VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ARBËN XHAFERRI: FITOI E DREJTA PËR LIRI

                                                                                      

E Premte, 05.10.2024, 12:08pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
ARBËN XHAFERRI: FITOI E DREJTA PËR LIRI
E Premte, 07.23.2010, 07:14pm (GMT+1)

Politikani Arbën Xhaferi thotë se mendimi i dhënë nga GJND-ja i hap rrugë Serbisë për tërheqje pak më dinjitoze nga Kosova. Ai thotë se tani Prishtina zyrtare duhet të fokusohet në rritjen e numrit të njohjeve për të siguruar vend në Kombet e Bashkuara, por njëherësh të punojë për sundimin e shtetit ligjor.

Në intervistën dhënë BBC-së, Arbën Xhaferi komenton edhe mundësinë e bisedimeve Prishtinë-Beograd dhe të pajtimit shqiptaro-serb.

Me zotin Xhaferi bisedoi Seladin Xhezairi dhe fillimisht e pyeti se cili ishte opinioni i tij për mendimin e sapo shpallur të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me Kosovën?

Xhaferi: Që ditën kur në OKB u miratua kërkesa serbe për arbitrazh ndërkombëtar, u proncova se ky propozim është në fakt ide e shteteve që në çdo plan kanë ndikim global, sidomos në ato institucione që funksionojne me kontributet e SHBA-së dhe shteteve europiane. Së këndejmi, këto shtete nuk do të lejonin që kaq lehtë ta humbin betejën për Kosovën në territorin e vet. Mendimi i dhënë nga GJND-ja i hap rrugë Serbisë për tërheqje pak më dinjitoze nga Kosova. Madje ekzistojnë mundësi që kjo ide të ketë qenë e përbashkët me autoritetet serbe që nuk dinë si të lirohen nga barra e padurueshme e Kosovës. Nuk mund të besoj se serbët mund të jenë aq naiv. Kanë intelektualë të cilet fare mirë e dinë se principi i Westfalisë, që i parandolente ndërrimet e kufijve, princip ky që u rifreskua me konventa të ndryshme për mosndryshim të kufijve, pak nga pak po humb kuptimin e vet ngaqë e ngushton hapsirën e lirisë, e dhunon atë. Aspak nuk e kuptoja qëndrimin e serbëve se nuk bën të ndryshojnë kufijt e shteteve kur dihet se numri i shteteve në OKB sa vjen e po shtohet. Pa ndryshim të kufijve, ky shtim i numrit të shteteve anëtare të OKB-së as që do të ekzistonte. Nuk fitoi Kosova, por e drejta për liri. Këtë dallim e potencoi edhe sekretari i OKB-së gjatë bombardimeve të NATO-s, zoti Kofi Anan, i cili interpretoi drejt parimin për mosndryshim të kufijve: ai nuk vlen për ato shtete që ushtrojnë dhunë kundër qytetarëve të vet. A ështe e mundur që ata, diplomatët serbë nuk e kanë ditur këtë. Kurrsesi jo! GJND-ja tani ua tregoi udhën.

BBC: Zoti Xhaferi, çfarë parashikoni, cilët do të jenë hapat e të dyja palëve, tani pas dhënies së mendimit të GjND-së. Të fillojmë me Prishtinën?

Xhaferi: Hapat janë të qartë: të vazhdohet me senzibilizimin e shteteve për domosdoshmërinë e pavarësisë së Kosovës, si dhe për njohjen e pavarësisë së saj, të arrihen standardet e kërkuara, të luftohet me të gjitha mjete krimi i organizuar, të shfaroset korrupsioni, të mbrohet shekullarizmi, me një fjalë të ndërtohet ideja se Kosova është një sukses i NATO-s, i SHBA-së dhe i BE-së, sidomos i popullit shqiptar. Ky duhet të jetë identiteri ri i shqiptarëve, i një populli të vogël që i lexon drejtë mesazhet globale...

BBC: Ka mendime se autoritetet kosovare deri tani janë treguar disi të ngathta në lobimin për njohje të reja... Cili është mendimi Juaj?

Xhaferi: Politika kosovare dhe ajo shqiptare në përgjithësi ka pasur një vetëpërmbajtje, sidmos kur shtetet me të fuqishme të botës, SHBA-ja dhe BE filluan të përhapin kërkesën për mbështetje, njohje të pavarësisë së Kosovës. Çdo ndërhyrje e tepruar e diplomacisë ende në formim e sipër, në këtë plan, do të ishte e tepërt. Ngathtësia e diplomacisë kosovare është kuptueshme. Ajo, le që është në formim e sipër, pa përvojë, por është edhe vazhdimisht nën presionin e faktorit të brendshëm politik, që në këtë plan bën politikë partiake, ajo është, po ashtu, nën presionin e faktorëve të ndryshëm jopolitik vendorë dhe ndërkombetarë që shpesh herë prej nesh kërkojnë sjellje shembullore, që në në këtë fazë nuk mund ta ofrojmë. Por duhet të vlerësojmë paraqitjet dinjitoze të shqiptarëve në Keshillin e Sigurimit të OKB-së. Ata ishin shumë më superiorë se serbët, jo pse ishin më të aftë, por për shkak se përfaqëuesit serbë bënin përpjekje naive për t'i imponuar qëndrimet, gabimet e tyre, gjatë gjithë periudhës së krizës. Ky ves i tyre për gënjeshtra të pafytyrshme ndikoi që ata ta humbin seriozitetin në qarqet e politikës globale. Një nga këto humbje është Kosova.

BBC: Megjithatë, zoti Xhaferi, Beogradi ka lënë të kuptohet se nuk do heqë dorë nga Kosova. Tani pas GjND-së, çfarë mendoni se mund të bëjnë Serbia dhe aleatët e saj, në radhë të parë Rusia?

Xhaferi: Argumenti serb lidhur me GJND-në në fakt ishte një autogol i paramenduar. Argumentet e tyre prej fillimit ishin kontradiktore dhe në vend që të korrigjojnë veten, bënin përpjekje të frustruara që ta ndryshojnë opinionin botëror. Këto bindje i çuan ata në zonën e të menduarit jokritik. Ata më s'ishin në gjendje ta dallojne iluzoren prej reales, objketives. Ata dita-ditës do të ballafaqohen me humbjen e vetëbesimit që do të rezultojë me një depresion kolektiv, me humbje të vetëbesimit. Loja me retorikën që duhej të arsyetonte një apsurd ua solli fitoren cinike; ata edhe kësaj radhe e fituan qiellin. Ndërkaq ne tokën. Bereqat versin!- do të thoshin turqit.

BBC: Ndërkohë, sikur po shtohen zërat për bisedime Prishtinë-Beograd. Për çfarë mund të bisedojnë të dyja palët?

Xhaferi: Serbët, mungesën e argumentit valid do ta kompensojnë në kategorinë e gjysmë të vërtetave të cilat i shpallin si të vërteta të plota. Ata do të vazhdojnë me metodën e kontradiktave në çdo sistem. Do të kërkojnë negociata të reja, por me kusht që Kosova të jetë sërish "oblast", rajon, i tyre. Në të kaluarën ata arritën që ta grabisin Kosovën, për shkak se ishin në aleancë me gadhnjimtarët, ndërkaq sot ata janë në aleanca me humbësit, Gadafin, Chavezin, Ahmadinexhadin dhe kreatura të tjera të humbur në hapësirë dhe kohë. Tash e tutje do të kenë kënaqësinë që nga lartësitë qiellore ta shohin përparimin e Kosovës dhe të shqiptarëve në tokë.

BBC: U fol për mundësinë e ndarjes së Kosovës, nën tavolinë mbase janë edhe idetë për autonomi apo status special të Veriut dhe enklavave serbe në Kosovë. Cili është mendimi juaj?

Xhaferi: Ata realisht nuk kanë mundësi më që të sillen në mënyre arrogante që nënkupton paradoksin: shpalljen e humbjes si fitore. Gjatë tërë kohës dëgjohet i njëjti refren: Kosova është shpirti i tyre, pa të ata s'kanë identitet, në vend të profanes, toksores, ata qenkan përcaktuar për qielloren. Ky ligjërim tashmë është bërë bajat edhe për vetë serbët.
Serbët do të duhet të kuptojnë se s' kanë më të drejta, argumente bindëse për Kosovën, por në vend që të pajtohen me këtë fakt, ata do të përpiqen me taktizime humbjet t'i shpallin si fitore. Edhe patriarku i ri i Kishës Autoqefale Serbe,Irineji, e dha bekimin që në çdo kishë t'i luten Zotit. Në këtë pikë njeriu fillon të kuptojë rolin e Zotit në shërimin e depresioneve të njeriut. Rusia nuk mund të kontribuojë më, për shkak se në krizën e fundit edhe ajo kuptoi se çmimi i një fuçie të naftës caktohet nga blerësi dhe jo shitësi. Ky i pari e zbriti çmimin deri në 50 dollarë, ndërkaq ky i dyti, vetëm për ta pastruar naftën duhet të shpenzojë 50 dollarë. Ec e ngatërro punet me të kamurit!

BBC: Megjithatë, roli i Moskës deri tani nuk mund të thuhet se ka qenë i dorës së dytë!

Xhaferi: Duhet kuptuar një fakt kryesor: nuk mund të keshë analiza të sigurta, nëse nuk ke informata të verifikuara. Prandaj, nuk duhet shumë gjerë t'i biem kosës. Do punë të nivelit gjeostrategjik duhet të lëmë në duart e ekspertëve të shteteve mike, me përvojë, kapacitete dhe me peshe ndikuese. Këto çështje nuk mund t'i lëvizim. Kjo duhet të merret si aksiomë, ashtu si edhe obligimi që të ndërtojmë shtetin mbi parimet e së drejtës, ta luftojmë korrupsionin, krimin si dhe epidemitë e tjera politike të kohës, t'i ndërtojmë standardet që kërkohen nga ne. T'i lëmë rusët që të merren me pastrimin e ndotjes së naftës së tyre.

BBC: Pavarësisht nga kjo, analistë të ndryshëm thonë se marrëdhëniet apo thënë më mirë pajtimi shqiptaro-serb është një ndër kushtet kryesore të integrimit të plotë të Evropës Juglindore në BE. Këto zhvillime të fundit i çojnë shqiptarët dhe serbët drejt pajtimit apo?

Xhaferi: Prishtina, në këtë fazë, detyrë parësore duhet ta ketë njohjen e pavarësisë së saj dhe jo avazin serb për humbje të kuptimit të jetës në lartësitë qiellore. Ndërkaq, serbët do të insistojnë në hapje të dialogut, për të fituar pikën e re të kontestit. Ma merr mendja se dialogu, qoftë edhe për çështje teknike duhet të hapet pas pranimit të pavarësisë së Kosoves. Serbia duhet të kuptoje së nuk është më në gjendje t'i diktojë kushtet. Por, kjo do të kuptohet vetvetiu. (http://www.bbc.co.uk/albanian)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TËRMKOLLI: PËR RIGJYKIMIN E HARADINAJT, E INTERESUAR SERBIA (07.22.2010)
QEVERIA SHPREH BRENGOSJE PËR RIGJYKIMIN E HARADINAJT (07.21.2010)
MBI KRIMET E KOMUNIZMIT NË SHKODËR E MALËSINga FRITZ RADOVANI (07.19.2010)
POEZI E FRESKISË DHE DRITËS ROMANTIKENga Prof SADIK BEJKO (07.17.2010)
"DUA TË BËJ PAQE ME SHQIPËRINË" - ARTISTJA ELDA SORRA (07.15.2010)
BUJAR ALIKO: ËNDRRËN GJERMANE MUND TA PËRJETOSH EDHE NË SHQIPËRI (07.14.2010)
HYSENI: BALLKANI - JO PENG I SERBISË (07.09.2010)
KRYEMINISTRI BERISHA PRET CHERIE BLER (07.08.2010)
OPOZITË ME POPULLIN DO TË THOTË OPOZITË ME VETEN...Nga LEBIT MURTISHI (07.04.2010)
'DY KORRIKU HAPI DERËN E ËNDRRAVE' - INTERVISTË ME VIOLINISTEN ERVIS GEGA - DODI (07.02.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]