Voal-online (ANSA) - INDIANAPOLIS, 4 MARS, 11:45 - amerikani Michael Phelps, 14 medalje të arta olimpike, ka fituar në garën 200 metra stil i lirë dhe 100 metra flutur në Grand Prix të Indianapolis, duke bërë që të regjistrohen kohët më të mira të vitit.
Phelps ka notuar 200 sl ne 1'46"27, para tunizinit Mellouli (1'47"01) e ziceranit Meichtry (1'48"90). Në 100 metra flutur, Phelps ka paraprirë me 51"75 brazilianin Almeida (52"58) e japonezin Kishida (53"41).
"Jam vërtet i kënaqur", ka deklaruar amerikani, i cili mori tetë medalje të arta në Pekin 2008.
(http://www.ansa.it)