VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Tirana fiton superkupën, mund 1:0 Flamurtarin

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 02:45am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Tirana fiton superkupën, mund 1:0 Flamurtarin
E Hënë, 08.17.2009, 07:28am (GMT+1)

Tirana ka fituar Superkupën e Shqipërisë, duke mundur 1-0 Flamurtarin në "Qemal Stafa". Bardheblutë e kanë nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri futbollistik, duke u hakmarrë edhe për finalen e Kupës ndaj skuadrës vlonjate.


Ka qenë pikërisht një vlonjat, Arbër Abilaliaj ai që ka ndëshkuar skuadrën e qytetit të lindjes. Sulmuesi i ri i Tiranës kërceu më lart se të tjerët pas një goditje këndi në minutën e 72-të dhe e dërgoi topin në rrjetë. Goli i parë për të me fanelën bardheblu, por edhe një nga më të rëndësishmit. Tirana fiton kështu trofeun e parë për këtë sezon, ndonëse në fushë ishte me shumë mungesa. Muka, Muzaka dhe Memelli nuk ishin të gatshëm për kampionët në fuqi, ndërkohë që në krahun tjetër Flamurtari dukej një skuadër e kompletuar. Sa i përket ndeshjes, të dyja skuadrat kanë luajtur si të barabarta edhe pse takimi u luajt në kryeqytet. Në pjesën e parë për t'u përmendur një rast i Abilaliajt në minutën e 9-të dhe një gjuajtje me kokë e Lilës në të 25-tën. Në të dytën, arbitri Janku tregoi se nuk ishte në lartësinë e situatës, duke mos dhënë një penallti të pastër për Flamurtarin, kur Dabulla pengoi në zonë Roshin. Pas kësaj finaleje, fundjavën e ardhshme do të nisë edhe sezoni i ri i Superligës.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Basketboll: Zvicra humb me Shqipërinë në Korçë (08.16.2009)
Miqësorja Zvicër-Itali 0:0 (08.13.2009)
Miqësorja Shqipëri-Qipro 6:1 (08.13.2009)
Adhuruesit ia dhanë lamtumirën e fundit Zharkut (08.12.2009)
Shumaker heq dorë: Nuk mund ta zëvendësoj Felipe Masën (08.11.2009)
Çelzi fitoi Superkupën e Anglisë (08.10.2009)
Shkarkohet Andersen, "persekutor" i Hykës (08.05.2009)
Trajnerët. Augsburgu  i Kapllanit favorit për Bundesligë (08.05.2009)
Bombieri shqiptar Memelli në listë mes Ibrës dhe Mesit (08.05.2009)
Daily Mail: Lorik Cana një blerje nxitëse e Sandërlëndit (08.05.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]