VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - POEZI E FRESKISË DHE DRITËS ROMANTIKENga Prof SADIK BEJKO

                                                                                      

E Premte, 05.10.2024, 03:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

POEZI E FRESKISË DHE DRITËS ROMANTIKE

Nga Prof SADIK BEJKO


E Shtunë, 07.17.2010, 06:57pm (GMT+1)

 

Shumë nga ata që sot shkruajnë për librat e autorëve të rinj, janë shkrime të bëra me porosi, ose shkrime nga miq e shokë. Shpjegimi tjetër i mundshëm vjen nga paragjykimi për cilindo që hyn së pari në letërsi: hë c'mbeti të na thuash ti i sapodali nga shpërgënjtë në këtë lëmë të rrahur egër e butë prej mijëra vjetesh, në artin e të shkruarit?

Por...mendoja se Kozeta Zylo duhej mirëpritur tek po trokiste në portën e poezisë .

Jo se poezia e e saj nuk i kishte ato të metat e fillestarit, të metat në zotërimin e mirë të gjuhës, të teknikës. Përkundrazi. E, megjithatë, ajo duhej inkurajuar e mbështetur.

Qoftë dhe për atë që Kozeta është një njeri karizmatik, njeri që të rrëmben, njeri me një vetëbesim për habi. Pastaj Kozeta shkruan për atë që do, shkruan për atë që beson dhe që e njeh shumë mirë.

Kozeta ka një ungjill vlerash brenda saj dhe ajo do bëjë të pamundurën që ato të shpalosen, të jenë dhe pjesë e të gjithëve.

Këto që thashë më lart rrezatohen prej karizmës së saj, jo prej ndonje njohjeje të mirë të saj nga ana ime. E kam takuar rastësisht veç dy-tri herë.

Dhe prej këndej hedh rrënjë një nga themelet e origjinalitetit të saj: Kozeta është vetvetja. Ajo krijon një karakter tjetër, një poezi "tjetër", një poezi që është atje tej, që është punë arti dhe jo punë që nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me veten dhe të vërtetat e saj.

Kozeta është një copet, si në jetë, si në poezi.

Edhe një tjetër anë e personalitetit të saj shfaqet në poezi.

Ajo si grua e bukur, ka qenë e rrethuar me dashuri, si njeri me dhunti e që punon pa u kursyer, ia ka dalë të jetë e realizuar dhe në jetën shoqërore. Kozeta, e dashuruara, e respektuara për vlerat njerëzore dhe të profesionit, nuk ka qenë dhe nuk është edhe sot e gjithë ditën, një njeri i brengave.

Jo, ajo ka qenë e ledhatuar nga jeta. Kjo i bën vargjet e saj me dritë.

Edhe kur shkruan për brengat, për humbjet e të afërmve të saj, për brengën e mërgimit, për brengën e një atdheu të nëpërkëmbur nga fati, tek vargjet e Kozetës, nuk kemi pikëvështrimin e një personaliteti të vrarë e të shypur nga jeta. Ajo nga një lartësi e shpirtërores së lartë, lartësi e mbrujtur me bukuri e besim, të bën që, edhe kur lexon për brenga, të ndiesh paqëtim, asnjëherë ankth.

Vallë kjo plotësi drite është me burim nga naiviteti romantik?

Nuk besoj. Ato çka thashë më lart për personalitetin e saj, më dalin kundër këtij mendimi për një vështrim rozë e të lehtë të jetës. Dramaciteti i jetës shqiptare, i mërgimit në veçanti, ka tronditur gjithçka brenda saj. Po në vend të tragjikes këto tronditje kanë ringjallur brishtësinë e fijeve të holla të jetës, brishtësinë e krahëve të mjellmave që shtegtojnë, shkojnë e vijnë prapë mbi largësi, mbi dete, mbi dhera.

Kozeta e sotme ka ditur ta ruajë të pacënuar Kozetën e rinisë, të fëmijërisë dhe romantizmin e asaj moshe. Bashkë me të ka ruajtur dhe ca vlera që sot mund të quhen "të vjetra": dashurinë për të afërmit, për prindërit, për fshatin e lindjes, dashurinë për natyrën e virgjër të maleve, të liqeneve shqiptare.

Një cilësi tjetër e saj si poete është tejdukshmëria. Poezitë, vargjet e Kozetës, janë të kthjellëta, të qarta.

Ajo nuk vuan nga mania për t'u dukur poete e ndërlikuar, e sofistikuar.

Qëllimi i saj është të sjellë një situatë emocionale, ta përthyejë atë në vargjet poetike me fjalët më të thjeshta dhe me figuracionin më të shlirët të mundshëm.

Thjeshtësia, jo për manierë poetike, por se kështu ngjit me kuptimin e saj për artin, kthehet në vlerë. Eshtë prekëse të të marrë dikush e të të fusë në botën e vet emocionale, pa shumë dredha e tërci-fërci.

Eshtë një komunikim që ndër ne apo kudo qoftë, i ka humbur udhët.

Në jetë ne më shumë fshihemi, se sa hapemi. Kjo vlerë e çmuar e të qenit i hapur për intimitetin tënd ( që në të vërtetë është i yni, i ne të gjithëve) është një tjetër vlerë e "vjetër" që Kozeta nuk e ka humbur.

Së fundi, nuk mund të rri pa thënë se tek lexoj këtë vëllim të fundit poetik me titullin "Mjellmat po kthehen", poezia e Kozetës ka ecur. Ajo tashmë është më e sigurtë, fjala, vargjet e saj janë më të krehura e më të qëlluara.

Kozeta po shkon drejt zotërimit të teknikës poetike, pa e vënë në plan të parë asnjëherë teknikën, mjetin shprehës, përmbi atë që do të thotë.

Kjo është një arritje e madhe dhe tepër premtuese për një poete si Kozeta Zylo që e mbështet poezinë e saj në dy shtylla kryesore, në kujtimet nga atdheu dhe nga e kaluara e saj ( poezia është kujtesë), por edhe në të përditshmen.

Mendoj se duke i çuar më tej disa nga arritjet e saj më të mira deri më sot, arritje që në këtë libër të saj të fundit vijnë në plotërinë e tyre, Kozeta Zylo do të na jap edhe më tej poezi me po aq freski e dritë romantike.

Tiranë, 31 korrik 2008

Ps: Libri "Mjellmat po te vijne" i autores Keze Kozeta Zylo fitoi cmimin: "Libri me i mire i vitit", ne Panairin e librit qe u organizua ne New York, Maj 2009

Prof SADIK BEJKO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"DUA TË BËJ PAQE ME SHQIPËRINË" - ARTISTJA ELDA SORRA (07.15.2010)
BUJAR ALIKO: ËNDRRËN GJERMANE MUND TA PËRJETOSH EDHE NË SHQIPËRI (07.14.2010)
HYSENI: BALLKANI - JO PENG I SERBISË (07.09.2010)
KRYEMINISTRI BERISHA PRET CHERIE BLER (07.08.2010)
OPOZITË ME POPULLIN DO TË THOTË OPOZITË ME VETEN...Nga LEBIT MURTISHI (07.04.2010)
'DY KORRIKU HAPI DERËN E ËNDRRAVE' - INTERVISTË ME VIOLINISTEN ERVIS GEGA - DODI (07.02.2010)
XHIROT E FAMSHME TË TIRANËS (në etapën komuniste)Nga MIMOZA DAJÇI, New York (07.01.2010)
"ÇËSHTJA NUK ËSHTË SI, POR KUR DO TË VIJË REVOLUCIONI" (06.30.2010)
PËR ÇFARË TË BISEDOJË PRISHTINA ME BEOGRADIN? (06.30.2010)
SHËNIME PËR LIBRIN E NURI DRAGOJIT "SHQIPTARËT DHE GREKËT"Nga ALEKO LIKAJ (06.28.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]