur!!!... Ose emëruar. E drejta për tu zgjedhur është e drejtë kushtetuese e çdo individi aq më tepër nëse personi i ka shlyer detyrimet ligjore për aktin që mund të ketë kryer. Që të kemi një Parlament që reflekton vlera morale dhe intelektuale është kërkesë e të gjithve dhe përgjegjësi e kryetarve të partive që mos ti kandidojnë personat me të kaluar kriminale. Po ta frysh malin e të pjellë një mi, kjo është medet o zot.

Nuk kam lajthitur, po kur po këta politikanë shqetësohen se duke u hapur dosjet e krimit komunist dhe duke u aplikuar lustracioni pa kompromis, u shkelkan të drejtat kushtetuese të kriminelve, kjo është cinike dhe skandaloze. Një individ që ka kryer çfardo krimi ka një periudhë ku krimi i parashkruhet. Individët që kanë kryer krime kundër njerzimit nuk e kanë ate privilegj, krimet kunder njerzimit nuk parashkruhen.

Me parimet e Bashkimit Evropian na thonë. Po a nuk është kjo Evropë që e ka dënuar krimin komunist, a nuk është kjo Evropë që edhe sot megjithse kanë kaluar 70 vjet nga Lufta e Dytë Botërore i dënon kriminelët nazistë. Është emblematik rasti i një gruaje gjermane që në vitin e largët 1945 kishte qënë 15 vjeçare. E mobilizuar kur Gjermania naziste i kishte shteruar rezervat, dërgohet si gardiane në një kamp përqendrimi dhe kishte shërbyer vetëm një muaj, pasi lufta mbaroi. E pra kësaj gruaje sot mbi 80 vjeçare, kjo Amerika që ka një kushtetutë që respektohet e zbatohet jo si ajo e jona të cilën dy individ të cilët në një moment e shohin veten në krye të vëndit, e ndryshojnë ate pa pyetur asnjeri, thjeshtë për ti dhënë vehtes pushtet të pa kufizuem.E pra Amerika që respekton të dretat e njeriut,jo vetëm i hoqi shtetësinë kësaj gruaje, po edhe e deportoi në Gjermani për tu gjykuar. E të mendojsh se ishte vetëm 15 vjeçare dhe vetëm gardiane.

Është mir ti kujtojmë z.Velija se burgu i Spaçit, i Qafë Barit ,I Burrelit me dhjetra e qindra burgje e kampe përqëndrimi të mbjelluna si këpurdhat mbas shiut në Shqipëri, nuk kanë pasur gardianë si ajo vajza, po kanë pasur kriminelë si Edmond Caja e Shefki Drenova që janë ekzemplarë të rrallë të krimit. Ju zotërinj, të majtë e të djathtë ashtu si gjeni gjuhen e përbashkët për të shkelur kushetuten ose për ta amenduar ate, për individë me të kaluar ordinere, provoni të gjeni gjuhen e përbashkët edhe për lustracionin, që ti shërbejë të ardhmes dhe ti leni brezit të ri një shoqëri pa skelete në sirtarë.

Zoti Velija dhe z. Paloka bëjuni ortak me inisiativen e zonjave Doda -Ballauri e z.Idrizi, mos u bëni mbrojtës të kriminelve komunistë, mos harroni se kush mbron kriminelin, mbron krimin, bëhet pjesë e krimit. Po bëtë detyren tuaj ndaj të vërtetës, at-herë ne nuk do qeshim as me veten dhe as me ju. Nuk do mbaroj Shqipërija po larguat kriminelët komunist nga administrata dhe parlamenti, përkundrazi ,do i bëni shërbimin më të dobishëm të ardhmes,shërbimin më të vlefshëm të karierës tuaj politike. Edhe njëherë po përsërisë ate që është normë në ate evropë ku aspirojmë të shkojmë.

KRIMET KUNDËR NJERZIMIT NUK PARASHKRUHEN.

LEKË MIRAKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
'BILD' SHPALL SHKODRAN MUSTAFIN FITUES TË VITIT 2014! (12.26.2014)
FLAMURI SHQIPTAR SI TEME NE DISA VEPRA TE RILINDJES EVROPIANE…Nga ILIR SECI (12.25.2014)
TEK KAFE ELIDA TRE GAZETARËT E RILINDJES MË FOLËN PËR KRIJIMIN E LDK-së“Ti bëjmë presion Ibrahim Rugovës të zgjidhet kryetar”Nga ALI ALIU (12.23.2014)
SI KALOI VIZITA E PARË E IBRAHIM RUGOVËS NË TIRANË?Na shoqëroi edhe gazetari Skënder BuçpapajNga ALI ALIU (12.20.2014)
'IDENTITETI' I PIKTORIT PANTINA - NXJERR NË PAH RELIKTET E NACIONALITETIT SHQIPTAR (12.19.2014)
18 DHJETOR 1981 - KATËR DËSHMI PËR VDEKJEN E MEHMET SHEHUT (12.18.2014)
ARMINA - JA DETAJET E LIDHJES SIME ME SHKËLZENIN (12.17.2014)
VOLEJBOLLISTI GAZMEND HUSAJ KRENARI SHQIPTARE (12.16.2014)
IZRAEL, NËPËR PLAGËT E TOKËS SË SHENJTË (Reportazh) (12.15.2014)
UKSHIN HOTI, PRINCI I VËRTETË I KOMBITNga RAMIZ LUSHAJ (12.13.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]