VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Vila te Dinamo e Zagrebit, Teuta merr 200 mijë euro

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 02:33pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Vila te Dinamo e Zagrebit, Teuta merr 200 mijë euro
E Djelë, 06.21.2009, 03:11pm (GMT+1)

 

 

 

Emiljano Vila është bërë një nga lojtarët më të shtrenjtë në historinë e futbollit shqiptar, duke firmosur për 4 vjet me klubin kampion të Kroacisë, Dinamo e Zagrebit. Marrëveshja mes palëve është arritur vetëm dje pasdite, kur klubi kroat ka njoftuar në uebsajtin e tij zyrtar nënshkrimin me talentin shqiptar. Një akord marramendës për 21 vjeçarin, që vjen pas një sezoni të shkëlqyer në Superligë, ku edhe pse luan si mesfushor, arriti të shënonte 14 gola në ndeshjet zyrtare. Teuta do të marrë nga shitja e Vilës një shumë prej 200 mijë eurosh, nga më të mëdhatë që ka përfituar ndonjëherë një klub shqiptar me shitjen e lojtarëve. Pas firmës që erdhi dje pasdite, ai do të prezantohet sot para mediave në Kroaci, teksa të gjithë në këtë vend e kanë pritur me nota tepër pozitive marrjen e talentit më të ri shqiptar. Në fakt, prej kohësh flitej se Vila do të ishte pjesë e një klubi të madh, duke parë formën e tij të jashtëzakonshme në sezonin që kaloi, por nënshkrimi me Dinamon, një klub që gjithnjë është shquar për zbulimin e talenteve në Evropë, do të thotë hapja e dyerve për në futbollin e nivelit të lartë për të. Ky kalim i Vilës erdhi pas një sezoni në nivele tepër të larta me Teutën, por edhe pas dy paraqitjeve të mira që ai bëri me fanelën e kombëtares, në miqësoret me Milanin dhe me Gjeorgjinë.

Kontrata

Emiljano Vila tashmë hyn në listën e futbollistëve shqiptarë më të paguar, duke qenë se te Dinamo e Zagrebit ai do të marrë 120 mijë euro në vit. Kontrata e tij është 4 vjeçare, ç'ka e blindon mesfushorin kuqezi në kryeqytetin e Kroacisë. Dinamo është gjithnjë klubi që eksporton talentet më të mëdha në klubet elitare të Evropës dhe si rrjedhim, ajo mund të jetë një trampolinë edhe për Emiljano Vilën. Ndërkohë, klubi durrsak, që zotëronte kartonin e tij, ka përfituar një shifër vërtetë të lartë për klubet shqiptare, 200 mijë euro.

Kuzhe dhe Kozniku

Në uebsajtin zyrtar të Dinamos së Zagrebit bëhet e ditur se trajneri i ekipit kombëtar Josip Kuzhe dhe ndihmësi i tij Xhemal Mustedanagiç kanë qenë aata që ia kanë sugjeruar drejtuesve Emiljano Vilën. Tekniku kuqezi ka shprehur fjalët më të mira për mesfushorin durrsak, që pas një minindeshje stërvitore të zhvilluar në Durrës me ekipin kombëtar të 17 vjeçarëve. Më tej, paraqitja e tij me Gjeorgjinë përforcoi idenë se talenti 21 vjeçar ishte gati për një transferim të rëndësishëm. Dhe në fakt, klubet që interesoheshin për të ishin të shumtë, në Bullgari apo Gjermani, por Dinamo u tregua më e shpejtë në këtë drejtim. Një tjetër aspekt interesant, është se Emiljano Vila do të gjejë në Zagreb Ardian Koznikun, ish-futbollistin kosovar që ka veshur edhe fanelën e kombëtares kroate në Botërorin e vitit 1998. Kozniku do të ketë si detyrë fillimisht ambientimin e mesfushorit me klubin e Dinamos si edhe të bëjë përkthyesin për të. Sot në orën 12.30 të mesditës, Emiljano Vila do të prezantohet para mediave në Zagreb. (GSH)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Vladimir Kliçko mbrojti titullin (06.21.2009)
Nuk ka Uimbëldon për Rafael Nadalin (06.20.2009)
Peshëngritësi Ervis Tabaku shpallet Nënkampion Bote (06.20.2009)
Hepatiti B nuk e ndal ndeshjen Kliçko-Çagajev (06.20.2009)
Lorik Cana pranë kalimit tek gjermanët e Hamburgut (06.19.2009)
Ronaldos 13 milionë euro para të thata në vit (06.17.2009)
Genc Hoxha publikoi emëroren e Përfaqësueses së Kosovës (06.17.2009)
Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në Larisa të Greqisë (06.16.2009)
Los Angeles Lakers morën titullin e 15-të kampion amerikan (06.15.2009)
Valentino Rosi flet për femrat e tij: Tani ëndërroj Megan Foksin (06.14.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]