VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME NË KOSOVË

                                                                                      

E Martë, 05.21.2024, 04:44pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME NË KOSOVË
E Shtunë, 10.16.2010, 11:56am (GMT+1)

Zgjedhje 2009 në Kosovë

13 shkurti vitit 2011, është data kur në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e parakohshme. Këtë e deklaroi ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi tha se 30 deri në 45 ditë para zgjedhjeve do të marrë vendim edhe për shpërndarjen e Kuvendit aktual, me çka do të fillojë edhe fushata zgjedhore. Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë u imponuan pas dorëheqjes së Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit të Kosovës, sepse gjykata kushtetuese e gjeti atë fajtor, për shkelje të Kushtetutës duke mbajtur njëkohësisht dy poste edhe atë të kryetarit të LDK-së.

Presidenti në detyrë, Jakup Krasniqi, tha se vendimin për shpalljen e datës së zgjedhjeve e ka marrë duke u mbështetur në autorizimet e tij kushtetuese dhe bisedimet e zhvilluara me partitë politike dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. "Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës do të mbahen më 13 shkurt 2011. Udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës t'i ndërmarrë të gjitha veprimet e domosdoshme për organizimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, në përputhje me këtë vendim dhe me ligjin në fuqi", tha Jakup Krasniqi.

Jakup Krasniqi, Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës.

Partitë të befasuara

Mirëpo, të gjitha partitë parlamentare opozitare, përfshirë edhe LDK-së e cila është në qeveri, janë zënë të befasuara më vendimin e presidentit të detyrë për shpalljen e datës së zgjedhjeve. Kjo për faktin që vetëm dy orë para se Jakup Krasniqi, të shpallë 13 shkurtin datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakhshme të gjitha partitë ishin mbledhur në një takim me zotin Krasniqi ku nuk ranë dakord për datën.

Shumica e partive politike, sipas Jakup Krasniqit, kishin kërkuar që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 20 shkurt, por ai ka thënë se nuk do të ishte shumë e këndshme që Kosova ta festonte përvjetorin e tretë të pavarësisë në një atmosferë zgjedhore.

Opozita e pakënaqur

Vendimi i Krasniqit ka hasur edhe në pakënaqësi te spektri opozitar. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ende nuk e ka shqyrtuar në organet e partisë vendimin e Krasniqit, por zyrtari i saj, Avni Arifi, ka thënë se mendon se nxitimi i Krasniqit dhe Partisë Demokratike të Kosovës, që zgjedhjet të mbahen në dimër, bëhet për të manipuluar me votat e ardhshme.

Zgjedhje 2009 në Kosovë

Më e zëshmja kundër këtij vendimi, ishte Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, parti opozitare e udhehequr nga Ramush Haradinaj, i cili gjendet në Hagë në pritje të rigjykimit për krime lufte në Kosovë.

Po Ramush Haradinaj?

Avni Arifi zyrtarë i lartë i kësaj partie i tha DW-së se: "Ky vendim reflekton karakterin e vërtetë të PDK-së dhe krerëve të saj. Nuk është bërë për hir të qytetarëve të Kosovës dhe kushtetutshmërisë, por është bërë që të shfrytëzohet mungesa e Ramush Haradinajt, i cili me shpresë të tyre, nuk do të kthehet nga Haga".

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila është në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, kishte propozuar që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 6 mars. Më pas ishte pajtuar që ato të mbahen me 20 shkurt të vitit 2011, mirëpo, jo me 13 shkurt.

Ismet beqiri, është shef i grupit paramentar të LDK-së. "Data 6 mars ka qenë orientimisht, por duke i shikuar edhe vështirësitë teknike dhe të tjerat procedurale, ne jemi që kjo të bëhet brenda afatit ligjor, jo më herët se 4 muaj dhe jo më vonë se 6 muaj, që për mendimin tonë ka qenë data 27, por që tash varianti i fundit i pranueshëm për LDK-në ishte data 20 shkurt dhe mendojmë që asnjë arsye nuk ka që të mbahen më herët", ka thënë Beqiri.

 Zgjedhje 2009 në Kosovë

Shtyhen bisedimet me Serbinë

Sidoqoftë, mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, ka bërë që të shtyhen edhe bisedimet e paralajmëruar me Serbinë. Udhëheqësit kryesorë politik të shtetit, nuk janë të gatshëm të futen në bisedime me Serbinë para përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë. Ata kanë lënë të hapur mundësinë që bisedimet mund të fillojnë për çështje humanitare siç janë personat e zhdukur por, jo për çështje të tjera ku kërkohet përfaqësim më i lartë shtetëror.

Analisti i pavarur Driton Lajqi, thotë për DW-së, se: "Partitë politike në pushtet, në këtë rast partia me e fuqishme PDK, nuk dëshiron që të bartë e vetme barrën e bisedimeve me Serbinë, sepse kjo mund të reflektojë negativisht në zgjedhjet e parakohshme. Dihet që bisedimet me Serbinë nuk janë parë me sy të mirë nga opinoni kosovar dhe mendoj se ky është shkaku kryesor, pse partitë në pushtet nuk dëshirojnë që të rrezikojnë dhe të humbin votat.

Për më shumë, shton ai, se edhe vetë faktori ndërkombëtar akoma nuk ka një axhendë të qartë të bisedimeve me Serbinë dhe kjo u vërtetua nga deklarata në Prishtinë e Sekretares amerikane të shtetit Hillari Klinton, e cila tha se SHBA-së së bashku me Bashkimin Evropian duhet të strukturojnë dialogun me Serbinë dhe më pas kur palët të jenë gati atëherë mund të fillohet me bisedat.

Koalicioni po mban ende

Vizita e Kllintonit në Bruksel tregoi megjithatë se ka arritur një pikë pajtimi për kornizën e bisedimeve dhe për rolin e SHBA-së në këto bisedime", thotë Driton Lajqi. Sidoqoftë, dorëheqja e Fatmir Sejdiur nga posti i presidenit të Kosovës, që imponoi zgjedhjet e parakohshme ka zbehur në masë të madhe koalicionin qeveritar aktual në Kosovë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së. Kjo shprehet hapur nga të dy kampet politike, mirëpo të dy partitë tash për tash nuk janë shprehur hapur për prishjen e koalicionit, sepse kjo sipas kushtetutes do ta çonte vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 45 ditësh.

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Bota shqiptare duhet të pushtohet nga ëmbëlsia e serenatave korçareNga KËZE KOZETA ZYLO (10.15.2010)
KOSOVA NA FTON PËR TA NGITUR MORALIN POLITIK DHE PATRIOTIK TË KOMBITNga LAZIM REXHEPI (10.15.2010)
DAULLET E EKSTREMIZIMIT SERB VAZHDOJNË TË BIEN PA PUSHIMNga Dr. ALBAN DACI (10.14.2010)
DIGJET FLAMURI SERB NË SHENJË PROTESTE (10.14.2010)
PDSH KËRCËNON PËR BRAKTISJE TË REGJISTRIMIT (10.14.2010)
SHTOHEN MASAT E SIGURISË NË VERI TË KOSOVËS (10.13.2010)
JETË E PASIGURT NË VERI TË KOSOVËS (10.13.2010)
TRI TË VËRTETA PËR TË CILAT GËNJEN JANULLATOSNga KRISTO FRASHËRI (10.12.2010)
HAMLETI VDES PËRSËRINga ROLAND GJOZA (10.11.2010)
PREZANTIM ZHGËNJYES I LETRAVE SHQIPE NË PANAIRIN E FRANKFURTIT (10.11.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]