VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Shumaker kthehet te Formula 1, zëvendëson Felipe Masën

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 12:26pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Shumaker kthehet te Formula 1, zëvendëson Felipe Masën
E Mërkurë, 07.29.2009, 08:40pm (GMT+1)

 

Mikael Shumaker rikthehet në Formula 1 pas dy vjet e gjysmë, duke zënë vendin e Felipe Masës në skuderinë Ferrari. Piloti gjerman e ka marrë këtë vendim pas një kërkese të bërë nga drejtuesit e kokëkuqes, të cilët arrijnë në këtë mënyrë një marrëveshje historike për t'i besuar 40 vjeçarit makinën deri në fund të sezonit. Shtatë herë kampioni i botës është mbetet ende një idhull për të gjithë dhe jo më kot lajmi i rikthimit të tij ka bërë menjëherë xhiron e mediave ndërkombëtare. Mikael Shumaker u largua në fund të sezonit 2006, në moshën 37 vjeçare dhe deri tani ka qenë konsulent te Ferrari. Rikthimi i tij në pistë pritet të bëhet që në garën e radhës në Valencia, ndërsa për gjermanin detyra do të jetë tepër e vështirë duke parë se kokëkuqja nuk ka arritur ende fitoren e parë për këtë sezon. Ai është takuar pasditen e së mërkurës me drejtorin e Ferrarit Stefano Domenikali dhe presidentin Luka di Montexemolo, një takim që ka rezultuar deciziv. Në uebsajtin e tij zyrtar, Shumi ka deklaruar se së bashku kanë vendosur të rikthehet në pistë dhe se do të përgatitet sa më mirë për të zënë vendin e Felipe Masës. "Është e vërtetë që kapitulli Formula 1 për mua ishte i mbyllur, por është gjithashtu e vërtetë se për arsye mirënjohje dhe ndershmërie karshi Ferrarit, nuk mund të injoroj një situatë të tillë, - tha Shumaker. Unë e dashuroj garimin, kështu që mezi pres të përballem me këtë sfidë", shtoi ai. Mikael Shumaker është padyshim piloti më i madh në historinë e Formula 1. Një kampion i padiskutueshëm brenda dhe jashtë fushës, ai qëndroi për 15 vjet në këtë sport, duke qenë gjithnjë protagonist absolut. Ai ka marrë pjesë në 250 gara dhe ka arritur të fitojë 91 prej tyre. Shumaker numëron në karrierë edhe 68 pole-positione dhe 1369 pike ne total. (BalkanWeb)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Mëkëmbet Filipe Masa (07.29.2009)
Kosova pranohet në Euroligën e boksit (07.28.2009)
Lorik Cana transferohet tek Sanderlend (07.28.2009)
Federika Pelegrini medalje të artë dhe rekord botëror (07.27.2009)
Felipe Masa nuk ka dëmtime në tru (07.26.2009)
Jeta e Felipe Masës në rrezik (07.26.2009)
Bukuroshe Bellova e lindur për të falur dashuri nëne (07.20.2009)
Françesko Toti: Do të qëndroj me Romën deri më 2014 (07.06.2009)
Motrat Uilliams përballë edhe në këtë finale të Uimbëlldonit (07.03.2009)
Venus dhe Serena Uilliams në çerekfinalen e Uimbëldonit (06.30.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]