VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 60 vjet më parë ndërroi jetë në burgun e Durrësit poeti Vinçens Prennushi

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 05:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
60 vjet më parë ndërroi jetë në burgun e Durrësit poeti Vinçens Prennushi
E Martë, 03.17.2009, 03:14pm (GMT+1)

Vinçens Prennushi lindi në Shkodër më 4 shtator 1885. Shkollën për teologji e filozofi e kreu në Tirol të Austrisë. U bë njohës i mirë i shumë gjuhëve dhe kulturave evropiane, sidomos asaj gjermane. Boton më 1911 në Sarajevë vëllimin e parë të "Visaret e Kombit", me titull "Kangë popullore gegnishte" (Veri, Kosovë, Shqipni e Mesme), me 1918 botoi vëllimin "Fjala e Zotit", si dhe "Grueja shqyptare", më 1924 "Ndër lamijet e demokracisë së vërtetë" e tjerë. Përktheu gjithashtu disa vepra nga Dante, Wisseman, Sienkiewicz, etj. Dënohet pa faj me 20 vjet burg më 1947, por vdes më 19 mars 1949, nga astma. Shpallet "Martir i Demokracisë" më 8 maj 1993 në Durrës.

 

 

Kuq e zi (28 nanduer)

 

Fishkllon veri, ushton duhija,
Bjeshkët për rreth mbushen me borë:
Por kjo stinë për ne â me orë,
Qysh se i lule me rrit desht:
Rriti lulen kuq e zi,
Qi â ma e bukra e ksajë Shqypni.

Ngjyra e sajë, njomsi prendvere,
Përtrin viset e Shqypnis;
Lule â kjo, lule lirike,
Qi ne nderën n'vend na e çon,
T'falem, lule kuq e zi,
Si ty s'rritë mâ kjo Shqypni.

Kuq si gjaku, si përhera
N'dej t'Shqyptarve idhtë pat vlue,
Zi si futa, qi pat mlue
Njat anmik qi me e njoft s'desht.
T'falem, lule kuq e zi,
S't'ka kush, jo, posë ksajë Shqypni.

Ty t'bajnë burra nder lamije,
Vashvet parzmat jau stolise;
Je nderue nder kome e fise,
Si dhanti e t'Naltit Zot.
Shejtë â lulja kuq e zi
E â ma e çmueshmja e ksajë Shqypni.

N'çdo kremtim, n'gzime komtare
Mbledhë Shqyptari çetë mas çete,
Gjallnim s'ka, nuk nep shej jete,
Kur ket lule ngjet s'e shef.
Rrnoftë, pra, lulja kuq e zi
Qi â ma e hiejshmja e ksajë Shqypni.

Rueje, pra, Shqypni fatlume,
Ket dhantin e t'Përgjithmonit,
Afer lterit, afer fronit,
Nder dir gzimit e n'mjerim,
Rueje lulen kuq e zi
Qi s'ka shoqen n'ket Shqypni.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
95 vjet më parë zbarkonte në Durrës Princi i Shqipërisë Vilhelm Vid (03.16.2009)
Zëdhënësi i Partisë Demokratike shprehet për njëjvetorin e Gërdecit (03.15.2009)
Komuniteti shqiptaroamerikan në Nju Jork nderon Petrit Kupin (03.13.2009)
Ramadan Sokoli figurë e ndritur e kulturës kombëtare (03.12.2009)
Kompania çeke fitoi tenderin për kompaninë shqiptare të shpërndarjes së energjisë (03.11.2009)
GJERGJ KASTRIOTI, HEROI NË KËNDVËSHTRIMIN E SHKRIMTARËVE TË HUAJ (03.10.2009)
Me "Natën e Zjarreve" mbrëmë u përmbyll manifestimi Epopeja e UÇKsë (03.09.2009)
Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë të orientuara drejt objektivave integruese (03.08.2009)
Presidenti i Kosovës: Vizita jonë në SHBA vizitë historike (03.05.2009)
Një shesh i komunës Bajram Pasha në Stamboll pagëzohet me emrin e Adem Jasharit (03.01.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]