VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Presidenti i Kosovës: Vizita jonë në SHBA vizitë historike

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 01:18am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Presidenti i Kosovës: Vizita jonë në SHBA vizitë historike
E Enjte, 03.05.2009, 10:16am (GMT+1)

QIK - Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, pas kthimit nga vizita disaditëshe në SHBA, këtë vizitë e vlerësoi historike. Ai tha se nga zyrtarët e lartë amerikanë është shprehur edhe njëherë përkrahja e plotë për Kosovën. "Morëm konfirmimin e fuqishëm të SHBA për mbështetje të Kosovës në tri elemente më të rëndësishme që janë të nevojshme të theksohen. SHBA do të angazhohet fuqishëm në mbështetjen ekonomike të Kosovës, do të angazhohen fuqishëm në nxitjen e vendeve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që janë mike me SHBA, që të shpejtojnë me procedurat e njohjes së Kosovës. Dhe ajo që është shumë e rëndësishme, mbështetje të plotë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës", tha Presidenti Sejdiu, duke shtuar se nga administrata e re amerikane kanë marrë konfirmimin për vazhdimin e përkrahjes së Kosovës. Duke folur për takimet me ambasadorët e vendeve që nuk e kanë njohur ende Kosovën, Presidenti Sejdiu përmendi takimin me ambasadorët e Gjirit Arabik, me të cilat janë shqyrtuar mundësitë e njohjes sa më të shpejtë të pavarësisë së Kosovës. Ai tha se Kosova pret njohje të reja, pavarësisht pengesave që mundohet t'i vërë Serbia dhe shtoi se ka ofruar argumente të mjaftueshme për njohjen e pavarësisë së Kosovës, por ka nevojë edhe për nxitje shtesë nga vendet mike tek disa prej vendeve që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovën. "Biseduam edhe për çështjen e përfundimit sa më të shpejtë të misionit të UNMIK ut dhe jo të zgjatjes së tij në formën e zhagitjeve që kanë qenë dhe për funksionalizimin e EULEX it, në rolin që ka, në rolin mbështetës për Kosovën", theksoi Sejdiu. Presidenti ka folur edhe për rolin e UNMIK ut në Kosovë dhe përfoljet për nisma për dialog me Beogradin për çështjen e gjashtëpikëshit. "Është kërkesë jona që ky mision të përfundojë sa më shpejt. Ne e quajmë storie të suksesshme investimin e këtij misioni tash e nëntë vjet. Nuk janë armiq të Kosovës, por janë vende që kanë participuar në një mision të përbashkët për ta zhvilluar Kosovën, për të nxitur zhvillimet e saj të përgjithshme dhe ka ardhur koha e përfundimit të misionit. Për Kosovën është qëndrim konstant, i palëkundshëm se nuk ka asnjë marrëveshje e cila mund të arrihet pa pëlqimin e saj. Mund të ketë dikush ambicie që nëpër deriçkë të futë elemente të atij gjashtëpikëshi. Por ne nuk do t'i pranojmë", theksoi Presidenti Sejdiu, duke u përgjigjur në interesimin e mediave në lidhje me këtë çështje. Ai ritheksoi gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të biseduar si dy shtete të pavarura për çështje me interes të përbashkët. Presidenti ka folur për pengimin e veprimit të Misionit të EULEX it në veri të Kosovës. "Kemi besim dhe bashkëpunim të plotë me EULEX in dhe në zbatimin e plotë të legjislacionit të Kosovës. Ata do të përpiqen të bëjnë çrregullime. Ata njerëz që merren me këto veprime nuk e duan rendin juridik, nuk e duan shtetin ligjor. Nuk e duan stabilitetin dhe as perspektivën e askujt, sepse fundja ata do të ballafaqohen edhe me drejtësinë ndërkombëtare. Nuk hezitoj të them se njerëzit që udhëheqin strukturat paralele në veri të Kosovës janë njerëz që i kanë borxh Kosovës, por jo vetëm Kosovës, sepse ka prej tyre që janë marrë me krime, kanë ikur nga burgjet, kanë bërë krime në Bosnje e në Kroaci dhe ata e dinë shumë mirë këtë", theksoi Presidenti Sejdiu.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Një shesh i komunës Bajram Pasha në Stamboll pagëzohet me emrin e Adem Jasharit (03.01.2009)
Porti i Shëngjinit porti i integrimeve shqiptare (03.01.2009)
Preteksti absurd për hedhjen e bombës në oborrin e ambasadës sovjetike (02.28.2009)
Socialistëve do t'u duhet të numërojnë gjatë (02.27.2009)
Meta në Vlorë, Rama në Budapest, autostrada në mes... (02.26.2009)
Udhëheqësit e Kosovës në festimet e përvjetorit të pavarësisë në Uashington (02.26.2009)
Zef Simoni, meshtari që u shugurua nga Papa Gjon Pali II (02.24.2009)
KOSOVA NË OKB APO DREJT TIRANËS OSE SHKUPIT (02.22.2009)
Shaban Polluzha i dekoruar me titullin Hero i Kosovës (02.21.2009)
Trekëmbëshi antilustracion që mban ende varur poetin disident Havzi Nela (02.20.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]