VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NJË REAGIM PËR ÇËSHTJEN ÇAMENga Prof. dr. ESHREF YMERI

                                                                                      

E Hënë, 05.20.2024, 02:16pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

NJË REAGIM PËR ÇËSHTJEN ÇAME

Nga Prof. dr. ESHREF YMERI


E Djelë, 06.27.2010, 08:06am (GMT+1)

Përmes internetit, u njoha me një lajm që vinte nga Tirana: parlamenti shqiptar, me kërkesën e Partisë për Drejtësi dhe Unitet, në kuadrin e Javës Kulturore të Çamërisë, paska mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimave të popullsisë çame që ranë pre e egërsisë së shovinizmit grekomadh në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Aty qenkan mbajtur fjalime edhe nga deputeti Shpëtim Idrizi, kryetar i Partisë për Drejtësi dhe Unitet, dhe nga zoti Dashamir Tahiri. Në fjalën e tij, zoti Idrizi paska deklaruar:

"...Ne kërkojmë që pala greke të kërkojë falje për këtë krim të shëmtuar. Ne kërkojmë që pala greke t'u kthejë pronat atyre që u takojnë. Ne kërkojmë që të nderohen viktimat e pafajshme, që dhanë jetën pafajshmërisht vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë. Të ngrihet një lapidar, një memorial në qendrat e qyteteve ku ata u larguan me forcë, me përdhunë". (Citohet sipas: "Sot në Kuvendin e Shqipërisë...". Marrë nga faqja e internetit. 24 qershor 2010).

Unë mendoj se Çështja Çame (e cila duhet shkruar me gërma të mëdha) nuk zgjidhet me lypjen e një të falure një shteti shovinist, siç është shteti grek dhe siç janë mbarë strukturat e këtij vendi, i cili, në psikologjinë e vet, në qëndrimin ndaj kombit shqiptar, vazhdon të jetojë ende në mesjetë. Greqia, me politikën e saj, këto ditët e fundit, e vërtetoi në praktikë se nuk mund të rrijë pa e zbuluar fytyrën e saj të vërtetë në raport me kombin shqiptar: ajo, për periudhën e turizmit, vendosi të heqë vizat për Rusinë, Ukrainën dhe Turqinë. Por nuk i hoqi vizat për Shqipërinë. Por Greqia harron qëllimisht faktin se shqiptarët kanë se ku i kalojnë pushimet e verës. Kanë vendin e tyre të shkëlqyer që ka një bukuri aq parajsore, saqë edhe vetë shteti shovinist grek është shumë xheloz. Lexuesit e nderuar le të kujtojnë pë një çast atë gjestin e turpshëm të shtetit shovinist grek, i cili para disa vjetësh na e ndoti me zift bregdetin jugor të vendit tonë pikërisht në periudhën e turizmit.

Pra, që t'i kthehem thelbit të problemit, Çështja Çame nuk zgjidhet me lypjen e një të falure shtetit shovinist grek, me kërkesa për kthime pronash apo për ngritje lapidarësh dhe memorialesh në nderim të viktimave çame. Është paradoksale të kërkosh prej xhelatit të nderojë viktimat e veta. Sepse shteti shovinist grek, edhe sot e kësaj dite, në qëndrimin ndaj çështjes çame, vazhdon të udhëhiqet nga psikologjia e kriminelit Zerva.

Çështja Çame zgjidhet vetëm me kthimin e popullsisë çame në trojet e veta etnike. Për mendimin tim, çdo përpjekje tjetër, jashtë këtij objektivi madhor, është gënjeshtër dhe hipokrizi. Partia Për Drejtësi dhe Unitet duhet ta ketë të qartë se Çështja Çame nuk mund të zgjidhet me këto mënyra që rekomandon zoti Idrizi. Zgjidhjen e kësaj Çështjeje Madhore të kombit shqiptar duhej ta merrte përsipër shteti shqiptar, pra, klasa politike që drejton vendin, e cila, paraprakisht, duhej të çlirohej njëherë e mirë nga vargonjtë e servilizmit të pështirë, me të cilët shovinizmi grekomadh dhe kisha shoviniste greke e kanë lidhur këmbë e duar. Veç kësaj, kjo klasë politike duhej të hiqte dorë nga kompleksi i inferioritetit, nga psikologjia e vasalitetit dhe e mercenarizmit në marrëdhëniet me të huajt. Çështja Çame mund dhe duhet të zgjidhet vetëm në kuadrin e zgjidhjes së Çështjes Kombëtare Shqiptare - me shkrirjen e mbarë trojeve etnike shqiptare në një shtet të bashkuar kombëtar, me një stemë dhe një flamur, siç deklaroi zoti Albin Kurti në intervistën që dha për kanalin televiziv "Ora News" më 23 qershor 2010. Ky ka qenë objektivi kryesor, drejt të cilit pati synuar për dymbëdhjetë vjet rresht zoti Abdi Baleta me publicistikën e tij të shlëlqyer, të botuar në faqet e gazetës "Rimëkëmbja" (1995-2007). Por këtë objektiv madhor mund të arrijë ta realizojë një tjetër klasë politike, e cila interesat kombëtare i ka si "yllin e karvanit".

Sikur Partia për Drejtësi dhe Unitet ta trajtonte vërtet me seriozitet zgjidhjen e Çështjes Çame, ajo, fillimisht, duhej të kërkonte largimin e Janullatosit nga kreu i filialit të kishës shoviniste greke me seli në Tiranë, pasi ai, me postin që mban, përfaqëson kreun e shovinizmit grekomadh në Shqipëri. Pa largimin e Janullatosit nga Shqipëria, çdo përpjekje për zgjidhjen e Çështjes Kombëtare Shqiptare dhe, rrjedhimisht, edhe të Çështjes Çame, do të rezultojë e dështuar.

Por duhet theksuar dhe dënuar edhe tragjikomedia që u luajt në sallën e parlamentit, me atë minutën e heshtjes së deputetve shqiptarë të të dy krahëve të politikës shqiptare. Më 25 mars parlamenti shqiptar kaloi ligjin për ngritjen e varrezave dhe memorialeve për ushtarët agresorë grekë. Kjo ishte një tallje shumë e rëndë për viktimat e shovinizmit grekomadh në Çamëri. Kjo tragjikomedi, unikale në mbarë rruzullimin, vërteton pa asnjë mëdyshje se klasa e sotme politike shqiptare është tradhtare e interesave kombëtare. Pra, edhe Partia për Drejtësi dhe Unitet, si pjesëtare e kësaj klase politike, është bashkautore e tragjikomedisë që u luajt paturpësisht në parlamentin shqiptar.

Santa Barbara, Kaliforni

24 qershor 2010

PROF. DR. ESHREF YMERI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
27 QERSHOR - 66 VJET NGA MASAKRA E ÇAMËRISË (06.26.2010)
CËRRIKU I KIN DUSHITNga ALEKO LIKAJ (06.25.2010)
PETRIT MURZAKU/MOS PRISNI TË VDESË...MADHËSHTIA!Nga AGRON SEJAMINI (06.24.2010)
RËNIE E LINDJEVE NË KOSOVË (06.22.2010)
POETI QË NDËRTON URA YLBERI NGA DEHJA E DASHURISË...Nga KËZE KOZETA ZYLO (06.20.2010)
KRIMET E LUFTËS NË MONOGRAFI (06.18.2010)
NDERIM MUSTAFA VRIONIT (06.18.2010)
DEMOKRATIZIM NËPËRMJET DEKOMUNISTIZIMIT TË VËRTETË TË SHQIPËRISËNga LEKA TASI (06.17.2010)
KALVARET E FEMRAVE PASQYRUAR NË LIBRIN "GRABJANI RRËZË KODRAVE"Nga MERITA B. MCCORMACK (06.15.2010)
KUR KRIJIMTARIA BËHET PJESË E HALLEVE DHE GËZIMEVE TË KOMBIT TËND (06.15.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]