VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Valentino Rosi flet për femrat e tij: Tani ëndërroj Megan Foksin

                                                                                      

E Mërkurë, 05.08.2024, 04:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Valentino Rosi flet për femrat e tij: Tani ëndërroj Megan Foksin
E Djelë, 06.14.2009, 09:09am (GMT+1)

 

 

 

 

Voal-online -

Ylli i motoçiklizmit dhe pasionet e tij, mes shakave, ironisë dhe ndonjë befasie. "Ëndërra ime? Megan Fox." Valentino flet me intervistuesin pa ia ndarë sytë për një çast motoçikletës së tij të garës Yamaha Mission One. "Është shumë e bukur. Në fillim nuk ishte kështu. Tani kemi harmonia. Një motoçikletë është njëfarë vepre arti. Si një femër. E kupton menjëherë se ka diçka të ndryshme nga të tjerat që të bën të çmendesh."



Pyetje: Jemi duke folur për dashurinë, pasionin a për çfarë?
Valentino Rossi: "Për një kohë kur diçka të vërsulet brenda shpirtit. Jam tridhjetë vjeç, ndoshta filloj të kuptoj diçka më shumë për gjininë tjetër. Vetëm diçka, ta dish mirë."

 

Pyetje: Sepse Rossi është si një rokstar gjithnjë në tur. Kështu.
Valentino Rossi: "Kështu që nganjëherë gjërat shkojnë mirë, nganjëherë keq, si rokstatëve, besoj."

Pyetje: Ndoshta nga pikëpamja statistike ka ndonjë ndryshim të vogël me vdekëtarët e tjerë të zakonshëm.
Valentino Rossi: "Mua kohët e fundit m'i kanë ngopur nja dy kunja nga ata që të bëjnë të flasësh me vete."

Pyetje: T'ju besojmë?
Valentino Rossi: "Sipas meje ma bëjnë mua, pikërisht se jam ky që jam. Në fakt duhej të ishte një kënaqësi, si inspektorët që të gjobisin dhe e shikon se janë të kënaqur. Por bëj shaka. Inspektorët e bëjnë mirë punën e tyre."

Pyetje: Ju ka ndodhur ndonjëherë t'a bëni një vajze një pyetje si kjo: më dashuroni ngaqë jam Vale kampion ose ngaqë jam unë dhe mjaft?
Valentino Rossi: "Jo. Sepse do të më jepnin përgjigje në versionin e rremë."


Pyetje: Hera e parë?
Valentino Rossi: "Brno '96".

Pyetje: Ishte në një garë.
Valentino Rossi: "Ishte dashuri vërtetë, por e shoqëroj me garën, sepse brenda pak ditësh të garës së zhvilluar atje kam bërë dashuri për herë të parë, ka fituar të parin pole position dhe fitoren e parë.
Një week end i përkryer."

Pyetje: Ajo kush ishte?
Valentino Rossi: "Një mikesha ime. Kishte moshën time dhe prandaj, si të gjitha bashkëmoshtaret ishte shumë më e zhvilluar se unë."

Pyetje: Ju ndodh të bëni dashuri para një gare?
Valentino Rossi: "Themi që ka ndodhur."

Pyetje: Po a është shfaqur ndonjëherë në femër që jua ka ndërruar mënyrën e të menduarit?
Valentino Rossi: "Ka njerëz që të ndihmojnë të rritesh. Por nëse unë duhej të thoshja se një femër ka luajtur rol të posaçëm tek unë, do të thoshja një gënjeshtër."

Pyetje: Keni bërë ndonjëherë figurë të shëmtuar? E keni lëshuar gojën pa frè me fjalë dykupimtëshe për fenomenin më të shpejtë që ekziston?
Valentino Rossi: "Nganjëherë ka nddhur. Por gjithnjë synon të bëj mirë. Jam disi i zoti, epo."

Pyetje: Por Valentino Rossi e mban veten si një bukurosh, sex symbol, apo një si të gjithë tjerët?
Valentino Rossi: "Diçka të tillë."

Pyetje: Muzikën dhe dashurinë si i vini në bashkëjetesë?
Valentino Rossi: "Më pëlqen të bëj dashuri në natyrë të hapur. Ose duke dëgjuar një muzikë të Vasco-s. E pastaj Jovanotti. Ja, më pëlqej të jem duke dëgjuar "Mi fido di te"."

Pyetje: Një këngë shumë e butë.
Valentino Rossi: "Beh, një përmasë të ëmbël e kam, ndonëse rend me treqind kilometra në orë."

Pyetje: Valentino është xheloz?
Valentino Rossi: "Jo, jo në mënyrë të veçantë."

Pyetje: Po a nuk ka filluar nëna t'ju qepet me shprehje të tilla: po kur do ta gjesh nusen tënde?"
Valentino Rossi: (Qesh.) "Jo, për fat Stefania nuk më ka folur kurrë në një mënyrë të tillë."

Pyetje: A mendon ndonjëherë të krijosh familje?
Valentino Rossi: "Që unë të shtyj karrocën e bebes përgjatë bregdetit?"

Pyetje: Edhe.
Valentino Rossi: "Mendoj. Por rrallë."

Pyetje: E atëherë?
Valentino Rossi: "Atëherë ndoshta ndonjë ditë do të ndodhë. Por nëse dëshironi të jem i sinqertë nuk e shoh veten aq të përshtatshëm për atë rol."

Pyetje: Faji i shtyrjes së karrocës?
Valentino Rossi: "Jo, është puna se nuk ia arrij ta përfytyroj veten në pozicionin e atij që duhet të bëjë përllogaritje me dike tjetër se çfarë të bëjë e çfarë të mos bëjë. Jam mësuar kështu dhe ndjehem tepër mirë, e pranoj."

Pyetje: Rossi, si funksionon jeta shoqërore një tipi si ju?
Valentino Rossi: "Mund të them se ekzistojnë tre Valentino Rossi: i pari është ai që mund të jetë vërtetë vetvetja. E kjo ndodh vetëm mes miqve të vërtetë. Pra, përfshirë të afërmit, mund të jenë nja 15 veta."


Pyetje: Pastaj?
Valentino Rossi: "Pastaj është Valentino në marrëdhëniet zyrtare. Ai flet, njihet, firmos autografe. Ky është personazhi publik."

Pyetje: Në fund?
Valentino Rossi: "Motoçiklisti. Gjithçka tjetër është zero, përveç atyre që punojnë në Box."

 

 

Pyetje: Valentino numër tre sa do të zgjasë ende?
Valentino Rossi: "Kam edhe një vit kontratë me Yamaha, por dua ta rinovoj, të paktën deri më 2012, shohim."

Pyetje: Dëgjo Rossi, po femra juaj e ëndërrave?
Valentino Rossi: "Megan Fox."

Pyetje: Një aktore amerikane, zeshkane, e re dhe e bukur.
Valentino Rossi: "Jo, jo. Nuk tallemi. Shko në Google dhe shikoje. Është e mrekullueshme. Do të bëja gjithçka për ta njohur."

Pyetje: Gjithçka? Mendoni vërtetë edhe për shtyrjen e karrocës.
Valentino Rossi: "Pa lidhje. Thjesht njihemi, pastaj të shohim."
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Manchester United pranon 93 milionë euro nga Real Madrid (06.11.2009)
Mbyllet në barazim 1-1 miqësorja mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë (06.11.2009)
Basketboll: Një rikthim i fuqishëm i Orlando Magic në finalet e NBA (06.10.2009)
Pse humbja me Portugalinë është e rëndëNga Besnik Dizdari (06.09.2009)
Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në Austri (06.08.2009)
Roxher Federer shkruan histori: rrëmben edhe turneun e 14-të Grand Slam (06.07.2009)
Shqipëri-Portugali, Kombëtarja ndëshkohet në minutën e fundit (06.07.2009)
I riu shqiptar takon Kristiano Ronaldon (06.06.2009)
Kombëtarja në Tiranë përballë Portugalisë, me besim në fitore (06.06.2009)
Kobi Brajën shënoi 40 pikë në një ndeshje të mrekullueshme (06.05.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]